a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

komino

Valoris scriptorum
a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

kam parasysh se ne zgjedhjet e fundit shume shqipetare nuk votuan.
kjo se te thote se asnje nga alternativat aktuale nuk vlen te votohet nga ata.
a dmth kjo se votuesit po presin alternativa te reja e jane gati ti vleresojne me mendje te hapur??????

a nuk eshte me mire te mos votosh nqs ndihmon ne motivimin lindjes se alternativave qeverisese te reja???????????????
 

Klinton

Primus registratum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

Dhe votat u vodhen ashtu sikur ishte parashikuar edhe se populli nuk kish votuar
shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

dakort.
megjithate nuk ishte kjo pyetja ime

nqs nuk votoj, e humba voten apo dhashe nje mesazh per ata qe kane nje alternative te re po nuk guxojne te hyjne ne politike?????
 

Klinton

Primus registratum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

Gene shqiptaret(jo te gjithe) jane nje komb shume i dyshimte dhe arrihet nga hulumtuesit deri aty sa neve na krahasojne me popullin e Kurdistanit pasi ne kemi karakteristika shume te ngjashme me ta.
13 vite te demokracise jane nje tregues ose parameter i sakte i gjendjes shoqerore dhe politike ne te cilen ndodhet Shqiperia.
Kane kaluar shume shekuj dhe shqiptaret ngelen po ata.
Nuk shoh asnje lloj ndryshimi.
Mik i dashur une e kuptoj se ju jeni njeri nga ata rilindas, patriot dhe atdhedashes te ketij kombi shume te cuditshem dhe do me vinte mire qe vleren tende te pakonvertueshme me asgje ta derdhje dhe konsumoje ne Shqiperi.
Nuk e di se cfare te them por e vetmja ndjesi qe kam momentalisht eshte se ne krijojme vlera(duke shkelur te tjeret) dhe jemi vete ata qe i shkelim me kembet tona, e thene ndryshe ne jemi ata qe paragjykojme shume, fanatike, te pandergjegjshem dhe te jap fjalen se deri me sot ne nuk kemi qene nacionaliste, atdhetare dhe patriote por ca injorante te pashkolluar, te pakulturuar.
Cfaredo alternative te kerkosh ne Shqiperi, te jesh i sgurte se nuk do ta gjesh.
Provoni nje qeveri me njerezit me te ditur te perendimit, te qeverise, ne Shqiperi dhe do shihni se cfaredo te ndodhe.
<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Blendi

Primus registratum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

Shqiptaret jane popull shume i dyshimte?
Nejse.

Gene, te mos votosh sigurisht qe teregon pakenaqsi me zgjedhjet qe te jane ofruar, por ceshja eshte, kujt i drejtohet kjo pakenaqsi? Kush do te te ofroje alternativat e reja? As une nuk dua te votoj per anjeri i cili nese zgjidhet do t'i marre urdhrat nga Fatos Nano ose Sali Berisha.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

zoterinj

ne mendojme se askush nuk mund te zevendesoje aktualisht nanon e berishen sepse ata jane teper te forte

kete mendimi kane edhe shume shqipetare te afte e te ndershem dhe kjo i shtyn te mos e cojne ne mend nje konkurim te mundshem me dy superpartite

tani, cfare po ndodh?

duke mos votuar, shqipetaret tregojne se nuk duan asnjerin prej aktualeve
keshtu, ata te aftet e te miret qe perpara nuk kishin guzim te paraqiteshin se e quanin dicka pa shprese, do te mendojne : ky 50% i popullsise eshte gati te votoje nje tjeter alternative.

sigurisht qe jo te gjithe alternativat qe do te lindnin, nuk do te ishin krejtesish te afta e te ndershme por, besoj se do te shtyhen edhe te miret te marrin pjese ne jeten politike sepse do kene shprese te vleresohen e te fitojne.


une e shoh mos votimin, ne kete gjendje, si nje boshatisje e mendjes se zgjedhesit nga paragjykime dogmatike dhe si gadishmeri per te vleresuar drejt alternativa te reja

sic thashe me lart, do kete edhe alternativa te pavlera
smash.gif
por, na mjafton vetem
thumbsup.gif
nje e mire
thumbsup.gif
midis gjithe te tjerave.
thumbsup.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

Gene, une mendoj se alternativat e reja nuk kane nevoje qe te shikojne nje demonstrim mosvotimi nga populli qe t'u mbushet mendja per te hyre ne konkurim kunder Nano-Berisheve.
Une mendoj se gjithkush e di se populli shqiptar eshte krejtesisht i raskapitur nga pingpongu PS-PD dhe i gatshem te perkrahe nje alternative te ndershme.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

po blendi
ti ke te drejte
gjithkush e di se njerezit jane te lodhur

por duhet te kemi parasysh se ndertimi i nje alternative kerkon investime te medha financiare, kohore e mendore (e ke vene re cfare stresi eshte veten te diskutosh te tema politika ne forum?)

pra, thjesht intuita e personit nuk mjafton qe ta shtyje te beje kete investim (flas per persona te afte qe nuk kane kohe per te humbur kot)

eshte ndryshe kur kete pershtypje (qe njerzit jane te lodhur
sleep.gif
) e sheh ne menyre statistikore nga rrezultatet e pjesemarrjes ne votime.
smash.gif


dhe pikerisht keto statistika behen baza e llogaritjes se elektoratit te lire qe mund te te perkrahe

pra, une qe dua nje alternative te re, duhet te vendos veten ne kete elektorat te lire i gatshem te votoje
thumbsup.gif
me te mirin jo relativisht por objektivisht.
thumbsup.gif


mendo sikur ti do te krijoje nje alternative.
Do i besoje me teper intuites (qe formohet ne rrethin qe frekuenton) apo statistikes se pjesemarrjes ne votime????????????????
 

Blendi

Primus registratum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

Kemi ne fakt shembullin e Fan Nolit i cili u nis qe nga Bostoni dhe e permbysi mbretin Zog me revolucion.
Mendoj se sidoqofte, me mosvotim apo me intuite, tashme ne elektorat jane pjekur kushtet per te krijuar nje force te trete, nderhyrese dhe dominuese, te perbere nga njerez te paperzjere deri tani me politiken, te edukuar me demokraci, te cilet te mund te nxjerrin nga sallat e qeverisjes PD dhe PS. Mendoj se e vetmja menyre eshte te kandidosh kundra tyre, t'u besh atyre te qarte se ke perkrahjen e gjere te popullit dhe se fundi te perballesh me ta, (qofte edhe me force, pasi ata nuk do ta leshojne asnjehere pa shantazh). Duhet t'i marresh masat mire dhe ta pyesesh veten nese je gati te sakrifikosh te gjitha, sepse perballe nje alternative te ndershme qe rrezikon egzistencen e tyre politike, njerzit qe perfolem ne PD dhe PS jane te gatshem te perdorin edhe eleminimin fizik.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] ... Duhet t'i marresh masat mire dhe ta pyesesh veten nese je gati te sakrifikosh ... [/qb]
blendi
pikerisht ketu e kam fjalen une
kete llogari, a nuk e ben me mire kur sheh se elektorati nuk mbeshtet ps e pd e asnje nga satelitet e tyre?????

te sqaroj perse e hapa temen.
para pak kohesh replikova ne nje teme me "fjorent" i cili tha se nuk do te votonte dhe une i kujtova se perdorimi i votes eshte nje detyre civile e te gjitheve

tani me lindi dyshimi pikerisht tek perdorimi i votes
a eshte mos votimi nje menyre e ndergjegjshme e perdorimit te votes???????????
 

pmo

Primus registratum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

e ndergjegjshme mbase jo, se shumica e atyre qe nuk votojne, nuk merren me shtetin (qe eshte gjynah)... por eshte njefare "proteste" ndaj mungeses se zgjedhje.

ne shume vende ama ka rene shume numri dhe pjesemarrja e votuesve, e cila ngre pyetje shume te medha per legjitimitetin e qeverive (1 shembull eshte vete shba). eshte diksutim interesant...tani skam nerva te merrem me kete pune, hehe...

pmo
 

komino

Valoris scriptorum
Re: a eshte mos votimi nje sinjal qe i jepet politikes???

amerikaneve e europianeve "u shpon tagjia"
nuk mendoj se eshte e njejta gjendje politike e shoqerore si ne shqiperi
shrug.gif
 
Top