300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

altinzaka

Primus registratum
300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Pse shteti shqiptare dhe qeveria heshtin,ne vitet 90 ne shqiperi numeri i minoritareve nen 50 mije,dhe tani na u bene 300 mije,neser 1 milione,sa turpppp.po realizohen pak nga pake deshirat dhe aspiratat e grekeve,dhe zonen ushtarake te BISHTIT TE PALLES ne durres e moren,sa turpppp,, PRES NJE PJESMARJE TE GJERE NGA JU PER KETE TEME DELIKATE.
wave.gif
 

Klinton

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

E Shtune, 14 Qershor 2003
"koha jone"


QEVERIA, E PAPERGJEGJSHME PER PRANIMIN E DYSHTETESISE

Eglantina Nasi

Shqiperia nuk duhet te pranoje ne menyre absolute dhenien e dyshtetesise ndaj minoritetit grek prej Greqise! Realizimi i nje projekti te tille perben nje rrezikshmeri te larte per anen historike te Shqiperise. Kete vleresim ne lidhje me dyshtetesin` e minoritetit grek e dha posacerisht per "KJ", anetari i Akademise se Shkencave, Beqir Meta. "Une i permbahem parimit qe nje gje e tille nuk duhet te ndodhe absolutisht. Pasi kjo do i shkaktonte nje dem mjaft te madh vendit nga ana historike", pohon akademiku. Sipas tij, me realizimin e nje akti te tille, Shqiperise i duhet te pranoje para grekeve "humbjen" e nje beteje qe eshte hapur prej kohesh. "Pasi te marrin dyshtetesine, minoritaret do te kene deshire te vetequhen "greke", sepse ne kete menyre ata realizojne qellimet e tyre. Duke qene greke, ne te njejten kohe ata perfitojne statusin e nje qytetari te Bashkimit Evropian, i cili gezon me pas edhe shume te mira materiale si pensionet e siguruara, levizjen e lire etj", shton drejtori i Institutit te Historise. Ai sqaron me pas se prej vitesh po zhvillohet nje debat i ashper mes qarqeve greke dhe atyre shqiptare per numrin e vertete te minoritareve. Dhe Shqiperia ka deklaruar gjithmone se ata jane rreth 60 mije te tille. "Por ne rast se ndodh dhenia e dyshtetesise, ata me vone do krenohen duke na thene gjithmone sa c'e kishin pretenduar ata, rreth 400 mije minoritare greke ne territorin shqiptar.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Meta: &quot;Dyshtetesia, qellim i politizuar!&quot;[/list]

&quot;Para se qeveria shqiptare te miratoje nje vendim te tille, ajo duhet te shohe se cfare qellimi fshihet pas tij. Por une po e them se ai eshte nje qellim i politizuar&quot; pohon drejtori i Institutit te Historise. Sipas tij, fakti i dhenies se dyshtetesise eshte ne vetvete nje qellim dashakeq i politikes greke per te fituar sa me shume zgjedhes prane fushates elektorale. Greqia nuk ka hequr dore asnje here nga perdorimi i menyrave te tilla per te shtuar dominimin e saj ne Shqiperine e Jugut. Kjo duket ne aspektin e shkollave dhe kishave te cilat kane tentuar t'i perhapin sa me shume ne vendin tone. Sipas tyre, cdo orthodoks eshte grek. &quot;Nje ide per dhenien e dyshtetesise eshte hedhur qe ne vitet '70 nga ish-ministri grek Panajotis Tivirelis. Ishte ai qe kerkoi zyrtarisht nje hapje me te madhe te territorit per popullaten me kombesi greke qe jeton ne Shqiperi. Sepse ata kane dashur gjithmone qe Greqia ne vendin tone te kete nje akses te caktuar, madje kane arritur deri aty sa kane kerkuar qe ky akses te shtrihet dhe pertej Shqiperise se Jugut&quot;, sqaron akademiku i fushes se historise. Ai perfundon duke thene se realizimi i nje fakti te tille, do kishte pasoja mjaft te medha edhe per aspektin demografik te Shqiperise pasi do krijohej nje fluks i madh i ngaterruar njerezish te cilet nuk do merret vesh ne jane shqiptare apo greke.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Cilat jane te dhenat per etnite dhe minoritetet ne Shqiperi:[/list]

Sipas te dhenave statistikore te regjistrimit te popullsise dy vjet me pare, popullsia prezente shqiptare ne vendin tone ze rreth 90 perqind te popullsise totale, me 2.7 milione banore. Ndersa popullsia prezente e etnive joshqiptare perben gati 10 perqind te popullsise totale me nje numer rreth 330 mije minoritare. Sipas te dhenave, nga etnite joshqiptare ne vendin tone numrin me te larte e ze etnia arumune me rreth 4.5 perqind te popullsise totale dhe nje shifer banoresh prej 139 mije te tille. Pas saj, renditet etnia rome, e cila ze gati 3.5 perqind te totalit te etnive joshqiptare dhe me 100 miej banore te tille. I treti ne liste, ne vendin tone renditet minoriteti grek. Me nje popullsi prej 65 mije banoresh, ai ze rreth 2.15 perqind te popullsise prezente ne territorin shqiptar. Pas tyre, renditen pjesetaret e minoritetit maqedon me 14 mije banore, te cilet zene vetem 0.4 perqind te popullsise prezente ne Shqiperi. Popullsite e tjera ne te cilat futen serbe, cifute etj zene vetem 0.1 perqind te popullsise prezente ne Shqiperi me 4.4 mije banore te shperndare neper viset e vendit tone.
 

Klinton

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

E Merkure, 11 Qershor 2003
Gazeta &quot;Koha Jone&quot;


<ul style="list-style-type: disc">[*]PS NJEH 300 MIJE GREKE TE SHQIPERISE[/list]

Socialistet e Shqiperise e kane mbajtur premtimin e dhene PASOK-ut ne nje nga vizitat e hershme te Fatos Nanos ne Athine se emigrantet shqiptare jane te gjithe socialiste dhe se duhet te votojne per partine e Simitis. Vetem nje dite me pare nje nga gazetat me te medha greke &quot;Kathimerini&quot; ka publikuar lajmin e se nje grup deputetesh te PASOK-ut po behet gati te paraqese nje kerkese per dhenien e dynenshtetesise per 300 mije greke te Shqiperise. Te njejten gje ka botuar po dje edhe gazeta tjeter e njohur per zbulimin e skandaleve te qeveritareve &quot;Avriani&quot; (&quot;E nesermja&quot;). Kjo e fundit shkruan se ka te dhena qe deshmojne se qeveria greke ne bashkepunim me qeverine shqiptare po pergatit pajisjen e minoritareve greke te Shqiperise me pasaporte greke. Sic thote gazeta &quot;kjo behet ne menyre qe te fitoje PASOK-u ne zgjedhjet parlamentare&quot;. Per t'ia arritur kesaj duhet qe minoritaret te kene te drejte te votojne ne 2004. Lajmi i bujshem ka ngjallur reagime te shumta. Reagimet vijne kryesisht nga opozita greke e perfaqesuar nga Partia Demokracia e Re e Karamanlisit. Ceshtja ka arritur deri aty sa kryeministrit grek Simitis i eshte kerkuar deri dje ne mbremje te jape nje pergjigje per akuzen e ngritur.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Deklarimi pro-Pasok i Nanos ne Athine[/list]

Pas trazirave social-politike te vitit '97 kryeministri aktual i Shqiperise Fatos Nano ne viziten e tij te pare ne Athine u prit si hero. Platia Kanigos e mbushur nga mijera emigrante shqiptare. E djathta shqiptare vuante antipatine popullore, fale zgjedhjeve te kontestuara te '96 dhe skandalit financiar me firmat piramidale. Ne kulmin e entuziazmit i sapo dale nga burgimi i gjate politik, Fatos Nano parapelqeu te njehesonte te majten shqiptare me te majten greke. Arsyet e deklarimit te pazakonte nuk ishin te rastit. Socialistet shqiptare shihnin tek greket dhe vecanerisht tek PASOK-u aleatin e tyre strategjik per te aderuar ne Internacionalen Socialiste si dhe per te siguruar mbeshtetjen e munguar te politikes perendimore.

Dy partite socialiste te Ballkanit, per me teper te dy shteteve fqinje me nje histori te perafert, e thelluan edhe me tej miqesine. Kjo fale edhe rolit te padiskutueshem te Fatos Nanos dhe lidhjeve te tij te shumta me politikane greke. Madje keto vitet e fundit aferia politike e te majteve shqiptare me greket ne pushtet eshte pare me dyshim nga analistet politike. Te mirat e binjakezimit politik PS-PASOK u ndjene ne politiken greke te emigracionit. Nuk ka qene e rastit qe fushatat e policise greke te tipit &quot;fshesa&quot; nuk kane pasur asnjehere permasat e njohura, kur ne Shqiperi qeverisnin te djathtet. Megjithate kostua e socialisteve qe ne te vertete ka qene edhe kosto per vete vendin, nuk ka qene e vogel. Greket kerkuan dhe moren jo pak nga ekonomia e vendit. Mjafton te kujtohet se dy operatoret e telefonise celulare jane greke.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Pasaportizii, greket pretendojne per 300 mije minoritare[/list]

Pajisja me pasaporta i minoritareve greke nuk mund te jete aq i thjeshte sa duket. Kjo per arsye te mungeses se dokumentacionit perkates qe te vertetoje pjesen homogjene te emigracionit shqiptar. Vetem pak kohe me pare greket kane deklaruar se ne Shqiperi jetojne se paku 300 mije nenshtetas me kombesi greke. Nese do te arrihej dynenshtetesia, PASOK do ta kishte absolutisht te sigurt fitoren edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo eshte fare e dukshme nese do te shihen sondazhet e institucioneve serioze ne vendin e heleneve, ku Demokracia e Re ka nje fare epersie mbi partine e Simitisit. Njehsimi i monedhes ka shkaktuar shume pakenaqesi ne popullaten greke, per shkak te rritjes se kostos se jeteses.


<ul style="list-style-type: disc">[*]PASOK nen presion, PS hesht[/list]

Fale reagimeve te shumta ne radio dhe televizion, pritej qe dje ne mbremje pergjigjja e Kostas Simitis per akuzen e ngritur nga gazeta &quot;Avriani&quot;, por edhe per propozimin e deputeteve te PASOK-ut te lajmeruar nga gazeta tjeter &quot;Kathimerini&quot;. &quot;Ne kishim kohe qe hetonim per kete operacion te PASOK-ut ne bashkepunim me qeverine shqiptare&quot;, shkruante gazeta investiguese &quot;Avriani&quot;. Serioziteti i gazetes ne fjale eshte pare dukshem sidomos pas disa akuzave per korrupsion ndaj qeverise &quot;Simitis&quot;. Fale denoncimit trondites nje minister dha doreheqjen. Sipas analisteve greke ka gjasa qe PASOK te heqe dore nga ndermarrja qe do t'i siguronte fitoren e zgjedhjeve te 2004. Per me teper qe nuk ka qene rasti i pare. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare PASOK u nxitua te pajiste me dynenshtetesi ruset dhe bullgaret ne zonen veriore te Greqise. Skandali u denoncua atehere nga gazetari i njohur Maqis Triandafilopulos. Fale kesaj politike te maskuar bukur me petkun nacionalist PASOK arriti te fitonte zgjedhjet ne disa zona problematike.

Nderkohe Tirana zyrtare, ndonese bashkeiniciatore e kesaj nisme te dyshimte, nuk ka bere asnje deklarim zyrtar. Nga kjo loje politike socialistet shqiptare ne pushtet nuk do te dilnin aspak te humbur. Homogjenet greke nuk do te ngurojne t'ia shperblejne PS-se me te njejten monedhe si edhe PASOK-ut nderin e dynenshtetesise ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi. Ne kete pikeveshtrim skandali perfshin te dy qeverite e fqinjeve ballkanike.
 

ARTAN GJELI

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] E Shtune, 14 Qershor 2003
&quot;koha jone&quot;


QEVERIA, E PAPERGJEGJSHME PER PRANIMIN E DYSHTETESISE

Eglantina Nasi

Shqiperia nuk duhet te pranoje ne menyre absolute dhenien e dyshtetesise ndaj minoritetit grek prej Greqise! Realizimi i nje projekti te tille perben nje rrezikshmeri te larte per anen historike te Shqiperise. Kete vleresim ne lidhje me dyshtetesin` e minoritetit grek e dha posacerisht per &quot;KJ&quot;, anetari i Akademise se Shkencave, Beqir Meta. &quot;Une i permbahem parimit qe nje gje e tille nuk duhet te ndodhe absolutisht. Pasi kjo do i shkaktonte nje dem mjaft te madh vendit nga ana historike&quot;, pohon akademiku. Sipas tij, me realizimin e nje akti te tille, Shqiperise i duhet te pranoje para grekeve &quot;humbjen&quot; e nje beteje qe eshte hapur prej kohesh. &quot;Pasi te marrin dyshtetesine, minoritaret do te kene deshire te vetequhen &quot;greke&quot;, sepse ne kete menyre ata realizojne qellimet e tyre. Duke qene greke, ne te njejten kohe ata perfitojne statusin e nje qytetari te Bashkimit Evropian, i cili gezon me pas edhe shume te mira materiale si pensionet e siguruara, levizjen e lire etj&quot;, shton drejtori i Institutit te Historise. Ai sqaron me pas se prej vitesh po zhvillohet nje debat i ashper mes qarqeve greke dhe atyre shqiptare per numrin e vertete te minoritareve. Dhe Shqiperia ka deklaruar gjithmone se ata jane rreth 60 mije te tille. &quot;Por ne rast se ndodh dhenia e dyshtetesise, ata me vone do krenohen duke na thene gjithmone sa c'e kishin pretenduar ata, rreth 400 mije minoritare greke ne territorin shqiptar.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Meta: &quot;Dyshtetesia, qellim i politizuar!&quot;[/list]

&quot;Para se qeveria shqiptare te miratoje nje vendim te tille, ajo duhet te shohe se cfare qellimi fshihet pas tij. Por une po e them se ai eshte nje qellim i politizuar&quot; pohon drejtori i Institutit te Historise. Sipas tij, fakti i dhenies se dyshtetesise eshte ne vetvete nje qellim dashakeq i politikes greke per te fituar sa me shume zgjedhes prane fushates elektorale. Greqia nuk ka hequr dore asnje here nga perdorimi i menyrave te tilla per te shtuar dominimin e saj ne Shqiperine e Jugut. Kjo duket ne aspektin e shkollave dhe kishave te cilat kane tentuar t'i perhapin sa me shume ne vendin tone. Sipas tyre, cdo orthodoks eshte grek. &quot;Nje ide per dhenien e dyshtetesise eshte hedhur qe ne vitet '70 nga ish-ministri grek Panajotis Tivirelis. Ishte ai qe kerkoi zyrtarisht nje hapje me te madhe te territorit per popullaten me kombesi greke qe jeton ne Shqiperi. Sepse ata kane dashur gjithmone qe Greqia ne vendin tone te kete nje akses te caktuar, madje kane arritur deri aty sa kane kerkuar qe ky akses te shtrihet dhe pertej Shqiperise se Jugut&quot;, sqaron akademiku i fushes se historise. Ai perfundon duke thene se realizimi i nje fakti te tille, do kishte pasoja mjaft te medha edhe per aspektin demografik te Shqiperise pasi do krijohej nje fluks i madh i ngaterruar njerezish te cilet nuk do merret vesh ne jane shqiptare apo greke.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Cilat jane te dhenat per etnite dhe minoritetet ne Shqiperi:[/list]

Sipas te dhenave statistikore te regjistrimit te popullsise dy vjet me pare, popullsia prezente shqiptare ne vendin tone ze rreth 90 perqind te popullsise totale, me 2.7 milione banore. Ndersa popullsia prezente e etnive joshqiptare perben gati 10 perqind te popullsise totale me nje numer rreth 330 mije minoritare. Sipas te dhenave, nga etnite joshqiptare ne vendin tone numrin me te larte e ze etnia arumune me rreth 4.5 perqind te popullsise totale dhe nje shifer banoresh prej 139 mije te tille. Pas saj, renditet etnia rome, e cila ze gati 3.5 perqind te totalit te etnive joshqiptare dhe me 100 miej banore te tille. I treti ne liste, ne vendin tone renditet minoriteti grek. Me nje popullsi prej 65 mije banoresh, ai ze rreth 2.15 perqind te popullsise prezente ne territorin shqiptar. Pas tyre, renditen pjesetaret e minoritetit maqedon me 14 mije banore, te cilet zene vetem 0.4 perqind te popullsise prezente ne Shqiperi. Popullsite e tjera ne te cilat futen serbe, cifute etj zene vetem 0.1 perqind te popullsise prezente ne Shqiperi me 4.4 mije banore te shperndare neper viset e vendit tone. [/qb]
Si qenka e mundur qe te gjithe ta kundershtoni nje fakt te tille?
Edhe une do te mohoja kombesine time po qe se do tme jepnin nje pasaporte te huaj ae gjithesesi me te forte se te tonen.
A nuk e dini juve qe me pasaporten tone nuk mun te levizesh nga Kuksi ne Sarande se te zene rruges dhete thone se kjo eshte fals.
Dhe shtrohet pyetja se cfar mirnjohje mban ne vehtevete pasaporta shqiptare dhe aq me teper nje vend si i yni?
Anuk do te mohoje ti kombesine perpara dickaje fitimprurse dhe fuqiplote e nderuar dhe e respektuar ne te tere boten?

ONIRO.UK
 

Kollarja

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Ti ke perdhosur krenadhine e te fashmit ATMAN.

Keto jane te garantuara nga Presidhjeri i Shqiprise, dhe qevedhjera e Shqiprise.

O sa krenar qe jemi per Shqipdhjeren.
 

GENT

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Mos fol ashtu se shqiperia spo drejtohet nga shqiptare POR NGA GREKOFONE.

A E NJINI FOTIADHIN ?
SIKUR TA HEQIM QAFE FIZIKISHT SHUME GJERA DO NDRYSHOJNE NE SHQIPERI .
I PARI NDIKIMI GREK.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Fillimisht postuar nga ONIRO:
[qb] Si qenka e mundur qe te gjithe ta kundershtoni nje fakt te tille?
Edhe une do te mohoja kombesine time po qe se do tme jepnin nje pasaporte te huaj ae gjithesesi me te forte se te tonen.
A nuk e dini juve qe me pasaporten tone nuk mun te levizesh nga Kuksi ne Sarande se te zene rruges dhete thone se kjo eshte fals.
Dhe shtrohet pyetja se cfar mirnjohje mban ne vehtevete pasaporta shqiptare dhe aq me teper nje vend si i yni?
Anuk do te mohoje ti kombesine perpara dickaje fitimprurse dhe fuqiplote e nderuar dhe e respektuar ne te tere boten?

ONIRO.UK [/qb]
Une nuk e di qe ka kaq naive te besojne se vertet Greqia do t'i japi pashaporte shqiptareve. Ata bejne premtimin, njerzit si puna jote vrapojne te nderrojne kombesine, dhe ne fund Greqia thote prit se ngryshova mendim. Ne kete rast pashaportat greke nuk jepen dhe ajo qe arrihet nga Greqia eshte vetem rrtija artificiale e kombsesise greke ne Shqiperi. &quot;Minoritaret&quot; e rinj kthehen mbrapsht ne &quot;Atdhe&quot; me nje marveshje te re dypaleshe ku Greqia premton investimin e miliardave ne Jug te Shqiperise vetem e vetem qe &quot;minoritaret&quot; te popullojne &quot;Epirin e Veriut&quot;.

Kjo eshte loja qe e kuptojne edhe emigrantet tane por qe jane fatkeqe dhe qe nuk kane rruge tjeter vecse te behen lolo dhe top ne pasat qe bejne politikanet e te dy vendeve...politikanet tane do fusin milionat ne xhep kurse politikanet greke pervec milionave do mbahen mend per genocidin me te madh &quot;paqsor&quot; qe i behet nje kombi tjeter...
 

Klinton

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

E Merkure, 18 Qershor 2003


BISHTI I PALLES, DYSHTETESIA DHE HIJA E SHOVINIZMIT GREKOMADH

<ul style="list-style-type: disc">[*]Agron Alibali[/list]

Hapat e fundit te qeverise greke per trajtimin e &quot;dyshtetesise se grekeve te Shqiperise&quot; si &quot;problem kombetar&quot; sjellin ne vemendje se ende disa pjesetare te administrates se Athines e kane te veshtire per t'u shkeputur nga doktrina shoviniste e Greqise se Madhe, pavaresisht se Greqia sot eshte nje vend anetar i BE-se dh NATO-s. Me te vertete, ne nje vend qe pretendon te jete djepi i demokracise europiane e flamurtar i europianizimit dhe integrimit te Ballkanit nuk kane vend enderrime shoviniste dhe shfaqje te fondamentalizmit fetar qe frymezojne strategji te rrezikshme destabilizuese ne rajon.

Nje diplomat qe shkel normat

Me 8 qershor 2003 Ambasadori Iliopulos u shpreh boterisht per marreveshjen e Bishtit te Palles vetem pak kohe para diskutimit te saj ne Kuvend. Si nje nderhyrje dhe trysni e mirefillte ne procesin legjislativ te vendit, kjo sjellje bie ndesh me Nenin 41.3 te Konventes se Vienes per Marredheniet Diplomatike, qe detyron te gjithe diplomatet per &quot;te mos nderhyre ne punet e brendshme te Shtetit Prites&quot;.

Nga ana tjeter, komentet e Zotit Iliopulos dhe shprehjet e &quot;zhgenjimit&quot; ndaj Presidentit te Shqiperise cenojne kodin e miresjelljes diplomatike si dhe normat elementare te se drejtes zakonore nderkombetare sipas te cilave nje diplomati nuk i lejohet te ndermarre kritika publike ndaj kryetarit te Shtetit Prites.

Nuk dihet nese Ministria e Puneve te Jashtme shqiptare te kete reaguar ndaj veprimeve te te Ambasadorit grek, nderkohe qe ky i fundit viziton triumfalisht qytete te tjera te vendit.

Gjithashtu, jane po aq te papranueshme edhe komentet e tjera te Z. eliopulos lidhur me marredheniet ushtarake te Shqiperise me vende te tjera anetare te NATO-s.

E verteta eshte se asnje vend tjeter anetar ose jo i NATO-s, perveA Greqise, nuk ruan pretendime te hapura apo te fshehta ndaj Shqiperise, apo nuk mban ende te paabroguar ndonje Dekret Mbreteror per Gjendjen e Luftes me kete te fundit.

Keshtuqe Z. eliopulos, apo shefat e tij ne Athine, nuk ka pse te jene xheloze qe Shqiperia zhvillon marredhenie dhe aleanca mbrojtese me SHBA-ne, etaline, Turqine, Gjermanine, apo me vende te tjera sipas interesave te saj.

Po qe se Ministria greke e Mbrojtjes eshte vertete serioze ne marredheniet me Shqiperine, atehere le te shfuqizoje paraprakisht dispozitat e Doktrines Ushtarake te Mbrojtjes se Perbashket qe perfshijne Qipron dhe Shqiperine e Jugut nen ombrellen mbrojtese greke, si dhe te terheqe apo te deklaroje te pavlefshme te gjithe literaturen zyrtare te saj ku pretendohet Shqiperia e Jugut.

Marreveshje riparimi apo qeraje?

Te nesermen e deklaratave te Z. Iliopulos, Kuvendi i Shqiperise ri-miratoi marrevesjen e Bishtit te Palles, te paraqitur si nje &quot;ndihme&quot; bujare per ndreqjen e bazes detare. Ne fakt, nga nje lexim i kujdesshem i saj te lind pyetja nese ketu kemi te bejme me riparim apo dhenien e bazes me qera per gjashte vjet, me tarife me pak se nje milion Euro ne vit. Perse pra, nje ndertese me syprine 1600 metra2 te kerkoje pese vjet kohe riparim, sebashku me thellimin e kanalit hyres?

Opinioni publik dhe votuesit shqiptare meritojne qe t'u thuhet hapur nese ketu ne te vertete kemi te bejme me nje marreveshje qeraje, ne menyre qe edhe procedurat per miratimin e saj, si dhe tarifat perkatese, te jene te tjera. Sidoqofte, disa kuvendare ne Tirane u nguten kur hodhen poshte Dekretin e Presidentit Moisiu. Kuvendi duhet te kish marre parasysh opinionin e arsyetuar te insitucionit te Presidences, aq me teper kur Presidenti i vendit eshte edhe nje ushtarak i shquar dhe me pervoje. Po ashtu, Kuvendi duhej te degjonte Komisionin Parlamentar te Mbrojtjes, si dhe te merrte parasysh rrethana te tjera qe ngerthejne probleme te se drejtes kushtetuese. Nje e tille do te ishte anashkalimi nga ana e Ministrit te Mbrojtjes te institucionit kushtetues te Keshillit te Mbrojtjes, apo negocimi i nje marreveshjeje nderkombetare pa pjesemarrjen e Ministrise se Jashtme. Pa permendur ketu mos-abrogimin e Dekretit Mbreteror te 1940, si dhe probleme qe lidhen me kursin e dokumentuar ekspanionist grekomadh te Ministrise greke te Mbrojtjes.

Tash Ceshtja ka marre karakter kushtetues dhe Presidenti mund te terheqe mendimin e Gjykates Kushtetuese ne kete debat. Ne fund te fundit, kjo Gjykate e nderuar e ka tagrin te shqyrtoje perputhjen me Kushtetuten te marreveshjeve nderkombetare ku Shqiperia eshte pale.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Dyshtetesia, loje apo realitet?[/list]

Ende pa u thare boja e vendimit famekeq te Kuvendit, u mesua per problemin e dyshtetesise. Kjo u be fill pas nje shkrimi ne gazeten opozitare &quot;Kathimerini&quot;, nje taktike qe u perdor edhe tri vjet me pare, kur z.Nano kritikoi mos-heqjen e depozitave te karburantit nga porti i Durresit, gje qe shkaktoi reagimet e ashpra te &quot;Kathimerinit&quot; dhe me pas te z.Simitis.

Pas shkrimit ne &quot;Kathimerini&quot;, zedhenesi i qeverise greke u deklarua per &quot;dyshtetesine e grekeve te Shqiperise&quot;, si nje ceshtje &quot;kombetare&quot; ku qeveria e opozita paskan nje qendrim.

Sigurisht ketu nuk eshte problemi tek marrja e dyshtetesise per minoritaret e mirefillte, pasi ata, si te gjithe shtetasit shqiptare nuk kane ndonje pengese ne kete drejtim nga ana e legjislacionit shqiptar. Problemi i vertete qendron tek perkufizimi i &quot;minoritareve&quot; si dhe tek legjislacionin tejet restriktiv grek per problemet e shtetesise dhe dyshtetsise.

Per fat te keq, kriteret qe zbatohen ne Greqi per &quot;minoritaret&quot; nuk jane objektive, por vetem subjektive, ku themelore mbetet &quot;ndjenja&quot; apo ndergjegja e brendshme, si dhe feja ortodokse e subjektit. Kuptohet qe, perkufizimi i tejgjere i Athines do te perfshinte edhe ortodokset shqiptare - dhe jo pra vetem dropullitet apo vurkaret - duke ringjallur keshtu mithet e perenduara te Greqise se Madhe.

Sa i takon legjislacionit grek, sikurse u theksua, ai eshte nder me restriktivet ne kontinent, gje qe ka sjelle nje varg kritikash ne disa lagje diplomatesh dhe aktivistesh. Nje shembull ne kete drejtim eshte numri ende relativisht i madh i personave pa shtetesi ne reqi, si dhe mohimi i shtetesise greke ndaj popullsise se larguar me dhune nga Greqia Veriore gjate e pas Luftes se Dyte Boterore, qofshin keta maqedonas apo Came.

Nuk duam te besojme se &quot;dyshtetesia&quot;, si problem &quot;kombetar&quot;, te jete pjese e nje fushate sistematike te Athines per helenizimin e Shqiperise se Jugut. Aventurizmi, rrezikshmeria dhe pasojat politikave te tilla nuk jane veshtire te kuptohen.

Shqetesime te mbeshtetura jane ngritur, per shembull, ne nderhyrjen apo ndjeshmerine e skajshme te Athines ndaj Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe ne &quot;kujdesin&quot; qe drejtimi i saj te mbetet ne duar te huaja, ne kundershtim me vete statutin e historine e Kishes.

Ato dalin, gjithashtu, ne mospermbushjen e detyrimeve te Athines - te cilat burojne nga normat e se drejtes nderkombetare - per abrogimin de jure te Dekretit Mbreteror te vitit 1940 per Gjendjen e Luftes me Shqiperine.

Shqetesime ka krijuar edhe prirja e Athines per nje pozite mbizoteruese, ne mos monopoliste, ne sektore strategjike te ekonomise e tregjeve shqiptare, qofte edhe me disa te ashtuquajturave privatizime, te cilat ne fakt kane qene transferim pronesie nga pronari shteti shqiptar ne shtetin grek. Nderkohe mund te thuhet se fryma e sotme europiane ne Greqi bie ndesh me politika te tilla, por edhe me refuzimin e qeverise greke per te pranuar ekzistencen e minoritetit shqiptar ne Greqi, ku perfshihen arberoret dhe Aamet.

Por, po qe se Athina kembengul qe te numeroje si greke te gjithe ortodokset shqiptare - korAare, gjirokastritet apo bregas, si dhe ata qe kane nderruar emra e besim fetar nen trysnine psikologjike dhe ekonomike qe hasin ne Greqi - atehere sigurisht qe keto hapa duhet te hidhen poshte nga qeveria shqiptare, por edhe nga Bashkimi Europian.

Ne vend te mbylljes

Dyshtetesia eshte nje koncept juridik qe do te kete zhvillime ne shtepine e madhe europiane qe po projektohet sot ne Europen gjeografike e institucionale. Nje instrument themelor per kete mbetet Konventa Europiane e Shtetesise e vitit 1997.

Dyshtetesia nuk lind e nuk mund te perdoret si mjet per njemendesimin e strategjive me karakter shovinist, qofte edhe kur mbulohen me petkun e &quot;interesit kombetar&quot; apo te te drejtave te njeriut, apo kur vijne nga nje vend anetar i Bashkimit Europian. Greqia, si shtet serioz dhe me vokacion te mirefillte europian, duhet para se gjithash te njohe dyshtetesine per popullsine e larguar me dhune nga Greqia Veriore gjate e pas Luftes se Dyte Boterore, qofshin keta Aame, maqedonas apo bullgare, perfshire edhe pasardhesit e tyre.

Greqia, si shtet qe mbron te drejtat e njeriut, duhet te njohe minoritetin shqiptar arberor (arvanitas), duke u dhene atij status juridik te njejte me Aka gezojne arbereshet ne etali.

Vetem atehere problemi i dyshtetesise per minoritaret greke shtetas shqiptare, qofshin keta dropullite, vurkare apo pogonas, do te trajtohesh i Aliruar nga ngarkesat emocionale dhe mbetjet shoviniste te Greqise se Madhe, te hasura jo rralle edhe sot e gjithe diten ne Greqi.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

O klinton jame plotesisht dakorte me ty, Greqia eshte turpi i europes,nuk meriton te jete ne familjen europiane,dhe nuke rrespektone te drejtat me themelore te njeriut,ku emigrantet jetojne me frike dhe me perbuzje.
wave.gif
 

marko

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Ja e zeme se nuk u pranua dyshtetesia.
Ata heqin dore nga ajo shqiptare dhe marrin ate greke?
Ku qendron fitimi ne kete rast?
A mund ti fajesosh keta njerez pse duan dhe ata pensione te siguruara, te drejta e tyre te mbrojtura etj?
NMuk eshte aq e thjeshte vellezer.
Moslejimi i dyshtetesise nuk eshte zgjidhje.
Permiresimi i kushteve te jeteses per Shqipetaret eshte zgjidhja.
 

Kollarja

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Fillimisht postuar nga U2:
[qb] O klinton jame plotesisht dakorte me ty, Greqia eshte turpi i europes,nuk meriton te jete ne familjen europiane,dhe nuke rrespektone te drejtat me themelore te njeriut,ku emigrantet jetojne me frike dhe me perbuzje.
wave.gif
[/qb]
Po Shqipria te drejtat e kujt mbron, se te shqiptarve jo e jo.

Ju s'jeni te zote me rregullu nje Shqipri te qelbur, doni me rregullu Greqine

Ose shkoni se ju kerkojne ne Amerik me rregullu nje çik ate Ameriken se po prishet!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Fillimisht postuar nga epirot:
[qb] Mos fol ashtu se shqiperia spo drejtohet nga shqiptare POR NGA GREKOFONE.

A E NJINI FOTIADHIN ?
SIKUR TA HEQIM QAFE FIZIKISHT SHUME GJERA DO NDRYSHOJNE NE SHQIPERI .
I PARI NDIKIMI GREK. [/qb]
Po kush i vuri ne krye te qeverise ata?!
Jemi te gjithe qe e pranojme, sepse krenaria na ka humbur. Na pelqen te krenohemi..por s'kemi me cfare te krenohemi!
 

benevolent

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Vertet kohet e fundit po ndodhin çudira ne politiken Shqipetare.Ndonese jemi shtet i varfer dhe po pranojme çdo kerkese qe behet nga shtetet me potanciel ekonomik,nuk duhet te harrojme ose te shkelim interesat e kombit gje qe ne te ardhmen per ne mund te jene kercenime dhe sdo mund ti kthejme me mbrapa.Ketu dhe une çuditem me numrin e minoritareve nga Greqia qe u shtuan aq shpejt...!Si mundet,mos valle keto njerez kane qene te padukshem dhe u shfaqen menjehere atehere kur donte shteti fqinj?Shqiperia eshte vendi i Shqipetareve dhe po ashtu dhe toka eshte e jona dhe sduhet te leme askend te veproje si te doje ne ketet toke qe e kemi trashegim nga i madhi Gjergj Kastriot SKENDERBEU.
Prandaj interesat e vendit jane te ditura dhe sduhet te shkelen...
 

benevolent

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Nuk duhet harruar qe ne Greqi jetojne shume shqipetare nuk fus emigrantet qe kane shkuar te punojne qe nga 90,por ato te cilet jetojne dhe kane jetuar ne vite.Per fat te keq Greku i ka helenizuar,dhe nuk pranon minoritete te tille.Po ashtu per Çamet te cilet kerkojne pasurine e tyre ne Greqi por shteti Grek nuk i njeh.Ku eshte Shqiperia qe rri duar lidhur dhe nuk kerkon te drejten e ketyre shqiptareve?Por ngrin numrin e Minoritareve Greke ne Shqiperi dite pas dite?
Mos harroni ne Greqi thuhet....(ALVANO FOBIA)..
 

ilirjan

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Ala ka idiota ne shqipni qe mendojne se minoriteti Grek ne shqipni eshte 50,000 banore,
Ore idiota minoriteti Grek eshte 320,000 banore, Sllav bullgare 65,000 banore (nga kata 35,00 banore jane musliman), sllav malezes 18,00 banore, sllav serb(mysliman) Goran 25,00 banore,
Egjyptian 190,000 banore, Cigan (rome)60,00 banore, Coban (vlleh) 170,000 banore, dhe minoritete te tjera te vogla te pallogaritshme si Cifute, Turq, Armen.
Ky eshte realiteti i shqiperise 3 milionce, dhe sa me shume te identifikohen minoritetet aq me mire per kombin shqiptar, ku ka minoritet ka komb ku nuk ka minoritet nuk ka komb, se kufiri i shteteve nuk prehet me thike.
 

babi

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

O ILI,

qenke goxha kaur ti, qe na bere te gjitheve idiote. Me fal a mund te me thuash se nga i ke marre keto statistika, apo keshtu mendon ti personalisht.

shrug.gif
 

adani

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

Vetet shqipetaret ose jo munde te gezohen se pas marrjas se pashaportes do tu hapet dera e parajses por te ciles parajse?Ne greqi ka racizem qyteti nga qytet brenda greqise e jo me ndermjet shqipetare dhe greke.Athinasit nuk thone qe jane nga greqia por nga athina (shembull)Dhe kjo eshte per te gjithe kudo qe ndodhen grekerit ndihen per vete te huaj dhe pa mbeshtetje ne qytet apo fshat qe nuk eshte i tyre dhe kjo se grekerit jane racista te vetes se tyre.Lere pastaj qe te gjithe ndihen te pasigurte dhe pa te ardhme nga ekonomia shume e dobet e vendit.Mendo tani se c'fare te ardhme do kene &quot;grekerit&quot; e rinje ne greqi.
shrug.gif
 

nik nika

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

kjo eshte miqesa shqiptaro greke
 

nik nika

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

kjo eshte miqesa shqiptareo greke
 

nik nika

Primus registratum
Re: 300 mije pasaporta per minoritaret, kthime ne idete shoviniste greke

kjo eshte miqesia shqiptaro greke
 
Top