29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

RobertdeNiro

Primus registratum
29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Ne ato kohe te renda te mjerimit,
kur bora u nxi,e balta zu thinje.
Mafiozet per te mbuluar korrupsionin,
nxorren ne parade ca ish-barinj.


Me keto vargje te perpunuara, nga poema e nje shkrimtari, i cili blinte nga diktatori me te, lejebotimin e disa romaneve ne rrang kryeveprash (emrin kerkojeni tek kandidatet per nobel ne literatur), po qaretsoj se kjo teme e hapur nuk e ka vendin tek forumi per histori,por pikerisht ketu tek politika.

Dje me 29 Nentor,nga pamjet televizive,pame dy kandidatet e mundshem per kryeminister, qe PS mund te ofroj per zgjedhjet e Qershorit 2005.

- Njeri, i shkurter, i rrumbullaket ( imagjinoni nje cilinder,qe e ka diametrin sa ka lartesine), kishte hipur ne te njejtin vend,ne te njejten tribune ku 40 vjet me rralle qendroi „Ta-rrasi“ dhe mundohej te ngjallte nostalgji, tek votuesit e tij me moshe mesatare 78 vjet.
Duke njohur ate shprehjen e vjeter: Njerzit kur plaken ,behen si femijet (parashkollor),
Don Nano, pagoi qindra mijra dollare,per t`ju organizuar kete karnaval me rroba ushtarake.

3500 trupa ( te veshur me rroba te reja), ca kamjone (qe ushtrite e vendeve fqinje,per te mos paguar para per eleminimin e tyre, na i kane falur), ca topa kinez ( qe Zani Caushi dhe shoket e tij, nuk denijuan ti preknin), ca autoambulanca, ca makina zjarrfikse dhe dy “Fugon” fluturues te tipit “Mig”.

I lumtur Don Nano e kuptonte, nga syte e “voglusheve” 78 vjecar qe shendrinin, se votat e tyre ishin per te.


-Tjetri, modern, i gjate ( dhurate e shume viteve te ushtimit ne Basketboll ),karizmatik,
inaguronte nje lulishte (te mrekullueshme) shumngjyreshe, duke martuar nje cift te rinjsh me mbiemrin Hasa ( nga mbiemri duhet te jene Tiranas gati prej 100 vjetesh. Qe ne kohen e luftes Ballkanike,kur shume shqiptare nga verilindja,per ti shpetuar genocidit erdhen ne Tirane). Qukapik eshte tjetri, nuk mori as “lab” e as “malok” Tirane, per kete celebrim.
Pas clebrimit qe kreu ( me fuqine qe i jep ligji), kryebashkiaku Tiranas ofronte llokume per te pranishmit.( Me siguri bashkia nuk ka patur para te mjaftueshme per te ofruar nga nje gote “Shampanje”, cka do nxirte ne pah me shume prirjet perendimore te shefit . Ndaj u mjaftua me paralelopipedin prej niseshteje,sheqeri edhe arrash, qe njihet vetem nga vendet ku u valvit me shekuj flamuri osman).
Shume artiste shqiptare, qe bejne art modern, do e kene ndjekur te mrekulluar kete performance te kolegut te tyre. Ata nuk do i kete ngacmuar aspak fakti, qe Edi ju ofroi llokume me nje shprehje sarkazme te theksuar ne fytyre, nje pjese te gazetareve (sigurisht kritik te tij), qe po ndiqnin celebrimin - performance.

Qe kur ka pergatitur programin e kesaj dite, Edi e ka ditur, se votat e artisteve, te te rinjve (tifozeve te “Kafazit te arte”), grave dhe burrave ( tifoze te telenovelave a la „Zhade“) i futi ne fushen elektromagnetike te aores se tij.


Pra pas 29 Nentorit, u theksuan edhe me shume dy alternativat qe mund te ofroj PS.

Njera eshte Nano ( kryemafiozi) qe do te rrij ne pushtet me votat e pleqve, nepunesve te shtetit dhe atyre qe perfitojne nga korrupsioni i klanit te tij.
Kjo eshte edhe alternativa me e rrezikshme dhe me keqe per Shqiperine.


Tjetra eshte Edi Rama, qe me performancat dhe instalacionet e artistit modern (lyerja e fasadave te pallateve, dritat lejla ne urat e Lanes, lulishtet shumngjyrshe, celebrim martesash, “Nata e Brdhe” jo e San Petersburgut por e Tiranes, hapja per popullin e “Pallatit Mbreteror” te mbretit me “gjak blu” Ahmet .) , po thith per vete votues pa hesap.

Po ti shtojme listes se cilesive te Edit edhe ndryshimet qe kane ndodhur me te,pas takimin me ciftin Bush ( nga fjalori i tij jane hequr fjalet e ndyra, nuk perdor me emertimet malok ose katunar. Per te tashme perendimi eshte ne Amerike, lindja ne Japoni, veriu ne Suedi dhe jugu ne Australi (ka thene ne “Top Shou” nje nate) dhe Shqiperia eshte aq e vogel sa ai nuk ka mundesi te bej dallimet jug-veri linde-perendim ne te.) ateher ai eshte alternativa me e mire e PS.


POR

A eshte Edi Rama alternativa me e mire edhe per Shqiperine???
A ka ai mundesi,fuqi,guxim dhe deshire,qe korrupsionin e zhvilluar deri ne persosmeri nga partia e tij, ta luftoj deri ne zhdukje???
Dhe se fundi, a do e lejojne “xhaketat e vjetra” rrokaden Nano-Rama???
 

Renea88

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

o Isaak njuton kryevepr e analizimit te politikes shqiptare pse behesh si fatos Lubonja se paskeni qene vetem per te kritikuar....ka ardh koha qe jeten politike shqiptare ta drejtoje nje njeri qe i ka premisat per te ndryshuar dicka dhe nqse ky emer eshte Edi rama pse jo, le te jete ai i pari......nqse flet per ate parakalimin e ushtrise shqiptare kjo eshte varferia qe na la tarasi dhe qe e cuan me tej nano Berisha e Co.........apo per 40 vjet kishim Mirazh, F16 apo B2 ....keto mrekullira na la Dulla dhe disa pinjolle te tij si nano e Berisha.
Edi rama e beri nje lulishte dhe ne qofte pak dil e bejeni ju kritiket qe hidhni plehtrat nga ballkoni e jeni te vetmit per te kritikuar se Tirana spo ndryshon..-...Atehere c lulishte apo dicka tjeter po nderton ti?????????????
 

DFV

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Per mendimin tim e vetmja e keqe e Edi Rames eshte
te qenit antar i asaj parti hajdute dhe mafjoze qe mban emrin PS.
Kete parti te mafjozit Nano e kompani bashke me partin e idjotit Berisha nuk ka lume e dete qe mund ti laj me ato pislleqe qe kane bere dhe sigurisht as Edi Rama nuk mundet, megjithese nuk mund ti mohohen aftesit drejtuese qe ka.
 

liridashes

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Po me kazinotë ç’patën xhanëm? (Sus me kumarin se do ju nxjerrin në bodec!!!)

Adri Nurellari*


Gjatë këtyre ditëve në qëndër të debatit publik është futur çështja e kazinove që nisi nga vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për të dhënë liçensën për pesë syresh. Aktorë të ndryshëm publik, në vënd të merren me procedurën e dhënies së kësaj liçence, me faktin që edhe njëherë “rastis” që të jetë një kompani greke kandidati më i mire në ankandin e parë, si dhe me dhënien e vështirë dhe selektive të një liçence (pra ndërtimit të një monopoli) por me aspekte të tjerë dytësore etike.
Në krye të këtij debate ka qënë lëvizja “Mjaft” e cila e ka kundërshtuar rreptësisht hapjen e kazinove, ka kërkuar që të përfshihet komuniteti në vendim-marrje si dhe kazinotë të çohen në zona të largëta.
Së pari kjo çështja që del tani ngjan si kofini pas të vjelit, pasi lojrat e fatit, llotaritë e bingot kanë goxha kohë që janë përhapur dhe janë tashmë masive për popullsinë. Prandaj unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh të sjellë prej hapjes së një kazinoje. Se si duhet të përfshihet komuniteti sipas Mjaft-it është gjithashtu goxha e turbullt. Shqipëria e ka tashmë një parlament, një qeveri sovrane dhe legjitime si dhe ka pushtet lokal të zgjedhur nga komunitetet përkatëse dhe përfaqësuese të tyre dhe une nuk shikoj se me anën e cilave struktura të tjera paralele apo rivale mendon Mjaft-i se duhet të merret vendimmarrja në lidhje më kazinotë.
Kjo çështja e degdisjes së kazinove në vende të humbura pastaj, nuk qëndron fare empirikisht, pasi dihet që disa nga kazinotë më të famshme kanë qënë në Montekarlo, Gjibraltar e Bejrut që janë pika kyçe të Mesdheut. Është e vërtetë që Las Vegas, Rino dhe rezervatet indiane janë goxha vende të largëta, mirepo në SHBA ka kazino edhe në Atlantik Siti që gjendet në Veri-Lindje dhe që është zona më e populluar e Amerikës. Po ashtu një ndër arsyet pse qeveria amerikane iu ka dhënë rezervateve indiane të privilegjin për të hapur kazino, ka qënë pikërisht bindja se hapja e kazinove do sillte zhvillimin e komuniteteve të prapambetura indiane. Dhe në fakt ka boll evidenca që tregojnë se kazinotë kanë nxitur turizmin, kanë ulur papunësinë e kanë rritur mirëqënien e popullsisë së rezervateve indiane.
Ndërkohë për çështjet e tjera ky debat shtrohet më tepër në nivel moral. Retorika e liderit të Mjaft-it, tingëllon si ajo e mësueseve apo brigadierëve të kohës së komunizmit që kërcënonin me nxjerrjen në fletë-rrufe apo bodec, për çdo shkelje morali ose si e predikatorëve fetarë që kërcënojnë me dekada purgatori apo zjarrin e ferrit për mëkatet morale të bëra. Kjo retorikë prohibicioniste niset nga disa premisa të gabuara që kërcënojnë rëndë lirinë dhe emancipimin shoqëror.
Ideja e ndalimit të kazinove dhe kumarit në përgjithësi lind, nga bindja e prohibicionistëve si Z. Veliaj, që mendojne se ata që vendosin baste janë tepër të paaftë për të marrë vendime për jetën e tyre. Prandaj këta njerëz duan që të marrin ata vendimet personale dhe private të këtyre personave, përfshi këtu në lidhje me kumarin. Ky është një denigrim ndaj lirisë së individit pasi eleminon mundësinë që njerëzit të kenë përgjegjësi personale ndaj jetës së tyre. Mbase Mjaft-i niset nga dëshira për ti bërë mirë tjetrit porse siç shkruante dikur Ayn Rand çdo llahtar i madh historik është bërë në emër të një motivi altruist.
Mirëpo është e çuditshme se sa pak mësojnë njerëzit nga mësimet e historisë, dhe më saktë për temën tonë vlen rasti analog i prohibicionizmit ndaj pijeve alkolike që u vendos në Amerikë nga viti 1920 deri në vitin 1933. Prohibicionizmi u quajt ndryshe Eksperimenti Fisnik dhe kur u vendos pati një mbështetje të jashtëzakonshme nga populli. Në mesnatën e 16 Janarit 1920 amendamenti i tetëmbëdhjetë I kushtetutës amerikanë hyri në fuqi dhe i jepte fund importimit, eksportimit, transportimit, shitjes dhe prodhimit të pijeve alkolike, duke quajtur si të tillë çdo pije që kishtë më shumë se 0.5% alkool. Ky veprim synonte uljen e konsumit të alkoolit që nga shumë njerëz asokohe shikohej si dora e djallit, dhe me anë të këtij veprimi përpiqëj që të ulte krimin, varfërinë, vdekshmërinë, korrupsionin dhe probleme të tjera sociale si dhe të përmisonte higjenën dhe shëndetin, ekonominë, cilësinë e jetës dhe moralin.
Mirëpo amerikanët e pane se prohibicionizmi nuk kishte dobi dhe kishte një efekt krejt të kundërt prandaj edhe e hoqën. Efektet bumerang të këtij eksperimenti në fillimin e viteve tridhjetë ishin të qarta dhe njerëzit e thjeshtë vuajtën shumë prej tyre. Prohibicionizmi çoi në ndërtimin dhe fuqizimin e tregut ilegal që e konsolidoi krimin e organizuar, (siç ishte rasti Al Kapone) rriti korrupsionin e policisë, gjykatave dhe politikanëve, çoi në rrënien respektimit të ligjit në përgjithësi dhe konsumimi i alkoolit u rrit në mënyrë dramatike shumë më lartë se nivelet e para-prohibicionizmit. Ndalimi, siç shkruante Mark Tueni, e çon alkolin prapa dyerve, në vendet e errëta dhe nuk mjekon dhe as e pakëson problemin e pijes. Këtu ështe dhe problemi i tabusë që e bën diçka akoma më joshëse dhe siç thoshte Tomas Xhefersoni zorr se ka pijanecë në vendet ku vera është e lirë. Prohibicionizmi rrëzoi respektin për fenë pasi feja u perdor për të justifikuar e nxitur prohibicionizmin, e përderisa prohibicionizmi dështoi, atëhere shume vetë mendonin se edhe feja ishte e dështuar.
Vënia në jetë e prohibicionizmit përveçse uli të ardhurat nga taksat mbi pijet alkolike i ngarkoi institucionet e ligjit me një barë shumë të madhe. Shpesh në atë periudhë ndodhte që policia të merrej më shumë me shkeljet e prohibicionizmit se sa me vjedhjet apo përdhunimet. Shumë njerëz u dëmtuan financiarisht, emocionalisht dhe moralisht. Imagjinoni çfarë kanë pësuar njerëzit që merreshin me prodhimin apo shitjen alkolit, humbja ekonomike dhe fyerja nga ideja se ata kishin pasur nje profesion kriminal. Prohibicionizmi e bënte alkoolin më të rrezikshëm për shëndetin, pasi shumica e alkoolit që konsumohej prodhohej në mënyrë amatore e të pakontrolluar. Të toksikuarit me alkool nuk merrnin trajtim shëndetësor sepse kishin turp ose frikë mos dënoheshin për zotërim ilegal alkooli.
Shëmbulli i dështimit të periudhës së prohibicionizmit, është një dëshmi e vyer për të kuptuar që një fenomen që nga disa konsiderohet imoral, nuk zgjidhet duke e ndaluar. Një situatë e ngjashme do të zhvillohej në Shqipëri nëse ne do të nxirrnim nga ligji lojrat e fatit. Bastet e llotaritë do të ishin të fshehta dhe të pakontrolluara, mungesa e taksimit të tyre do ulte të ardhurat e qeverisë, bixhozi do të binte në dorën e krimit të organizuar i cili do ta degjeneronte ende më tej situatën e ligjit në Shqipëri, ideja e tabusë do të joshte akoma më shumë njerëz. Për më tepër që po ashtu si qëmoti, fakti që shfaqet e huaja ishin të ndaluara, nuk pengoi shumë të rinj që të mbanin flokë e farforite të gjata, pantallona të ngushta dhe të dëgjonin Bitëllsat.
Unë i kërkoj lexuesit që të vrasë njeherë mendjen se deri ku mund të shkojë llogjika e ndalimit. Duke përdorur argumenta të ngjashme me ato që përdoren kundër kumarit, do të na duhet të ndalonim banjot e diellit pasi shkaktojnë kancerin e lëkurës. Të ndalonim mishin dhe vezën sepse kanë shumë kolesterol që shkakton semundjet e zemrës. Do të na duhej mos të qeshnim shumë se na shtohen rrudhat e fytyrës, mos të binim në dashuri sepse krijon obsesione e tensione psikologjie … e kushedi se çfarë sjelljesh apo gjërash të tjera personale do të na duhej të eleminonim vetëm pse dikush ka vendosur që ato nuk janë mirë për ne.
Ajo që duhet të mbajmë si pikë referimi në këtë çështje është e paçmuara LIRI PËR TË ZGJEDHUR. Mënyra më e mirë për t’u marrë me gjëra që shkaktojnë varësi, dëme shëndetësore apo sjellje që për ndokënd mund të konsiderohen si dekadencë morale, është përdorimi i fushatave informuese e edukative (shumë e suksesshme ka qënë ajo kundër duhanit në Perëndim gjatë viteve 60-70) dhe kurrësesi imponimi. Mjaft-i apo organizata fetare mund të predikojnë e të bindin njerëzit për një moral apo etikë të caktuar por nuk duhet që të detyrojnë qeverinë që të aplikojë tek gjithë të tjerët normat e tyre. Ata nuk duhet të na detyrojnë të veprojmë siç mendojnë ata por thjesht mund të përpiqen të na bindin të mendojmë si ata. Ne mandej duhet të jemi të lirë të veprojmë si ta gjykojmë vetë duke marrë parasysh rrezikun e mundshëm qoftë kur ky vjen nga cfurku i djallit e qoftë kur vjen nga dhjami i tepërt i mishit. Fundja sa e thatë do të kishte qënë jeta pa një fije rreziku e spontaniteti apo pa ndonjë sjellje të papërgjeshme të shtyrë nga ngasjet e mishit dhe zemrës.


Pedagog ne Fakultetin Histor-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Institutit Liberal
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Pse Edi Rama shkel Kushtetuten?

E Premte, 25 Mars 2005

Nga Blendi FEVZIU


Nese dikush ne Shqiperi do te vertetoje se si kushtetuta e ketij vendi, akti themeltar dhe i shenjte shndrohet ne nje leter pa vlere dhe e paperfillshme, mjafton te beje nje shetitje ne Rrugen e "Elbasanit" ne Tirane. Neper guret, cakullin, copat e baltes qe torturojne kalimtaret e lodhur dhe te tronditur dhe ku ne nje jave mund te dallosh jo me shume se sa tre punetore te pergjumur, ka filluar grabitja moderne qe shteti i ben individit. Gardhet qe rrethojne banesat anes rruges dhe qe kufizojne pronen private jane shembur, ne oborret kane hyre fadromat, ndersa pronaret rropaten me kot dyerve te bashkise per te kerkuar te drejten e tyre. Te drejten e paprekshmerise se prones, e garantuar nga Kushtetuta. Sipas ligjit, pronaret mund te shpronesohen per vepra publike, por kjo behet sipas nje procedure te percaktuar qarte dhe kundrejt shperblimit me vleren e tregut. Kjo llogjike qe ka funksionuar ne te gjitha punet publike, eshte injoruar krejt dhe pronaret e banesave buze Rruges se "Elbasanit" dhe gjithe rrugeve qe po zgjeron Bashkia e Tiranes, nuk kane marre ende asgje. Nderhyrja ka qene krejt arbitrare, por ne nje vend ku dhuna sundon mbi ligjin e llogjiken, gjithcka mund te ndodhe.

Grabitja e prones private e ka nje precedent ne Shqiperi. Enver Hoxha e beri ate 60 vjet me pare dhe tashme, disa vjetevjecare me pas, Shqiperia ende nuk e ka mbyllur nje plage te tille! Ende nuk e ka gjetur zgjidhjen e duhur, duke krijuar konfuzion dhe mosbesim. Mbi te gjitha ne investimet serioze. Perseritja e veprimeve dhe e logjikes se Enver Hoxhes, 60 vjet me pas, ne nje shoqeri tjeter dhe ne nje sistem demokratik, nuk eshte as me shume e as me pak, por banditizem.

Nga ana tjeter, krijimi i fronteve te tilla, kur e gjithe Tirana eshte shndrruar ne nje kanal te madh, kur kembesoret injorohen dhe kur shoferet vuajne nga kercitja e amortizatoreve dhe demtimi i rende i makinave eshte po kaq i papranueshem. Perdorimi i fondeve publike per fushate elektorale, sic po ndodh, eshte shfaqja me e shemtuar qe politika bashkiake po ve ne skene. Do kishte qene shume me normale qe rruget te hapeshin e te mbylleshin sipas nevojave dhe jo sipas axhendes politike dhe qe prag zgjedhjet, te mos behen gare shiritash, pas nje viti te tmerrshem, te perbaltur dhe me mungese te plote respekti per individin.

Ndaj, Kryetari i Bashkise se Tiranes, perpara se sa te kerkoje ne Puke e ne Burrel qe Berisha te mos vije ne pushtet, apo qe Nano te ike nga Kryeminister se nuk e ben dot kete pune, te respektoje Kushtetuten, ligjin dhe qytetaret e tij dhe mos i perdore keto, per marketing politik personal.
 

katerinaylliibukur

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Pse Edi Rama shkel Kushtetuten?

E Premte, 25 Mars 2005

Nga Blendi FEVZIU


Nese dikush ne Shqiperi do te vertetoje se si kushtetuta e ketij vendi, akti themeltar dhe i shenjte shndrohet ne nje leter pa vlere dhe e paperfillshme, mjafton te beje nje shetitje ne Rrugen e "Elbasanit" ne Tirane. Neper guret, cakullin, copat e baltes qe torturojne kalimtaret e lodhur dhe te tronditur dhe ku ne nje jave mund te dallosh jo me shume se sa tre punetore te pergjumur, ka filluar grabitja moderne qe shteti i ben individit. Gardhet qe rrethojne banesat anes rruges dhe qe kufizojne pronen private jane shembur, ne oborret kane hyre fadromat, ndersa pronaret rropaten me kot dyerve te bashkise per te kerkuar te drejten e tyre. Te drejten e paprekshmerise se prones, e garantuar nga Kushtetuta. Sipas ligjit, pronaret mund te shpronesohen per vepra publike, por kjo behet sipas nje procedure te percaktuar qarte dhe kundrejt shperblimit me vleren e tregut. Kjo llogjike qe ka funksionuar ne te gjitha punet publike, eshte injoruar krejt dhe pronaret e banesave buze Rruges se "Elbasanit" dhe gjithe rrugeve qe po zgjeron Bashkia e Tiranes, nuk kane marre ende asgje. Nderhyrja ka qene krejt arbitrare, por ne nje vend ku dhuna sundon mbi ligjin e llogjiken, gjithcka mund te ndodhe.

Grabitja e prones private e ka nje precedent ne Shqiperi. Enver Hoxha e beri ate 60 vjet me pare dhe tashme, disa vjetevjecare me pas, Shqiperia ende nuk e ka mbyllur nje plage te tille! Ende nuk e ka gjetur zgjidhjen e duhur, duke krijuar konfuzion dhe mosbesim. Mbi te gjitha ne investimet serioze. Perseritja e veprimeve dhe e logjikes se Enver Hoxhes, 60 vjet me pas, ne nje shoqeri tjeter dhe ne nje sistem demokratik, nuk eshte as me shume e as me pak, por banditizem.

Nga ana tjeter, krijimi i fronteve te tilla, kur e gjithe Tirana eshte shndrruar ne nje kanal te madh, kur kembesoret injorohen dhe kur shoferet vuajne nga kercitja e amortizatoreve dhe demtimi i rende i makinave eshte po kaq i papranueshem. Perdorimi i fondeve publike per fushate elektorale, sic po ndodh, eshte shfaqja me e shemtuar qe politika bashkiake po ve ne skene. Do kishte qene shume me normale qe rruget te hapeshin e te mbylleshin sipas nevojave dhe jo sipas axhendes politike dhe qe prag zgjedhjet, te mos behen gare shiritash, pas nje viti te tmerrshem, te perbaltur dhe me mungese te plote respekti per individin.

Ndaj, Kryetari i Bashkise se Tiranes, perpara se sa te kerkoje ne Puke e ne Burrel qe Berisha te mos vije ne pushtet, apo qe Nano te ike nga Kryeminister se nuk e ben dot kete pune, te respektoje Kushtetuten, ligjin dhe qytetaret e tij dhe mos i perdore keto, per marketing politik personal. [/qb]
 

Guest
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

majmuni Blendi Fevziu te marre lopaten e te dale te pastroje rrugen perpara shtepise se tij.....Edi Rames bravo i qofte qe po e pastron Tiranen.
 

katerinaylliibukur

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Ky shkrim i Blendi Fevziut , fatkeqesisht vjen era liberalizem ekstrem. Si perhere Analistet tane te ndritur nuk arrijne dot te jene konstruktiv dhe te ekuilibruar ne Kritikat e tyre.
Agressivitet dhe atak personal!
Duke perdorur dy elemente te fuqishem dhe legjitim si 1)Ligji i Kushtetutes dhe Individi (= kalimtaret e shkrete) zoti blendi me finese intelektuale, metafora te fryra dhe zjarr emocional e "vjell" mire ate qe nuk e mban dot perbrenda..

Perpara se te egzistoje individi me shtepite private dhe gardhet e zgjeruara sipas DESHIRES ne ane te rrugeve , duhet te ekzistoje dhe te marre fryme Qyeteti, duhet te egzistoje shteti, shoqeria te funksionoje ne globalitet dhe jo
jo ne individualizem. A e kane idene per shumen e taksave qe çdo francez nepermejt deklarimit te te ardhuarve i paguan çdo vit shtetit??

Eshte per te ardhur keq, nje shkrim i tille, qe nuk synon nje kritike pozitive e cila ndoshta qendron ne vetvete!!!(une nuk jetoj ne shqiperi dhe nuk di se çfare ndodh tamam atje) per te permiresuar defekete dhe gabime te mundshme te operacioneve te nderrmarra nga bashkia e per rindertimin e Tiranes; Ne te kundert nje shkrim i tille "i nxehte si vete shqiperia dhe ballkani" nuk permush asnje funksion tjeter pervçse ti hedhe ca me teper benzine zjarreve te ndezura ne vend dhe te kaotizoje edhe me shume mendjet e njerzve qe kerkojne nje rrugedalje dhe shprese..

Keta analistet e Tiranes jane aq shume te implikuar ne marredhine personale, shoqerore , miqesore .. me njerezit e politikes saqe duket sikur shkrimet e tyre i bejne per "larje hesapesh" , per t'i bere qejfin ose per t'ja "futur" here njerit e here tjetrit..

qesharake !!!!
 

iriqi

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Te lumte Helia. Nuk ke çfare t'i shtosh arsyetimit tend.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Fillimisht postuar nga xhaxhiEnveli:
[qb]Edi Rames bravo i qofte qe po e pastron Tiranen. [/qb]
Meqenese Edi po pastron Tiranen, ateher paska te drejte ti hy me "Buldozer" pronave legjitime dhe legale te qytetareve?
eek.gif


Po ne qofte se Edi e ben Tiranen me te paster se katunet Zwicerane dhe per kete do kerkonte te futej ne krevat me qytetaret, ti Plako do ja hapje deren e shtepise???

P.s.

Nuk po te ofendoj,por po te bej nje krahasim, qe ta kuptosh se cdo te thote,me te prek aty ku te dhemb.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Llogariten në 12 milionë dollarë dëmet materiale shkaktuar bizneseve dhe shtëpive të qytetarëve në Rrugën e Elbasanit, Allias dhe Laprakë

Edi Rama e shndërron kryeqytetin në kënetë

Një shi vere përmbyti dje Tiranën, duke i bërë rrugët e saj të lundrueshme si në Venecia. Shumë nga rrugët kryesore ishin vështirësisht ose pamundësisht të kalueshme, ndërsa ujërat vërshuan në qindra shtëpi dhe biznese anembanë kryeqytetit. Zonat ku përmbytja shkaktoi dëme më të mëdha përfshiu lagjen Allias, Laprakë dhe në Rrugën e Elbasanit. Kalimtarëve, drejtuesve të makinave, biznesmenëve apo pronarëve të shtëpive iu desh që të përballonin të vetëm situatën alarmuese, pasi asnjë njësi emergjence nga Bashkia e Tiranës, apo institucionet e tjera shtetërore nuk erdhi në ndihmë të tyre.

Rruga nga ura e Lanës për në Sauk ishte e pakalueshme për afro një orë, pasi niveli i ujërave arriti në një metër dhe shumë makina shuajtën motorrët e tyre. Një situatë po kaq rëndë ishte mëngjesin e djeshëm edhe në lagjet periferike të Alliasit, Laprakë, Xhamlliku, etj. Shumë shtëpi dhe biznese u përmbytën dhe pronarëve të tyre iu është dashur të luftojnë me orë të tëra me kova dhe legena për të nxjerrë ujërat nga ambientet e tyre.

Të gjithë qytetarët e pyetur fajësuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, pasi ka shkatërruar të gjitha rrugët kryesore të Tiranës së bashku me kanalizimet e nevojshme, për të shmangur situata të tilla të rënda. Po kështu, qytetarët e cilësuan Ramën përgjegjës për indiferentizmin e tij dhe të gjitha hallkat e tjera të pushtetit lokal dhe qendror, të kontrolluar nga Partia Socialiste, në dhënien e asistencës së kërkuar në situata të tilla emergjente.

Pas një llogaritjeje paraprake të kryer nga një kompani siguracionesh, e cila nuk donte të identifikohej, dëmet e shkaktuara dje në Tiranë nga përmbytjet arrijnë në rreth 12 milionë dollarë. Por, kjo kompani tha se shumica e bizneseve apo edhe pronarët e shtëpive nuk kanë një siguracion për fatkeqësi natyrore të këtij lloji, pasi Tirana nuk njihet si një qendër që rrezikohet nga përmbytjet.

Ritmi i punimeve për shtrimin e rrugëve dhe ndërtimin e një sistemi kanalizimesh në Tiranë është shumë i ulët, ku rendimenti mesatar është një metër katror në një javë. Sa kohë që Rama është i interesuar që të ruajë ritme të tilla në rikonstruksionin e Tiranës, pa dyshim që pronarët e bizneseve dhe shtëpive do të detyrohen të paguajnë për të mbrojtur pasuritë e tyre.

Nga ana tjetër, një përfaqësi qytetarësh që kanë bizneset dhe shtëpitë e tyre në zonat e përfshira nga përmbytja e djeshme, po përgatiten t'i drejtohen gjykatës për të kërkuar kompensime të ligjshme për pasuritë e tyre të dëmtuara, sa nga pakujdesia e kompanive ndërtuese kontraktore të Bashkisë së Tiranës dhe nga papërgjegjshmëria e kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

Te shkruajtura nga ISaku i Njëtonit

<span style="font-style: italic">Rruga nga ura e Lanës për në Sauk ishte e pakalueshme për afro një orë, pasi niveli i ujërave arriti në një metër dhe shumë makina shuajtën motorrët e tyre

Të gjithë qytetarët e pyetur fajësuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, pasi ka shkatërruar të gjitha rrugët kryesore të Tiranës së bashku me kanalizimet e nevojshme, për të shmangur situata të tilla të rënda.

Pas një llogaritjeje paraprake të kryer nga një kompani siguracionesh, e cila nuk donte të identifikohej, dëmet e shkaktuara dje në Tiranë nga përmbytjet arrijnë në rreth 12 milionë dollarë.</span>
Ej ca thua mer palle
Shko mer te rruga e Elbasanit e shif a ka pasoja. Te ishte 1 meter do kishte akoma lageshtire, po gjysem ore shi i rrembyer nuk shkakton 12 milione dollare deme o katnar. 12 milione dollare i thone te shkaterrohen ne zero 4 pallate dhjetekateshe si dy kullat perballe parlamentit.
Une dola nga puna ne oren 4 kalova ne rrugen e Elbasnit dhe vetem ne lajme e pashe qe kish patur uje 2 ore para se te kaloja une, se nuk kuptohej fare, ku jane pasojat ketu... Te lutem rilexoje veten perpara se te postosh se skemi nerva te lexojme derdellitje skandaloze
 

DFV

Primus registratum
Re: 29 nentori, Karnavalet, Edi Rama.

O Isako, ne se do punohej ne Tirane me teorin e nje pseudo analisti si Blendi Fevziu, Tirana jone sot do ishte nje katund ku do kullosnin per shtat pal qejfe gomaret e gjithe fshatarve.
Nga ana tjeter sa do pune te keqe te bej Edi Rama, puna e tij do ishte me e mire se kushdo tjeter, megjithate une nuk mund te besoj se ai ,Edi Rama te shkaterroj me agresivitet dhe pa biseduar me pare me pronarin.
Jam i sigurt qe cdo demtim i prones ka dhe kompesimin e vet dhe jam po aq i sigurt qe njeriu i pare ne Shqiperi qe respekton pronen private eshte pikerisht Edi Rama sa do qe edhe ai , si te gjithe ne shqiptaret, ka temeta, por me pak se shume nga ne te tjeret.
 
Top