A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Kondrapedali

Kondrapedali
A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Bashkëfolës të nderuar!
I nxitur nga temat mbi Kosovën, Çamërinë dhe trojet e tjera Shqiptare jashtë Shqipërisë, them që ka ardhur koha të organizohet ndonjë shoqatë që të ketë për qëllim sensibilizimin e popullsisë shqiptare me problemet ndërkombëtare të Shqipërisë si dhe me historinë tonë qysh nga lashtësia.
Ç'mendim dhe ç'idera keni për këtë?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Në fakt ka shumë por ç'bëjnë këto shoqata në realitet?
Dhe jep mendimin apo idenë tënde çmund të bëjmë më tepër!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Nuk mungojne idete mo plako,mungon vullneti,mungon bashkimi,mungon kultura,mungon ekonomia,mungon....... :angel:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Po mir-o, përderisa mungoka vullneti, ekonomia (kultura jo!), etj, ti mendon se nuk mund të bëhet asgjë më tepër? Ndofta mund të shfrytëzojmë burimet egzistuese dhe të bashkëpunojmë me revista apo gazeta duke i ofruar njohuritë dhe burimet tona (jo financiare) se si i thonë një fjale të urtë 100 mendje vlejnë më shumë se një (a o fjalë e urtë kjo ëre?). Tek rruzulli jepen shumë të reja mbi shumë gjëra por pak gjëra mbi Shqipërinë dhe ato pak janë shumë sensacionale d.m.th të shkëputura disi nga e përditshmja.
Megjithatë me ç'shoh kjo rubrukë nuk i intereson shumëkujt ose unë ia kam fut pak si kot. :confused:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

nuk eshte teme kote, perkundrazi

fakti eshte se shqipetaret (te pakten ata qe diskutojne ne forume) e shohin me dyshim cdo propozim per t'u organizuar dhe per te bere dicka me teper se dallaveret ne nje faqe interneti.

Un shpresoj se ky fakt nuk do te te demoralizoje (kur te arrish 3-400 postime ketu do te kujtosh kete qe te shkruajta)
Mos u merzit kur te shohesh veten te detyruar te sqarosh menidmin tend nga e para sa here qe dikush do te hyje ne diskutim.

megjithese mendoj (po eshte thjesht mendimi im) se shoqeria shqipetare ka nevoje me teper te sensibilizohet mbi te ardhmen, ju uroj sukses.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Më bëhet qejfi që së fundi sikur po kuptohemi!
Mendimi im është se nuk është çështje mosbesimi por më shumë mungesë mundësie organizimi (ti je në Padova, unë në Québec, të tjerë në Angli, Gjermani, etj.) si dhe financash (studentët janë gjithmonë studenta).
Dhe nuk më mërzit fakti që të tjerët mund të kërkojnë sqarime, përkundrazi pasi më jep mundësinë që të shpreh më thellë idetë e mia. Më mërzit herë pas here fakti që njerëzit kanë tendencë të kuptojnë atë që duan dhe jo atë që lexojnë ose që ti nxjerrin bishta çdo fjale të shkruar, megjithatë edhe kjo s'është ndonjë hata e madhe! :thumbsup:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

kam zbuluar se forumet jane nje mjet fantastik organizimi

mendo, po te ishim ne te njejtin qytet nuk do te diskutonim kaq shume.

faktin qe jemi te shperndare ne bote mund ta shohim si nje mundesi e jo si nje pengese.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Nuk eshte qe nuk ka organizata plako,ka shume,por cfar bejne?Ka edhe ketu ne Brussel,por kur i sheh apo u shkon neper mbledhje apapapapapa te vjen per te :cry: ,financimi luan rolin kryesore(mendoj une),ate cfar arriten Israelitet e arriten me shum pare,cdo familje pagonte,kurse organizatat tona jane shum te politizuara,dhe ne pergjithesi jane njerez qe kane ikur nga shqiperia sepse u nderruan sistemet'97,apo per shkaqe ekonomike,por ekonomia e tyre nuk ka bere ndonje ndryshim per tu admiruar edhe ne perendim,po te shofim mitingjet qe organizohen,te merr vaji,per mitingun"Nano ik" ketu ne brussel ishin 150-200 veta???
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet sensibilizuar popullsia shqiptare?

Besoj se po të ishim në një qytet do të kishim biseduar shumë më tepër dhe do e kishim gjetur një zgjidhje me kohë! Por nejse, pres ndonjë ide prej teje pasi kam përshtypjen se e ke menduar më parë!
Orosho, ne po mundohemi me dalë burra më të mirë se të tjerët duke qenë se nuk ka interesa ekonomike në mes (për momentin të paktën) dhe se të gjithë e bëjmë për një çështje fisnike siç është çështja e Shqipërisë! :thumbsup:
 
Top