Re: A do te ndikonte kthimi ne te krishtere ne te ardhmen e shqiptareve?!
Adani Vëlla, çka je Ti? Krishti ka predikuar që të duash edhe armikun, e Ti vëllezërit e motrat të një gjaku ua mohon Kombësinë. A kanë luftuar edhe myslimanët - vëllezërit e mi - për Atdhe, dhe e kanë ruajtur Kombësinë gjuhen e shumë gjëra të tjera. Zoti është NJË! Mendoj se është i njëjti për të gjithë, pa marrë parasyshë emrin e Tij, apo bindjet. Nëse mendon se të bën kryqi shqiptar e ke shumë gabim. Tradhëtarë për fatin tonë të zi, kemi pasur e kemi edhe katolikë edhe ortodoksë edhe myslimanë. Azem Hajdari, Adem Jashari, Isa Boletini, Bajram Curri, e sa të tjerë myslimanë që dhanë jetën e luftuan për Shqiptari, unë krenohem shumë që jam i një gjaku me ta, ashtu siç krenohem edhe me Fishten, Nolin etj.