H
http://shqiperia.com/feed
Guest
Një studim i ri i bërë në Universitetin e Stenfordit ka treguar se njerëzit që mendojnë se fuqia e tyre mendore është e pakufishme janë më të zottë në kryerjen e detyrave të komplikuara sesa ata që mendojnë se kanë nevojë për pauza. Gjatë studimit kërkuesit shkencorë kanë pyetur 60 studentë sesi vlerësojnë aftësitë e tyre mendore e më pas u kanë dhënë disa detyra të vështira. Në fund është parë se ata studentë që kishin thënë se kanë një mendje të fuqishme kishin treguar rezultate shumë më të mira sesa ata që për veten e tyre kishin pasur mendim modest.Në pjesën e dytë të studimit shkencëtarët kanë dashur që të konstatojnë se a është e mundur të manipulohet me vetëbesimin e njerëzve. Ata kanë ftuar studentët dhe u kanë dhënë atyre disa pyetësorë të ndryshëm. Në njërin prej tyre pyetjet ishin bërë asisoj që të shtynin studentët të mendonin se kishin nevojë për pauzë derisa të tjerët duhej të kishin efekt të kundërt. Fuqia e sugjerimeve të tilla është parë të jetë e madhe njerëzit që kishin menduar se mund të arrinin shumë më shumë në një varg detyrash kanë qenë më të zottë sesa ata që kishin thënë se kanë nevojë për pushim. Për këtë shkak herën tjetër kur të ndiheni i lodhur apo i rraskapitur pas një pune të rëndë mendore dijeni se truri juaj në fakt mund të vazhdojë të punojë derisa jeni i gatshëm edhe ju.
Lexoni me tej
Lexoni me tej