150 vjet fotografi shqiptare
Organizohen për herë të parë mbi një shekull e gjysëm vite pune krijuese dhe fakte mbi fotografinë shqiptare me botimin e librit 150 vjet fotografi shqiptare të autorit Qerim Vrioni. Ai është artisti më i apasionuar jo vetëm i historisë së fotografisë shqiptare, por edhe i legjendës së saj. Është i pari që kujtoi mediumin shqiptar se; para se të bëhet një histori që flet për së paku rreth 60 apo 70 vjetëve të krijimit të kinematografisë shqiptare, duhet më parë të dish e të flasësh rreth 150 vjetëve të fotografisë shqiptare, traditë pa të cilën ndoshta sdo të bëhej dot as kinemaja shqiptare. Qerim Vrioni ka hequr pluhurin e viteve dhe zbuloi një nga një artin e fotografëve shqiptarë si Pjetër Marubi, Kol Idromeno, Kristo Shuli, Petro Dhimitri, Thimi Raci, Vani Burda, Kristaq Sotiri, Jani Zengo e deri tek fotografët e vonë si Ndoc Kodheli, Petrit Kumi, Fahredin Spahia, Fadil Berisha, Ornela Vorpsi, Anri Sala etj, etj. Vrioni ka vjelë nga koha në kohë, arkivat, ka zbuluar foto të papublikuara. Ka nisur aventurën e kërkimit duke shkuar deri në bibliotekat e universiteve amerikane, ku ka takuar veprën e Gjon Milit, Dhimitër Mborjes dhe fotografëve të tjerë të mërgatës shqiptare, por edhe veprën e autorëve të famshëm botërorë si Nadar, Man Ray, Andre Kartje Breson, etj, mes të cilëve disa i ka studiuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe për të bërë ravgimet në rrafshin historik dhe të arritjeve artistike. Vrioni ka bërë simpoziume për këtë zeje të artit shqiptar dhe ka botuar pa asnjë hezitim dhe në spikatje ekskluzive një pjesë të mirë të këtyre zbulimeve, sidomos në gazetën TemA, shkrime të cilat kanë qenë aq tërheqëse, saqë pas botimit në këtë gazetë janë rrëmbyer e përhapur nga shumë media dhe sidomos ato elektronike. Pra, që kur nisi botimet e para të tij dhe sot e kësaj dite, nëse duam të dimë diçka për fotografinë shqiptare, fotografët dhe traditën 150 vjeçare të artit të fotografisë, mjafton të klikojmë në internet vetëm emrin Qerim Vrioni dhe do të mësojmë më shumë. Kjo mënyrë e zbulimit të fotografisë, të cilës autori i ka dhënë individualitet me interpretimin artistik ose historik të fotove, solli domosdoshmërinë e një libri, të cilin duhet ta kenë në fondin e tyre të gjitha bibliotekat.</p>
Studiuesi Vrioni me pasionin dhe modestinë e tij të përkorë, çdo ditë mrekullohej kur zbulonte dhe nxirrte në dritë histori të reja dhe të padëgjura, kur saktësonte dokumenta dhe fakte dhe po ta pyesje kishte shumë për të thënë. Nganjëherë zbulimet e tij ishin aq befasuese, saqë në marrëveshje me të zgjidhej rruga më e mirë që këto ti bëheshin të njohura publikut. Puna që ai bënte nuk bëhej për famë, por për arsyen se ky qe terreni më i virgjër, i cili nuk ishte eksploruar sepse kërkonte shumë punë, shumë mundim dhe në një farë mase heroizëm, pasi në këto raste nuk ta shpërblen njeri mundin. Kanë qenë lexuesit, artistët, redaktorët, drejtuesit e galerive, atashetë e kulturës e personalitete të ndryshme që e vlerësojnë autorin për kërkimet e tij mbi artin e fotografisë shqiptare, të cilët kanë thënë fjalën e tyre dhe më vonë e kanë vënë studiuesin para një detyrimi më të madh, të bënte gjëra më të mëdha për publikun dhe lexuesin. Vrioni mblodhi me durim artin e fotografisë shqiptare për ta ekspozuar dhe bashkëpunoi në këto ekspozita, ndërsa në përvjetorin e 150-të bëri një simpozium madhështor të mbështetur në atë kohë edhe nga ministri i Kulturës Bujar Leskaj dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Studiuesit e letërsisë dhe të artit dhe media e kanë mbështetur procesin e tij krijues dhe ai vjen me hapa të sigurtë, me studime të thukta e skrupuloze me librin e tij të dytë, që ska shok në botimet e derisotme. Botimi i këtij libri u kurorëzua menjëherë pas paraqitjes së fotografisë shqiptare në një ekspozitë në Itali. Bota e artit ka qenë e interesuar shumë rreth këtyre zbulimeve dhe fotografitë e mbledhura me pasion janë siguruar dhe kanë fluturuar në ekspozitën qw u ccel nw njw javw mw parw nw vendin mw prestigjioz tw Romws, Complesso Vittoriano dhe kjo ekspozitw nis me Albania, me njw tabele tw madhe me emrin e Qerim Vrionit, me pak biografi dhe 6 fotografi tw mwdha tw tijat. vendosja ishte e hijshme. Mw pas vijonin vendet e tjera, nga Ballkani e MesdheuPjeswmarrja ishte gjerw, shumw ambasadorw e diplomate dhe njerwz tw kultures, i shkruante Visar Zhiti nga Roma. Krahas ekspozitës del në treg libri i tij 150 vjet fotografi shqiptare, që është një ekspozitë më vete. Autori i librit Vrioni pohon se nxitja për këtë libër erdhi nga dhjetëra artikuj që kam botuar në gazeta e revista për fotografinë shqiptare, nga veprimtaria 150 vjet fotografi shqiptare e zhvilluar në 30 qershor në Galerinë e Arteve në Tiranë, si dhe shkrimi i gjatë në këtë përvjetor në gazetën TemA. Më pas u pa se panorama historike e fundit kishte nevojë për plotësime dhe saktësime, punë që do të vazhdoj gjatë. Referencat shkencore janë kryefjalë e punës së këtij autori dhe ai nuk do që të ngutet. Vrioni pohon se disa sugjerime dashamirëse mbi hartimin e një historie të fotografisë shqiptare, qoftë edhe të shkurtër, ndikuan që të vendosja ta botoja si libër. Duket se autori është gati për botime të tjera në vijim, sepse thotë: Me këtë libër nuk mëtoj një trajtim shterues të fotografisë, por gjithësesi ky është i pari mbi të cilin shkruhet kaq gjerësisht lindja dhe zhvillimi i saj. Përherë i pakënaqur dhe modest me arritjet e tij të mrekullueshme, Qerim Vrionit nuk do ti mungojnë vlerësimet e kritikës. Në parathënie të këtij libri studiuesja Suzana Varvarica Kuka ka shkruar se Qerim Vrioni është studiuesi, i cili e ka lidhur jetën e tij kërkuese dhe intelektuale me gjithçka që ka afërsi me fotografinë shqiptare, me autorët e saj, me fotot, me personazhet, me përmbajtjet, me temat, subjektet dhe objektet që kanë fotografuar, me fakte patriotike, natyrore, mjedisore, urbane dhe psikologjike nga jeta e tyre. Ajo shton se në të gjitha studimet dhe gjurmimet e tij ka këmbënguljen për ta njehsuar fotografinë si art dhe për të radhitur si dokument pamor dhe të shkruar në mjedisin e historisë së artit shqiptar.
Në faqet e librit 150 vjet fotografi shqiptare të Qerim Vrionit përfshihet jeta e fotografisë shqiptare, ku dallohen të gjithë veprimtarët më në zë të kohëve përkatëse dhe në të gjithë territorin shqiptar.
Ky është një këndvështrim i përgjithshëm vlerësimi, por faqet e tij referojnë cilësi të përzgjedhura të cilat na këshillojnë se nuk mund të anashkalohen, pohon studiuesja Kuka. Emrat e artistëve fotografë që nga Pjetër Marubi, nga fotografia e parë e Hamzë Kazazit, e deri në shfaqjen e fotografive të artistëve të rinj, janë në faqet e këtij libri, për të cilën studiuesja Suzana Varvarica Kuka pasi argumenton cilësitë e mira të këtij libri pohon se Nëse përmendim që është libri i parë i këtij karakteri me gjithëpërfshirjet, me historinë e fotografisë nuk gabojmë, pasi ndodh për herë të parë që organizohen 150 vite punë krijuese dhe fakte mbi fotografinë shqipare. Fjalët më të mira rreth autorit të këtij libri studiuesja Kuka do ti përmblidhte shkurt: Nëse duhet të themi se përsëri është e rëndësishme që autori i këtij libri do të ishte zoti Vrioni nuk gabojmë, por forcojmë idenë se ai tregoi aftësinë për ta kryer këtë punë jo thjesht si pasion, por si detyrim shoqëror dhe akademik, që kur doli në publik me librin e tij të parë të suksesshëm Fotografia një grusht diell. Që nga dalja e tij në dritë libri i Qerim Vrionit do të ketë një vlerë kërkuese për grupet studimore, akademike, universitare dhe studentore, pasi çdokujt që i duhet ti referohet fotografisë dhe faktit të saj të shkruar në arsye të zgjerimit të kërkimit studimor apo thjesht për njohje, do të gjej burimin e tyre në fletët e këtij libri, thotë studiuesja Kuka. Piktori Shpend Bengu e ka ccmuar punën e Vrionit në mënyrë të atillë, sa ka realizuar për këtë libër kopertinën më të mirë që mund të bëhet.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=36. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=36