“Ekonomistët”

Blendi

Primus registratum
“Ekonomistët”

Peshkupauje.com

ekonomisti.JPG


Ne foton e shkeputur nga faqja e pare e gazetes TemA te numrit te sotem shikoni nje kryeminister te kenaqur qe mburret para kabinetit te tij me nje flete te printuar nga faqja online e revistes “The Economist”. Te dhenat disi kurioze per shpenzime turistesh prej 17,500 USD per koke e kane klasifikuar Shqiperine te paren ne kategori, dhe i kane dhene Kryeministrit Berisha nje arsye me shume per te buzeqeshur ne mes te nje krize energjitike qe nuk mbahet mend te kete qene ndonjehere kaq e thelle.

E zhytur ne erresire me tre turne Shqiperia po perjeton nje “plasje buze” ne te gjitha aspektet e mundshme duke e sjelle vendin ne prag te nje kolapsi qe edhe pse tek dera, nuk na duket me aq i frikshem, kjo sepse psikoza shqiptare tash eshte mesuar me trauma te renda dhe nje fare lloj imuniteti pervers ka hedhur rrenje. “I fus i xhiro n’darke…” E thene ndryshe njerezve nuk u ben me pershtypje nese ka apo nuk ka energji, apo uje apo ajer. Por pershtypje nuk i ben as qeverise, e cila ne mbledhjet e saj shfaqet gjithmone e me gazmore dhe e buzeqeshur, a thua se nuk jane ne Tiranen e zhuritur per nje pike uje, por ne ndonje oaz te fresket diku larg Zuzulandit.

Ministrit te ekonomise dhe energjitikes nuk i vjen turp per kete ekspoze-torture te paaftesise se tij si drejtues dhe deshtimin e tij te plote profesional. Jo vetem qe nuk ka mundur te qullose gje te dyja heret qe e ka patur kete post te rendesishem, por ai sjell me vete edhe nje bagazh te dyshimte. Emri i Genc Rulit prej vitesh eshte permendur ne raportet e OKB-se si nje zyrtar i perfolur per skema korruptive ndersa ne gjykimin e opinionit publik te brendshem Ruli ka fituar pekedheline “Hajduti me Çizme”. Pra si nga puna, si nga guna ky eshte katran me boje. Atehere shtohet pyetja, ne kushtet ku gjendet vendi, pse eshte Genc Ruli akoma minister i ekonomise dhe energjitikes? Ngritja e tij ne rang ministri u komentua me te drejte nga shume se eshte nje veprim si i atij qe ia var melçite ujkut ne qafe. Por ajo qe i shton edhe fyerjen kesaj shuplake eshte qetesia e tij, kur deklaron deshtim pas deshtimi me nje ftohtesi te akullt, pa asnje grime bashkevuejtje njerezore. Ministri i erresires eshte patjeter njeriu qe duhet te pergjigjej per krizen, por Genci me çizme ka qelluar njeri i papergjegjshem. Syri terr nuk ia ben neper intervista, e gjithe kjo ndersa po nxjerr nga goja mallkim pas mallkimi (”drita me 2020″).

Dikush mund te argumentoje me te drejte se kriza nuk eshte vetem per faj te Rulit dhe se problemi eshte me i madh se kaq, por une mendoj se me kryesore per momentin eshte ndergjegjesimi i publikut se dikush duhet te mbaje pergjegjesi per kete krize pa precedent. Politikanet tane kane gjetur menyren me efikase per t’u perballur me pergjegjesite, ata shmangen. Askush nuk “çan kok” kur populli “shkul flok”. Por eshte e papranueshme qe nje popull te dergjet per nevojat elementare dhe qeveria as te mos shqetesohet, aq me teper te zgerdhihen si ata te shkolles se debilave kur marrin ndonje levdate, qe sigurisht nuk e meritojne. Te mos na shesin pordhe me printime nga The Economist, te seksionit “At a glance” qe shqiperohet “Nje sy i shpejte”. Ai klasifikim edhe po te ishte real nuk e shpeton dot kete qeveri nga vetja e vet, se keta hem nuk duan e hem nuk dine si te qeverisin, sado te mira t’i kene qellimet. Thone se edhe rruga per ne ferr eshte e shtruar me qellime te mira.

Po te jete lexues i rregullt i “The Economist” kabineti qeveritar duhet te vere re se Shqiperia permendet edhe gjetke ne kete numer, ne artikullin mbi ekonomite e Europes lindore “Worrying about a crash” ne te cilin Shqiperia sillet si shembull-pacient i simptomave te nje krize te mundshme. Kurse varferia ne rritje e qytetareve shqiptare permblidhet ne nje paragraf:

Ne Shqiperi, studimi gjen se administrata e mbingarkuar me punonjes, dobesite ne mbledhjen e borxheve dhe detyrimeve dhe menaxhimi shperdorues i industrise se ujrave qe drejtohet nga shteti, i kushtojne vendit 1% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Me gjithe perhapjen e takses se sheshte, tatimet, qe perfshijne sigurimet shoqerore dhe te tjera, arrijne te marrin deri 40% te rroges.

Sado te qeshur dhe te fresket te duken qeveritaret e Kabinetit te Dr. Berishes (se Ruli vete eshte gjithmone i zymte) kjo eshte vetem se teater qeveritar nen drita gjeneratoresh. Keto ngrefosje te peshtira dhe batuta qe nuk bejne dy leke as nuk fillojne te mbulojne turpin e kesaj mynxyre te plote. Mungesa e ujit dhe e dritave jane vetem njera ane e makthit me te cilin buzeqesh kjo Qeveri katrane. Dëmi financiar qe po i shkaktohet vendit keto jave te krizes llogaritet me miljona Euro qe me siguri do kalojne neper shtegun e preferuar te “maskave qevertare”, keta jane ata grabites qe sulmojne per te vjedhur jo me Kallash por me “Prokurim te Drejtperdrejte” dhe ne vend te kapuçëve te zinj mbajne jaka te bardha dhe kravata firmato. Le te permendim edhe dëmin potencial qe shkaktohet duke larguar investitoret e interesuar qe shohin se bizneset qe ata ofrojne nuk mund te aplikohen ne Shqiperi per shkak te mungeses se kushteve me elementare. Berisha le te qeshe sa te doje, situata eshte per te qare. Mjaft te shikoje se si ne kisha e xhamia po luten per shi dhe do kuptoje se sa patetik eshte qendrimi i tij prej komiku deshtak…apo deshtaku komik.

Nese me lejoni, ne fund dy fjale per blatuesit e Opinionit Publik qe i lodhur ne kulm nga kakerdhiat politike qe zune nje pjese te mire te kohes gjate Qershorit dhe Korrikut po reagon fare mekët ndaj krizes qe po e shtyn vendin drejt kolapsit. Eshte veshtire te thuash nese kjo eshte nje falimentim i Shoqerise Civile apo “paralize nga analiza”, por nje gje eshte e sigurt; Shoqeria Civile ne vetvete as nuk egziston, eshte sajese e oktapodit politik. Shoqeria Debile po, ajo egziston. Sepse “Shoqeria Civile” po qe se do ishte prej verteti do ishte teper e zene me pergatitje protestash dhe ngritje zeri ne dite te flakes dhe nete te kandilit. Shoqeria Civile duhet te ishte duke u perpelitur si peshku ne zall, por ne fakt po rreshket si peshku ne det. Po ku jane keta qe organizojne mitingje edhe per Tan Hoxhen? Ku fshihen keta qe kujdesen per “pasuri kombetare-private”? Pse jane te gatshem gjithmone per te dale ne miting ne shoqerine e Politikaneve? Sjellja e tyre eshte si sjellja e qenit ndaj te zot’ kurse integriteti i tyre ngrie e bie sipas kursit te Dollarit. Nuk e konsiderojne “pasuri kombetare” djersen dhe gjakun e shqiptarit te varfer qe kjo qeveri e çon dem? Ku jane keta denglaxhinjte e ekraneve mediatike qe pushojne jashte shtetit? Po opinion-bërësit e vete emeruar ne detyre ku jane?! Ku eshte revolta juaj kur populli eshte ne pike te hallit o insekte gazetash?

Blendi Salaj
peshkupauje.com
 

99999

Primus registratum
Re: “Ekonomistët”

Pse pret drita nga Berisha ti? Qe te kete drita pa ndrprerje ne Shqiperi duhet bere investim i madh prej me teper se 5 miliarde dollaresh. Ku do i gjej Berisha keto pare? Ti vere nga xhepi i tij!!!
Ne Shqiperi asnjeri nuk punon, asnjeri nuk prodhon. Njerezit duhet te punojne, te prodhojne, te shesin qe te fitojne. Keshtu ata mund t'ia japin shtetit nje pjese te fitimit te tyre. Vetem keshtu shteti do investoje.
Fajin pra e kane njerezit nuk e ka Berisha. Sepse nuk eshte Berisha ai qe shtyn njerezit te pine birra apo raki gjithe diten neper lokale ne vend qe te punojne siç punon gjithe bota.
Po ku do e gjesh punen do thote dikush? Po pse Qeverria do ta gjej punen ty? Gjeje vet, duhet te vrasesh mendjen, ky eshte kapitalizmi.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: “Ekonomistët”

O kapitalizmi vete...i thone qeveri jo qeverri.Po te ishte per te bere gjithcka vete sdo kishim nevoje as per qeverrine tate dhe timen bashke.
 

ImoRtaL4EveR

Forumium praecox
Re: “Ekonomistët”

po ca boni ju mer? pse mer paskemi qeveri ne?!?!?!? Jo sepse mua po me duket sikur vetem 1 te tille nuk kemi! Po ku kemi politikan te sakt ne mer amon, llogarit pastaj qe sala eshte nje nga me inkompetentet qe egziston ne kete fushe. na qiten me kombe perpjet me kete dritat, dhe ai del e qesh. mgth mos e vrisni menjen se ditet e numuruar i ka dhe ky djaloshi qe kemi kryeminister! :p
 
Top