Re: A DO TE BEHET SHQIPERIA ???
<span style="font-weight: bold">"Ja pse kryeqyteti mund te behet" - nga Edi Rama </span>
A mund te behet Tirana? Vetem dy vjet me pare kete pyetje e benin te gjithe. Sot nuk e ben me askush. Tirana ka nisur te behet kryeqyteti i shpreses se rilindur te te gjithe shqiptareve. Bashkeqytetaret tane, shkodrane, durrsake, fierake, vlonjate, gjirokastrite, bile edhe prishtinas apo gjakovare, sot pyesin sesi mund te behet ne qytetin e tyre ajo qe eshte bere
ne Tirane.
Dy vitet e fundit kane qene vitet e afrimit te qytetarit te Tiranes me qeverine e tij vendore dhe, njekohesisht, vitet e afrimit te qeverise se kryeqytetit me qytetarin e saj. Dy vitet e fundit, edhe fale shembullit kuptimplote te Bashkise se Re te Tiranes ne shfrytezimin gjithnje e me efikas te potencialeve veteqeverisese te njesise vendore, kane vene ne rend te dites nevojen e jetesimit ne rang kombetar te procesit demokratizues te
decentralizimit. Dy vitet e fundit ne Tirane kane vlejtur, me shume sesa dhjete vitet e para te tranzicionit te marra se bashku, per te kuptuar se nje ndryshim real i cilesise se jetes se qyteteve shqiptare eshte plotesisht i mundshem.
Fale mundit shembullor ne keto dy vite te administrates qe une drejtoj, perkushtimit te pacmuar te drejtuesve te rinj te kesaj administrate dhe vetedijesimit te punetoreve te qytetit per rolin e tyre ne jeten e Tiranes,
Tirana e shekullit te ri eshte identifikuar me pasionin per punen, me rimekembjen permes punes, me shpresen e garantuar me pune.
Me lejoni te nenvizoj me krenari se Tirana eshte sot nje kampione kombetare e punes dhe te shpreh besimin se, me pune dhe vetem me pune, ne do te mund ta cojme cdo dite perpara transformimin e sapofilluar te qytetit tone, do te mund ta bejme perdite e me dinjitoz mjedisin ku bashkejetojme, do te mund te servirim ne vazhdimesi nje model te perparuar zhvillimi per krejt hapesiren
shqiptare.
Ne dy vitet e mandatit, ne kemi investuar per ndertimin e 357.253 m2 rruge e trotuare, nder te cilat vetem 28% i perkasin qendres.
Ne dy vitet e ketij mandati ne kemi investuar per ndertimin e 32.268 ml rrjet ujesjellesi, nder te cilat vetem 29% i perkasin qendres.
E permbysur rezulton, ne fakt, perqindja e investimeve ne rrjetin e ndricimit publik, te cilin dy vjet me pare e gjetem absolutisht te
degjeneruar dhe ku, gjermesot kemi rindezur 1877 pika ndricimi, nga te cilat vetem 34% i perkasin periferise. (Ndoshta kritiket tane kane ndonje
prejardhje nga mushkonja qe kuturisen pas dritave te qendres dhe nuk shohin se c'behet me tutje).
Por, pertej shifrave, ka nje interpretim qe vlen te behet me ze te larte sot kur Tirana ka filluar te marre fryme ndryshe. E une do te deshiroja ta ekspozoja ketu kete interpretim, jo vetem sepse nuk dua qe rezultantja elokuente e shifrave qe dhashe me lart te merret si nje vetembrojtje aritmetike ndaj nje gjykimi si e ema e Zeqos ne maje te kumbulles se kuqe, por edhe sepse deshiroj te nenvizoj faktin qe, nese ne i filluam punet nga akset kryesore te qytetit, ky nuk eshte as nje mekat ndaj periferive, as nje strategji e gabuar investimesh, as nje shpikje e jona.
Cdo qytet lind dhe rilind gjithmone duke filluar nga qendra e tij. Qendra eshte kerthiza e qytetit, eshte fytyra dhe kartvizita e tij, eshte piketakimi i qytetit me historine dhe te ardhmen e vet. Qendra eshte ajo pjese e qytetit qe u takon te gjitheve, qe u takon atyre qe banojne rrotull saj, por edhe atyre qe banojne ne periferi. Qendra e Tiranes eshte edhe dicka me shume. Ajo nuk u perket vetem tironsave, alidemsave, vorrabomsave, sauksave, lapraksave apo breglumsave, por ajo u perket te gjithe shqiptareve si kryeqender e Shqiperise.
E ku qendron atehere mekati ne rindertimin e akseve qe dalin prej qendres e shtrihen ne te kater anet e qytetit?
E ku e ka bazen kritika stereotipe qe na behet per faktin se e kemi nisur punen tone duke rehabilituar trotuarin e vjeter e deridje te pakalueshem te Rruges se Kavajes apo ate po aq te vjeter e po aq te pakalueshem te Bulevardit Zogu I(?), - akse keto qe kane edhe vlerat e tyre historike; Rrugen Myslym Shyri qe ishte bere lugine dheu e gropash pavaresisht vleres
se fituar gjate tranzicionit si rruge tregetare, Rrugen Punetoret e Rilindjes, perballe Parlamentit, qe mbante bllokuar gjate gjithe dites nje arterie kryesore te trafikut per shkak te ngushtesise e te amortizimit te saj, Rrugen Muhamet Gjollesha qe, po ashtu, e kishte te domosdoshem zgjerimin ne kushtet e hapjes se dy segmenteve buze Lanes, apo edhe vete Lanen, qe ishte kthyer ne nje vije gangrenoze ndotjesh urbane ne te dy anet e Bulevardit Deshmoret e Kombit? E kush, me thoni kush, nese do te kishte dy fije mend ne koke natyrisht, do ta kishte filluar nje projekt ambicioz rimekembjeje si ky i yni nga diku tjeter, - nga Chamlleku apo nga Nish Kimikja per shembull - e jo nga rruget rreth qendres qe permenda me lart? Megjithese, per hir te se vertetes, sic tregojne edhe shifrat, puna me rruget e reja s'ka qene asnjehere e kufizuar apo e perqendruar vetem ne
qender.
E pikerisht pse shifrat thone te verteten, Tirana do te lidhet perfundimisht me Kombinatin me nje rruge te re brenda kesaj pranvere, dy anet e Lanes do te zgjerohen e lidhen nga te dy krahet me Unazen brenda ketij viti, po brenda pranveres asfalti i ri do te mberrije Varrezat e Shishtufines. Jane ne pune e siper Rruga e Oxhakut, segmenti i Rruges Qemal Stafa qe lidh
Xhamllekun me IKV-ne dhe mbyll perfundimisht aksin drejt Dajtit. Dy plaget e medha te tranzicionit e te abuzimit me qytetaret, "Don Bosko" e "5 Maji", ku eshte zgjidhur njehere e pergjithmone problemi i permbytjeve nepermjet nje kanalizimi me diameter mbi dy metra, do te rindertohen plotesisht - "Don Bosko" brenda pranveres dhe "5 Maji" brenda vitit. Te gjitha keto pune publike, te hapura gjate vitit te shkuar, nuk kane lidhje me nocionin qender, por ja qe kritiket tane nuk i shohin. Ndoshta per shkak te syve te mjegulluar nga vajtimi per periferite. (Dhe, s'duhet harruar, nuk po permend ketu te tjera projekte ne infrastrukturen e rrugeve qe do te fillojne ne
pranveren e ketij viti).
* * *
S'kam dyshim se salla e re e pritjes per qytetaret do te jete nje tjeter shembull qe provon sesa seriozisht jetohet ne Bashkine e Re te Tiranes endrra e ndertimit te nje institucioni europian per nje kryeqytet europian.
* * *
Zor se ky mesazh do te ishte i plote pa nje tjeter aspekt shpresedhenes te perforcuar ndjeshem gjate vitit te shkuar. Ky eshte aspekti i shtimit te burimeve alternative per financimin e projekteve tona. Por perpara sesa te hyj ne kete aspekt do te doja te terhiqja vemendjen tuaj drejt disa shifrave qe flasin qarte per dallimin si mes nates e dites qe ekziston mes Bashkise se Re dhe Bashkise se Vjeter.
Ne tetor te vitit 2000 e gjetem listen e taksapaguesve lokale me 6.800 subjekte te regjistruara dhe arken e Bashkise me 529,9 milione leke te reja.
Pa rritur absolutisht as edhe nje takse, ne vitin 2001 dyfishuam te ardhurat ne arken e Bashkise me 998,1 milione leke dhe e rritem numrin e subjekteve te regjistruara ne 10.000.
Perseri pa rritur asnje takse, gjate vitit 2002 pothuajse i trefishuam te ardhurat ne arken e Bashkise ne raport me vitin 2000, perkatesisht me 1.406 leke, dhe e cuam numrin e subjekteve te regjistruara ne 12.633.
Por megjithe perpjekjen tone ne drejtim te mbledhjes se te ardhurave, shuma e kontributeve potenciale ne territorin e Tiranes, edhe sikur te arrijme nje dite ta mbledhim te gjithen deri ne qindarken e fundit, nuk do te jete kurre
e mjaftueshme per te perballuar ne nje kohe te arsyeshme sfiden e madhe te rimekembjes se kryeqytetit. E per kete arsye une nuk ngurrova ta quaj historik kontributin e 18 sipermarrjeve te kryeqytetit per pastrimin e Lanes fundvitin e kaluar. Sa per te krijuar nje ide te vleres se ketij kontributi per qytetin, ata arriten te bejne ne vetem 45 dite ate qe ne nuk do ta
kishim bere dot as gjate gjithe ketij viti me fondet e buxhetit te shtetit. Bile dhe sikur te gjitha keto fonde t'i kishim vene ne sherbim te asaj pune.
Pa burime alternative financimi ne nuk do ta kishim ngritur dot sot as kete salle ku jemi mbledhur, as sallen e pritjes se qytetareve, as sherbimet sociale per te cilat fola me pare; Nuk do te kishim rindertuar dot as nje numer lulishtesh si ajo mes Shallvareve, ajo perballe Gardes se Republikes apo ajo buze Bulevardit Zogu I;
Nuk do te kishim rigjelberuar ende nje pjese te shtratit te Lanes e nuk do te kishim mbjelle dot as pemet pergjate saj, as ato pergjate "Zogut I", as ato qe do te mbjellim keto dite ne Kombinat; Bile as termin kumbull e kuqe s'do ta kishim futur dot ne fushen e betejes politike; Nuk do te kishim ndertuar dot terrene sportive ne gjashte shkolla te Tiranes, nuk do te kishim ndricuar ende disa rruge kryesore ku kishin humbur edhe shtyllat e jo me ndricuesit; Nuk do te kishim pasur sot asnje semafor e jo me te prisnim te tjere, sic realisht po presim per te kompletuar krejt rrjetin me nje burim alternativ financimi. E le me pastaj te kishim filluar pune me "Don Boskon" apo "Oxhakun".
Te gjitha keto, plus nje sere financimesh te tjera te konfirmuara tashme, - kryesisht nga Qeveria Italiane, nga Qeveria Kineze e nga Banka Boterore -, dhe te futura ne procedurat perkatese te jetesimit, kapin nje shifer prej
23.5 milione dollaresh.
* * *
Per te shmangur cdo rrezik te mundshem do te desha t'ju siguroj se ne Bashkine e Re te Tiranes jo vetem nuk ka vetekenaqesi, po, shpeshhere, pakenaqesia ndaj menyres sesi ecin pune te ndryshme, kryesisht per arsye te ritmit, qe do ta donim shume me te larte, e pastaj edhe per arsye gjerash qe shkojne keq ne qytet, por qe dalin jashte kompetencave tona, na ben pesimiste.
Fjala vjen ne jemi mjaft vetekritike lidhur me faktin qe normaliteti ku kemi mberritur me mbledhjen e mbeturinave, eshte nje normalitet ne raport me qytetin e plehrave qe trasheguam ne fund te vitit 2000, por jo ne raport me sfiden e europianizimit te marredhenieve te qytetarit me mjedisin ku gjithshka mbetet per t'u bere; Ne jemi mjaft vetekritike lidhur me faktin qe
progresi i dukshem ne fushen e urbanistikes, eshte i tille ne raport me deri dy vjet me pare kur politikat e zhvillimit urban beheshin me moton, "Une rrumpalloj, ti rrumpallon, ai/ajo rrumpallon, Ne rrumpallojme, ju rrumpalloni, ata/ato hane dynjane", por jo ne raport me sfiden e nje qyteti europian, - ku zhvillimi urbanistik nuk pesohet po udhehiqet; Ne jemi mjaft vetekritike lidhur me faktin qe, pavaresisht disiplinimit qe i kemi bere
procesit te licensimit te automjeteve, duke shkurtuar ne menyre drastike numrin e rritur artficialisht e per arsye korruptive te furgoneve e te taksive, prapeseprape trafiku ne qytet mbetet nje problem i rende per t'u zgjidhur ne bashkepunim me strukturat perkatese te pushtetit qendror.
Ne jemi mjaft vetekritike edhe ne aspekte te tjera, per te cilat baza aktuale ligjore e funksionimit te shtetit shqiptar nuk na ngarkon me asnje pergjegjesi, por qe mbeten aspekte qe ndikojne drejtperdrejt ne cilesine e jetes se qytetareve tane. Si strehimi, punesimi, arsimimi.
Per kete arsye ne mbajme nje dialog konstant me Qeverine Shqiptare, tek e cila, - per hir te se vertetes -, po gjejme nje vullnet perdite e me te shprehur, jo vetem per t'i degjuar shqetesimet dhe sugjerimet tona ne funksion te decentralizimit, po edhe per te ndermarre nisma konkrete me prirje reformuese qe ky proces, - permes te cilit ndryshon e modernizohet vete shteti -, te filloje te jetesohet.
* * *
Eshte zakon, - jo ketu po kudo ne bote -, qe Kryetarit te Bashkise t'i mvishen te gjitha meritat per ndryshimet pozitive qe ndodhin ne nje qytet. Do te isha genjeshtar sikur ta thosha qe ky fakt nuk me pelqen. Por, nga ana tjeter, nje zakon i tille nuk eshte korrekt ne raport me te verteten.
Pas nje ndryshimi negativ ne politiken e nje institucioni apo grupimi politik nuk eshte kurre cudi te qendroje thjesht nje njeri i vetem,kurse
pas nje ndryshimi pozitiv, aq me teper ne fizionomine e nje qyteti, s'mund te qendroje kurre nje njeri i vetem. (Sado i gjate qe te jete!).
Une kam shansin te punoj me nje ekip te jashtezakonshem administratoresh te rinj qe Zoti e desh te mblidheshin nje e nga nje rreth meje, nen catine e kesaj shtepie te madhe, per te tentuar te fitojme bashkarisht nje sfide qe deri dy vjet me pare dukej e pamundur.
Edi Rama