5 vjersha tshpejta
Marrëzi
Marrëzi

Do t’jem me ty kur gjithë guximtarët të t’kenë braktisur

Do t’jem aty kur tepër vonë të jetë për të rinisur

Për ta dhunuar tënden lakuriqësi të tmerrshme

Kur energji e frytit tënd t’jetë mekur

E palca të ketë mbetur e papjekur

Kur të jesh plakur nëpër ëndrra të përhershme

Që sytë e tu të zbraztë të t’i mbush me zemër

Asaj që s’bën dot tjetër kush me ty unë dua t’i vë emër

N’tru tim imazhi yt përzier avujsh alkooli rri

Do i ndrroj muzat gjer te ty të kthehem përsëri

Marrëzi

nuk është zjarr
nuk është zjarr, është pluhur zjarri
fytyrë që zvarritet nëpër trup
është pluhur zjarri, dashuri e fragmentuar
dromca pasionesh flluska nëpër shurup
një lëndë e veshtullt, një turmoplazmë-debile
që kthehet e përthehet ndanë meje
që vorbullon, e vetëm përkëdhel
zbrazëtinë jeshile që ngazëllimi injekton ndër deje

nuk është zjarr, është pluhur zjarri
është imazhi i dikujt që quan mik
se ia njeh mirë fytyrën dhëmbëzbathur
pluhur
që natyrisht në ngjyrë i ngjan zjarrit
porse nuk djeg, shumë pranë të qenit hi
pluhur si shpina që sheh për së pari
shpina që nuk e njihje gjer tani
dhe pluhur që fshin gjurmët përsëri

nuk është zjarr, është vetëm pluhur zjarri
i mirë për të bërë çaj për kollë
i mirë për artistin shijehollë
që çajin e pëlqen po nuk e pi
pluhur, se vetëm pluhur di ai
me punë me spunë pa-unë pa-ti

alzhaimer, aritmi, sëmundje gjaku
ca sy të gjelbër që vështrojnë npërmallim të boshtë
ca ëndrra që trokasin prej thminisë
ëndrra buzëqeshje aty ku ora nis
aty ku – dreq – memorja mendjen gris
aty ku shihem me tim atë kokëposhtë
dhe pluhur, pluhur zjarri që e stis
zhgënjimin edhe zhgjëndrrën e çdo plaku
a çdo dilemë që zgjat përtej rinisë
nuk është zjarr, nuk është pluhur zjarri
nuk është as hi, po
fund i poezisë

unheimlich
vjen sërish shiu e trondit gjithë
çka të ngrohtë nëpër zemër.
çka ish e shndritshme u fashit,
dielli pas muzgut s’ ka më emër.
me vrull prej shiut u godit gjithçka
që mbin në asfalt. ajo që dhimbja
përgatit shpërndahet nëpër baltë
vizion i dritës shtrembërohet dhe
pamja shtrihet tejetej. qyteti mbrëmjes
shfytyrohet, të gjithë njerëzit ngjajnë
si hej. atë çast dhimbja emërtohet, kuq si
rubin i rremë. qetësia e asaj që largohet,
e kuqe si poemë. ska më njeri, tani
jam vetë dhe hidhem nëpër shi.
mbi kokë rrinë veç idetë,
dhe retë edhe ti

telajo shpirtshkundëse (psikedelike)
vërtik ose vrik, zhurmë motorrash dhe yje që bien
mes reklamash për plazh në beharin që vjen
tablo e përgjumur e lënë përgjys
i lodhur prej grisë (që nuk është ngjyrë – ti mendo si të duash)
prej ndotjes, ndyrësisë
prej lodhjes i zvjerdhur, tanimë i mpirë
ssheh më tejpërtej, asfiksuar prej zhulit

(po dielli ku është, ai dielli i shtatorëve
që del përmbi ëndrra dhe sjell frymëzim
përmbi retë mban jetë, dhe ëndrra dhe zhgjëndrra
dhe një skuadër magësh që shkojnë vetë i tretë
ca flluska sapuni, një dhomë plot me libra, dhe vaj mbi paletë
ku është ai dielli, Mario de Andrade?)

veçse errësirë. E ndihesh
i gatshëm për zhytje me kokë në baltra të reja,
i vetëm pa të tjerë, gatitesh njëherë.
Merr frymë
ashtu thellë dhe nisesh për not drejt honit pa fund
të quajtur art, a të quajtur jetë, a të quajtur nesër
(a thua se vetëm ti sia di emrin dhe duan të ta thonë.)
I lodhur prej hirit të zhytesh drejt
bisedës së përnatshme soliloke

(a thua se sishe tashmë përgatitur
për rrugën e vetme, për rrugën e ndritur
për rrugën e robit, për rrugën pa praj të robit
që sillet si i zënë në faj dhe harron që i vetëm
nuk mundet kurrgjë, vërtiten penelat
po bojë ska më)

drejt ëndrrës së errët, drejt periferisë.
Ka tinguj kontrabasi që shoqërojnë rrugën dhe
imazhe të sëmura, të shndritshme që sdi
se nga të vërtiten rreth e rrotull trurit ndërsa nëpër
vena rrjedh vaj e alkool. Tymi i duhanit nxjerr
lëngje prej syrit. Shkon drejt,
e sguxon që
të kthesh kokën pas

(se e gjelbra nuk mund të ishte gri
se bluja nuk mund të ishte gri, se roza nuk mund të ishte
gri, se e kuqja)

Paj,
po, gri ishin. Të gënjeva, Sanço!
Nuk kishte asnjë ishull

less paint home less paint less less home
(penelata në braktisje e sipër)

ujë, ujë, një fletë e hollë nën gjuhë edhe një
gardh prej
flokësh. dhe një pasion idioti, pasion që s’
mbaron. çka
ndodh kur ëndrrat zënë e pështjellohen vetes,
e kyçen
një nga një në radhë? çka vjen, a shkon, a
ndodh
kur yjet nisin të shkulen prej qiejsh si të ishin
kopsa
edhe zbehen drite? thërrime të tejdukshme
kripe.
bojë akrilike. tempera, gouache dhe najlon
spërkatur
yjëzim buzësh mbi telajon tënde të rëndë
e të bardhë.
mure që ndërthuren nëpër plane seksuale
tërthorë
e kryqe. një llampadar i vjetër, i rëndë e
i drunjtë që
varet përmbi borë e ti që rri si qyqe shtrirë
përmbi tablo.
çka ndodh nën agoninë e qetë të frymës?
tani ngrihesh
në këmbë dhe që të katërt ikni kapur krah
për krah
nga një shtëpi e vjetër drejt pastrehësisë.
sheh pas,
një çast, si gruaja e Lotit, pastaj vijon të ecësh,
dhe të gëlltitësh
fajin e dikujt që humbi në një luftë tjetër.
betejë
e pakuptueshme zhvillohet nëpër dhëmbë midis
logjikës
dhe kotit, mes tërfilit dhe zjarrit. rastësi.
kripëzim
fjalësh në kriporen e piktorit të famshëm tashmë,
zotit O.

zaimi

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1412