A.C. Milan Shqip

Al-Punk

Still here
Faqja duket e mire organizuar dhe lajmet te fresketa, po a keni nje ide si do jete e ardhmja e saj pas nje viti, duke marre parasysh qe fitimiet dhe koha e shpenzuar per te perkthyer lajme duhet shkembyer me pagese?
Mos eshte me mire te dedikoheshit nje projekti me te gjere sporti ose dickaje tjeter qe mund te kete nje fitim ne te ardhmen?
 
D

dArc.LP

Guest
Faqja duket e mire organizuar dhe lajmet te fresketa, po a keni nje ide si do jete e ardhmja e saj pas nje viti, duke marre parasysh qe fitimiet dhe koha e shpenzuar per te perkthyer lajme duhet shkembyer me pagese?
Mos eshte me mire te dedikoheshit nje projekti me te gjere sporti ose dickaje tjeter qe mund te kete nje fitim ne te ardhmen?

Si administrator i faqes te falemnderoj per komplimentet lidhje me faqen.

Sa i perket pageses.
Faqja eshte hapur qysh ne vitin 2007. Ne fillim kemi pas forum, tash kemi portal. Gjenerate pas gjenerate e kemi mbikqyre faqen. Ne kemi nje webmaster i cili i paguan shpenzimet ne lidhje me faqen. Kurse administratori e gjen stafin dhe e miremban webfaqen duke marre keshtu mbi supe si pagesen e perkthyesve ashtu edhe fitimet nga reklamat. Pra i perket administratorit kend e angazhon ne staf, njekohesisht edhe pagesen e tyre. Sigurisht jane te shumte ata qe deshirojne te kontribojne falas dhe faqja ende nuk ka arritur ne ate staze ku rigjeneron te ardhura per te gjithe, madje as per pagesen e vet shpenzimeve vjetore (hostit dhe domaninit). Pra te them shkurt kete pune e bejme per qejf.

Sa i perket te ardhmes.
Ne po tentojme te bejme nje portal te madh jo vetem te lajmeve por edhe diskutimeve e intervistave te ndryshme. Ne po mundohemi qe ta shtrijme webin dhe ta bejme sa me te njohur dhe pse jo nje dite edhe te mund te marrim intervista eksluzive nga persona te rendesishem. Ne tashme kemi lidhje te brendshme me disa reporter dhe persona brenda klubit ne Itali...

Flm
 

Al-Punk

Still here
@dArc.LP Ketu e kisha dhe une theksin e bisedes. Shoh shume faqe te reja shqiptare, por qe per mendimin tim jane "jo-fitimprurese". Kur je 15-20 vjec nuk eshte problem te behs gjera pa u paguar kurre, ne fund te fundit nuk je akoma pergjegjes per veten tende dhe je ne proces mesimi. Megjithate keto projekte vdesin shpejt, eshte me mire te perqendroheni ne nje projekt ndoshta pak me te madh, me te gjere dhe me nje mundesi fitimi.
Koha qe shpenzoni eshte shume e vlefshme.
 
Top