Çte mbjellesh do te korresh...

kastriot

Primus registratum
Çte mbjellesh do te korresh...

Krimi në Ballkan mbledh Konferencën e Londrës


--------------------------------------------------------------------------------

LONDER

Zyrtarët më të lartë europianë për çështjet e sigurisë tërhoqën dje vëmendjen se Ballkani është kthyer në një nga portat e krimit në Europë, sipas BBC-së.

Në një konferencë të organizuar nga qeveria britanike, me pjesëmarrjen e rreth 60 delegacioneve, ministra të Brendshëm dhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore, u vu në dukje se krimi është kthyer në një biznes mjaft fitimprurës për tregtinë e drogës, të armëve e të cigareve, për trafikun e emigrantëve të paligjshëm dhe prostitucionit. Qëllimi i konferencës, sipas pjesëmarrësve, është galvanizimi i përkrahjes politike të qeverive ballkanike për të luftuar krimin e organizuar, të cilin ministri i Jashtëm britanik, Xhek Strou, e quajti "një pengesë serioze për integrimin europian të Ballkanit". Ai tha se në konferencë do të hulumtohen me imtësi shkaqet dhe problemet e krimit të organizuar dhe do të diskutohet për mënyrat e reja të luftimit të këtij fenomeni. Strou shtoi "se kjo konferencë përqendrohet në Europën Juglindore, gjë që nuk do të thotë se krimi i organizuar është problem vetëm në këtë rajon. "Ministri i Bren-dshëm britanik, Dejvid Blanket, tha se Britania dhe vende të tjera të BE-së po bashkëpunojnë me shtete ballkanike si: Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Jugosllavia, në luftën kundër trafikut të emigratëve ilegalë, të armëve dhe prostitucionit. Blanket bëri thirrje që "fjalët të shoqërohen me vepra". "Në dhjetë vitet e ardhshme ne do të gjykohemi për punën dhe jo për fjalët" tha ai. Përfaqësuesi i BE-së për politikat e sigurisë, Havier Solana, u tha zyrtarëve të lartë nga Europa Juglindore, që të mos lejojnë që krimi i organizuar "të rrezikojë të ardhmen e integrimit tuaj në Europë". "Dua të them se Ballkani është Europë dhe ne kemi një të ardhme të përbashkët", tha zoti Solana në konferencë. "Por, edhe për ne, vendet e BE-së, është e padurueshme që krimi i organizuar të pengojë vendosjen e shtetit ligjor në rajonin pranë nesh".


Marre nga BW.
 
Top