A asht ba ambasadori grek Iliopulos deputet i Kuksit

Mirditor

Primus registratum
A asht ba ambasadori grek Iliopulos deputet i Kuksit

Iliopulos: “Bisht Palla”, u zhgënjyem nga Moisiu
Ambasadori grek, një ditë përpara rivotimit të ligjit, tha se pret që ajo të miratohet nga parlamenti

“Greqia këtu ka më pak angazhime se shtetet tjera.

Në Pashaliman ka 300 trupa ushtarake turke, në Bisht-Pallë bëhet fjalë për 5 inxhinierë”

BASHKIM SHALA

KUKËS - Ambasadori i Greqisë, Dimistris Iliopulos, i kërkon parlamentit shqiptar rivotimin e marrëveshjes së lidhur me shtetit e tij nga Shqipëria për rikonstruksionin e bazës ushtarake të Bishtit të Pallës. Iliopulos, gjatë një vizite në qytetin e Kukësit, deklaroi për median se “kthimi i ligjit në kuvend nga ana e Presidentit Moisiu për marrëveshjen ushtarake të Bisht-Pallës është një zhgënjim të madh për palën greke e taksapaguesit e këtij vendi, të cilët do të përballonin një grant të madh prej 5 milionë euro”. “Kjo ishte një ndihmë që Greqia do t‘i jepte Shqipërisë në kuadrin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO. Greqia nuk ka ndonjë përfitim në këtë rast. Ne thjesht reaguam pozitivisht ndaj kërkesës së palës shqiptare. Tani, me thelbin e vërejtjeve që po bën Presidenti Moisiu, nuk jemi dakord. Ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të presim vendimin e kuvendit, për të vepruar në vazhdim. Megjithatë, kontributi për ndërtimin e bëzës ushtarake të Bisht-Pallës është ende në fuqi në Greqi”,- tha Iliopoulos. Një ditë përpara se kuvendi të rishqyrtojë në seancë dekretin e Moisiut, ambasadori i Greqisë i është drejtuar parlamentit nëpërmjet medias, për ta rivotuar këtë marrëveshje dypalëshe. Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk parashikohet instalimi i trupave ushtarake greke. “Kjo marrëveshje nuk parshikon angazhime greke më shumë se marrëveshjet e tjera të nënshkruara nga Shqipëria në fushën ushtarake, madje Greqia këtu ka më pak angazhime. Në rast se në Pashaliman ka prezencë të përherëshme të 300 trupave ushtarake turke, në Bisht-Pallë bëhet fjalë për 5 inxhinierë, personel teknik, që do të jenë atje për kryerjen e punimeve”,- theksoi Iliopoulos. Ai e ka cilësuar marrëveshjen për rikonstruksionin e bazës ushtarake të Bisht-Pallës si gjithë marrëveshjet e tjera, e cila është kërkuar nga qeveria shqiptare që në vitin 1998. Ndërkaq, çështjen e ligjit të luftës me Shqipërinë ambasadori grek e ka cilësuar si një mitologji, e cila faktikisht nuk ekziston, që nga ratifikimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Shqipërisë e Greqisë.

Samiti i Selanikut
Pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Selanikut ambasadori grek e ka konsideruar si një gjetje që kënaq të gjitha palët. “Ne Selanikun e shikojmë si një vend i cili do të ndihmojë të gjitha marrëveshjet dhe akoma më shumë, në qoftëse do të ekzistojë një marrëveshje direkte midis Kosovës dhe Serbisë. Ky do të jetë një zhvillim shumë i madh, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Greqia, si kryesuese e radhës së BE-së, vë në dispozicion të të dyja palëve këtë Samit, ku besojmë se do të arrihet rezultati më i mirë”,- theksoi Dimitris Iliopoulos. Përsa i përket rrugës së re Durrës - Kukës - Morin, ambasadori grek e ka parë ndërtimin e saj si një domosdoshmëri, por, sipas tij, ky projekt kërkon financime të mëdha dhe do të marrë shumë kohë për t’u realizuar. “Shumë nga vendet e BE-së, më të mëdha se Greqia, nuk janë dakord me këtë. Ata gjykojnë se janë dhënë shumë para deri tani për infrastrukturën rrugore. Tani e tutje, shumica e financimeve të BE-së kërkon të shkojë drejt institucioneve. Greqia nuk është dakord me këtë. Ne gjykojmë që vendet si Shqipëria kanë shumë nevojë për infrastrukturë rrugore. Ky diskutim me kancelaritë e BE-së nuk ka mbaruar dhe vazhdon. Në qoftëse do të arrijmë deri atje sa t’i bindim, atëhere do të ketë më shumë përfitim dhe do të përfitojë edhe projekti i rrugës Durrës – Kukës - Morin”,- deklaroi ambasadori grek në Shqipëri, Iliopoulos.

Cka po baht bre burra kshtu?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A asht ba ambasadori grek Iliopulos deputet i Kuksit

1- jam kunder pranise ushtarake te cdo vendi te huaj ne territorin e rrepublikes se SHqiperise

2- <span style="font-weight: bold">ambasadori grek te mbaje vendin e tij e te mos nderhyje as per se largu ne marredheniet midis institucioneve te RREPUBLIKES SE SHQIPERISE</span>
3- NUK DUAM NDIHMEN E TAXSAPAGUESVE GREKE PER TE RREGULLUAR USHTRINE TONE ( se per tu mrojtur nga greket na duhet ushtria )

4- propozoj nje leter proteste drejtuar ministrise se puneve te jashtme te Shqiperise (me duket se Ilir Meta e drejton)
 

olsen7

Primus registratum
Re: A asht ba ambasadori grek Iliopulos deputet i Kuksit

po shkoi ne kukes ky kopili grek,nuk kthehet me,..kaq di une.
 

fjorent

Primus registratum
Re: A asht ba ambasadori grek Iliopulos deputet i Kuksit

Je kunder pranise ushtarake te cdo vendi ne Shqiperi? Atehere si t'ia bejne italianet me gomonet qe niseshin nga Shqiperia cdo dite po te mos ishte marina italiane e dislokuar ne Durres?
Mos po ndihesh i rrezikuar nga turqit ne Pashaliman, apo na vjen mire kur derdhin miliona dollare per shkaterrimet qe vete ne shqiptaret i beme ne 1997?
Apo do ndihemi te rrezikuar nga 5 greke qe do derdhin edhe ata miliona dollare per te rindertuar dicka te shkaterruar nga vete ne.

ambasadori grek te mbaje vendin e tij e te mos nderhyje as per se largu ne marredheniet midis institucioneve te RREPUBLIKES SE SHQIPERISE
Per kete ceshtje ke te drejte. Vetem mos harro se te njejten pergjigje mund te japin edhe greket kur ne kerkojme legalizimin e emigranteve tane ne Greqi.
NUK DUAM NDIHMEN E TAXSAPAGUESVE GREKE PER TE RREGULLUAR USHTRINE TONE
Ketu me duket se flet percart. Ne jo vetem na duhet ndihma per ushtrine tone, por pa te jemi si cetat e 1900 qe nuk frikesojne as kafshet neper male e jo me ushtri te organizuara me se miri.

propozoj nje leter proteste drejtuar ministrise se puneve te jashtme te Shqiperise (me duket se Ilir Meta e drejton)

Letren mire ben qe e dergon, po dergoja ministrit qe te kujdeset me shume per qyetateret e republikes se tij qe enden neper bote te injoruar nga vete ambasadat e shtetit te tij.
 

Albinos

Primus registratum
Re: A asht ba ambasadori grek Iliopulos deputet i Kuksit

Ky malesori qe hap tema te tilla tregon mentalitetin e tij mesjetar dhe kanunor.
Keshillat jane te vlefshme per kedo dhe keshillat qe ambasadori grek jep ne Shqiperi tregojne fare mire se nuk behet fjale per deputet ose kryetar kuvendi.
Greqia eshte fqinj i joni dhe si nje nder shtetet fqinje te Shqiperise, nuk ka influence ne Shqiperi.
Edhe bazen e Bisht Palles nuk ja dhane shtetit grek me pretekstin se ne paskemi ligj lufte me Greqine.
Neqoftese ti malesor ja rras kodra mbas bregut, ajo eshte pune e jotja, realiteti eshte ndryshe.
Me bajraktarizem dhe metoda mesjetare nuk shkohet perpara.
Shqiperia ka nevoje per miq dhe jo per armiq.
 
Top