15 vite Mozilla

admin

Administrator


Mozilla u krijua për të promovuar rrjetin e hapur dhe mundësitë në internet. Ne kemi qënë duke e bërë këtë për 15 vjet dhe 15 faktet më poshtë japin një ide se kush jemi, përfshi disa nga arritjet tona më të mëdha dhe gurët tanë kilometrikë. Por në njëfarë mënyre, ne jemi vetëm duke filluar, duke eksploruar teknologji të reja, duke hyrë në zona të reja dhe duke u afruar me përdorues të rinj.

1. Projekti Mozilla u lançua në Netscape më 31 Mars 1998 për të ofruar një zgjidhje tjetër për përdoruesit dhe për të sjellë zhvillim në rrjet.

2. Me krenari jo fitimprurës, Mozilla ka krijuar produkte si Firefox me një mision për t’i dhënë çdo përdoruesi fuqinë e rrjetit.

3. Më shumë se 10 000 kontribues kanë shpehur suportin e tyre për misionin tonë duke paguar për një reklamë në një faqe të plotë në New York Times ditën kur Firefox 1.0 u lançua në vitin 2004.

4. Sot Mozilla ka kontribues në çdo kontinent, përfshi edhe Antaktidën, ku Firefox përdoret nga 80% e njerëzve.

5. Shtojcat e Firefox ju lejojnë të optimizoni dhe të keni kontroll të eksperiencës tuaj në rrjet. Deri tani janë shkarkuar më shumë se 3 miliard herë.

6. Mozilla po udhëheq rrugën për privatsinë online me të reja në shfletues si Do Not Track dhe Lightbeam që i japin përdoruesit një kontroll më të madh të të dhënave të tyre personale.

7. Komuniteti ynë global ka ndihmuar në përkthimin e Firefox në mbi 70 gjuhë, duke e bërë shfletuesin të disponueshëm për më shumë se 90% të popullsisë.

8. Në vitin 2008 8,002,530 persona zgjodhën Firefox në një ditë të vetme për të vendosur Rekordin Botëror Guinnes për numrin më të madh të shkarikimeve të një programi brenda 24 orëve.

9. Festivali Mozilla është eventi ynë më i madh vjetor ku bashkohen qindra mendje kreative për të kuptuar fuqinë dhe potencialin e plotë të rrjetit.

10. Mozilla Webmaker punon për të krijuar një planet me njohuri mbi rrjetin duke siguruar mjetet dhe projektet për të ndihmuar njerëzit që të marrin më shumë kontroll më shumë mbi jetët e tyre online.

11. Programi Mozilla WebFWD ndihmon inovatorët open source dhe sipërmarrësit të krijojnë produkte dhe zgjidhje që fuqizojnë përdoruesit për ta çuar rrjetin përpara.

12. Mozilla Developer Network (Rrjeti i Zhvilluesit Mozilla) është një burim rrjeti i menaxhuar nga komuniteti që siguron dokumentacionin më të mirë, totoriale dhe vegla të disponueshme për më shumë se 2 milion vizitorë çdo muaj.

13. Mozilla punon për t’u kujdesur për rrjetin dhe për ta ruajtur rrjetin si një burim publik për të mirën e gjithkujt.

14. Në vitin 2013, Mozilla lançoi Firefox OS për të çliruar fuqinë e plotë të rrjetit në smartphone dhe edhe njëherë ofron kontroll dhe një zgjidhje për brezat e rinj të njerëzve që do të vijnë online.

15. Puna që bën Mozilla është e mundur falë dhjetëra mijëra donatorëve individualë dhe vullnetarëve, njerëz si ti që besojnë se rrjeti duhet të jetë i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë.



Burimi: http://www.mozilla.org/en-US/contribute/

Artikulli i plote...
 
Top