50 pyetje për Ardian Fullanin

Seyfert

Valoris scriptorum
50 pyetje për Ardian Fullanin, karriera e errët e një guvernatori që ka kapur politikën, financat dhe drejtësinë

Grabitja spektakolare e bankës së shtetit shqiptar, pavarësisht skandalizimit dhe tronditjes së opinionit publik, është një akt i paralajmëruar, pjellë e drejtpërdrejtë e një klime, mjedisi dhe terreni kriminal, korruptiv, familjar, thellësisht nepotik dhe klientelist në Bankën e Shqipërisë. Ndonëse vjedhja e thesarit të bankës u konsiderua si vjedhja e shekullit, që ka cënuar sigurinë kombëtare, ka baltosur imazhin e bankës dhe ka destabilizuar tregun, ky skandal është thjeshtë një medalje më shumë në karrierën korruptive të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili e ka kthyer bankën e shtetit në një oaz qokash politike dhe në një çerdhe që gjeneron afera me shifra të frikshme, ku vidhen paratë e shqiptarëve nën hundën e Prokurorisë, katër auditëve, KLSH, Kuvendit dhe qeverisë. Për bilancin e punës së Ardian Fullanit në krye të bankës së shtetit do të mjaftonin vetëm dy tre fakte; Ka 20-fishuar shpenzimet në Bankën e Shqipërisë gjatë 9 viteve të fundit, duke arritur kulmin në vitin 2010, ku shpërdoroi 40.4 miliardë lekë, me anë të një manovre për të financuar pushtetin e Sali Berishës. Arriti ta shndërrojë lehtësisht institucionin që drejton, në një kartel të zi nepotik, me anë të të cilit bleu heshtjen dhe miratimin e të gjithë krahëve të politikës, për të gjitha dallaveret, aferat, shpenzimet, shpërblimet dhe kontratat korruptive që orkestron. Zëri i mekur i Erjon Braçe flet shumë për pushtetin që ka Fullani mbi parlamentin, qeverinë, financat dhe gjyqësorin. Si mos të mjaftonte punësimi i kunatës së Berishës, i grave të deputetëve, i hallave, tezeve, vajzave, dajave dhe mbesave të pushtetarëve, ditët e fundit Fullani punësoi edhe gruan e Bujar Nishanit, duke e bërë më të plotë tablonë familjare në Bankën e Shqipërisë. Por, kjo është vetëm ana e dukshme e veprimtarisë së Ardian Fullanit, i të vetmit pushtetar në Shqipëri, që kontrollon paratë e shqiptarëve si guvernator, kontrollon politikën dhe presidentin me anë të emërimeve në BSH dhe gjyqësorin me anë të bashkëshortes. Për të pasur një ide më të plotë dhe të qartë se kush është Ardian Fullani, gazeta “SOT” shtron disa pyetje, shumica e të cilave janë retorike.

50 pyetje për Guvernatorin e Bakës së Shqipërisë, Ardian Fullani

1. -Mbi ç’bazë ke 20-fishuar shpenzime në Bankën e Shqipërisë gjatë 9 viteve të fundit, duke arritur kulimin në vitin 2010 me një shumë 4.47 miliardë lekë?

2. -A është 450 mijë euro tarifa e ryshfetit dhe e gjobës në këmbim të shlyerjes me një jave të kontrollit të një banke të nivelit të dytë?

3. -Me çfarë dallaveresh e fitove mandatin e dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, duke krijuar dinastinë “Fullani” në BSH?

4. -Sa para pagove nën dorë tek Sali Berisha, për ta bindur që të riciklonte me një mandat të dytë si guvernator?

5. -Mbi ç’merita dhe kritere u ngjite në krye të bankës, kur diplomën e shkollës së lartë e ke me pesa?

6. -A keni ndërhyrë ju z. Fullani tek katër banka të nivelit të dytë për t’i dhënë vjehrrit tuaj, Bajram Xhaja, 15 milionë euro kredi nga 4 banka të nivelit të dytë në Tiranë, për t’u bërë aksioner i Fabrikës së Tullave Prezë?

7. -A keni ndërhyrë tek katër bankat e nivelit të dytë që vjehrri juaj të mos paguajë asnjë këst të kredisë prej 8 vitesh?

8. -Me çfarë pazaresh dhe presionesh i ke frikësuar bankat, që nuk guxojnë të kërkojnë paratë?

9. -Me çfarë parash po e ndërton kompleksin me vila në Farkë?

10. -Pse nuk i keni deklaruar në deklaratat e pasurisë vilën në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës, Fiona Fullani?

11. -Pse në deklaratat e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive për 2011, nuk pasuron paratë e shpenzuara për ndërtimin e disa vilave në Farkë?

12. -A i keni shpenzuar 35 mijë euro vetëm për palestrën, pishinën dhe masazhe pranë Hotel Sheratonit?

13. -Sa të kushton kostumi i markës Brioni të qepur me dorë, i preferuar i udhëheqësve të mëdhenj të botës?

14. -Pse i bleve Sali Berishës“Hotel Dajtin” me paratë e shqiptarëve për 30 milionë euro?

15. -Për çfarë i duhet Bankës së Shqipërisë “Hotel Dajti” dhe pse nuk ka nisur ende rikonstruktimi i objektit?

16. -Pse zvarritet rikonstruksioni i godinës së Bankës së Shqipërisë dhe a i keni bllokuar ju punimet në funksion të disa kontrata qiraje?

17. -Kush mban përgjegjësi për 6 milionë dollarë që shpenzohen në vit nga paratë e shqiptarëve me kontrata qiraje?

18. -Si ka mundësi që Banka e Shqipërisë shpenzon 13 milionë dollarë për paga, dieta, honorare dhe përveç tyre edhe 7 milionë dollarë shpenzime administrative, ndërsa punonjësit nuk mjaftohen, por vjedhin edhe thesarin, duke lënë libra në vend të parave?

19. -Pse keni shpenzuar, në një hark kohor prej gjashtë muaj, 550 mijë dollarë vetëm për udhëtime, shpenzime që i klasifikoni si “bileta avioni, treni, autobusi etj?

20. -Çfarë ju duhet krevati dopio në zyrë në Bankën e Shqipërisë?

21. -Pse keni shpenzuar vetëm për një vit 150 milionë lekë për karburant, thua se drejton Policinë e Shtetit apo Bashkinë e Tiranës?

22. -A mbani përgjegjësi penale dhe morale sa i takon prokurimit të drejtpërdrejtë për ndërtimin e degës së Bankës në Gjirokastër, për të cilën është kontraktuar Mihal Barka, me shumën prej 150 000 000 lekë të rinj?

23. -A mbani përgjegjësi penale për akordimin e 50 milionë lekëve të rinj për pajisjet dhe kamerat e degës së Bankës në Gjirokastër, ku vlera reale e pajisjeve ishte 7000 euro?

24. -Pse e keni fryrë stafin e Bankës së Shqipërisë, nga 324 punonjës në vitet 2005-2006, në 502 punonjës në vitin 2012?

25. -Si e ktheve Bankën e Shqipërisë në mencë dhe cilin të afërm shpërbleve në vitin 2012, vitin në të cilin planifikove 11 milionë lekë të reja në formë kompensimesh ushqimi në Bankën e Shqipërisë?

26. Mbi ç’kritere i keni punësuar në Bankën e Shqipërisë familjarët e deputetëve?

27. Mbi ç’kritere keni punësuar në Bankën e Shqipërisë kunatën e Sali Berishës dhe bashkëshorten e Bujar Nishanit?

28. -A keni shpenzuar në vitin 2009 rreth 280 mijë dollarë për sport nga paratë e shqiptarëve?

29. -A keni caktuar në vitin 2010 një fond 19 964 000 lekë për “uniforma, veshje pune”

30. -A keni parashikuar në buxhetin e vitit 2010, 10 900 000 lekë për “kompensim ushqimi” për stafin e Bankës së Shqipërisë?

31. -Cilin klient favorizove në ristrukturimin e objektit X-88, me 425 500 000 lekë të rinj pra për objektin sekret të Bankës së Shqipërisë që shërben si depo kartëmonedhash?

32. Pse shkele ligjin duke rikonstruktuar me prokurim të drejtpërdrejtë objektin X-88 me vlerë 425 500 000 lekë të rinj?

33. -Sa herë ke parashikuar para në buxhet për objektin X-88, ku vetëm në vitin 2010 ke akorduar 240 000 000 lekë të rinj?

34. -Cili është roli juaj sa i takon fryrjes së borxhit të qeverisë “Berisha”?

35. -A e keni fshehur ju borxhin publik për llogari të qeverisë “Berisha”?

36. -A keni financuar sistematikisht qeverinë “Berisha” me paratë e shqiptarëve?

37. -Cili është roli juaj në krijimin e të gjitha kushteve për përfitime abuzive, veçmas në bonot e thesarit me përcaktimin e vlerës së tyre në treg, në një treg të dominuar abuzivisht nga një bankë e vetme?

38. -Pse i keni ndëshkuar bizneset dhe qytetarët me shtrëngimin e kreditimit, për të favorizuar qeverinë me bono thesari?


39. -Cili është roli dhe përgjegjësia juaj si administrator në grabitjen e 7 milionë USD në thesarin e Bankës së Shqipërisë?

40. -A keni ju përgjegjësi për faktin se në institucionin që ju drejtoni, ku ruhen paratë e të gjithë shqiptarëve, nga ku furnizohen të gjitha bankat e nivelit të dytë e ku supozohet që siguria është maksimale, rezultoi që vetëm siguri nuk ka?

41. -A keni ju përgjegjësi ligjore për faktin se në të vetmen bankë të nivelit të parë, në Bankën e Shqipërisë, nuk është kryer gjatë këtyre viteve qoftë edhe një verifikim procesverbalesh për paratë që asgjësohen?

42. A keni ju përgjegjësi ligjore për faktin se në të vetmen bankë të nivelit të parë, në Bankën e Shqipërisë, nuk është kryer gjatë këtyre viteve qoftë edhe një verifikim procesverbalesh për paratë e rejat që hyjnë në qarkullim?

43. -Pse e mbajtët sekret vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë për disa ditë rresht dhe çfarë veprimesh keni kryer ju deri në momentin që skandali mori dhenë?

44. -Pse i kërkuar Adriatik Llallës që ta mbante sekret skandalin e grabitjes së bankës së shtetit?

45. Pse nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë në dhomën sekrete ku ruhen paratë, kur për këtë dhomë janë shpenzuar miliona USD?

46. -A është zbatuar rregullorja dhe ligji për kryerjen e auditit një herë në gjashtë muaj?

47. -A jeni njohur me rezultatet dhe procesverbalet e auditit?

48. -A janë zbatuar kushtet e sigurisë për kutitë e parave?

49. -A janë mbyllur kutitë e parave me plumçe?

50. -Cili është roli i auditit të FMN, auditit ndërkombëtar, auditit të Bankës së Shqipërisë dhe të vetë thesarit?
 

scadarsko

Locus omnem
Pytje banni sa doni ai po i shijon parate ne shtepi !lirimi fullanit tregon se si berisha e si rama hajne e pin ne nje tavoline. Parate jane ndare n pjese te barabarta majtas e djathtas. Te gjitha parate e mafias shteterore shqiptare, gjenden n bankat private Qipriote n Nicosia.hajde popull tash qepjuni punes per t shlyer borgjin drejt bankes botrore....
 

Dreamer

Under the Dome
Kta tipa duhen pushkatu !!
Jo vetem kta por 95% e politikaneve te shqiperise !!
Njerezit jetojne me 40mij lek te vjetra me asistence e kta vjedhin nga 4miliard (thone ata) se i ka vjedh 10 fishin
Populli eshte i drogum politike e ben si spektator te politikaneve ne kurrizin e vet
Ore popull hapni syte se ju kan bere si zombie !!
 

scadarsko

Locus omnem
Shpetimi shqiperise nga dora mafioze post komuniste berisha, topalli,rama,ruqii kla vetem nje rruge, ajo nga bashkpunimi i diaspores shqiptare n bashkpunim me CIA-n dhe departamentin American pse jo paguar ato per te futur y shqiperine, ne nje tranzicion te ri.komunizmi ne shqiperi vazhdon te exsistoje,nuk ka demokraci dhe république parlamentare vertet demokratike.autokracia berishjane po ndiqet me fanatizem nga pioneri i enverit edvin rama. Ato cdo dosje te europes jane duke i plotesuar, pa asnje vlere e mérite komtare. Ato po flasin e vendosin pa respektuar verdiktin e popullit, kete e bente Enver Hoxha.
 

scadarsko

Locus omnem
Per nje cast u gezuam se thame do fitoje drejtesia, por nuk paska qene e thene...
Si fut hajni hajnin n burg?takimi blic i kryeministrit me presidentin para séances gjyqsore ndaj fullanit, tregoi se si manipulohen ne shqiperi gjerat.Que nga presidenti e deri tek lulishtari i présidences, nuk kane asgje serioze per kete vend me d'y krena..... Sikur skena shanc prej flamurit ?
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
10702124_708140102602207_1290939375554542134_n.jpg
 
Top