10 gabimet me te medha gjate marrjes se vendimeve

Albforumi

Primus registratum
10 gabimet me te medha gjate marrjes se vendimeve

shefi_stres.jpg

Puna e menaxherit është shumë stresuese sidomos gjatë kohës kur duhet marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë. Aq stresuese saqë ndonjëherë arrihet deri te marrja e vendimeve të gabuara.

Kur jemi te vendimet e gabuara, sigurisht që nuk do ta kishit pasur dëshirë të fusni veten në një thes me shtëpinë botuese e cila refuzon botimin e librit të Harry Poterit, ose me drejtorin e Coca Cola-s i cili kishte refuzuar ta blinte Pepsin. Kam dëgjuar të thonë “miu një here kalon nëpër mustaqe”, por a janë këto vendimmarrjet më të këqija si pasojë e stresit apo thjeshtë dikush nuk di t’i merr erë milionave?!!!

1. Harry Poter – A thua a kanë qenë me mend në kokë pronarët e asaj shtëpie botuese që kanë refuzuar këtë të botojnë librin për magjistarin e vogël?!!!

2. Coca Cola vs Pepsi – kjo ka qenë shumë kohë më herët, ku bosat e CC kanë menduar që Pepsi nuk mund të bëhet një konkurrent i denjë.

3. Bonbonet M&M – ekipi i marketing të bonboneve M&M nuk ka lejuar që ato të shfaqen në filmin ET të Spilbergut. Në vend të tyre janë paraqitur ëmbëlsiart Reese’s, shitja e të cilave është rritur në mënyrë marramendëse.

4. The Beatles – Shtëpia botuese Decca Records refuzon nënshkrimin e kontratës me Beatles duke u thënë se po kopjonjnë The Shadoësm grup shumë i popullarizuar në atë kohë.

5. ABC TV refuzojnë “The Cosby Show” me arsyetimin se publiku kurrë nuk mund të pranojë të shikon një përrallë joreale për një familje zezake të pasur.

6. William Orton, president i ëestern Union Telegraph Campany refuzon ta blej patentën për telefon nga Aleksander Bell, duke e quajtur lodër elektrike.

7. “Radioja nuk ka asnjëfarë vlere komerciale. Kush do të paguante për një mesazh i cili nuk i dërgohet askujt në vecanti?!!!” ka pyetur Dejvid Sarnof më 1920 si rezultat i propozimit për të investuar në prodhimin e radiove.

8. Njëri ndër biznesmenët më të mëdhenj amerikan, Ross Perot në vitin 1979 refuzon ta blejë Microsoft-in për 15 milion dollarë.

9. Coca Cola e re. Edhe një margaritar i CC! Kur filluan të ndjejnë se po kërcënohen seriozisht nga Pepsi, krijojnë një produkt të ri, të ashtuquajturën Coca Cola e Re e cila askujt nuk i ka pëlqyer, duke bërë që njerëzit akoma më tepër të konsumojnë Pepsi.

10. Vitin e kaluar Apple plasoi një aplikacion për iPhone në të cilin paraqitet një foshnje që qan. Me qëllim që ta rehatoni, duhej që ta shkundnu iPhone-in. Pas vetëm dy ditësh, Apple e tërhoqi aplikacionin pasi shumë organizata për mbrojtje të fëmijëve, por edhe vetë prindërit dërguan ankesa deri te kjo kompani. Thuhet se kjo i ka kushtuar shume mollës së kafshuar.

menaxher_shqiptare.jpg

Ju si menaxher i kompanisë, apo si menaxher i vetvetes tuaj, a keni marrë ndonjë vendim të gabuar në rastet kur iu është dhënë një rast i tillë? Cilin nga rastet e sipërpërmenduara nuk do të kishit lejuar t’ju ikë ngadora?

Shperndaje kete artikull:

k.png

ngjarjet.png

lajme.png

lexoje.png

votoje.png

email_link.png

printer.png

digg.png

facebook.png

live.png

stumbleupon.png

twitter.gif

googlebookmark.png

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbreti3gut.com/?p=2008

Top