A është në metro Inida Gjata (Zhaku)

Albforumi

Primus registratum
A është në metro Inida Gjata (Zhaku)

Inida-Gjata-Zhaku-300x204.jpg
Inida Gjata (Zhaku), rrëfen projektin e saj në Teatrin e Kukullave. Nostalgjia për të gjithë ata gjyshër që dikur kanë qenë fëmijë . dhe pak histori.

Zhaku; na ishte një herë!

Vajza me pata, Lejleku dhe dhelpra. ju kujtohen? Janë emra filmash për fëmijë që Zhaku ka menduar ti rishfaqë për nostalgjikët e tyre.

Një ide e veçantë ka nisur ti japë jetë Tetarit të Kukullave në Tiranë. Inida Gjata (Zhaku) ka marrë përsipër të realizojë një ekspozitë dje dhe sot (31 dhe 1 Tetor). Një ekspozitë jo si gjithë të tjerat.

Ambientit të Tetarit të Fëmijëve i janë rishfaqur imazhet kur ai është projektuar, kur ka nisur të ndërtohet me fonde publike dhe shërbimi i parë i saj si godinë Parlamenti. Po ashtu, do të shfaqen dhe 30 filma të prodhuara ndër vite dhe që janë nxjerrë nga arkiva posaçërisht për ditën e edukimit të brezave (31 tetori).

Zhaku ishte nisur me një ide tjetër kur shkeli në atë teatër edhe pse kishte vite që nuk shkonte; të bënte një halloween party, por ja që sa po hyri aty shumë gjra kishin ndryshuar dhe ajo godinë nuk ishte më ajo që Zhaku mbante mend kur ishte fëmijë.

Me pak punë dhe ndihmën e njerëzve dashamirës, ajo arriti ta rikonstruktojë dhe ta vërë sot në dispozicion të të gjithë njerëzve me një ekspozitë krejt të veçantë. Ka për mision të tregojë momentet e para kur janë hedhur themelet e kësaj ndërtese, si është kthyer në teatër dhe punën e shumë mjeshtërve që sot janë të harruar.

Dokumente të nxjerra nga Arkivi i Shtetit, imazhe të kukullave që çdokush mund ta kujtojë fëmijërinë dhe foto të rralla. Aty do të gjeni, Qerosin dhe Katallanin, Mirukun, Bletën e vogël.dhe festën e Halloween-it. Zhaku na ka rrëfyer jo vetëm për këtë projekt, por dhe për himnin e saj të fundit; A je në metro ti?

Ke marrë përsipër të realizosh diçka të veçantë në Teatrin e Kukullave në Tiranë, na tregoni me çfarë ka të bëjë?

Kisha menduar ndryshe, por gjatë rrugës më ndryshoi forma e mendimit. Kisha një ide që nëpërmjet shoqërisë sime të realizoj një Halloween show. Duke e menduar që Halloween nuk është pjesë e kulturës sonë nuk ka fare kuptim këtu, mendova të realizoja një festë në një vend nostalgjik, ku të riktheheshin ato legjendat e dikurshme.

Shkova te Teatri i Kukullave se mu duk vendi më i përshtatshëm. Kur kam qenë fëmijë, më ishin fiksuar pllakat e atij teatri, janë shumë të bukura dhe janë të viteve 1900. Është histori ajo. Kush nuk ka shkelur aty sepse ka qenë Parlament.

Ndërkohë, aty ishte shtruar një moket që para 15 vjetësh dhe nuk ishte hequr më. Muret ishin amortizuar, çatia po ashtu. Kur fola me drejtuesit e teatrit ishin shumë të gatshëm që unë të bëja çfarëdo aktiviteti që kisha në mendje.

Më pas më shkoi mendja te diçka tjetër dhe i propozova atyre që; po sikur unë të bëj diçka dhe të gjej sponsorë për të realizuar një rikonstruktim të asaj godine dhe ata ta hiqnin atë moketin e ndotur që të më dilnin ato pllakat. Dhe kështu u bë.

Si arritët ta kthenit në gjendje komode këtë teatër?

Fola me njerëzit e duhur që ishin të gatshëm menjëherë të më ndihmonin. Ngritën skelat dhe u bë një restaurim i mirë i teatrit, aq sa mund të na lejohej të ndërhynim.

U nis që u nis kjo puna, thashë, le të bëhet tamam, fillova shkrova projektin dhe të takoja njerëz që mund të më jepnin krah dhe të më mbështesnin. Jam konsultuar më njohës të mirë të historisë që mund të merrja edhe ndonjë këshillë. Mendova të realizoja një ekspozitë, më dokumente të godinës, projektin e saj, kohën kur ishte ndërtuar.

Gjithashtu, do të paraqes dhe historinë e saj të mëvonshme, realizimet e sa e sa teatrove të kukullave dhe filmave, të gjitha këto mendova ti përmblidhja në një ekspozitë që do të zgjasë 28 orë. Personave më të cilët u konsultova iu duk iniciativë interesante. Shkova në Arkivin e Shtetit, fola me drejtuesen, tani kam marrë një flet hyrje dhe shkoj e shoh dokumentet që më duhen. Pastaj u interesova te Arkivi i Shtetit e i Filmit. I kërkova të transmetojë filmat vizatimorë, më pas shkova në Televizionin publik, e kështu.

Sa e pasur është arkiva e Teatrit të Kukullave, që kur kanë filluar xhirimet e këtyre shfaqjeve?

Për tu xhiruar janë xhiruar të gjitha shfaqet e teatrit. Në vitin 1950 kjo godinë u shndërrua në teatër kukullash nga partia komuniste. U kthye në një vend për të përqeshur sistemin e mëparshëm dhe për këtë arsye u kthye edhe në një vend për të qeshur.

Do jenë të paktën 30 filma që do të shfaqen gjatë kohës që do të jetë hapur kjo ekspozitë. Të gjithë ata që mund ti kenë parë këto para 20 apo 30 vjetësh do kenë mundësi ti rikthehen fëmijërisë së tyre nëpërmjet filmave dhe imazheve.

Pse ke zgjedhur pikërisht 31 tetorin dhe 1 nëntorin për të realizuar këtë ekspozitë?

Një nga arsyet është se 31 tetori është dita e edukimit të brezave. Ekspozita do të zgjasë 28 orë, fillon në 10 paradite dhe vazhdon pa mbarim deri pasditen e ditës tjetër.

Në mbrëmjen e 31 tetorit kemi Halloween party brenda, ku hyrja është lirë. Ndërsa gjatë ditës do të paguhet një biletë modeste. Do të këtë dj jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Është e mundur që njerëzit të hyjnë dhe të dalin nga ambientet e teatrit kur dhe si të duan.

Pse e ke marrë këtë iniciativë, mos po e përdorini si një mënyrë fitimi për veten tuaj?
Jo absolutisht, unë kam mënyra të tjera për të fituar, gjithë këtë e bëj për respekt të atij brezi që ka punuar në kushte të vështira dhe me shumë pasion. Për tu kujtuar të gjithëve se çfarë është bërë në këtë teatër, si ka qenë dhe si është kjo godinë. Kjo është e gjithë filozofia ime.

E para, duhet të kuptojmë vlerën e vendit tonë dhe të jemi të informuar se çfarë ka prodhuar e kaluara. Duhet të kuptojmë nga vijmë. Unë duke parë këta filma vizatimorë kam kuptuar se çfarë artistësh fantastikë janë këta që i kanë bërë.

Aty ka gjetje dhe koncepte pa fund. Në vitin 1978 Bujar Kapexhiu ka bërë një film me foto shop, me efekte speciale që nuk kishin mundësi të bëheshin pa teknologji të zhvilluar. Ata kanë gjetur mënyrën për të bërë. Janë njerëz që kanë punuar më shumë pasion dhe duhen vlerësuar, tu rithuhet emri, tu rishfaqen filmat dhe puna e tyre, vetëm kaq.

Nuk është qëllimi im të bëj lekë. Nuk kam punuar ndonjëherë për lek. Nuk jam misionare paqeje, pasi nuk bëj dot pa punuar. Në llojin e punës që bëj unë, ka dy alternativa, mund të bëhem miliarder, por mund të bëj edhe shumë vepra. Unë nuk e shndërroj punën time në mjet fitimi. Kjo më shërben sa për të vënë motorin në punë. Nuk kam për qëllim as të përfitojë dhe as të fshihen pas faturave false.

Cila është marrëdhënia juaj me kukullat apo edhe me teatrin?

Shumë normale. Me teatrin kam pasur më shumë marrëdhënie sesa me kukullat, pasi unë jam rritur në këto ambiente dhe sot më duket vetja sikur kam lindur aty. Kam ardhur shpesh, kam qenë dhe tip i pavarur, kur thosha do të shkoj, dhe shkoja, vetëm apo me shoqet. Ne na kanë pasur organizuar shumë.

Ke pasur ndonjë film apo kukull të preferuar?

Jo, nuk është se impresionohesha kollaj. Mbaj mënd shumë pak, disa skenarë të shfaqjeve të teatrove që jepeshin në televizorë të dielave dhe filmat vizatimorë shumë pak më kujtohen. Më kujtohet, Vajza me pata, Lejleku dhe dhelpra, Kau me ujkun. Filmi që më impresiononte shumë ka qenë; Bletë e vogël ku je?.

Si e kujton vetën fëmijë?

Unë e kujtojë veten fëmijë gjithmonë shumë të pavarur dhe në fakt ashtu ka qenë, pasi ashtu jam rritur. Kur shkoja në kopsht, zgjohesha në mëngjes vetë, bëja bukën vetë, sepse prindërit i kisha në punë dhe nuk kisha as motër e as vëlla. Nuk jam rritur me gjyshe e gjyshër. Prindërit më kanë rritur me shumë dashuri dhe jeta ime ka qenë shumë interesante. Krijoja rroba dhe vishesha sipas mendjes sime.

Mirëpo ajo që nuk do ta harroja kurrë, është se; kur shkoja te gjyshja
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=2233. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=2233

Top