Çështje të mjeteve kodifikuese të shqipes

Albforumi

Primus registratum
Çështje të mjeteve kodifikuese të shqipes

1. Normëzuesit e parë të shqipes do t’i kenë hetuar mirë tingujt fonema të kësaj gjuhe: zanoret dhe grupet e zanoreve, bashkëtingëlloret dhe grupet e tyre, si dhe fenomenet e ndryshme fonetike: të vjetra si palatalizimin, rotacizmin ose ato aktuale që vepronin në gjuhë: mbaresat e emrave dhe të foljeve etj. Këta normëzues mund të kenë pasur një lehtësi, sepse dallimet dialektore të gjuhës shqipe në shekujt e mesjetës dhe më vonë kanë qenë më të vogla sesa sot.

Madje edhe të folmet e veçanta të një dialekti kanë pasur më pak dallime në mes vete sesa sot. Kjo, megjithëkëtë, nuk do të thotë se në kohën kur u shkruan veprat e para të gjuhës shqipe nuk kanë ekzistuar variante të fonemave si dhe trajta paralele gramatikore e leksikore të fjalëve (dytësorë). Edhe pse shkrimtarët e parë shqiptarë nuk kanë pasur mjete për kodifikimin e gjuhës (gramatika, fjalorë etj.), ata kanë pasur aftësi për ta kodifikuar gjuhën në trajtën e shkruar me të gjitha specifikat që mund t’i kishte struktura e saj në atë kohët.

Meqë latinishtja gjatë Mesjetës ishte gjuha më e përhapur dhe më e përpunuar, ajo do të ketë shërbyer si model edhe për shkrimin dhe normëzimin e gjuhës shqipe, prandaj, është e kuptueshme që zgjidhjet më të drejtpërdrejta do të jenë kërkuar pikërisht tek alfabeti latin. Këtë, më në fund, e argumenton edhe shumica e veprave të shkruara në gjuhën tonë gjer në Kongresin e Manastirit (1908) .

1.1. Në literaturën gjuhësore të shkruar në gjuhën tonë dhe në gjuhë të huaja nuk mungojnë të dhënat për hetimin e përpjekjeve që janë bërë rreth studimit të ndihmesave të dhëna gjatë historisë për hartimin e gramatikave dhe të fjalorëve të gjuhës shqipe. Një përpjekje të parë për shënimin e zhvillimit të gramatologjisë shqiptare e ka bërë albanologu i shquar, Norbert Jokli, i cili në veprën e tij “Populli shqiptar dhe gjuha e tij jepte të dhënat e para për zhvillimin e gramatologjisë shqiptare. Arbëreshi Gaetano Petrota në mes të dy luftërave botërore e trajtoi mjaft gjerësisht këtë problem në veprën e tij për gjuhën dhe letërsinë shqiptare. Studimet rreth historisë së gramatologjisë kanë qenë intensifikuar pas Luftës II Botërore, kur patën dalë të dhëna për gramatikat e hartuara nga Rilindja Kombëtare e këndej. Një studim monografik për historinë e gramatologjisë shqiptare e ka botuar Jup Kastrati më 1980 në Prishtinë.

1.1.2. Së paku gjer më sot nuk ekzistojnë të dhëna për ndonjë vepër të botuar të gramatologjisë shqiptare përpara shekullit XVIII, kur doli gramatika e parë e botuar në këtë gjuhë që i ka shpëtuar rrebesheve të kohës, si dhe një tjetër që nuk arriti të botohej, por mbeti dorëshkrim (Dorëshkrimi i Grotaferratës 1810) . Për një gramatikë të hartuar diku nga gjysma e dytë e shekullit XVII nga Andrea Bogdani dëshmi të bindshme sjell Pjetër Bogdani në parathënien e veprës së tij “çeta e profetëve” ku thotë: “…tue pasun bamë ende aj nji Grammatikë fort të godiçme Latin e Shqip”. Pjetër Bogdani një kohë të gjatë e pati nëpër duar gramatikën e shkruar të ungjit të tij, Andrea Bogdani, të cilën e humbi duke ikur maleve i ndjekur nga pushteti turk i kohës. Pjetër Bogdani nuk la të dhëna më të plota për gramatikën e ungjit të tij. Ai, madje, nuk bëri qoftë edhe një përshkrim të përgjithshëm e sipërfaqësor për përmbajtjen e këtij libri gjuhësor dhe për kapitujt e tij.

1.1.3. Në shekullin XVII, siç u tha, kemi të botuar një vepër të rëndësishme të leksikografi së, Fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit (1635), e cila, në mungesë të veprave kodifikuese të mirëfillta të gjuhës shqipe, do të ketë shërbyer edhe si mjet kodifikues i gjuhës shqipe. Është thënë që destinimi i këtij Fjalori ishte ndihmesa për ata që do të merreshin me përkthimin e veprave fetare në gjuhën shqipe. Ky Fjalor do t’u shërbente edhe atyre klerikëve të huaj për ta përdorur gjuhën shqipe në predikimet fetare dhe për komunikim me besimtarët shqiptarë, por edhe për t’ua mësuar latinishten klerikëve shqiptarë, të cilët nuk kishin pasur mundësi të kryenin shkolla të larta në Romë. S’ka dyshim se kjo vepër gjuhësore do të ketë luajtur rol të rëndësishëm në studimet e mëvonshme për strukturën gramatikore dhe leksikore të gjuhës shqipe, veçanërisht nga studiuesit e huaj, të cilët shpeshherë nuk e dinin mirë shqipen, por e dinin gjuhën latine dhe kjo u ndihmonte shumë. Nuk është gjë e rastit që shumë studiues të huaj e kanë çmuar vlerën e madhe të këtij Fjalori, sidomos si mjet të rëndësishëm për studimin e strukturës gramatikore dhe leksikore të gjuhës shqipe. Kjo tregon se vlera e këtij Fjalori ka qenë shumëdimensionale dhe si i këtillë ky ka luajtur rol të rëndësishëm, madje edhe për normëzimin e gjuhës shqipe në periudhën e parë të zhvillimit të saj.

1.2. Ndër shkrimet e para të shek. XVIII do të jetë dorëshkrimi me pjesë nga Ungjilli i hartuar nga Dhaskal Thodri. Ky dorëshkrim, që ruhet edhe sot në Arkivin Qendror të Shqipërisë, nuk ka datë të saktë të hartimit, prandaj disa e konsiderojnë si të fundit të shek. XVII. Dorëshkrimi ka alfabetin origjinal të mbështetur mbi alfabetin glagolik me 50 shenja të veçanta grafike. Është punë e vështirë të përcaktohet përhapja që mund të ketë pasur ai dhe mënyra e përdorimit të tij në shkrime të tjera në këtë qendër kulturore ose edhe më gjerë në Shqipërinë e Mesme e Jugore.

Më 1702 Françesko Maria da Leçe kishte lënë dorëshkrim një fjalor latinisht-shqip, sipas të dhënave që sjellin disa studiues. Ky fjalor qe në duar të arbëreshëve të Italisë: Kamardës e Skiroit, të cilët e patën botuar parathënien e tij dhe qe përdorur në qendrat fetare për mësimin e shqipes në mjediset arbëreshe.

Në vitin 1706, tre vjet pas mbajtjes së “Kuvendit të Arbënit” në afërsi të Lezhës, u botuan materialet e këtij Kuvendi në gjuhën latine dhe shqipe, të cilat për një kohë të gjatë qenë në duar të klerikëve shqiptarë e të huaj, madje edhe të besimtarëve që mund t’i lexonin. Botimi i këtyre materialeve pati një rëndësi të madhe për shtrirjen e funksioneve të shqipes së shkruar edhe në lëmin e administratës kishtare e të politikës së kohës. Janë këto nismat e para të zhvillimit të një stili të veçantë në shkrimin e shqipes. Veç kësaj, botimi i materialeve të “Kuvendit të Arbënit” në gjuhën shqipe tregon qartë se gjuha shqipe ishte një gjuhë e zhdërvjelltë, e cila i kishte të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar më tej dhe për t’u përdorur si gjuhë e shkruar letrare edhe jashtë sferës fetare. “Kuvendi i Arbënit” si vepër e shkruar në fillim të shek. XVIII ka zgjuar interesimin e shumë studiuesve të historisë së shqipes. Eqrem Çabej në studimet e tij të njohura për historinë e gjuhës shqipe ka trajtuar shumë çështje duke u mbështetur edhe në këtë vepër të botuar. Vinçenc Malaj dhe Rexhep Ismajli kanë hartuar vepra monografike të plota për këtë vepër të rëndësishme.

1.2.1. Në shek. XVIll, përpara botimit të gramatikës së parë të gjuhës shqipe, qe hartuar një vepër e shkurtër gramatikore për shqipen, që ka hyrë në histori me emrin “Dorëshkrimi i Grotaferratës”, sepse nuk kishte emër autori dhe u gjet në bibliotekën e Grotaferratës pranë Romës. Dorëshkrimi është në variantin e gegërishtes dhe ka edhe një fjalor të shkurtër 18 faqesh. Teksti integral i gramatikës përfshinte faqet 18-35 dhe më pas delte edhe një fjalorth italisht-turqisht.

Në Gramatikën e Grotaferratës del alfabeti i gjuhës shqipe, më pas jepen njohuri për emrin, nyjën, sistemin foljor etj. Edhe pse ka material të paktë, madje me shumë shpjegime të gabuara, kjo vepër ka rëndësi historike, por për normëzimin e shqipes letrare nuk mund të ketë luajtur ndonjë rol për t’u vënë re, sepse as nuk ishte e mjaftueshme nga vëllimi dhe as që kishte qenë në qarkullim të gjerë (ishte vepër e pabotuar). Këtë dorëshkrim do ta ketë qitur në harresë të plotë Gramatika e Da Leçes.

1.2.2. Gramatika e gjuhës shqipe e Françesko Maria da Leçes ka një rëndësi të madhe historike për kulturën shqiptare, sepse është vepër e parë e botuar për strukturën gramati
Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=328. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=328

Top