alinos
Forumium maestatis
“Arrëthyesi” zbret në TKOB
Per 5 net me radhe, publiku do te kete mundesi te ndjeke baletin tradicional ne vigjilje te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri
Me interpretimin e tij ne Tirane te baleti "La Sylphide", i mirenjohuri Ilir Kerni, tanime 50-vjecar, tha se deshironte ta mbyllte karrieren e tij ne teatrin ku lindi dhe u rrit si artist. Megjithate, baleti i mbeshtetur mbi nje perralle, "Arrethyesi", do te vije kete fundvit per publikun kryeqytetas nen koreografine e tij, madje publiku do te kete mundesine ta shohe ate edhe te kerceje nen petkat e rolit. Po keshtu, premiera do te sjelle ne Teatrin e Operes dhe Baletit mjeshterine e nje prej kompozitoreve me fame boterore, sic eshte Cajkovski. "Arrethyesi", baleti me 2 akte, qe do te vije per gjithe artdashesit shqiptare ne datat 13, 14, 16, 18 dhe 19 dhjetor, konsiderohet ne mbare boten si nje tradite ne vigjilje te Krishtlindjeve dhe festes se Vitit te Ri.
Ne te interpretojne Solistet, Trupa e Baletit e T. K.O.B, Orkestra Simfonike e TOB-it, si dhe nxenes se Shkolles se Mesme Koreografike Kombetare, nderkohe qe ne rolet kryesore do te jene emra te njohur te skenes si, Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ilir Kerni, Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Mucollari, Greta Hushi, etj. Skenografia i eshte besuar Zorz Drausnik, ndersa kostumet jane realizuar nga kostumografja Elva Bella. Dirigjent i shfaqjes eshte Petrika Afezolli. "Arrethyesi" Eshte nje balet me muzike te kompozitorit te njohur Cajkovski. Eshte gjithashtu, nje balet i porositur nga drejtori i Teatrit te Moskes me kerkesen specifike te mbreterve ruse, nderkohe qe sapo u shfaq u be menjehere vepra me popullore ne llojin e vet, qe vihet ne skene ne periudhen e festave te fundvitit. Historia rrjedh nga tregimi "Arrethyesi dhe Mbreti i minjve", i Erenst Theodor Amadeus Hoffmann. "Arrethyesi" u luajt per here te pare nen drejtimin e vete kompozitorit, me 19 mars 1892 ne Shen Petersburg. "Arrethyesi" eshte nje balet i mbeshtetur mbi nje perralle me dy akte ne tre skena dhe e kompozuar ne 1891-1892 nga Cajkovski. U luajt ne Teatrin Imperial te Rusise ne vitin 1892. Ne Perendim baleti "Arrethyesi" u be ndoshta baleti me popullor, vecanerisht ne periudhen e Krishtlindjeve. Kompozitori beri nje ndarje duke vecuar tete numra nga baleti perpara premieres se dhjetorit 1892, duke formuar suiten Arrethyesi, ndersa per publikun shqiptar kete veper do ta sjelle balerini dhe koreografi i njohur Ilir Kerni. Mesohet nga zyra e shtypit prane Teatrit te Operes dhe Baletit se shfaqja "Hollynight" dhe "Grand ballo" do te mbylle vitin 2009.
"Arrethyesi" modern
"Arrethyesi" eshte realizuar ne kinema, teater dhe madje edhe ne sport, sidomos muzika dhe drama e tij. Nje shembull kinematografik eshte filmi Fantasia e Disney-t, ne te cilin zana, kerpudha te animuara dhe peshq vallezojne nen ritmin e notave te "Arrethyesit". Ne cdo lloj trajtimi, partitura muzikore e Cajkovskit eshte riprodhuar pa asnje ndryshim. Popullariteti i "Arrethyesit" ne njefare mase i dedikohet Willam Christensen, themelues i kompanise se baletit San Francisco, i cili e coi kete veper ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vitin 1944. Suksesi i baletit dhe koreografia e George Balanchine krijoi nje tradite te vertete dimerore ne veprat skenike te Amerikes. Muzika e baletit eshte nder me kompozimet me popullore te tradites ruse. Ne fakt, muzika i perket tradites romantike dhe permban disa nga pjeset me te paharrueshme te kesaj tradite: Il Trepak, ose Danza russa, jane nga pjeset me te njohura te baletit, se bashku me te famshmin Valzer dei fiori, ashtu si i gjithmonegjeturi Danza della fata confetto. Baleti ne menyre befasuese permban harmoni e ngjyra orkestrore modere, pervecse nje pasurie te mrekullueshme melodish.
Subjekti
Libreti eshte nxjerre nga nje tregim i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann, por jo ne formen e tij origjinale sepse perndryshe do te ishte shume e pergjakshme. Tregimi i nxjerre nga libreti bazohet mbi nje redaktim me pak te dhimbshem te Alexandre Dumas. Ne vigjilje te Vitit te Ri, ne fillim te shekullit te 19-te, kryetari i bashkise therret nje feste per miqte e tij dhe femijet e tij te vegjel. Keta ne pritje te dhuratave dhe teper te entuziazmuar, vallezojne teksa mberrin zoti Drosselmeyer, nje mik i familjes qe u sjell dhurata gjithe femijeve, dhe i zbavit me lojera shpejtesie, megjithese ne fillim u shtin frike femijeve. Te perkedhelures, Klares, i dhuron nje arrethyes ne formen e nje ushtari, loder te cilen Fritz, vellai i vajzes e thyen nga inati. Ne feste arrijne edhe prinderit te cilet i bashkohen festes duke vallezuar. Klara, e lodhur nga vallezimet e darkes, pasi te ftuarit largohen, bie ne gjume dhe nis te enderroje. Eshte mesnate dhe gjithcka rreth saj nis te marre permasa te medha: salla, pema e Vitit te Ri, lodrat.... dhe mbi te gjitha nje ushtri me minj qe kerkojne t'i vjedhin arrethyesin. Klara tenton t'i ndjeke, kur papritur Arrethyesi merr jete dhe nis te luftoje se bashku me ushtaret e Fritz: ne fund ngelen vetem ai dhe Mbreti Topo, i cili e ve vertete ne veshtiresi.. Klara, per te shpetuar Arrethyesin e saj, merr kepucen e saj dhe ia hedh Mbretit Topo, i cili bie ne toke. Dhe ja, papritur Arrethyesi shnderrohet ne nje Princ dhe Klara i shkon nga pas duke hyre ne nje pyll te mbuluar nga bota. Ketu zhvillohet valsi i Flokeve te Bores. Me pas dy te rinjte hyjne ne Mbreterine e Embelsirave, ku i presin Zana e sheqerkave. Arrethyesi i tregon asaj gjithe aventurat dhe sesi e mposhti Mbretin e Minjve. Menjehere, Pallati gjallerohet nga nje numer i madh vallezimesh qe perbejne Divertissements nga me te njohurit e muzikes se Cajkovskit dhe arrijne kulmin me te njohurin Valsi i Luleve. Me vone, Princi dhe Zana e Sheqerkave ekzekutojne nje Pas de deux. Baleti mbyllet me nje vals dhe endrra e Klares mbaron. Sapo zgjohet, Klara rimendon edhe nje here endrren qe ka pare dhe perqafon Arrethyesin e saj.
Ilir Kerni
Ilir Kerni ka lindur ne Tirane me 18 maj 1959. Ne 1977 mbaron Akademine e Baletit. Si balerin i pare u angazhua menjehere prane TOB-it, ku u vleresua me shume tituj fale aktivitetit te shquar artistik, si Artist i merituar, Cmimi i Republikes, si dhe eshte dekoruar me Urdhrin "Naim Frasheri i klasit te II-te" etj. Ne te njejten kohe eshte angazhuar edhe si pedagog ne Akademine e Baletit ne Tirane. Po ashtu, si pedagog ka qene i angazhuar dhe ne Tokio, France, Kroaci. Ne vitin 1990 fiton bursen e UNESCO-s per pedagogji e kercim, ne "Grand Opera" ne Paris. Me pas ai u angazhua ne "Opera de Strasburg". Nga 1994 e deri sot, eshte i angazhuar si primabalerin ne Teatrin Nacional Zagreb te Kroacise, ku eshte dekoruar disa here, si: dy here me cmimin "Oskar Ormosh", si dhe ne vitin 2002 me "Cmimin me te larte ne Kroaci" per rolin e Mefistofelit ne baletin "Faust", si roli me i mire, cmim per te cilin eshte nominuar edhe tri here te tjera. Me 2005 i eshte besuar edhe detyra e baletmaestrit te trupes, ku eshte i angazhuar aktualisht. Ka interpretuar ne role si princ: Liqeni i mjellmave, Giselle, Arrethyesi, Bukuroshja e fjetur, Copelja, Les Silfides, Don Kishoti, Romeo dhe Zhulieta, Apolon Mussaget , Karmen, Kater stinet e vitit, La Silfide, etj. Nderka, ne shfaqje dhe duete moderne eshte paraqitur te Fausti, Carmina Burana, Baladat qe sjell era..., Tranchilisimo, Febrille, Tramvaji quajtur pasion, Kenget e dashurise dhe vdekjes, e shume te tjere.
Për më tepër informacion klikoni në linkun e mëposhtëmhttp://77.242.19.116/kultura/ Tirana_Kulturore_14_dhjetor_2009.pdf