“Mbi kokën” e Fehmi Aganit [Çelik's Blog]

admin

Administrator
Para ca ditësh gjersa po shëtisja nëpër qytetin e famshëm të Prishtinës, më rastisi të kaloj para Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, ku është e vendosur edhe statuja e të ndjerit , Prof. Fehmi Agani.

Mbi koken e Fehmi Aganit
Statuja dhe elementet përcjellëse të profesorit Fehmi Agani, i cili ka qenë i njohur për paraqitjen e argumentimit të së drejtës së shtetit të Kosovës ishte në një gjendje të mjerë, dhe përveç mbeturinave që kishin rrethuar çdo gjë, aty po gjenin strehim për argëtim edhe fëmijët… pa fije turpi ata fëmijë kishin hipur mbi statujë dhe po qeshnin me “pushtimin e majës” që kishin arritur ta bënin me aq mund… “Boma edhe mu ni foto” ishte reagimi i fëmijës që po shikonte shokun e tij që i kishte hipur në qafë profesorit….
Kjo është situata në të cilën ka ardhur kjo statujë dhe deri në ç’masë është degraduar ajo… madje kjo është edhe një argument tjetër që tregon sesi askush nuk po kujdeset për monumentet historike që i kemi të shpërndara në vendin tonë e si fëmijët po i shndërrojnë ato në arena argëtimi…
Statuja në gjendje të këtillë nuk janë të pakta, e nuk çudit fakti që flamuri tek statuja e të ndjerit Zahir Pajaziti, është bërë si leckë dhe askush nuk kujdeset që ta ndërrojë dhe ta vendos një të re… Ndoshta duke shkruar për këto gjëra mund t’i bie ndërmend dikujt se duhet kujdesur për këto gjëra të vogla por të rëndësishme për vendin tonë.
Por përderisa po shtyhemi me bërryla se kush po prenë shiritin për vendosjen e një statuje diku nëpër Kosovë, më e udhës do të ishte të shtyhemi se cili po i mirëmban ato më mirë…

b.gif


Lexo tek faqja e tij...
 
Top