
Përbërësit për këtë ëmbëlsirë:
- 250g miell
- 250g sheqer
- 250gr gjalpë
- 250gr arra te shtypura
- 2 vezë
- vanilje pluhur
Bashkojmë miellin, sheqerin, gjalpin, vanilje dhe arrat e shtypura. Bashkojmë edhe dy vezët në përbërje dhe i përziejmë. Të gjithë përbërjen e hedhim në një tavë të veshur me letër furrë. E pjekim në temperaturë 200 gradë për 45 minuta.
Per me shume receta gatimi