Universal
AnonymouS
Në shumicën e rasteve ka qenë dikush nga stafi ose ndonjë inxhinier që ju ka dhënë këshilla se si të shtoni jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj. Por asnjë nga mitet në vazhdim nuk është e vërtetë.
1. Mbusheni telefonin vetëm atëherë kur bateria gati është harxhuar
Bateritë e vjetra nuk ishin të “mençura” duhej që bateria të shkarkohej plotësisht që të mbushej prapë, transmeton Express. Bateritë lithium-ion punojnë me cikle dhe zgjasin për një kohë të caktuar. Një cikël llogaritet 100% e përdorimit të baterisë, pra nëse gjatë ditës keni shfrytëzuar 75% të baterisë dhe ju kanë mbetur edhe 25%. Nëse e mbushni baterinë gjatë natës cikli plotësohet jo kur bateria mbushet 100% por kur ju të shpenzoni + 25% të mbetur pa shfrytëzuar nga dje.
Kjo thyen mitin se bateria duhet të mbushet vetëm kur zbrazet plotësisht.
2. Përdorni vetëm adapterin original
I vetmi ndryshim që bënë adapteri jo origjinal i telefoni është koha për të cilën e mbushë baterinë dhe jo jetëgjatësinë apo dëmtimin e baterisë. Mbushjen e kontrollon vetë aparati telefonik dhe mund të dëmtohet vetëm nëse mbushet me adapter që nuk është për telefona.
Edhe ky mit është i pavërtetë plotësisht.
3. Mos e përdorni telefonin gjatë kohës sa është duke u mbushur
Kjo është shumë e pavërtetë. Nëse përdorni telefonin gjatë kohës sa ai mbushet kjo bënë që ai të mbushet më ngadalë.
4. Mbusheni telefonin pasi e keni blerë
Edhe kjo është një legjendë se gjoja bateria ka një “kujtesë” dhe kur e mbushni për herë të parë ajo fillon jetën e saj. Kjo është e pavërtetë plotësisht dhe bateria funksionon normalisht sikur të kishte qenë në përdorim.
5. Mos e leni telefonin duke u mbushur gjatë gjithë natës
Shumica e baterive sot përdorin një “teknologji e cila kontrollon rrjedhën” e cila redukton kur bateria arrin të mbushet 80 % i ulë elektricitetin dhe e ndalë atë plotësisht kur bateria arrin 100%. Pra, flini pa merak se bateria e telefonit tuaj i rri gati vetës dhe është e sigurt, por ky mit është i pavërtetë.