14 vjet PD

bob

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] uji fle komunisti s'fle thot populli <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Bernd edhe emrin e ka marr prej <span style="font-weight: bold">Ber</span>isha <span style="font-weight: bold">nd</span>al &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

urime Pd per 14 vjetorin e shpresojm q1 bashke me forcat e tjera te djathta t'ju kthejn njerzve andrrat e humbuna te 90 e n'rradhe t'par te largojn mortajen komunistonanoiste nji her e pergjithmon
eusa_angel.gif
[/qb]
ketu me pelqen,po ti sikur pate ndjenja gati te kuqe ne ato qe shkruan me perpara &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
sa per me e dite,nuk mund te bie ndesh here tjeter.
komunistave desha ti them,qe PD nuk eshte Berisha
po te gjitha ata qe jane te djathte e qe luftojne fort komunizmin.ketu edhe ngaterrohen
keta komunista
shrug.gif

hajt me nje fitore!!!
 

rudi123

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

Leter e hapur per Dr. Sali Berisha

Leter e hapur drejtuar Dr. Sali Berishes ne lidhje me deklarimet per rolin qe ai ka luajtur ne Levizjen Studentore Shqiptare 1990-1991.


Shinasi A. Rama

Zoti President i PD-së:
Më lejoni t&amp;#8217;ju siguroj se e ndjek me vëmendjen që meriton çdo veprim politik tuajin dhe të Partisë të cilën ju e drejtoni. Si studjues i problemeve shqiptare këtë e kam të nevojshme për kuptimin sa më të saktë të gjendjes në Shqipëri. Në një nivel personal, si shqiptar që e vret fort mendjen për fatet e vendit ku ka lindur, edhe unë jam i interesuar për politikën shqiptare, në këtë kontekst, edhe për ju e për PD-në. Më në fund por jo më e fundit, unë jam i interesuar për PD-në edhe pse në fillimet e trancizionit kam pasur fatin të jem pjestar e drejtues i Lëvizjes Studentore Shqiptare dhe po ashtu, në kuadër të kësaj veprimtarie, kam qënë një nga themeluesit e PD-së në cilësinë e Anëtarit të Komisionit Nismëtar të saj. Më saktë, dhe pa dashtë me u duke por thjesht sa me ju kujtue, mundem me thanë se jam njëri nga ato studentë që, pa i ditur mirë mendimet e planet e ish-Presidentit Alia, ju bëri ju dhe disa &amp;#8216;krijues&amp;#8217; të tjerë të mëvonshëm të PD-së të mblidheshit të gjithëve bashkë në mëngjezin e 11 Dhjetorit 1990 para Mencës Tre të Qytetit Studenti për të gjetur gjuhën e përbashkët midis jush anipse qëllimi i jonë ishte me ju shkulë prej fakulteteve ku kishit filluar të arrinit. Në një farë mënyre, zoti president i PD-së, si unë ashtu edhe shokët e mi ish-studentë ndjehemi si ato ish-pronarët që shihnin shtëpitë e grabitura me forcë prej tyre apo të shtetëzuara. Ndryshimi, zoti president i PD-së, është se nën drejtimin tuaj PD është katandisur në një karrocë Nastradini dhe për më tepër ka një të shkuar jo të pastër qeverisëse që nuk din njeriu si të fillojë ku ta qajë më parë.
Arësyeja pse po ju shkruaj tashti, zoti President, ka të bëjë me disa deklarata që, këto ditë, po përsëriten ad nauseam në shtypin shqiptar në lidhje me Lëvizjen Studentore, me qëllimet që ajo pat, me kontributin që dha ajo Lëvizje dhe, mbi të gjitha, në lidhje me PD-në e me rolin tuaj në atë Lëvizje Studentore. Këto ditë, zoti President, unë dhe shokët e mi kemi vënë re se ju dhe ndjekësit tuaj keni filluar të deklaroni, pa hezitimin e dikurshëm që ju ka karakterizuar sa herë keni folur për Lëvizjen Studentore Shqiptare, se keni qënë frymëzues, organizues, e drejtues, me një fjalë, e thënë shkurt, sipmbas jush ju keni qënë ati shpirtnor i saj. Bile, ju edhe keni organizuar një simpozium në lidhje me Lëvizjen Studentore e pluralizmin ku ju kishit mbajtur një fjalim programatik në lidhje me vendosjen e pluralizmit në shtetin shqiptar. Kjo, zoti President i PD-së, është pak më shumë se lejon kandari i ndershmërisë e i durimit njerëzor dhe, gjithnjë në emër të miqve të mi duam të të themi se ne mendojmë që kjo sjellje e juaj e meriton një përgjigje publike nga ne që e kemi qënë pjesëmarrës në atë Lëvizje dhe që ruajmë kujtimin e asaj Lëvizje si gjënë më të çmuar të jetës sonë. Jam i kënaqur që të gjithë ne, aq sa jemi, kemi rënë dakord në këtë pikë. Unë jua di shumë për nder shokëve të mi të cilët më sugjeruan që përgjigjen dhe mendimin tonë në lidhje me këto të pavërteta për të cilat shpreheni ju dhe ndjekësit tuaj t&amp;#8217;jua jap unë.
Kështu, doktor Berisha, në organizimin e përgjigjes sime (për të cilën kërkoj ndjesë se është shkruar shpejt e shpejt) une vendosa që fillimisht mos të paraqes serinë e pozicionimeve e deklarimeve tuajat publike në të cilat ju insistoni se keni qënë ai që e ka frymëzuar, drejtuar, e bile, ideuar atë Lëvizje. Këto qëndrime tuajat janë shumë të njohura për publikun e gjerë, dhe janë të pasqyruara gjerësisht në shtypin shqiptar. Megjithatë, e gjej të vyeshme që fillimisht të shqyrtoj disa aspekte thelbësore të Lëvizjes Studentore dhe këtu do të dalloj rrymat që ishin brenda saj. Më pas, do të analizoj disa qëndrime tuajat gjatë veprimtarisë së asaj Lëvizjeje dhe do të mundohem të argumentoj se roli i juaj dhe i PD-së ka qënë thellësisht negativ e armiqësor karshi Lëvizjes e karshi nesh që e organizuam e drejtuam atë Lëvizje. Në fund, pa dashtë me u dukë si këshilladhënës do t&amp;#8217;ju sugjeroja diçka që do t&amp;#8217;ju bënte dobi si ju ashtu edhe ne të tjerëve që ju na keni shkaktuar kaq shumë dhimbje qoftë edhe me këto deklarata të rreme që përhapni sa herë vijnë përvjetorët e ndryshëm dhe sa herë ju duhen vota e mbështetja e shqiptarëve.

LËVIZJA STUDENTORE SHQIPTARE SI LËVIZJE SHOQËRORE

Më lejoni, Zoti President, t&amp;#8217;ju rifreskoj disa nga elementet që duhet të shërbejnë si faktorë qëndrorë të çdo analize lidhur me rolin tuaj në Lëvizjen Studentore. Pika e fillimit natyrisht duhet të jetë se çfarë ka qënë kjo Lëvizje dhe si ka qënë e kompozuar e drejtuar, sa kohë ka zgjatur dhe cilat kanë qënë arritjet e saj. Tash, si fillim, zoti President, nuk është se në disa pika ju nuk keni të drejtë kur thoni se kjo Lëvizje ka pasur shumë drejtues dhe se ju e keni parë të arësyeshme t&amp;#8217;i bëni të gjithë çka keni mundur me gjetë në rrugët e Qytetit Studenti ose që ju ka shërbyer ju Pishtarë të Demokracisë. Është e vërtetë që në fillimet e saj në Lëvizje morën pjesë studentë e studente që kishin bindje politike të papajtueshme me njeri-tjetrin. Por, me kohë, rrymat u ndanë nga njëra tjetra dhe hynë në hulli të papajtueshme me njëra-tjetrën.
Fillimi natyrisht është tek përpjekja e ethshme e PPSH për të gjetur një rrugëzgjidhje dhe për t&amp;#8217;ja lënë dikujt që ato i besonin pushtetin në dorë. Mbasi ato dështuan me intelektualët e me taktika të tjera që unë i kam analizuar tjerakah, nga Shtatori i 1990&amp;#8217;s filluan t&amp;#8217;i drejtohen seriozisht Qytetit Studenti. Paradoksi është, zoti president, se Partia e Punës edhe pse donte që të kishte një shtysë për trazira, ajo nuk donte që të kishte një Lëvizje të formësuar e të vërtetë studentore së cilës i druhej fort. Megjithatë, përvojat e jashtëzakonshme të asaj kohe dhe vetëdija e momentit historik mbas 8 Dhjetorit 1990 krijuan një ndjesi të jashtëzakonshme solidariteti që shërbeu si bazë e mirë për krijimin e shpejtë të një Lëvizjeje ndër studentët. Më duhet të them, zoti President, se elita sunduese kërkonte studentë të bindur që të udhëhiqeshin nga një kohortë e zgjedhur prej tyre e intelektualëve të kryeqytetit, përfshirë edhe ju zoti president i PD-së, të cilët ishin e mbetën anëtarë të PPSH-së deri në Janar 1991. E megjithatë, zoti President i PD-së, me një shpejtësi marramendëse, masa studentore fitoi elemente të organizimit e struktura autoritative, shpesh të mishëruara në individë të veçantë, vlerat e të cilëve më vonë morën përparësi në formësimin e korrenteve politike në rradhët e saj. Shumica e studentëve ishin tejet të fyer nga trajtimi i dhunshëm i policisë natën e 8 Dhjetorit, por që gjithsesi kishte qënë mjaft i rezervuar, sa për të cytur e jo për të egërsuar më shumë se duhet. Në atë pikë, ato ishin kundër sistemit por nuk e dinin mirë se çka donin.
Zoti President, si intelektual jam i detyruar që të sjell një përkufizim në mënyrë që të shpjegoj se si i transformua masa studentore në Lëvizje Studentore. Një lëvizje shoqërore ka katër elementë. Së pari, duhet të këtë një mospajtim kolektiv të individëve me sistemin politik. Së dyti, këto individë duhet të kenë qëllime të përbashkëta politike. Së treti, ato duhet të veprojnë në solidaritet me njëri tjetrin në një kontekst shoqëror të përcaktuar. E katërta është se ato duhet të jenë në marrëdhënie (me disa faktorë, edhe kundërshtare) me élitat (paritë) me kundërshtarët e regjimit dhe me autoritetet shtetërore. Besoj se pajtoheni me mua se deri në mbasdreken e 9 Dhjetorit, Lëvizja Studentore nuk i kishte këto elemente thelbësore të një Lëvizjeje Shoqërore. Veprimet e masës studentore ishin një reaksion i individëve të ardhur nga rrugë të ndryshme, me qëllime dhe me vlera të ndryshme që ende nuk e njihnin mirë njëri tjetrin. E vetmja gjë që në fillim i bëri këto invidë bashkë ishte për disa shtysa që morën nga strukturat, e për disa të tjerë kundërvënia ndaj sistemit ekzistues. Me e thënë qartë, zoti President i PD-së, veçanërisht studentët, si ato që vinin prej rretheve ashtu edhe ato nga Tirana e Durrësi, nuk kishin ndonjë dashuri për sistemin ekzistues. Është e vërtetë edhe që studentët po bashkëvepronin me njëri tjetrin çdo orë e më tepër. Mirëpo asokohet masa studentore nuk kishte një qëllim të qartë dhe nuk kishte marrëdhënie sistematike me paritë, elitat, kundërshtarët e regjimit, çka ju deklaroheni se keni qënë, dhe po të lëmë mënjanë takimin e parë me Ramiz Alinë, as me autoritetet shtetërore. Puna është, zoti President, se këto dy elemente &amp;#8211; qëllimi i qartë politik dhe marrëdhëniet me paritë, kundërshtarët e regjimit dhe autoritetet shtetërore - kërkojnë një ideologji të qartë e koherente si dhe një platformë politike të cilën masa studentore deri në atë pikë nuk e kishte. Pra, studentët që dolën në demonstratën e 8 Dhjetorit nuk ishin pak por nuk e dinin se çfarë kërkonin mirëfilli. Për shembull, në takimin me Presidentin Alia ato kërkuan kushte më të mira jetese, por ky nuk ishte qëllimi i regjimit dhe as duhej të ishte qëllimi i tyre. Kështu që regjimi vendosi që do të ishte më mirë t&amp;#8217;i kthente pas në mënyrë që rradhët e tyre të shtoheshin paksa dhe të kontrolloheshin më mirë. Megjithëse policia nuk i pengonte qytetarët të ngjiteshin në Qytetin Studenti, shumë pak qytetarë të Tiranës e morën rrugën vetë për t&amp;#8217;u bashkuar me studentët.
Paradoksi, zoti president, ishte se regjimi nuk donte që të kishte një lëvizje studentore; megjithatë, eksperiencat e përbashkëta dhe përballja reale me regjimin krijuan një ndjesi shumë të fortë solidariteti që shërbeu si një themel i vërtetë për lindjen e një lëvizjeje të konsoliduar shoqërore. Me një shpejtësi të pabesueshme, studentët ishin në rrugën e transformimit në një lëvizje shoqërore, e para e këtij lloji gjatë 45 viteve të sundimit komunist në Shqipëri. Shumica dërmuese e studentëve që morën pjesë në këto ngjarje ishin jashtëzakonisht të sinqertë dhe po ashtu thellësisht të fyer nga trajtimi që ju kishte bërë policia dhe forcat speciale, trajtim i cili, më duhet të them, ishte mjaft i përmbajtur. Mbas atij momenti të rrahjes me 8 Dhjetor, jeta e tyre u ndrrue një herë e përgjithmonë. Ajo ditë përcaktoi se çka prisnin ato nga jeta dhe me kë do të ishin të lidhur në veprimtarinë e tyre. Urrejtja për regjimin që i kishte rrahur, si dhe mundësia e një vale të mundshme dënimesh u bënë vatra e solidaritetit në rritje dhe elementi themelor i sistemit të vlerave dhe të besimit të tyre që ishte i shndrruar një herë e përgjithmonë anipse studentët ende nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë.
Deri në mbasditen e 9 Dhjetorit, studentët ishin një masë e pakënaqur por edhe pa struktura të konsoliduara e qëllime të qarta. Në të gjitha demonstratat nuk kishte kundërvënie të mirëfilltë të regjimit, struktura të udhëheqjes e me rradhë. Problemi është se transformimi në Lëvizje kërkon një udhëheqësi të qartë e qëllim politik. Nuk ka një lëvizje e cila nuk ka një udhëheqësi të qartë që i mbështet veprimet e saj në një sistem koherent vlerash dhe studentët që u takuan me Presidentin Alia në natën e 8 Dhjetorit nuk e dinin se çka donin. Nevoja për këtë drejtim që vetëm bartësit e një sistemi koherent vlerash mund ta japin, u pa qartë gjatë procesit të shpërthimit revolucionar dhe të radikalizimit të studentëve dhe të situatës të nesërmen. Situatat revolucionare janë revolucionare, zoti president, pikërisht për shkak të ndryshimeve radikale në sistemin e vlerave të individëve që marrin pjesë në këto evenimente, të identifikimit të përbashkët me një sistem besimi dhe të rolit shumë të ndjeshëm që luajnë udhëheqësit si në përmbushjen e qëllimeve të masës ashtu edhe në influencimin dhe formësimin e tyre. Megjithatë, testi i përhershëm i veprimit është pajtueshmëria e veprimeve me vlerat themelore të masës.
Në këtë kontekst duhet thënë se mekanizmat e sistemit kishin nënvlerësuar disa elemente shumë të rëndësishme; së pari ato kishin nënvlerësuar thellësinë e lidhjeve personale, familjare, kulturore e rajonale si dhe miqësitë e bazuara në besimin reciprok të cilat nuk mund të kontrolloheshin prej regjimit por që edhe në të njëjtën kohë kishin ekzistuar paralel me të. Së dyti, ato nënvlerësuan rëndësinë e sistemeve të tjera të vlerave që ekzistonin asokohet por që ishin si nënshtrat e të mugullta nën sistemin sundues të vlerave. Kështu, përveç studentëve që ishin e mbetën mbështetës të sistemit, shumë prej studentëve përqafuan sisteme të gatshme vlerash; këtu dallohen ideologjia e gatshme e nacionalizmit shqiptar si dhe sistemi i vlerave të kundërta të regjimit, nemesis e tij, sistemi kapitalist ashtu si po pasqyrohej në televizionet e huaja, në revolucionet e Europës Lindore dhe ashtu si na ishte mësuar në shkollë. Njerëzit, zoti president i PD-së, kanë nevojë për sisteme besimi që janë të thjeshta dhe koherente. Kështu, nga 9 Dhjetori 1990, studentët kishin nevojë për një qëllim dhe për një mission të qartë. Për të pasur një mision ato duhej të kishin një sistem të patundshëm vlerash dhe modele se si duhej të silleshin. Pothuajse menjëherë mbas demonstratës e si ndodh gjithmonë, në mënyrë thuajse të pavetëdijshme por thelbësisht racionale, ato ishin vënë në kërkim të atij sistemi e të modelit në bazë të të cilit duhej të organizonin sjelljen e tyre si masë por jo ende si Lëvizje.
Kështu ndodhi, zoti president që në Qytetin Studenti, në fillim të paqarta, por më pas shumë të kthjellta, u kristalizuan tre pikëpamje që sunduan sjelljen e studentëve prej asaj pike e më pas. Kristalizimi i tre sistemeve të ndryshme dhe të papajtueshme të vlerave ishte jo vetëm i dallueshëm në çka studentët kërkonin por ai kishte filluar të polarizonte dhe masën e studentëve. Këto tre ideologji ishin bazuar pikërisht në prezencën e tre platformave të ndryshme politike të mbështetura në ideologjinë e klasës sunduese të atëhershme (në thelb këto kërkonin ndryshime socialdemokratike), në vlerat e nacionalizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare (këto kërkonin kombin-shtet të shqiptarëve), dhe në ideologjinë e sistemit kapitalist, që në mendësinë e tyre ishte e identifkueshme me tregun e lirë dhe me konsumerizmin europianoperëndimor (ashtu si po zbatoheshin ato ndryshime në Europën Qëndrore e Lindore).
Natyrshëm, zoti president, këto tre sisteme vlerash dhe individët që i propagandonin ato sisteme po luftonin që të fitonin besimin e studentëve. Çka e bënte gjendjen më të komplikuar ishte se këto sisteme vlerash nuk janë në thelb të papajtueshme. Studentët që vazhdonin të besonin se sistemi mund të reformohej, besonin shumë se Alia do të bëhej &amp;#8216;Reformatori i Madh,&amp;#8217; Gorbaçovi shqiptar, dhe se ndryshimi do të ishte në të mirë të të gjithëve me demokratizimin e mëtejshëm të sistemit që nuk duhej ndrruar krejtësisht. Grupi i dytë, synonte ndryshime, të cilat do të ishin radikale në ekonomi, në hapjen karshi botës dhe në vendosjen e një sistemi demokratik dhe të mbështetur në liritë e njeriut, që me thanë të drejtën as ato vetë nuk e dinin se çka ishin. Grupi i tretë kërkonte të ndryshonte sistemin në një sistem demokratik, por jo se &amp;#8216;duhej të shkonim te Europa&amp;#8217; por sepse &amp;#8216;ishte në natyrën e shqiptarëve&amp;#8217; që të ishin një popull i lirë dhe demokratik sepse shqiptarët gjithnjë kishin qënë pluralistë e me rradhë. Kombi është forma e organizmit shoqëror që është natyrshëm e mbështetur në do të vërteta që janë të qarta dhe të lidhura me të nga përkufizimi si drejtësia shoqërore, barazia, dhe vëllazëria. Si në çdo periudhë tranzicioni, ishte shumë e lehtë për studentët të identifikoheshin me kombin e popullin e tyre. Kështu, qysh prej fillimit, disa studentë i mbështetën veprimet e tyre në vlerat themelore të nacionalizmit shqiptar, disa të tjerë i pranuan ato si të natyrshme dhe të tjerët po ndiqnin modele të cilat i njihnin teorikisht si kapitalizmi por që gjithsesi edhe qëndrimet e tyre ishin të mbështetura në këto vlera kombëtare.
Kristalizimi i peshës së ideologjive dhe rrugëzgjidhjeve që ato e propozonin natyrshëm u duk tek rritja e përgjegjësisë historike që filloj të ndjehej edhe në debatet e proceset e vendimmarrjes në nivel grupi edhe të ngushtë shoqëror. Kështu erdhi puna që në momente kyçe duhej marrë vendim dhe shpejt dallimet midis grupeve u bënë të papajtueshme. Çka u pa qartë ishte edhe paaftësia e sistemit ekzistues për të kontrolluar studentët në nivel të botëkuptimit. Përplasja që ndodhi midis grupimeve të ndryshme të studentëve në lidhje me organizimin e demonstratës politike në Sheshin Skanderbeg me 9 Dhjetor vetëm sa e ilustron këtë tension ideologjik e vlerash. Kjo edhe u acarua kur ju dhe disa intelektualë &amp;#8216;pragmatikë&amp;#8217; dhe &amp;#8216;të mençur,&amp;#8217; kërkuan të orientonin studentët që ju besonin qorrazi këtyre individëve &amp;#8216;me përvojë.&amp;#8217; Përplasja më e parë dhe e çara e madhe, zoti president, ndodhi midis studentëve që po ju ndiqnin ju nga njëra anë dhe studentëve që gjykonin çdo veprim se sa mirë i shërbente kombit të tyre në anën tjetër. Kjo përplasje u bë shumë intensive dhe e papajtueshme. Paaftësia e elitave sunduese për të kontrolluar studentët nëpërmjet &amp;#8216;dueteve&amp;#8217; dhe &amp;#8216;trojkave&amp;#8217; të zgjedhura me kujdes, përfshirë edhe ju, zoti president, u pa qartë në mbasditen e 9 Dhjetorit 1990 kur ne ju kundërvumë si juve ashtu edhe atyre që ju mbështesnin ju. Kështu vjen puna që 9 Dhjetori, zoti president, është ditë e shenjtë për mua dhe për shokët e mi, sepse edhe përkundër insistimit tuaj e rolit tejet negativ të Hajdarit, ne arritëm të organizonim demonstratën e parë politike në Sheshin Skandërbeg. Kjo ndodhi në të njëjtën kohë, kur ju, me mision nga Presidenti Alia, i mbajtët 5,000 studentë duke diskutuar në mensë ndërsa ne ishim duke zhvilluar demonstratën e parë politike në 45 vjet në sheshin kryesor të Tiranës.
Nga ai moment e tutje, zoti president, Lëvizja Studentore ishte e ndarë në tre rryma. Grupi i parë përfundoj duke u identifikuar me mbeturinat e sistemit ose duke ju bashkëngjitur përkohësisht PD-së e partive të tjera të opozitës. Shpejt, e veçanërisht mbas takimit të Përfaqësisë Studentore me presidentin Alia me 11 Dhjetor, ato filluan të largoheshin nga ne dhe të kërkonin zgjidhje që ishin në sinkroni me sistemin e tyre social-demokrat të vlerave por mbi të gjitha të shqetësuar nga mundësia e Luftës së Klasave spektri i së cilës na vërtitej gjithnjë përmbi krye. Edhe pse vinin në Qytetin Studenti dhe në aktivitetet e tjera, ato filluan të shihnin me mosbesim sjelljen e grupeve të tjera derisa u shkëputën plotësisht duke themeluar më vonë FRESH. Në grupin e dytë filluan të bënin pjesë studentët që u lidhën me kohortën e intelektualëve që filluan të zvarriten drejt Qytetit Studenti dhe që gjetën strehë në partitë e opozitës. Këto intelektualë me biçikleta me mbështetjen e regjimit arritën që të fitojnë e ruajnë edhe pozitat kryesore në këto parti. Shpejt këto parti që u fuqizuan dukshëm nuk hezituan që t&amp;#8217;i shfrytëzonin e përdoronin këto studentë që ju ngjitën këtyre intelektualëve si mashë për qëllimet e tyre. Këtu ne lidhje me ato studentë që ju bashkëngjitën PD-së dhe ju zoti president i PD-së, luajti një rol shumë negativ edhe Azem Hajdari, i cili përveç nja dy momenteve delikate u kthye në veglën tuaj të bindur dhe që ju, zoti president, e keqpërdoruat në mënyrë sistematike e të pamëshirshme. Kështu Hajdari luajti një rol vendimtar në fillimet e Lëvizjes për t&amp;#8217;i bindur një masë të mirë të studentëve që t&amp;#8217;ju mbështesin ju dhe PD-në duke i bërë një dëm të pafalshëm Lëvizjes Studentore dhe duke u shkëputur përfundimisht prej nesh që bënim pjesë në grupin e tretë. Në grupin e tretë bënin pjesë ato studentë që besonin se zgjidhja e vetme e krizës ku gjendje Shqipëria ishte një kthim në vlerat kombëtare të Rilindjes dhe krijimi i një shteti kombëtar që do të shmangte Luftën Civile e ndasitë e mprehta që e kishin thërmuar popullin keqazi nën sundimin e Enver Hoxhës e klaneve jeniçere e martalloze të Tiranës. Kjo rryma kombëtare, të cilës me krenari them se i kam takuar unë dhe shokët e mi që më mbështesin në këtë përpjekje për të vënë në vend të vërtetën, ju është kundërvënë pa ndërprerje e në çdo kohë dy grupimeve të tjera e ju në veçanti, zoti president. Ç&amp;#8217;ështe e vërteta edhe ju na jeni kundërvënë hapur e pa hezitim dhe na keni luftuar si keni ditë e si keni mundë derisa na detyruat që të lëmë vendin tonë.
Në këtë luftë për shpirtin e Lëvizjes Studentore, demonstrata e 9 Dhjetorit dhe mosveprimi i Hajdarit e të tjerëve, nën shtysën tuaj zoti president i PD-së, luajti një rol të madh. Radikalizimi i studentëve ishte i prekshëm dhe qartësisht politik për ne. Për më tepër, demonstrata e 9 Dhjetorit kontribuoi shumë për të drejtuar masën studentore të shmangej nga probleme mediokre si ushqimi, dritat dhe pluralizmi i mendimit, dhe të orientohej në kërkimin e çështjeve thelbësore në një nivel më të thellë politik. Çka është e rëndësishme për të përcaktuar atë hap cilësor në transformimin e masës në lëvizje shoqërore është çasti kur pjesëmarrësit në verime politike shkëputen nga kontrolli i regjimit dhe elitave, d.m.th. ai moment kur as regjimi, as kohorta e intelektualëve, as familjet dhe të afërmit e tyre, dhe as frika nuk kishte më pushtet përmbi to. Simbas gjykimit tim, 9 Dhjetori, zoti president i PD-së, është ky moment kthese vendimtare në fatet e Lëvizjes Studentore. Tash, zoti president, ky ndryshim nga masa në lëvizje shoqërore ndodh kur pjesëmarrësit e gjejnë një qëllim, kur ato i vënë vetes një mision politik. Në demonstratën e 9 dhjetorit qëllimi ishte fitimi i lirisë së mbarë popullit shqiptar dhe studentët që morën pjesë u bënë gati që të sakrifikojnë gjithçka për përmbushjen e jetësimin e atij qëllimi. Armiqësia midis studentëve dhe regjimit totalitar ishte forcuar deri në atë pikë sa që regjimi nuk e kishte më në dorë ta kontrollonte as përmes përdorimit të intelektualëve si ju, zoti president i PD-së. Largimi i shpejtë i studentëve që besonin se regjimi mund të reformohej dhe shtysa e madhe nga ideja kombëtare kishin sjellë një radikalizim që nuk ishte parashikuar. Por mbetej ende që qëllimi politik të definohej qartë sepse prioritetet e studentëve ishin mjaft të mugullta. Pse duhej t&amp;#8217;ju kërkohej studentëve që të luftonin, e ndoshta edhe të vdisnin e në emër të çkaje duhej t&amp;#8217;jua kërkonim këtë?
Kështu, zoti president, me përjashtim të përkrahësve të sistemit që edhe u mënjanuan nga ngritja e shpejtë e influencës së dy grupimeve të tjera, dy ideologjitë e përshkruara më lart dhe individët që ishin në gjendje ti shprehnin dhe ti mbronin vlerat e tyre si dhe të shihnin qartë në efektet e veprimeve të tyre hynë në një luftë të pamëshirë me njëra-tjetrën. Në njërën anë qëndronin elitat sunduese, kohortat e intelektualëve dhe studentët e përzgjedhur nga regjimi si liderë dhe ju, zoti president i PD-së, si &amp;#8216;këshilltar&amp;#8217; i tyre, dhe nga ana tjetër ishin një grup që mbahej vetëm me prestigj personal, me karakter dhe me një dashuri të madhe për popullin tonë të cilit i përkisnim unë dhe shokët e mi studentë e disa pedagogë.
Në parantezë, duhet thënë se duke qënë për shumë vjet në pushtet, ky grup jokombëtar i drejtuar prej jush, zoti president i PD-së, ja arriti që të përkufizonte, të shpikte dhe të luante me historinë me qëllimin e vetëm që të keqparaqiste Levizjen Studentore Shqiptare të organizuar e drejtuar nga ne si dhe arritjet e saj. Paradoksi është se pikërisht ju që luftuat intensivisht për të zhdukur Lëvizjen Studentore Shqiptare, e cila ishte e frymëzuar nga vlera e ideale kombëtare e demokratike që nga çasti që u krijua, më vonë kërkuat kredit politik për gjithë ato çka kishte arritur ajo Lëvizje. Për këtë, zoti president, duhet ta ndjeni veten keq. Për t&amp;#8217;u ngritur në kambë u desh që ju të përvetësoni punën e kundërshtarëve tuaj personalë që qysh prej atij momenti ishin edhe armiqtë tuaj të betuar, ashtu siç ishit edhe ju armiku i jonë i betuar.

LËVIZJA STUDENTORE SHQIPTARE DHE ROLI I JUAJ DHE ROLI I PARTISË DEMOKRATIKE NË LIDHJE ME ATË LËVIZJE

Ndërsa kundërshtia e juaj ndaj demonstratës së 9 Dhjetorit është një rast flagrant, të cilin unë nuk mund ta marr me mend se si mund ta justifikoni sepse është i përshkkruar gjerësisht nga bashkëpunëtori i juaj i ngushtë Besnik Mustafaj, rastet e mëpastajme vetëm sa e forcojnë përshtypjen e patundur se në atë kohë ju po punonit sistematikisht kundër nesh e kundër çështjes kombëtare. Kështu, pa hyrë në detaje të hollësishme dëshëroj, zoti president i PD-së, t&amp;#8217;ju kujtoj se të nesërmen, me 10 Dhjetor 1990, në praninë e shumë prej atyre që ju sillen sot rrotull, keni ardhur si përfaqësues i presidentit Alia për t&amp;#8217;u takuar me Komisionin Drejtues të Lëvizjes Studentore dhe për të përcjellë mesazhet e tij disa herë gjatë ditës. Si edhe besoj e kujtoni, jeni trajtuar si e keni merituar, si një shërbëtor besnik i presidentit Alia. Nuk më jep fare kënaqësi për me kujtue se si ju kemi pasë trajtue atëherë, se helbete kemi qënë pak të rinj, gjaknxehtë, e gojëlëshuar, por më duhet me ju kujtue se edhe përkundër mbështetjes që ju dha Hajdari e ndonjë tjetër, plani i juaj i përbashkët dështoi dhe nuk u pranua se studentët, përsëri ishin me ne dhe me planin tonë që u sprovua të ishte realist dhe që çoi ujë ku donim ne. U ba ashtu si deshëm ne dhe ne shkuam tek presidenti Ramiz Alia me kushtet tona.
Tash një nga argumentet që ju përdorni është se na keni thënë që të kërkojmë pluralizmin, na keni këshilluar dhe na i keni future këto ide në krye. Në lidhje me vendosjen e pluralizmit, zoti president, më duhet të them se shumë prej nesh ishin duke bërë universitetin e dytë dhe se punonim me literaturë të huaj në shumë gjuhë për të cilat edhe po studjonim. Ne e dinim mirë se çka ishte pluralizmi dhe në asnjë moment nuk kemi pritë me marrë mendjen tuaj. Dua vetëm t&amp;#8217;ju kujtoj se me 11 Dhjetor në mëngjez rreth orës 10:00, për shembull, unë ju thirra disave prej jush, &amp;#8216;intelektualëve,&amp;#8217; në takim dhe ju pyeta se a donit të vinit tek Presidenti Alia e t&amp;#8217;ia kërkonit pluralizmin me gojën tuaj. Ju refuzuat dhe thatë se na mjafton vendimi i KQ PPSH që ishte marrë një natë më pare dhe që ju e kishit sjellë me vete. Në ju thamë se nuk pajtoheshim me këtë por që edhe loja kishte rregulla dhe ne do t&amp;#8217;i respektonim rregullat e lojës. Kështu, duke ju sugjeruar që të njiheshit me njëri tjetrin dhe të vepronit në mënyrë autonome e të shkëputur prej nesh (sepse ç&amp;#8217;është e vërteta kishim filluar të ndjenim influencën tejet negative të intelektualëve që nën mbulesën e të qënit pedagog filluan të ndikonin mbi studentë me influencë), ne, studentët, vendosëm dhe i bëmë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, një proces i shkëlqyer e shembullor për zgjedhjet e Përfaqësisë që do të shkonte tek Presidenti Ramiz Alia. Më duhet të them që, bile edhe sot, mbas kaq vjetësh në lëmshin e politikës shqiptare,ajo zgjedhje duket si një shembull i pamundshëm dhe i papërsëritshëm i sjelljes demokratike e shpirtit qytetar të shqiptarit sepse në të u zgjodhën përfaqësues nga të gjitha rrymat politike present në Qytetin Studenti pa diskriminim por thjesht në bazë të respektit që gëzonin në masën studentore. E ju çfarë bëtë? Mbasi i rrahët mendimet me Pashkon e të tjerët, mbasdreke u përpoqët të hynit në mbledhjen e Komisionit së bashku, por studentët tonë ju nxorën jashtë me turp e nuk ju lanë të hynit as në sallë. Për çfarë pluralizmi e keni fjalën që na keni sugjeruar e frymëzuar, zoti president?
Në lidhje me takimin e Përfaqësisë Studentore tek Ramiz Alia, zoti president i PD-së, ju mund ta keni instruktuar dikënd, dhe kë këni instruktuar është puna e juaj por, ju siguroj që ai apo ajo studente nuk ka qënë nga krahu i jonë nacionalist. Edhe kur e lexojmë tash transkriptimin e plotë të takimit të Përfaqësisë Studentore me presidentin Alia nuk gjejmë asnjë ide me vlerë që të vijë nga mbështetësit tuaj të njohur të atëhershëm e më vonë, përveç kërkesës që Presidenti Alia të përfitonte nga ndihma e studentëve. Përkundër kësaj, zoti president i PD-së, duke ju bërë thirrje vlerave kombëtare dhe traditës së pluralizmit ndër shqiptarët, krahu nacionalist kërkoi dhe ja arriti që t&amp;#8217;ja shkulte pluralizmin e vërtetë presidentit Alia. Studentët e sinqertë e patriotë e vunë në pozitë shumë të vështirë Presidentin Alia dhe ishin ato që ja bënë dhuratë Shqipërisë pluralizmin e jo ju, zoti president i PD-së. Ju, zoti president i PD-së, as keni qënë pjesë e këtij procesi, as keni dhënë mendime për këtë punë, dhe as ju ka pyetë kush. E vërteta është që ne nuk ju kemi besuar aspak, për arësye që ju i dini vetë, as ju e as do tjerëve që sot kanë filluar të tregojnë përralla me kulshedra e dragoj.
Për të ardhur tek formimi i Partisë Demokratike, zoti president i PD-së, ti e din se unë kam qënë kundër formimit të asaj partie në Qytetin Studenti. Krahu nacionalist ku bëja pjesë kërkonte që të ruante Lëvizjen Studentore, si dhe kapitalin e prestigjin e jashtëzakonshëm që kishte fituar ajo Lëvizje, për të ndërtuar një garnizon demokratik e kombëtar në Tiranë të pavarur nga partitë politike që do të lindnin dhe nga handraku i intelektualëve arrivistë e pragmatikë që ndjenin ndryshime dhe që donin të përvetësonin kapital politik. Partitë le të kishin punën e tyre dhe ne të ishim, si të thuash, rojtarët e interesave kombëtare. Por, interesi i përbashkët i presidentit Alia dhe i bashkëpunëtorëve tuaj ishte që ta mbyste atë Lëvizje dhe të ngrinit përmendoret tuaja si sjellës të pluralizmit sepse, përjashta Qytetit Studenti, asnjë prej jush nuk kishit kurrfarë legjitimiteti në popull. Me çfarë donit të dukeshit legjitim, zoti president? Me artikujt e botuar në &amp;#8220;Zëri i Popullit,&amp;#8221; &amp;#8220;Drita,&amp;#8221; e &amp;#8220;Bashkimi?&amp;#8221; Kështu, duke përdorur mashat tuaja si dhe duke përfituar nga mungesa e strukturave të konsoliduara në Lëvizjen Studentore ju u përpoqët që të shpallnit partinë në Qytetin Studenti me 12 Dhjetor por ne ju penguam dhe fillimisht u tërhoqët. Vetëm mbasi u bindëm se edhe përkundër çdo veprimi tonin, masa e popullit do të drejtohej vetëm e vetëm tek Qyteti Studenti ne ju lejuam që ta shpallnit atë parti me kushtin që ju e mbani mend mire që në Komisonin Nismëtar të kishte një numër të mirë studentësh dhe jo një student, Azem Hajdarin, siç ju interesonte ju e intelektualëve të tjerë të Tiranës. Kompromisi që u arrit ishte vetëm çështje kohe. Ju llogarisnit se do të mund të na hiqnit qafe shpejt, e ne llogarisnim që të mos humbnim kontrollin tonë mbi masën e studentëve, të fitonim kohë dhe të riorganizoheshim duke e përdorur autoritetin e fituar prej nesh me ndershmëri e në shërbim kombëtar për të ndikuar në përbërjen e strukturave lokale të kësaj partie thjesht të formuar në zyrën e Ramiz Alisë a të Zërit të Popullit. Me këtë synim, ne i dërguam shokët tonë në të gjitha rrethet e vendit bashkë me mbështetësit e Hajdarit, por natyrisht, nuk i kishim bërë mirë llogaritë. Strukturat shtetërore ishin kaq të fuqishme sa ato jo vetëm ju mbështetën ju por edhe ju vunë në pjatë lista me individë e individë që mbinë si nga dheu gjithkah. Dhe me keqardhje e them se shumë nga ato individët që ke mbledhur sot në PD na është dashur ti nxjerrim nga vrimat e miut e ti bëjmë kryetarë degësh të PD-së me përdhunë duke besuar se po ja hiqnim kontrollin Sigurimit e se po po krijonim baza për pajtim kombëtar e barazi. Kujt ja merrte mendja se ato &amp;#8216;të përvuajtun&amp;#8217; kishin qënë spiunë me nga 30 vjet burg e të etur për të parë vendin të shkatërruar e për të filluar një luftë klasash nën drejtimin tuaj? Besoj e kupton zoti president i PD-së, se unë e shokët e mi nuk kemi hyrë në Lëvizje për të dënuar prindërit tanë me vdekje por për t&amp;#8217;ju dhënë edhe atyre që kishin vuajtur politikisht e padrejtësisht të njëjtat të drejta e liri si gjithkush në një shtet demokratik që të ishte shteti i shqiptarëve e jo i një kaste a klase.
Megjithatë, në çdo hap ne e shihnim dhe e ndjenim se ju ishit i orientuar dikah tjetër. Kështu, pa zhurmë dhe në mes të këtij procesi të shtrirjes së PD-së në nivel shteti, i cili mori shumë energji dhe kohë nga studentët e shokët tanë, ne ja arritëm të bënim seleksionin e strukturave tona vetëm në një javë dhe me 17 Dhjetor i mblodhëm edhe një herë studentët të shkëputur nga PD-ja dhe filluam të shtronim kërkesat tona. Nga 20 Dhjetori, ne ishim në gjendje të mblidhnim pa bujë e shpejt disa qindra studentë dhe asokohe i vumë vetes tre detyra kryesore: lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, shkëputjen e organeve shtetërore nga kontrolli i Komiteteve të Partisë së Punës dhe heqjen e statujës së Stalinit në Tiranë. Hemoragjia në mbështetje që ne pësuam nga prania e PD, influenca e saj dhe e kryesisë së saj, si dhe vala e jashtëzakonshme e masës popullore gjithnjë të pranishme në Qytetin Studenti na detyroi që të mbajmë një profil të ulët por qartësisht të dallueshëm nga PD-ja. E megjithatë, ishit ju që sa e patë se ne po i organizonim studentët të shkëputur nga kontrolli i PD-së, sollët Zekeria Canën, një historian nga Kosova, mu në mes të mbledhjes sonë në Godinën 15 për t&amp;#8217;ju premtuar mua dhe shokëve të mi batanije e kushte më të mira. Ne e kuptuam mirë qëndrimin tuaj, zoti president, por ende nuk kishte ardhur koha për i nda hesapet dhe prandaj heshtëm por e nxorëm mesimin se ku qëndronit ju. Për ne, edhe në atë moment, ju ishit e mbetët armiku më i betuar i Lëvizjes Studentore e interesave të vërteta kombëtare që ajo synonte që të mbronte. Gjithsesi ne ja arritëm të bënim të ditur edhe platformën tonë me të cilën ti nuk je pajtuar asnjëherë. Nuk ka asnjë miting themelues të PD-së ku kemi qënë unë e shokët e mi ku nuk është ngritur flamuri kombëtar e bile ku nuk është kënduar edhe himni i flamurit si b.f. në Shkodër. Ne kemi kërkuar e luftuar që PD të ishte një parti e shqiptarëve, zoti president i PD-së; ju keni dashur një parti personale.
Dua t&amp;#8217;ju kujtoj, një moment tjetër delikat, zoti president i PD-së, konfrontimin në shtëpinë tuaj me rastin e dhënies nga ana e juaj të një interviste agjensisë jugosllave, Nova Makedonia me 25 Dhjetor 1990, më duket. Në atë intervistë, ju mbajtët të njëjtin pozicion që kishte marrë edhe Ramiz Alia duke devijuar nga pozitat kombëtare dhe duke i dhënë shumë kredibilitet informacioneve që thonin se ishit në lidhje të dyfishtë me organet e Sigurimit e me UDB-në. Si edhe besoj, ju kujtohet, takimi i jonë me ty ishte aspak i këndshëm por nga autokritika e juaj tepër e sinqertë ne menduam se kishit nxjerrë mësim dhe se do të ndryshonit sadopak. Jo se ju besuam, por më vonë do ta kuptonim qartësisht se praktika si komunist ju kishte rrahur me vaj e me uthull për me dalë nga çdo situatë dhe për me përdorë çdo mjet për me arritë këtë gjë. Megjithatë, ne e pranuam autokritikën tuaj dhe askush nuk e rrezikonte jetën tuaj, zoti president, jo ashtu si e ke rrezikuar ti jetën time e të shokëve të mi gjatë periudhës që ke qënë në pushtet si president i shtetit e jo vetëm i PD-së.
Përplasja e hapur por e paevitueshme që ndodhi midis meje e teje në Komisionin Nismëtar të PD ishte diçka që pritej prej meje e prej teje. Shumë prej shokëve të grupit të cilit edhe i përkisja, zoti president i PD-së, nuk e kuptonin se çfarë po bënim ende në atë strukturë që ishte PD-ja dhe që ishte kthyer në një karnaval politik por që unë e do tjerë mendonim se duhej sepse, të gjendur në mes të pushimeve të dimrit, ne na nevojitej një mburojë politike. Kështu që kur erdhi koha e përplasjes midis meje e teje, një Mbledhje e Komisionit Nismëtar në të cilën unë të akuzova si vegël të Ramiz Alisë, si figurë autoritare, që i kishe tradhëtuar idealet e Lëvizjes Studentore, si dhe të kërkova të jepje sqarime për lidhjet familjare e të tjera me Jugosllavinë e atëhershme, ju u mbështetët nga një pjesë e mirë e Komisionit Nismëtar. Duke e parë veten pa mbështetje në atë Komision, unë dhashë dorëheqjen e parevokueshme nga PD. Më vjen keq që kam qënë i pari që e kam bërë këtë gjë, por duke e parë trajtimin që ju ke rezervuar &amp;#8216;bashkëpunëtorëve tuaj&amp;#8217; besnikë që ishin atëherë anëtarë të atij Komisioni, jam i kënaqur se kam ikur në termat e mia dhe duke luftuar për vlerat e Lëvizjes Studentore e jo si limon e shtrydhur e pa dinjitet si do tjerë që sot po zvarriten për t&amp;#8217;u kthyer në lojë e në PD. Sinqerisht që më dhimbsen e më vjen keq për to.
Nga ai moment e mbrapa, zoti president, si pjestar i një grupi studentësh me influencë në Universitetin e Tiranës, unë u angazhova krejtësisht me organizimin e Lëvizjes Studentore dhe me organizimin e një greve urie që do të hiqte emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti. Nga java e fundit e Janarit, shoqata e jonë, &amp;#8220;Shoqata Studentore Fan S. Noli&amp;#8221;, me një kryesi autoritative e me respekt të madh në Universitet, ishte mjaft e konsoliduar për të filluar që të bënte antarësimin në fakultete. Ju kujtoj se ne kishim arritur që ta dobësonim influencën e PD-së në atë pikë sa studentët as nuk shkonin në aktivitetet e degës së PD-së atje por filluan të vinin tek veprimtaritë tona. Mbështetja që ne gezonim e që ishte në rritje u bë problem për partinë tuaj, zoti president, dhe nuk ishte për t&amp;#8217;u habitur që kur ju morët vesh planet tona, bashkëpunëtorët tuaj mblodhën në shtëpinë e Gramoz Pashkos një tufë studentësh të ashtuquajtur gazetarë e piktorë dhe ju sugjeruan që të krijonin një Shoqatë Studentore Shqiptare. Kjo Shoqatë e drejtuar nga do aspirantë të plehrave elitare të Tiranës jo vetëm imitoi fjalë për fjalë programin tonë, por edhe premtoi që të fillonte Grevën e Urisë që të rrëzonim Enver Hoxhën, për të cilën ne kishim punuar e po punonim me intensitet prej një muaji e më tepër. Nuk ka dyshim, zoti President, se në këtë përpjekje për të mbytur Lëvizjen Studentore, ju luajtët një rol të dorës së parë. E megjithatë duke e parë rrezikun e madh me të cilin do të përballej vendi po të përçahej PD-ja si ishte gati të ndodhte me 13 Shkurt, ne dolëm mbi veten tonë dhe bëmë ç&amp;#8217;ishte e mundur për me ruejtë Partinë Demokratike dhe për të ndihmuar që ju të zgjidheshit kryetar i saj. Për ne ishte e rëndësishme që ajo parti të ishte një shtëpi e madhe sepse vetëm me atë shpresë do të shmangej Lufta Civile. Ne as ju kemi respektuar, as ju kemi dashtë por në këtë moment ju kemi parë si një njeri me shumë fytyra që ju tregonte të gjithëve atë fytyrë që donin të shihnin. E kjo na duhej edhe ne, pse për ne ishte më e rëndësishme që të shmangej përplasja ndërshqëiptare se sa të të hiqnim ty qafe. Dhe kështu, në një fjalim që çuditi shumë njerëz që i dinin mirë marrëdhëniet tona të acaruara, unë refuzova që të flas për përplasjen tonë por, në emër të shokëve të mi fola për nevojën e unitetit e bashkimit të PD-së dhe të njëjtën gjë e bëra edhe herën tjetër and Aktivin Kombëtar të PD-së.
Duke vazhduar me përpjekjet tuaja të pandërprera për të mbytur Lëvizjen Studentore, nuk ka dyshim, zoti president, se Lëvizja Studentore triumfoi përmbi makinacionet tuaja dhe të veglave tuaja, si Azem Hajdari apo do të tjerë që sot kullosin në stane të tjera qofshin parti politike apo institute kërkimore, deri në atë pikë sa ne e mbyllëm me sukses edhe Grevën e Urisë që solli rrëzimin e Enver Hoxhës ashtu si deshëm ne. Besoj, se ju kujtohen shkëmbimet e fjalëve që kemi patur bashkë asokohe. Ende duhet ta ndjeni turpin që duhej të përjetonit kur studentët filluan t&amp;#8217;ju tallin kur delnit nga ajo sallë si dhe kur deshët të mbanit fjalimin e mbylljes së Grevës së Urisë por kur erdhëm ne që mbyllëm grevën e Urisë, të ikën edhe fjalët e ta morëm mikrofonin prej doret e s&amp;#8217;ishe i zoti as me folë. Edhe pse ne nuk kishim kurrfarë respekti për ju, ne e kishim dhe e ruejmë respektin më të thellë për shoqen tonë, Argentën, bijën tuaj dhe një vajzë e mrekullueshme e fjalëpakë që e kishim në kujdes të veçantë gjatë Grevës së Urisë. Por, në fund të fundit, zoti president i PD-së, ne fituam mbi ju e të keqen që ju përfaqësonit. Vetëdija që ju dhe PD e kishit humbur kontrollin mbi ne, dhe se ne kishim arritur në gjendje të realizonim planin tonë të fillimit ju shtyu ti thonit Presidentit Ramiz Alia se nuk e kontrollonit dot Grevën e Urisë dhe të mbyllte universitetin po të mos donte turbullira të mëtejshme prej nesh. Përdorimi i shtetit ishte shenja më e ulët e dobësisë dhe njohja e padyshimtë e fuqisë sonë si Lëvizje e pavarur dhe e pakontrolluar nga askush.
Kështu, ajo vetëdije ju shtyu të ndërmerrnit aktin kriminal e të mbështesnit mbylljen pa kushte të Universitetit, një ndër krimet e mëdha që ju keni bërë kundër shqiptarëve. Ju, zoti president i PD-së, kishit rënë aq poshtë sa pranuat realisht të nënshkruanit dënimin me vdekje të Universitetit sepse nuk kishit kurrfarë kontrolli mbi të e mbi ne. Ju në bashkëpunim me presidentin Alia i përzutë mbi 6,000 studentë në tre ditë rrugëve të botës. Ju vendosët pa pikë respekti për me i përdorë si mish për top shumë të tjerë që sakrifikuan rininë duke besuar tek ti e tek disa si Azem Hajdari duke i kthyer në një masë të zvetënueme njerëzish që sot kërkojnë vetëm me hangër dhe kanë harrue vlerat për të cilat dikur janë nisë me vdekë me gëzim. Shembulli i Azemit, që ti njëherë e leje të dehur me orë në paradhomën tënde që ta shihnin të tjerët ku ishte katandisur, dhe mandej ja bëre një listë me 27 krime është emblematik për lidhjen që ti ke patur edhe me atë krah të studentëve që u shkëput nga Lëvizja Studentore e që të mbështeti pa kushte. Shumë prej tyre u bënë veglat tuaja dhe ti, mbasi i shtrydhe, i hodhe në plehra. Edhe pse as unë e as shokët e mi nuk jemi pajtuar kurrë me Azemin, ne na ka ardhur shumë keq për vrasjen e tij pse ka qënë njëri nga shokët tonë të fillimit që ti e shtyre në atë rrugë që e çoi edhe të vritej në fund të fundit ashtu si do shokë tjerë tonët si Ben Broci e Fred Gemi.
Në një notë tjetër, ashtu si besoj e dini, zoti president, ne as nuk ikëm e as nuk u zhdukëm nga loja politike por, të sakatuar nga ikja e shokëve e shoqeve tona filluam të riorganizoheshim edhe një herë nga fillimi, dhe jo pa sukses. Në një kohë në Mars të viti 1991 ne filluam të kërkonim të krijonim një Front të Bashkimit Kombëtar, duke ju sugjeruar politikanëve të atëhershëm se zgjidhja ishte tek ideja e kombit. Por edhe këtë plan ti së bashku me do të tjerë në krye të partive të opozitës arrite ta minosh me sukses. Kjo ka qënë një periudhë kur, duke u ndjerë i fortë, fillove edhe sulmin e shfrenuar kundër shumë prej nesh që të ishin bërë pengesë si ty ashtu edhe ujdive e pazarllëqëve tuaja. Që ne atëherë vumë interesat e kombit mbi mbrojtjen e vetes flet më shumë për ne se sa për ty, zoti president.
Por që ta mbyllim, përplasja e jonë e fundit, zoti president, erdhi, kur të vënë në dijeni nga shokët tanë në Shkodër, ne erdhëm në mëngjez herët në zyrën tuaj për t&amp;#8217;ju paralajmëruar se në Shkodër do të kishte turbullira dhe se sistemi ishte i vendosur të mos lëshonte pe. Përgjigja e juaj &amp;#8220;nuk kam se çka baj&amp;#8221; e mori edhe përgjigjen tonë të merituar që unë e kujtoj mirë dhe besoj as ti se ke harruar, por ajo sjellje duhej të mbetej edhe një njolla e errët turpi në ndërgjegjen tuaj. Është e vërtetë që ne e mobilizuam praninë ndërkombëtare në Tiranë dhe i nisëm në Shkodër për të ndalur gjakderdhjen por ju, zoti president i PD-së, nuk e lëvizët as gishtin. Unë e di mirë se si e keni mbajtur fjalimin e lamtumirës për ato që u vranë atë ditë, sepse aty kemi qënë edhe ne, por prapë, ne kaluam mbi veten tonë dhe nuk thamë asgjë, jo pse kishim respekt për ju, por pse në sytë e një populli mjeran ju ishit shndrruar në një shpresë dhe një instrument për shmangjen e Luftës Civile që shpesh na dukej iminente. Ndalimi i Luftës Civile ka qënë qëllimi ynë kryesor, zoti president, dhe ne ju kemi parë e vlerësuar vetëm e vetëm nga kontributi që mund të jepnit në atë gjë. Megjithatë vitet e mëpastajme provuan se ju jo vetëm nuk mund ta ndalnit atë Luftë por se e futët në një Luftë të Ftohtë Klasash që çoi në skandalet e papara ndokund në botë dhe përfundimisht në revolucionin Leninist-Enverist të vitit 1997.
Besoj, zoti president, se në këtë letër të shkurtër ju kam kujtuar disa ndodhi e ngjarje që vënë në dukje se për ne ju keni qënë ndoshta personi më negativ në lidhje me Lëvizjen Studentore Shqiptare. Megjithatë, mitologjia e krijuar tash sa vjet prej jush e prej kalemxhijve tuaj, zoti president, është e vështirë që të demaskohet sepse nganjëherë është më e vështirë që të tregohet bindshëm e vërteta se sa të manipulohet e vërteta. Por faktet janë kokëfortë dhe kurdo që krijohet mundësia ato duhen nxjerrë në dritë një e nga një. Në fund të fundit, për ato që e dinë të vërtetën është mirë ta thonë; kështu të paktën një faqe e historisë shqiptare do të jetë e shkruar ndershmërisht. Për këtë, në emër të shokëve të mi, unë ju bëj thirrje të gjithë ish-studentëve, shokëve e shoqeve të mia kudo që të jenë që të zgjohen dhe të kuptojnë se është edhe një detyrim njerëzor karshi vetes, shokëve të tjerë studentë dhe kontributit të pastër të lëvizjes së tyre që ja ndrroi fytyrën vendit. Përkundër të gjitha pengesave që ndeshën në rrugën e tyre, studentët që dolën në krye të fraksionit kombëtar (dhe eventualisht në krye të lëvizje studentore) dhe që në thelb besonin se ndryshimi i regjimit duhej të drejtohej në një mënyrë të tillë që të përfitonte i gjithë kombi shqiptar arriti disa fitore të jashtëzakonshme në këtë periudhë tejet të rëndësishme të trancizionit shqiptar. Gjithkund ne ishim të mbështetur nga studentë që ishin mbështetës të së majtës ashtu edhe mbështetës tuaj, zoti president, se mbi të gjitha ato studentë ishin e ndjeheshin shqiptarë, dhe pavarësisht nga dallimet, ne ishim të gjithë vëllezër të një gjaku.
Në mbyllje, mendoj se nuk ka pikë dyshimi, zoti president i PD-së, që Lëvizja Studentore Shqiptare e viteve 1990-1991 konsiderohet si faktori vendimtar për kthesën politike e daljen prej sundimit të partisë-shtet në Shqipëri. Ndërmjet arritjeve më të spikatuna të kësaj Lëvizje të shtrirë nga Dhjetori 1990 e deri në Prill të vitit 1991 dhe e cila përfshiu shumicën e institucioneve të arsimit të lartë në shtetin shqiptar janë organizimi i zgjedhjeve të para demokratike në nivel universitar në shtetin shqiptar, demonstrata e parë politike në Sheshin Skanderbeg, kundërvënia politike ndaj partisë-shtet, shkulja e të drejtës së pluralizmit politik, mobilizimi i shtresave të gjëra të popullit në mbështetje të vlerave të pastra kombëtare e demokratike në fillimet e proceseve të tranzicionit dallueshëm prej forcave politike të atëhershme, ruajtja e plotë e pavarësisë politike të udhëheqjes së kësaj Lëvizjeje prej forcave politike të djathta apo të majta, futja e vendit në një shteg që e shmangu Luftën Civile, shembja e kultit të Enver Hoxhës, ndihma për organizimin e zgjedhjeve të para demokratike, dhe ndonëse fakt pak i njohur, ndihma vendimtare në ndalimin e gjakderdhjes së 2 Prillit, të orkestruar e të toleruar me konsensusin e gjithë forcave politike të atëhershme përfshirë këtu edhe ju. Një akt që ja vlen të vihet në dukje është edhe vetësakrifimi sublim i Lëvizjes dhe i shumë prej pjesëmarrësve për shpëtimin e kombit e shtetit në një periudhë kritike duke lëshuar rrugë e për të mirën e të gjithëve, duke toleruar edhe marrëveshje e skema nga më të dyshimtat midis forcave politike e individëve që dolën në krye të partive politike. Për këto e për çka është thënë më lart, zoti president i PD-së, ky kontribut i veçantë i saj e bën këtë Lëvizje një shembull të papërsëritshëm në historinë shqiptare dhe një faktor me peshë në historinë moderne të Shqipërisë e që duhet vlerësuar seriozisht. Por kundërshtarët e Lëvizjes Studentore Shqiptare të strehuar në Partinë Demokratike e në Partinë e Punës, e përdorën pa hezitim aparatin shtetëror për të shkatërruar Lëvizjen dhe për të përvetësuar arritjet e saj, si keni bërë e po bëni edhe ju, zoti president. E prapë, edhe përkundër të pavërtetave që keni thënë e thoni, kontributi i atyre studentëve e studenteve, i heronjve të heshtur e të vërtetë të trancizionit shqiptar, është e mbetet faqja më e ndritur e historisë mbas-komuniste shqiptare.

NJË FJALË PËR TENSIONET TONA PERSONALE

Tash, zoti president i PD-së, e ndjej të nevojshme dhe të dobishme që t&amp;#8217;ju parashtroj edhe mendimin tim në lidhje me marrëdhëniet e mia personale në lidhje me ju. Unë, zoti President, nuk kam problem kur njerëz, që nuk e dinë se si ka qënë e vërteta, ulen e nxijnë faqe gazetash. Punët në atë kapërcyell trancizioni kanë ndodhur shpejt, disa nga njerëzit që i kanë ditur punët janë shitur për një kockë e për nje thelë, dhe shumë prej tyre e kanë ndërruar historinë katër-pesë herë deri tash, sa sot, ba me i pyetë, as vetë nuk e dinë se çka ka ndodhë me to e me vendin. Ato janë të falur se aq dinë e aq thonë, e jetojnë jetën për një kafshatë bukë qoftë edhe kur e hanë me marre duke besue rrenat e veta. Por, zoti President, në rastin tuaj puna është pak më ndryshe edhe sepse ju pretendoni që të jeni më i ndryshëm nga njerëzit ordinerë. Edhe pse gjatë njohjes sonë ne të dy nuk kemi qënë miq për asnjë moment, dhe unë thellësisht dyshoj se mund të jemi ndonjëherë, ne ja dimë mirë mendimet njëri-tjetrit dhe e dimë se ku qëndrojmë njëri e tjetri. Edhe pse unë isha i detyruar të bëhem i mërguar politik dhe ju u bëtë President i shtetit shqiptar, puna erdhi që në të mirë të interesit kombëtar unë, si shumë shokë të mi bashkë me mua, kemi heshtur për shumë gjëra që kemi ditur dhe për të cilat ju kemi edhe konfrontuar tete-a-tete. Ne nuk kemi pasur kurrë probleme me ju si individ por me qëndrimet e dyshimta dhe me politikat tuaja që shpesh na janë dukur naïve e bizantine, në stilin e mbledhjeve, mjeshtër i të cilave keni qënë e mbeteni dhe si të rrezikshme në planin aftagjatë për interesta e kombit. Si edhe e dini mirë, zoti President, unë, si shokët e shoqet e mia studente, nuk kam hyrë në politikë për të vënë padrejtësitë e bëra karshi meje në vend, por për t&amp;#8217;ju shërbyer njerëzve të mi, shqiptarëve. Por ka qënë bindja ime e patundur, qysh nga koha kur si Anëtar i Komisionit Nismëtar formova e drejtova në heshtje atë bërthamë që shërbeu si Departamenti i Informacionit e Kuadrit të PD-së, se ju keni qënë e mbeteni në anën tjetër të kësaj barrikade.
Kështu, duke e ditur se ju e dini mirë se çka mendoj unë për ju, jam shtangë kur kam marrë vesh se kur keni qënë President më keni dhënë një dekoratë, Pishtar i Demokracisë. Unë vetëm se kam mbetur i çuditur nga një gjest i tillë paradoksal dhe, si e merrni me mend, me një gjest që nuk lidhej kurrkund me marrëdhënien e tensionuar e të pakëndshme që kemi pasur ne të dy me njëri-tjetrin. Për shkak të halleve shpesh të papërballueshme të jetesës si emigrant me të cilat përballesha atëherë, nuk kam pasë kohë me u marrë me atë gjë, por me shpirt e zemër i jam bashkëngjitur bashkë-studentit Pal Serreqi, që unë e kam për nder ta quaj mik e që na nderoi të gjithëve duke jua kthyer atë decorate mbrapsht, por edhe kësaj çështje i erdhi rradha që të përflitet publikisht. Natyrisht që edhe unë i jam kthyer të shkuarës për të parë se ku mund të bërë ndonji gabim që ju shtyu ju të më jepni atë dekoratë. Çka më sigurue se kam qënë në rrugë të drejtë ka qënë trajtimi i padrejtë që i është rezervue personit tim dhe familjes sime gjatë kohës së drejtimit të shtetit shqiptar prej jush e pasuesve tuaj të vërbër në strukturat shtetërore.

NË VEND TË MBYLLJES

Pa dashur me ju ba moral, zoti President i PD-së, mendoj se me të vërtetë problemi është se ju keni filluar të besoni përrallat që ju dhe papagallët tuaj i përsërisni vazhdimisht simbas parimit të sprovuar &amp;#8220;rrej, rrej, se diçka do të mbetet.&amp;#8221; Si edhe e dini, zoti President, asnjë prej këtyre deklaratave që lëshohen andej-këndej prej jush e prej pasuesve e mbështetësve tuaj nuk mund të jetë më larg së vërtetës, e cila është e pamohueshme pse është e dokumentuar, pse ne jemi gjallë, dhe pse ne e ruajmë si gjënë më të vyeshme. Ti dhe ato që po të sillen rrotull në festat e PD-së, kinse liderat e Dhjetorit, jeni faktori kryesor që çoi në shkatërrimin e asaj Lëvizje Studentore dhe në mërgimin e 6000 studentëve vetëm në tre ditë të zeza për kombin shqiptar. Ndonëse për shumë vjet ju keni mundur që të bleni heshtjen e shumë prej atyre pak vetëve që morën vesh mirë se si u bënë punët dhe tash disa prej tyre ju mbështesin në çfarëdo deklarimi tuajin, ju nuk keni mundur të bleni heshtjen time dhe të shumë të tjerëve si unë. Jemi ne që me shumë mund, sakrifica e vuejtje të papërshkrueshme rrugëve të botës e kemi ruajtur të pacënuar e të pastër kujtimin e asaj lëvizje që synoi t&amp;#8217;iu kthente nderin, dinjitetin e lirinë shqiptarëve pa ju kërkuar asgjë. Ne e kemi ruajtur kujtimin e saj mbi të gjitha, pse ajo lëvizje ishte një lëvizje thellësisht kombëtare, që synonte demokratizimin, begatimin e jetës së shqiptarëve, ruajtjen e atyre vlerave qytetare që e bëjnë një komb të ndihet i nderuar midis komeve të tjerë. Ajo ishte një Lëvizje me të cilën PD që ju e drejtoni nuk ka kurrgjë të përbashkët, ashtu si nuk ka as ai stani tjetër i çakallëve e hienave të Tiranës, Partia Socialiste.
Unë, zoti president i PD-së, nuk di me urrye njerëz, perveçse të keqes kur ajo mishërohet në njerëz. Unë due me ju falë, zoti president për fjalët që keni thënë tash sa vjet për mue e për shokët e mi si në rrethe të caktuara ashtu edhe përmes zagarëve që ju sillen rrotull. Këtë herë megjithatë, nuk mund të hesht. Arësyeja është se rruga ku jeni ngjitur ju e ku keni ndërmend të ngjiteni edhe këto zgjedhje është e shtrueme me ëndrrat e përdhunueme të shokëve e shoqeve të mia, e ba me jua falë këtë gjë, do të më dënojë fort ndërgjegja e ime. Vuejtjet e mija në mërgim jua kisha falë, zoti president i PD-së, por nderin e shokëve të mi nuk mundem jo vetëm se nuk më takon por edhe pse më ka dhënë jetë, respekt për vete, e fuqi me mbijetue në ditë të vështira të mërgimit. Ky nder dhe ajo që bënë shokët e mi ka qënë gjëja që më ka mbajtur gjallë. Unë nuk jam njeri i respektuar, zoti president i PD-së, vetëm se kam qënë një nga studentët e asaj kohe; por pa dyshim që jam bërë më i pastër, më i ndershëm, dhe shumë më i përvujtun prej të kenunit pjesë e asaj Lëvizje dhe shok i atyre vajzave e djemve të mrekullueshëm. Është shtrembërimi i paskrupullt që ju i bëni asaj Lëvizje dhe kontributit të saj që më shtyn që të flas sot kështun si flas sepse e drejta duhet thënë dhe ju nuk jeni pjesë e atyre vlerave të vërteta.
Gjithsesi, më duhet të them, zoti president, se dhimbja e jashtëzakonshme dhe e vazhdueshme që kam provuar për qeverisjen mizerabël, anti-shtetërore, anti-kombëtare, e anti-shqiptare të shtetit shqiptar gjatë presidencës tuaj e ka mbytur ndjenjën e rivendikimit për drejtësinë e parashikimit tim kur, mbas mbledhjes së një sasie të mirë informacioni në lidhje me personin tuaj, dhashë dorëheqjen nga Komisioni Nismëtar i PD-së duke e parashikuar se do të bëheni një shtetar me mendësi të theksuar totalitare, që do të qeverisni me mentalitet e metoda komuniste, që do ta çoni vendin në Luftë Civile, dhe mbi të gjitha që do të shkelni mbi vlerat e idealet e Lëvizjes Studentore Shqiptare e interesat kombëtare, dhe është kjo pikë që më detyron që të shkruaj këtë letër të hapur në emër të shokëve të mi sot. Ju siguroj edhe një herë që nuk kam asgjë kundër jush si individ e si mjek, përveçse kundër qëndrimeve tuaja publike në lidhje me të vërtetën e Lëvizjes Studentore e dëmin që i keni sjellë kombit tim.
Kështu, edhe një herë dua t&amp;#8217;ju rikujtoj se kjo letër e hapur është shkruar e nisur nga dëshira e mirë për të vënë në vendin e duhur kontributin e atyre të rinjve e të rejave, shoqeve e shokëve të mia studentë që sakrifikuan gjithçka që kishin për t&amp;#8217;i kthyer dinjitetin e që shpresuan për t&amp;#8217;i sjellë lirinë e begatinë popullit të tyre, një vizion me të cilin ju, zoti president, nuk jeni pajtuar asnjëherë. Duke qënë se unë dhe shokët e mi jemi nga ato që e kanë organizuar dhe drejtuar këtë Lëvizje dhe që, në shumë travaje ku na ka sprovuar jeta, i kemi ruajtur të pastra e të panjollosura qëllimet e vlerat që na shtynë të hymë në atë rrugë së cilës nuk i dihej fundi, kemi besim se kur të vijë koha për të parë të vërtetën, njerëzit do të kuptojnë vlerat e larta dhe qëllimet e pastra të atij brezi të mrekullueshëm e të përkushtuar karshi popullit të vet, e jo ju, zoti president i PD-së. Unë e kam shkruar këtë letër me shume hezitim por i vetëdijshëm se ardhur koha që ta vëmë të vërtetën në vend dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se sa ne vetë. Por për këtë nevojitet kontributi i gjithsecilit nga ato studentë që sot rrinë të heshtur e të tulatur por që e vunë një gur në atë Lëvizje dhe që prej faktit që ishin në universitetet e institutet shtëtërore ishin pjesë e masës studentore që kontribuoi në një mijë mënyra në suksesin e Lëvizjes Studentore. Rruga që zgjodhi Lëvizja Studentore është rruga e vetme e ndershme ku mund e ku duhet të ecin ato që duan t&amp;#8217;i shërbejnë popullit të tyre dhe cdo ditë që kalon vetëm sa e bën këtë më të dukshme e më të qartë, dhe për këtë na kanë ndihmuar edhe dështimet tuaja, zoti president i PD-së. Lëvizja Studentore vetëm sa e çeli shtegun ku duhej të ecnin njerëzit që donin t&amp;#8217;i shërbenin popullit dhe, po të lëmë mënjanë pallavrat e politikës shqiptare, atje do të kthehen gjithmonë, e për të gjetur shembull, ato që duan t&amp;#8217;i shërbejnë popullit të tyre. Shoqet e shokët tanë nuk kanë qënë të motivuar nga ideologji, inate, urrejtje, apo lidhje personale, por nga një dëshirë e thellë dhe që buronte nga shpirti për t&amp;#8217;i shërbyer kombit. Përfitoj nga ky rast, që t&amp;#8217;ju bëj thirrje edhe të gjithë ish-bashkëstudentëve të atij brezi që të na ndihmojnë në përmbushjen e këtij qëllimi dhe ta nxjerrin të vërtetën si e përjetuan dhe si e dinë. Kjo e vërtetë e çmueshme që ka qënë e mbetet Lëvizja Studentore Shqiptare nuk duhet të deformohet e shtrembërohet dhe këtë mund ta bëjmë duke kontribuar të gjithë nga pak por qoftë edhe me gënjeshtrat këmbëshkurtra që ju propagandoni, zoti president. Duke ju drejtuar shokëve tanë dua t&amp;#8217;ju them se balta që kanë hedhur mbi ne njerëz si ju zoti president i PD-së, dhe zgrryerja e zhyerja në baltë e disave prej nesh që nën presionet tuaja u thyen e u keqpërdoruan, nuk duhet t&amp;#8217;i bëjë njerëzit që të shohin me dyshime atë vlerë të shenjtë që ne ju dhuruam shqiptarëve, në momentin më të bukur të rinisë sonë e pa ju kërkuar si shpërblim asgjë, veç që të jenë të lirë, të lumtur e të begatë midis kombeve të tjera, vepër në të cilën ju nuk keni dhënë kurrfarë kontributi, zoti president i PD-së. Shpresoj të mos dukem si lektor pedant po t&amp;#8217;ju kujtoj ju dhe të tjerëve që mendojnë si ju se Lëvizja Studentore Shqiptare ofroi zgjidhje të qarta e që koha po i provon si të drejta, si për shembull, besimin e patundur se shpëtimi i shqiptarëve dhe rrugëzgjidhja kalonte përmes bashkimit të shqiptarëve e jo përmes përjetësimit të Luftës së Klasave të përsëritur në një formë a në një tjetër. Në një vend ku vazhdimisht pohohet se shqiptarët nuk kanë vlera e nuk dinë të sillen, kjo Lëvizje është një shembull shumë i mirë i shërbimit publik të cilin ju nuk mund ta jepni. Ne mendojmë se ka ardhur koha që të vlerësohet kontributi i pastër kombëtar, demokratik, e qytetar i kësaj Lëvizje dhe i çdo studenti që sakrifikoi aq shumë dhe askush nuk duhet e nuk mund ta bëjë këtë më mirë e më ndershmërisht se sa vetë ne, por jo ju, zoti president.
Në fund, më duhet të them se nuk kam kurrfarë problemi që të përballemi me ju për sa kam thënë unë më sipër e më gjerë. E di që edhe ju e dini se unë kam edhe më shumë për të thënë dhe se nuk do të hezitojmë që të shprehemi me të gjitha mënyrat që dimë. Po ashtu, duke ju njohur mirë e di që do t&amp;#8217;i lëshoni tellallët në paçavuret që botoni dhe zagarët tuaj kalemxhij të cilët, të premtoj që, si unë e shokët e mi, do t&amp;#8217;i injorojmë krejtësisht se janë qenë që turren për një kockë e jo për të vërtetën.


Shinasi A. Rama
Doktor i Shkencave Politike
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

BERND ishalla po na i bjen n vesh ose n dor z BERISHS
KJO LETER AQ DOMETHANSE , nji DUARTROKITJE per te gjith ata qe DHAN JETEN per demokraci ....
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DFV

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

Si Nano si Berisha ne nje tenxhere e hane mu.in.
Tani te jemi te sinqert duhet thene se ne te vertet ata te dy jo vetem qe nuk hane m.t sepse ate ja japin popullit qe i voton ta haj, por perkunder ata rrojne si mbreter, sigurisht duke rjepur pa meshir popullin qe vazhdon ti doje shume keta cakej te pa ngopur.
Pra populli te vazhdoj pa hezitim tu jap torten (harrova, doja me thene VOTEN) dy kucedrave dhe te jemi te sigurte se si Hajduti Nano ashtu dhe kremineli Berisha do dine tja shperblejne atij (pra popullit, ne se vertet jemi popull!) ashtu si ne keto 14 vjet te shkuara.
Vetem per nje gje te jene te sigurt si Nano dhe Berisha me zagaret e tyre se do vij nje dite qe do te japin llogari per gjithe te zezat qe i kane bere Shqiperise.
Uroj me gjithe shpirte qe kjo dite te jete e nesermja!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: 14 vjet PD

nuk eshte se shqipetaret i duan

vetem disa militante te verber i duan

populli shqipetar eshte inatci e &quot;per inat te vjerres shkon me mullixhine&quot;

kete e dine shume mire nano me berishen e ne lojen e tyre i shtyjne shqipetaret te votojne vetem nga inati per njerin apo tjetrin (edhe nese nuk fiton ne keto zdhedhje nuk del nga loja perderisa ka fituar tjetri)
 

ados

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

Sic duken bathet, do ta kemi edhe nja 14 vjet te tjera PD-ne.Oj nene , oj nene ne dore injorantesh do bie ky vend !!
 

DFV

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

ados, dhe po e mori pushtetin Berisha e kemi te sigurt dhe 14 vjet te tjera!!!!!
Nuk i zbret me kalit ai, vetem po i ben ndonje puc si ai i 97, atehere do themi o nene, o nene ci paskemi ber vehtes.
Mire e tha Gene , shqiptaret jane nostalgjik, mjafton tu kujtosh enverin dhe te thone ai ishte tamam per Shqiperine!!!!
Keshtu qe dhe kjo pune e Sale gomarit dhe Tos kondrabandistit do te vazhdojne tja fusin popullit deri ne rrez, sepse vet populli nostaligjik shqiptare prape tek ata dy ndyresira ka per te shkuar.
 

rudi123

Primus registratum
Re: 14 vjet PD

ZGJIDHNI DHE KRYETARIN E RI TË PD-SË, I DASHUR BERISHA


MUSTAFA NANO

I dashur Berisha,
Kjo është letra e parë, me të cilën ju drejtohem publikisht. Me siguri që do të jetë dhe e fundit pasi, meqë u deshën gjithë këto vite për të shkruar të parën, do të duhet shumë më tepër se kaq për të shkruar të dytën. Shkak u bë nga njëra anë një ceremoni e bujshme e promovimit si demokratë rishtarë të nja tridhjetë e kusur vetëve dhe nga ana tjetër përkimi krejt rastësor midis kësaj ngjarjeje dhe një shkrimit tim të tri ditëve më parë, ku ngrija hëm problemin e përdorimit, hëm problemin e injorimit të know how-t shqiptar. Eshtë aq i fortë ky përkim, sa dikujt mund t&amp;#8217;i jetë dukur sikur e kemi ujdisur bashkë edhe shkrimin tim, edhe ceremoninë tuaj.
Në pamje të parë ju bëtë atë që mungon në politikën shqiptare e që unë e nxisja me shkrimin tim tek gazeta &amp;#8220;Shekulli&amp;#8221;; me një fjalë, ju i kthyet sytë nga ajo pjesë e shoqërisë, që unë e quaja know how, e që ju e quani prej kohësh shoqëri civile. Eshtë lëvizje interesante kjo, i dashur Berisha. Personalisht, mua s&amp;#8217;ma ka prerë mendja ndonjëherë se ai njeri, që vetëm disa vjet më parë ngrinte kultin e partisë së qëndrestarëve, fliste për rruspa e burgje, i thosh bushtër nënkryetares së Parlamentit, fuste hundët në krevatin martesor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, trajtonte banditët e Lazaratit si luftëtarë të lirisë, shihte qytetarët e Mamurrasit e Bushatit si mish për topin e pushtetit të vet, apo bënte aluzion mbi pakte të ndërkryera me policët e Korçës e Pogradecit për të mos lejuar mbatharakët e pushtetit të merrnin arratinë një ditë pas fitores së vet, s&amp;#8217;ma ka prerë mendja pra se një njeri i tillë do t&amp;#8217;i jepte udhë këtij projekti të partneritetit politikë-know how e se ky projekt do t&amp;#8217;i shkonte fjollë. Nuk ma ka marrë mendja, edhe ngaqë juve ju kam parë të prerë si shef qëndrestarësh (s&amp;#8217;e keni idenë se sa kuptim keni patur e keni në krye të qëndrestarëve), edhe ngaqë kam menduar se, bash ngaqë jeni i prerë si kapo qëndrestarësh, nuk do t&amp;#8217;ju afrohej askush nga jashtë PD-së. Mirëpo jam i befasuar, edhe nga ju, edhe nga ata që hynin të lumtur ( o Zot, sa të lumtur ishin!) në skenë, pasi ju i prezantonit një e nga një si &amp;#8220;njerëzit më të shquar në këtë e në atë lëmë të shkencës, të kulturës e të mendimit shqiptar ( o Zot, si nuk skuqeshin nga këto pallavra!)&amp;#8221;. Përfundimisht, e pranoj që e kam patur gabim.
Kjo lëvizje, i dashur Berisha, është &amp;#8211; dhe këtu po bie dakord me shumicën e atyre që e thanë një fjalë për këtë ngjarje &amp;#8211; inteligjente. Eshtë një lëvizje e njimendtë politike. Eshtë kështu, jo sepse keni afruar pranë vetes &amp;#8220;njerëzit me kontributet më të shquara&amp;#8221; (lërini këto karakterizime në keni perëndi, pasi edhe delfinët tuaj më të rinj i vutë në pozitë të vështirë atë ditë), por sepse me këtë ceremoni keni dëshmuar forcën tuaj për të ndjellë ende aspirantë për pakëz pushtet e keni dëshmuar forcën tuaj për t&amp;#8217;iu futur shkelmin kollaj-kollaj atyre që ju kanë mbajtur në atë post deri më sot, qëndrestarëve pra. Keni dëshmuar gjithashtu se jeni i gatshëm të bëni gjithçka që është e nevojshme në funksion të lakmisë suaj për pushtet. Ju jeni një nevojtar par excellence, i dashur Berisha. Dhe nuk ka gjë që të mos e bëjë një nevojtar, teksa kërkon të përmbushë egzigjencat e veta jetësore (nevoja për pushtet është për ju tamam një egzigjencë jetësore, bash siç është nevoja për të harbuar e Fatos Nanos, bash më në fund siç është nevoja e të ngujuarve prej gjakmarrjes për të nxjerrë pakëz kokën në dritaren e shtëpisë-kullë).
E dini çfarë, i dashur Berisha? E bëtë që e bëtë këtë gjë, çojeni deri në fund. Zgjidhni ndër rishtarët demokratë edhe një kryetar rishtar të Partisë Demokratike. Dhe kështu, kjo lëvizje është mrekullisht e plotë. Do të ishte mirë që të zgjidhnit fillimisht kryetarin e PD-së, e pastaj Komitetin e Orientimit të Politikave, por edhe me kokëposhtë shkon mirë ky proces. Partisë Demokratike i duhet më shumë se çdo gjë tjetër një kryetar i ri. Dhe ju e dini se pse. Partia Demokratike nuk është katandisur në këtë gjendje, ngaqë e kanë patur fajin Jozefina Topalli, Bamir Topi, Ridvan Bode, Spartak Ngjela, Jemin Gjana, Sokol Olldashi, Vili Minarolli, etj. etj. Partia Demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet deri më sot, ngaqë i kanë vjedhur votat (po të ish kjo, ju s&amp;#8217;do të kishit nevojë për spektakle të tilla me &amp;#8220;njerëzit më të shquar&amp;#8221;); as ngaqë nuk ka prezantuar një program, pasi ju vetë keni thënë të gjitha herët që &amp;#8220;ky program elektoral është programi më i mirë dhe shpëtimtar për Shqipërinë&amp;#8221;, ashtu siç keni thënë po të gjitha herët se &amp;#8220;kandidatët për deputetë të PD-së janë ajka e shoqërisë shqiptare&amp;#8221;. Sigurisht, nuk ka qenë kështu si keni deklaruar ju, por e vërteta është që Partia Demokratike nuk ka humbur prej kësaj rrene elektorale.
Për të fituar zgjedhjet përballë një pushteti tejet të korruptuar si ky i PS-së (ju jeni dakord që ky pushtet është shumë i korruptuar), nuk ka qenë nevoja e një PD-je të përkryer. Jo! Do të mjaftonte një PD dosido, por jo me ju në krye. Kam frikë se edhe këtë radhë, shqiptarët do të votojnë sipas logjikës së njohur: o për Berishën, o kundër Berishës. Mund të bëni edhe një ceremoni tjetër, ku të nxirrni në skenë edhe 140 vetë me kontribute po &amp;#8220;kaq të shquara&amp;#8221;, por në fund zgjedhësit do t&amp;#8217;i shohin që të gjithë këta &amp;#8220;yje&amp;#8221; si nevojtarë gjithashtu. Nevojtarë për një çikëz pushtet, por edhe shërbëtorë të atij që, për hir të pushtetit, sot promovon karrierën politike të nja dyzet vetëve mbi kurrizin e qindra të tjerëve, të cilët kanë qenë të gatshëm të jepnin dhe jetën për të rrëzuar socialistët nga pushteti, dhe nesër do të promovojë karrierën politike të nja dyzet të tjerëve mbi kurrizin e yjeve të saposhfaqur në horizontin e politikës shqiptare.
Berisha, bëjeni lëvizjen e fundit. Zgjidhni dhe kryetarin e ri. Nuk është shumë e hijshme të zgjidhni ju kryetarin e një partie, që nuk ka kuptim pa ju në krye, por bëjeni këtë gjë për hir të shporrjes së sigurtë nga skena të këtij pushteti. Me ju në krye të PD-së, shqiptarët do të kenë frikë se këta do të mbeten prapë, ndërsa me ju në pushtet shqiptarët do të kenë frikë po njësoj, nga ju. Duhet ta lini postin ju, Berisha. Kjo është çështja.
Post scriptum më i gjatë se vetë scriptum-i: E shoh këtë letër një rast të mirë për të shpjeguar &amp;#8220;makthin&amp;#8221; tim anti Berisha. Vetëm ju e dini që këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë makth, ashtu siç vetëm ju e dini që në qëndrimet e mia kundër jush nuk ka asgjë personale, ashtu si nuk ka asgjë ideologjike (besoj se e keni verifikuar që nuk më lidh asgjë me pushtetin e socialistëve). Mua nuk më keni futur shkelmin si shumë të tjerëve në PD, pasi unë nuk kam qenë ndonjëherë personazh i rëndësishëm brenda partisë suaj e me siguri nuk më keni konsideruar si kundërshtar problematik brenda ish-partisë sime. Mua nuk më keni hequr si ministër apo si funksionar i pushtetit tuaj, pasi asnjëherë nuk kam qenë i tillë. Mua nuk më keni akuzuar si spiun, siç keni akuzuar Preç Zogajn faqe të gjithëve, pasi nuk kam qenë spiun; mua nuk më keni akuzuar andart grek, siç keni akuzuar Arben Imamin, pasi në vitin &amp;#8216;97 nuk kam qenë në Shqipëri; mua nuk keni dashur të më fusni në burg e nuk më keni rrahur, siç keni rrahur (jo ju personalisht, por njerëzit tuaj) boll njerëz, deri dhe ministrat e ish-ministrat tuaj; mua s&amp;#8217;më keni djegur ndonjë redaksi, siç ja keni djegur Nikollë Lesit; shkurt hesapi, mua s&amp;#8217;më keni bërë asgjë të keqe. Përkundrazi, më keni bërë &amp;#8211; sipas këndvështrimit të shumicës së shqiptarëve &amp;#8211; ndonjë të mirë a nder. Dua t&amp;#8217;ju them, i dashur Berisha, se refuzimi sistematik që i kam bërë leadership-it tuaj bën vaki që mund të ngrihet mbi ndonjë frymëzim të gabuar (këtë po e lë të diskutueshme), por nuk ngrihet mbi asnjë frymëzim të lig. Të njëjtin arsyetim mund të bëja edhe me mik-armikun tuaj, Fatos Nanon, të cilin e kam refuzuar dhe e refuzoj nën të njëjtin frymëzim e me të njëjtën qartësi. Po e dini se çfarë ka ndodhur, i dashur Berisha? Gjatë gjithë kohës që unë kam bërë gazetarin, më ka gjetur belaja veç me berishianët. Nuk është se më ka gjetur ndonjë gjë kushedi se çfarë, por veç këta dërgojnë letra tek redaksia e &amp;#8220;Shekullit&amp;#8221;, ku nuk lënë gjë të zezë pa thënë në adresën time; këta mbushin faqet e internetit me sharje të lloj-lloj-shme; këta më kanë shqetësuar me telefonata të ndyra; këta nuk më kanë lënë të flas dy fjalë në një tubim të &amp;#8220;Mjaft&amp;#8221;-it (nuk më harrohet një prej tyre, një mesogrua, e cila m&amp;#8217;u afrua një ditë prej ditësh e më tha me një tërbim, të cilin unë ia lexoja tek sytë që i shkrepëtinin nga urrejtja: &amp;#8220;ti që sulmon doktorin, je njeriu më i zi i kombit&amp;#8221;. O Zot, edhe sikur të kisha një mendim të mirë për ju, i dashur Berisha, do të më mjaftonte kjo frazë e kësaj gruaje të pafajshme e kjo kategori njerëzish që ju mbështesin, për të mos qenë asnjëherë pro jush. Nuk mund t&amp;#8217;ia lejoj asnjëherë vetes të mbështes njerëz, të cilët, ndërsa flasin për mbrojtjen e lirisë, nuk nënkuptojnë edhe mbrojtjen e lirisë për të mos rënë dakord me ta. Më duket se ka qenë Mahatma Gandi ai që ka thënë: &amp;#8220;do të jepja dhe jetën, që kundërshtari im të kishte lirinë për t&amp;#8217;u shprehur&amp;#8221;. Futeni vath në vesh këtë kredo kaq të thjeshtë, besimi apo mosbesimi në të cilën ndan liberal-demokratët nga bolshevikët. Po ta mësoni më në fund kaq gjë, hallall t&amp;#8217;i keni këto ceremonira mes &amp;#8220;njerëzve me kontributet më të shquara&amp;#8221;. Por kam frikë se pikërisht këtë gjë ju nuk mund ta mësoni kurrë. Ju jeni bolshevik i pandreqshëm, i dashuri im.
 
Top