7 ushqimet që shqiptarët i hanë më së shumti.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
flija1-650x358.jpg



Më poshtë kemi radhitur një listë të disa prej ushqimeve të cilat shqiptarët i hanë më së shumti.


lg.php

Varësisht se çfarë vendosin të përgatitin për vaktet e ndryshme të ditës, këto ushqime në përgjithësi janë ato të cilat konsumohen më shpesh gjatë javës dhe më së shumti nga shqiptarët.

Lajmi.net ju sjellë 7 prej ushqimeve që më së shumti i hanë shqiptarët:

Pasuli (Fasulja)
Pasuli është një ushqim shumë tradicional tek shqiptarët. Ai përgatitet lehtë dhe shihet si një zgjedhje e përkryer dhe e lirë që nuk kërkon shumë përbërës, pasi përgatitet vetëm me ujë, fasule, qepë, vegetë, piper të kuq dhe yndyrë.

Pitja (Byreku)
Pitja është një tjetër ushqim shumë i zakonshëm në tryezat shqiptare. Varësisht se çfarë lloji të pites e pëlqeni, ky ushqim mbetet si më i zakonshmi në vaktet e shqiptarëve i cili shoqërohet me kos dhe turshi.

Gullashi (Gjellë me mish)
Gullashi është ushqim poashtu shumë i konsumuar nga shqiptarët. Ai përveç se përgatitet lehtë dhe shpejtë, përdoret shumë në raste kur ka shumë të ftuar për drekë ose darkë.

Krelana
Krelana është një ushqim pothuajse i ngjashëm me piten dhe flijen. Nuk kërkon shumë përbërës dhe përgatitet shumë shpejtë. Zakonisht gjatë ngrënies shoqërohet me kos, djathë dhe turshi.


Vezët
Vezët përdoren shumë në kuzhinat shqiptare, sidomos në përgatitje të mëngjesit ku përzihen me speca apo gjizë për të fituar një shije më të veçantë.


Flija
Flija është një ushqim tjetër tradicional tek shqiptarët. Për shkak të shijes së veçantë që e fiton kur përgatitet në ambient të hapur në zjarr, ky ushqim përgatitet më shpesh gjatë stinës së verës. Gjatë ngrënies shoqërohet gjithashtu me kos, turshi dhe djathë.


Qebapat
Qebapat janë një tjetër ushqim që hahen shumë nga shqiptarët. Shpesh, në raste kur nuk kemi përgatitur diçka në shtëpi, vendosim që të blejmë disa të tillë dhe t’i përgatisim vetë apo i blejmë të gatshëm në ndonjë ‘qebaptore’


Burimi i informacionit , lajmi.net.
 

gurax

Pan ignoramus
Disa nga keto ushqime une nuk i njoh, e jo me t'i ha me se shumti. Dhe nderkohe ne te njejten kohe mendoj se jam shqiptar edhe une. :p
Cfare eshte krelana dhe flija?

Disa te tjera une i njoh, por te pakten emertimi jam i sigurt qe nuk eshte shqip, sidomos per pasulin (greqisht?), gullashin(me prejardhje sllave?) dhe qebapat(turqisht?).

Pasuli i treguar ne ate foto, nuk eshte fasulja qe une njoh dhe kam ngrene qe femije. Ne ate lloj tave prej balte une identifikoj fergesen me gjize dhe me copa melcie dhe qe futet ne furre. Rezultatin e njoh me emertimin "tave dheu". Ajo pjate mund te quhet sigurisht pasul, por nuk eshte ajo qe une pres te ha nese them qe dua te ha fasule.

Pitja qe une njoh, nuk eshte byreku. Ai ne foto eshte byrek, i gatuar ose me spinaq, ose me pazi, ose me presh. Ndersa pitja eshte tjeter gje, shume rudimentare, nje lloj pete e trashe brumi e cila presupozohet te hahet me dicka tjeter e cila ose hidhet siper dhe me pas mbeshtillet nga pitja, ose pitja coptohet dhe hahet sikur te ishte buke, ne nje fare menyre.

Gullashi nuk eshte thjesht gjelle me mish. Me sa di une gjelle me mish eshte nje emertim i pergjithshem per cdo lloj gjelle me zarzavate dhe ku ka edhe mish ne te. Ajo pjate ne foto eshte pjata 'gulash' qe e perdorin sllovenet, kroatet, hungarezet, dhe qe e quajne te tere me te njejtin emer.

Qebapat, mua me ngjajne me ato qe une i quaj qofte, ose per te qene me preciz qofte zgare, apo edhe me emrin qofte pazari, sepse neper shtepia kam pare qe perdoret tjeter forme, ne forme vezake apo komplet rrethore dhe shpesh behen te skuqura dhe lyhen shume pak me miell qe te mos digjen, si dhe nga kjo gje marrin nje shije komplet tjeter. Dicka e ngjashme me qebapat fare mire mund te jene kernackat e Korces.
 
Top