Ëndrra e një nate vere...

  • Thread starter Anxhela Çikopano
  • Data e fillimit
A

Anxhela Çikopano

Guest
Në fakt më pati bërë shumë përshtypje fakti që sivjet pati plot 4 versione të ndryshme të "Ëndrrës së një nate vere". Në fillim ishte shfaqja e Driada Dervishit në Durrës, pastaj një vënie e studentëve të degës së anglishtes me një regjisore amerikane, pastaj vënia e John Blondell në skenën e Teatrit Kombëtar (që unë për arsye objektive nuk e ndoqa dot, ndaj edhe nuk shkrova për të, por do të përpiqem ta shoh në shtator) dhe së fundi edhe vënia e Arian Sukniqit në TKOB.
Një moment mendova: "Po ç'kanë të gjithë me Ëndrrën këta? Ç'i ka kapur? Ta kenë nga pranvera që s'ka ndërmend të vijë?"
Diku më vonë thashë: "Kriza, janë lodhur njerëzit, duan pak magji e komedi..."
Por sot, si 21 qershor, m'u kujtua se është pikërisht nata për të cilën ka shkruar Shekspiri dhe netët e verës shtrihen nga 21-25 qershor. E kuptoni se si kanë reaguar pandërgjegjshëm artistët (jo amerikani, se ai duhet ta kishte çështje kontrate :p) ndaj këtyre ditëve të shpifura që vetëm shpresë nuk mbjellin pas?
Gëzuar natën e mesverës, me ëndrra çamarroke gjithë zana, faunë e dashuriçka... psssst sonte në ajër ka pluhur magjik që t'i harroni gjithçka blu, të purpurt, të kuqe a çfarëdo ngjyre qofshin, shkoni dhe jetoni pak dashuri!



Continue reading...
 
Top