A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

dritan hila

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

une e perdor skype-in dhe mund te them qe eshte absolutisht me i miri nga te gjithe sepse ne ndryshim nga messenger hotmail, yahoo apo ndonje tjeter qe jane sdr(single data rate) skype eshte ddr(double data rate) dmth me pak fjale sikur te flasish me nje telefon normal.
 

aspahiual

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

aaaa tarifa ishte per SKYPEOUT per ato qe nuk kane te instaluar SKYPE i bie per te paguar....thnx people gjo e mire kjo
 

MLK

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

Skype ka nje cilesi zeri akoma me te mire se nje telefon normal gati cilesi si nje disk lazer. Per tarifat pastaj ka dhe me te lire une per vete kam nje te pathyeshem, telerabais.com po duhet te telefonosh nga Franca per jashte, ka qene pothuajse gjithe bota me 1.8 cents/min. Eshte dhe nje program tjeter si tipi Skype qe nuk ka shume kohe qe ka dale po eshte akoma ne version beta quhet Wengo, nese ju intereson mund tju jap website ose gjejeni me google.
 

ladio

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

MLK,

Skype perdor VoIP dhe keshtu automatikisht cilesia nuk eshte aq e mire (ne shumicen e rasteve) sa e telefonit normal (qe eshte PSTN). VoIP eshte (te mos them gjithmone) "best effort" dhe perdor internetin, keshtu qe varet shume nga lidhja e internetit qe ke ti plus edhe vendi qe ti merr.... etj.. etj.....

cheers
 

MLK

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

Myster.. eshte e vertete qe skype perdor per te transportuar zerin Voip ashtu sikurse shume operatore apo programe e mgjithate kjo ne vetvete nuk ka ndonje rendeis te madhe per sa i perket cilesise se transmetimit te zerit. Te jemi te qarte Skype eshte rezultativ kur perdoret me nje koneksion xDsl e mundesisht 1024/128 Kbs minimumi ( Ip sigurisht e jo ATM si shume operatore abuzojne kur shesin ofertat e tyre). Nese keni nje konexion dial-up 56Kbs harrojeni Skype pasi zeri vjen shpesh here me nderprerje (kjo nuk ka te bej fare me Skype por me linjen dhe koneksionin). Pra Skype po e riperseris qe ka nje cilesi me te larte se sa telefoni klasik Rtc dhe pastertia e zerit as qe mund te krahasohet (kur flitet nga Skype ne Skype) ndersa kur mer nje telefon klasik cilesia eshte variabel. Eshte normale qe Skype ashtu sikurse dhe nje telefon klasik varet nga cilesia e rrjetit nepermjet te cilit transportohet zeri por te jeni te sigurte qe ajo qe e avantazhon SKYPE po ta krahasojme me konkurente te tij te stilit Messenger, Aol...jane Codecs-et qe perdor programi Skype. Mos harroni se Voip egsiston te pakten qe prej viteve 90-te dhe codecs-et qe perdoren per te kompresuar e dekopresuar zerin ne menyre qe te zere sa me pak vend kur transportohet ne rrjet (pra te doje me pak bande passante) jane me dhjetra per te mos thene me qindra.
Pra pa hezitim mund te them se Skype eshte me cilesor se telefoni klasik, eksperience personale si dhe analize ekspertesh ne telekom.
 

ladio

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

MLK,

nuk them qe Skype nuk e ka cilesine e zerit te mire por kur flet me skype me nje telefon normal cilesia nuk eshte aq e mire sa kur flet me ane te telefonit (PSTN). Kjo besoj se nuk ka nevoje per diskutim sepse eshte shume e qarte. Megjithate Skype ka nje cilesi shume te mire te zerit ne krahasim me programe te tjera, gjithashtu edhe cmimet jane te ulta.

Kaq kisha /pf/images/graemlins/smile.gif
befshi qef te gjithe
 

engjelli

Forumium praecox
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

mund te me thote ndonjeri cfar ben konkretisht ky program dhe si vihet ne pune??
 

MLK

Primus registratum
Re: A E PERDORNI PROGRAMIN SKYPE?

Ky program eshte krijuar per te mundesuar komunikacionet vokale nepermjet internetit, pra kompjuter-kompjuter apo dhe kompjuter->telefon klasik. Nese komunikon kompjuter me kompjuter eshte falas ndersa ->telefon eshte me pagese po gjithesesi shume me avantazhuese tarifat se sa tarifat e telefonave klasike. Per ta vene ne pune eshte i thjeshte pasi eshte plug&play, ndaj mjafton qe te shkarkosh nje file executable dhe me pas te ndjekesh instruksionet e dhena http://www.skype.com/
 
Top