9 vjeçari rrugës për certifikatën e pestë nga Microsoft !

Albforumi

Primus registratum
9 vjeçari rrugës për certifikatën e pestë nga Microsoft !

foto-2010-Marko_Calasan_407832459.jpg


I lindur me pasion për kompjuterë, 9 vjeçari Marko Calasan nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, nuk ka humbur kohë për tu bërë një profesionist i rangut të lartë me katër certifikime IT nga Microsoft


Ai është certifikuar katër herë radhazi nga Microsoft dhe tani është duke punuar për certifikatën e tij të pestë (Bëhet e ditur se Marko preferon Bing.)</p>


Ky është një tregim që të ngroh zemrën por që gjithashtu ju bënë të ndiheni pakëz keq për vetën tuaj. Pse? Për shkak se pavarësisht se i ka vetëm nëntë vjet, Marko është më i shkolluar për kompjuter sesa shumica prej nesh që do të jetë ndonjëherë. Ja sesi i përshkruan ai kujtimet e para rreth përdorimit të një kompjuteri:

Por kujtesa ime e parë buron nga momenti kur isha përafërsisht 3 vjeç, dhe kur isha duke bërë veprime të thjeshta siç është personalizimi i Windows, dhe pastaj instalimi i Windows, bërjen e remote desktop connections me Workstation dhe server në lokacione të largëta, e kështu me radhë.</p>


Për dikë që ende ka vështirësi të bëjë një veprim të tillë si vendosja e një lidhjeje remote dekstop, kjo sjellë inat. Por pavarësisht të gjithave, ky djalosh i vogël nga vendi ynë fqinjë ka fituar katër certifikata MCP, MCDST, MCSA dhe MCSE dhe ai është rrugës për të fituar certifikatën e pestë për tu bërë një Trajner i Certifikuar nga Microsoft. Kur është pyetur rreth planeve për dhjetë vitet e ardhshme, Marko është shprehur se shpreson se do të shkruaj libra me instruksione për Windows 7 për përdorues të të gjitha niveleve. Ai gjithashtu u shpreh se makina e tij e preferuar për kërkim është BING.</p>


Kur u pyet nëse preferon Windows apo OSX, Calasan u shpreh i ngurruar duke thënë, Për secilin, zgjidhja është e ndryshme, e unë përdor Windows për shkak se jam i kënaqur me sigurinë, stabilitetin, madhësinë, produktivitetin dhe me shumë avantazhe tjera që ofron sistemi operativ Microsoft Windows.</p>

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albionlab.com/?p=384
 
Top