A JEMI TE PARAGJYKUAR NGA EUROPA?
E Marte, 03 Qershor 2003
<ul style="list-style-type: disc">[*]A JEMI TE PARAGJYKUAR NGA EUROPA?[/list]
Nga Sulejman Mato
Kohet e fundit sikur po ndihet nje krisje e lehte mes politikes se jashtme te Shqiperise dhe disa shtete kryesore Europiane.
Te mesuar me ndjenjen paternaliste te paragjykimit, ata shprehin pakenaqesi si ndaj zhvillimeve politike, ekonomike dhe juridike ashtu edhe ndaj politikes se jashtme te Shqiperise.
Duke qene se Shqiperia gjendet ne paradhomen e Europes, ajo mendon se ka te drejte te kontrolloje jo vetem politiken tone te jashtme, por edhe ndonje deklarate te te rastesishme te ndonje politikani shqiptar.
Duke degjuar deklaratat e politikaneve europiane, kam pyetur veten: "A eshte e vertete qe Europa i paragjykon shqiptaret?"
Kjo eshte nje histori e gjate e cila i ka rrenjet ne te shkuaren e larget, mirepo problemi qendron se brezat e rinj te politikaneve europiane behen interprete fobish dhe trashgimtare sindromesh.
Ne nje interviste te zonjes Doris Pack te vitit te kaluar, kur u pyet, sa kohe do t'i duhej Shqiperise per te hyre ne Europe ajo tha: "Se paku dhe per dhjete vjete". Atehere, "se paku" edhe per dhjete vjete dyert e Europes do te qendrojne te mbyllura per shqiptaret.
Eshte e vertete qe Shqiperia me se fundi u pranua ne "ne paradhomen europiane" por si vezhguese, si nje nxenese e dobet te ciles i jane vene detyra te shumta per te zgjidhur dhe, qe vitet e mbarimit te shkolles nuk percaktohen.
Disa nga keto shtete europiane edhe pas luftes ne Kosove por edhe pas vitit 2003, jane konstante ne paragjykimin ndaj shqiptareve dhe nuk kane levizur asnje grime nga fobia paragjykuese.
Po te bejme pak histori; ne kujtesen tone jane ende te fresketa bemat e ndarjes se kufijve te Shqiperise nga komisioni europian, me 1913, si dhe indiferenca europiane e pasluftes s` dyte boterore.
Edhe sot, edhe pse duket sikur dicka po leviz, perseri Europa e sheh Shqiperine te izoluar ndaj Kosoves ndersa Kosoven te izoluar me trungun meme dhe ne lidhje te perjetshme me Serbine.
Pas luftes ne Irak ky paragjykim nxorri krye perseri, me deklarata, kerkesa per ndalime rezolutash,kercenime per kthim emigrantesh, me kundervenie te terthorta permes shteteve fqinje, etj.
Sa nxjerr nje rezolute Parlamenti i Kosoves ne mbrojtje te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, menjehere nderhyn e shqetesuar politika europiane, per ta kundershtuar nje rezolute te tille. Madje nuk vonoi te etiketohet edhe Shtajner si "mbeshtetes i planeve shqiptare".
Po kush mund ta mohoje Luften e drejte te UCK-se ne Kosove e cila u mbeshtet si nga Nato-ja ashtu dhe nga gjithe opinioni mbareboteror, pervec disa te ashtuquajturve pacifiste, te cilet te keqinformuar nga propaganda antishqiptare protestonin shesheve kunder nderhyrjes se Natos ne Kosove, nderkohe qe televizionet e gjithe botes jepnin pamje te tmerrshme te terrorit te ushtrise serbe mbi popullsine e pafajshme shqiptare?
Duhet pranuar se jo te gjithe, por disa shtete europiane qe dominojne ne BE, i paragjykojne shqiptaret, madje ne bllok, pa i ndare as ne shqiptare te Shqiperise, te Kosoves apo te Maqedonise.
Une jam i sigurte, dhe jo vetem une por edhe e gjithe popullsia shqiptare, kudo qe ndodhet, eshte e bindur per kete gje; se lufta ne Kosove po te lihej ne duart e Bashkimit Europian, Kosova do te ishte shperbere perfundimisht. Edhe kundershtimi i rezolutes se fundit ne lidhje me luften legjitime te UCK-se perben nje fakt ne favor te kesaj ideje. Ajo sherben si nje barometer per te matur temperaturen e larte paragjykuese, si dhe per te kuptuar qe shpresat nacionalshoviniste ende nuk kane vdekur, ato vetem presin te harrohet gjaku i derdhur, nderkohe qe pergatisin terrenin per nje cast fatlum.
Fillimisht, mendojne ata, lufta e UCK-se duhet te mbetet ne kujtese si nje lufte terroristesh, dhe jo si nje lufte mbarepopullore per mbrojtjen e nje te drejte sublime.
Duke ia mohuar historikisht kete mision UCK-se ata mendojne djallezisht se mund te fitojne terren per ditet qe vijne.
Aq e vertete eshte kjo qe europa i paragjykon shqiptaret sa dhe ndihmat qe na jepen ne shqiptareve na perfliten me rast e pa rast, fryhen, vihen kushte, na behen shantazhe per nderprerje ne rast se... ekzagjerohet korrupsioni i shqiptareve brenda dhe jashte vendit, ekzagjerohet edhe paudhesia me e vogel e nje emigranti shqiptar, nderkohe qe Europa vete, ka qene dhe mbetet rrezikshmeria e vetme per shqiptaret, pasi, prej shteteve perendimore vijne ofertat per droge dhe prostitucion te vajzave te vogla shqiptare. Duke ndjekur shume intervista te politikaneve europiane, kam konstatuar me keqardhje se politika paragjykuese europiane vazhdon te jete konstante ndaj shqiptareve qe ndodhen kudo ne Ballkan. Para nje viti, na tundej para syve si presion, karta e mosfutjes ne Paktin e asocim-stabilizimit, ndersa tani kercenohemi me nje mbykqyrje permanente e te gjate.
Mirepo, ne Shqiperi ka shume njerez qe nuk i ha fort meraku ne se futen ose jo ne "vathen europiane", pasi aktualisht gjeografikisht dhe historikisht ne jemi ne Europen e madhe.
Ne nuk do te donim ta perdornim historine si argument por as te tjeret nuk duam ti perdorin poblemet tona, te nje shoqerie ne tranzicion si argument per te na mbajtur te izoluar nga Europa "se paku dhe dhjete vjete", nderkohe qe demokracia europiane e reklamuar mbeshtetet mbi shtyllat e lirise se mendimit dhe te levizjes se lire te njerezve.
Pa nje Shqiperi demokratike nuk mund te kete as Europe demokratike ashtu si, pa nje Shqiperi te forte ekonomikisht dhe euriopianizim ballkanik nuk mund te kete te ardhme europiane.
Amerika qysh para 200 vjetesh e ndjeu nevojen e bashkimit te shteteve te saj, ndersa shtetet perendimore europiane ende edhe sot e kesaj dite kane mosmarreveshje dhe paragjykime ne lidhje me emergjencen e nje Europe te bashkuar.Por ne se Bashkimi Europian do ta kalonte hyrjen e Shqiperise ne kalendat greke ne nuk do ta kemi te veshtire te kerkojme miq te tjere pertej Europes me demokraci me te perparuar.
Faktet me te fundit si ajo e mbeshtetjes pa rezerva te luftes se ShBA-se ne Irak, si dhe neneshkrimi i marreveshjes per mosdorezimin e ushtareve amerikane ne gjyqin nderkombetar sikur e tensionuan perseri ziline europiane per nje largim te Shqiperise nga paternalizmi europian. Mirepo, qeveria shqiptare ne te dy keto vendime ka qene e drejte dhe largpamese, ajo i ka marre keto vendime pa patur komplekse dhe paragjykime, duke konceptuar keto vendime ne perkrahje te progresit dhe zhvillimeve me te reja boterore,pa menduar se ne kete menyre po i ben nje karshillek disa shteteve europiane qe luften ne Irak e konceptuan ne menyre paragjykuese.
Ne Europe shqiptaret kane shume miq e shoke. Deklarata e nje personaliteti te larte europian: "Me mire te ndreqim shkaqet qe i shtyjne shqiptaret te merren me droge dhe me trafik prostitucioni se sa te merremi me pasojen e saj", eshte me se e vertete. Shqiperia, edhe ne keto vite demokracie, ka qene dhe vazhdon te mbetet vendi me nivelin me te ulet ekonomik ne Europe. Shqiperia sot per sot, eshte vendi me papunesi me te larte dhe me prodhimin vendas me te ulet ne Europe, te dhena keto qe flasin vete per shkaqet qe i shtyjne shqiptaret te emigrojne me gomone, apo te merren me tregti te zeze. Historikisht ne nuk e kemi duruar paternalizmin, as fodullekun dhe megalomanine e te tjereve, as korrupsionin e imponuar te gjitha llojeve, ndaj, nese BE, do te na linte jashte saj edhe per 10 vjete te tjera, asnje shqiptar nuk do te priste kaq gjate. Do t'i kthenim syte sic edhe i kemi kthyer qysh tani, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Anglia. Bota nuk eshte vetem Europa.
Mirepo, ne Shqiperi ka shume njerez qe nuk i ha fort meraku nese futen ose jo ne "vathen europiane", pasi aktualisht gjeografikisht dhe historikisht ne jemi ne Europen e madhe.
Ne nuk do te donim ta perdornim historine si argument por as te tjeret nuk duam t'i perdorin problemet tona, te nje shoqerie ne tranzicion, si argument per te na mbajtur te izoluar nga Europa "se paku dhe dhjete vjete", nderkohe qe demokracia europiane e reklamuar mbeshtetet mbi shtyllat e lirise se mendimit dhe te levizjes se lire te njerezve.