cufi_bardhit
Primus registratum
Çështja e Epirit
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=43742
05/07/2007 “Me Epir kuptohet e gjithë hapësira e banuar prej arnautëve ose shqiptarëve me përjashtim të Maqedonisë ku ishte vendosur pashallëku i Shkodrës”.
14) Mbas luftës ruso-turke të vitit 1877, atëherë kur projektohej copëtimi i Turqisë, në një seancë të kongresit të Berlinit u propozua me shumë “bujari” nga Franca që t”i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë së Jugut që shkonte nga Preveza deri në luginën e lumit Kalamas.
Ky ishte një territor shqiptar, por në atë kohë mendohej vetëm për shtete tashme të pavarur dhe ishte e natyrshme që të mohohej ekzistenca e një kombësie tjetër aty. Shqiptarët u revoltuan kundër një dhunimi të tillë të të drejtave të tyre kombëtare. Ata protestuan kundër kësaj padrejtësie dhe e famshmja Lidhja e Prizrenit, që shtrihej nga Shkodra deri në Prevezë, mori pjesë aktive në këtë çështje duke dërguar një mision në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Përkundrejt këtij manifestimi krejt të ligjshëm dhe me gjithë demonstrimet dhe qëndrimet qesharake të Greqisë, gjyqi evropian e dha verdiktin e vet dhe nuk pranoi t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë.
Kjo sigurisht ishte triumfi i drejtësisë ndaj padrejtësisë. Nuk ka miqësi më të mirë dhe më interesant se sa të lexosh korrespodencën zyrtare të asaj kohe ku përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha (anglezët, italianët dhe francezët) u detyruan të njohin vërtetësinë e fakteve dhe sugjeruan se duhet ndrequr një gabim i tillë i shkaktuar nga dashamirësia e teorizuar ndaj Greqisë zhurmëmadhe.
15) Kemi parë se sa të pabazuara janë pretendimet etnografike dhe historike të Greqisë ndaj Epirit shqiptar dhe e përsërisim akoma edhe një herë se historikisht grekët nuk mund të kenë asnjë të drejtë mbi Shqipërinë Jugore. Ata nuk kanë qenë kurrë zot të këtij rajoni dhe se përkundrazi të drejtat e shqiptarëve ndaj fqinjit jugor janë ndoshta shumë serioze.
Po ashtu etnografikisht numri i grekëve ose të greqizuarëve në Shqipëri, është tepër i vogël, ndërkohë që elementi shqiptar në Greqi arrin një shifër mjaft të rëndësishme.
16) Kemi parë gjithashtu se eksperienca e shkollave nuk mund të merret si kriter i kombësisë dhe se ndërgjegjja kombëtare është në të shumtën e rasteve e tjetërsuar nga ndikimi tiranik i kishës greke.
Grekët që janë mjaft të zgjuar, me gjithë shovinizmin e tyre, e kuptojnë fort mirë këtë edhe kur përpiqen të sjellin një argument tjetër. Ata kapen mbas kësaj teze: kriteri i kombësisë nuk është as historik, as etnografik, as gjuhësor, por është ndërgjegjja e popullit, dëshira e tij për t’u deklaruar i tillë apo i këtillë, është manifestimi spontan i zemrës dhe i shpirtit.
Tani, banorët e Epirit, të paktën të krishterët, e quajnë veten grekë, ndjehen grekë, kanë ndjekur dhe ndjekin shkollat greke, ndërkohë që shpirti shqiptar nuk “shfaqet” në asnjë formë tek ata. A nuk është manifestimi spontan i ndjenjave filo-helenike ai që duhet të përcaktojë kriterin e kombësisë?
Spontan! Sigurisht fjala tingëllon mjaft ironike sepse do të ishte një spontanitet i çuditshëm ai që shfaqet me forcën e dëbimit nga komuniteti, me mallkime, me bandat e armatosura dhe me territorin moral e fizik.
Ndoshta lexuesi i huaj për këto çështje, mund të ndikohet nga llafallogjia greke. Dhe ndoshta mund t’i besojë.
Por, a është e vërtetë se banorët e krishterë të Shqipërisë jugore e ndjejnë veten grekë dhe se ata nuk kanë asnjë ndjenjë e ndërgjegje për kombësinë e tyre të vërtetë?
A është e saktë se ata janë njerëz që ndryshojnë fe e kombësi dhe në rast se është kështu, përse i duhet dhënë kaq shumë rëndësi disa renegatëve të racës e të atdheut? A është e vërtetë se shqiptarët nuk kanë patur kurrë një ndjenjë të vërtetë të racës së tyre?
Na vjen keq që gjithmonë jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë grekët dhe do të kishim dashur që nata të kishin të paktën një herë të drejtë. Por jemi të detyruar përsëri që të shohim se sa vlen ky argument i fundit të tyre.
Banorët e Epirit, qofshin të krishterë apo myslimanë, e kanë mjaft të zhvilluar ndjenjën e racës së tyre. Madje, edhe filo-helenët më të tërbuar, mburren dhe krenohen me këtë cilësi, për gjakun e tyre shqiptar, të cilin e konsiderojnë më superior dhe më të pastër si ai gjak grek.
“Unë jam shqiptar dhe jo grek”, thonë shqiptarët në mes të Athinës, qofshin me origjinë nga Epiri apo nga Megara.
Kurrë të krishterët shqiptar, me përjashtim të disa të shiturve te Qeveria greke ose të helmuar nga propaganda megallomane greke, nuk kanë shfaqur ndonjë prirje ndaj Greqisë dhe në asnjë rast nuk u janë përgjigjur thirrjeve të grekëve.
Bandat greke e kanë bredhur kudo vendin, por ata nuk kanë gjetur kurrë mbështetje dhe si pasojë nuk kanë mundur të ushtrojnë ndikimin e tyre përveçse në disa rrethina të kufizuara të Thesalisë. Shqipëria jugore nuk ia ka vënë kurrë veshin thënieve të tyre. Përkundrazi Lidhja Shqiptare e vitit 1878 numëronte shumë anëtarë të krishterë në degët e saj të Epirit.
Por dështimi i pësuar nga grekët mbas luftës ruso-turke, fakti që nuk mundën të shtien në dorë pjesën jugore të Shqipërisë, i detyroi që të përqendrojnë të gjitha forcat dhe mjetet në këtë pjesë të Shqipërisë. Veprimtaria e ushtruar nga propaganda e Athinës gjatë këtyre ....... vjetëve të fundit ka qenë e shfrenuar dhe Qeveria turke me verbërinë e saj kokëfortë dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve, e ka mbështetur këtë mënyrë fuqimisht duke qenë pra turq e grekë së bashku e në një kundër regjimit kombëtar shqiptar. Porta e lartë dhe Illdizi i lanë në dorë Patriarkanës së Fanarit.
Me dhjetëra shkolla shqiptare të hapura në Kolonjë (në jugperëndim të Korçës) më 1893, mundën të mbijetojnë fshehurazi vetëm 5-vjet dhe e vetmja shkollë që pati një farë kohëzgjatje, ajo e Korçës, e themeluar me 1886 u mbyll nga autoritetet turke më 1902.
Intoleranca turke e bënte shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, çdo aksion në Shqipëri, por megjithatë shqiptarët nuk u dëshpëruan aspak. Shoqata shqiptare, themeluar më 1879 në Kostandinopojë, u transferua më 1881 në Bukuresht ndërkohë që shoqata të tjera lindën në Egjipt dhe në qytete të tjera të banuara me shqiptarë.
Këta shqiptar të Rumanisë dhe të Egjiptit nuk ishin gjë tjetër veçse të krishterë e ortodoks me prejardhje nga pjesa jugore e Shqipërisë, epirotë, të cilët zotërinjtë e Athinës i quanin grekë. Veprimtaria dhe shërbimi që këto koloni i kanë bërë çështjes shqiptare, janë jashtëzakonisht të mëdha. Këto shoqata janë zhvilluar dhe përhapur në vazhdimësi.
Shumë shpejt lindën edhe asosacione të reja në Konstancë, Sofje dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse ka spontanitet, ai sigurisht gjendet në veprimtarinë e këtyre shqiptarëve të krishterë, të cilët luftonin kundër tiranive të kombinuara të patriarkatit grekë dhe autoriteteve turke duke përhapur propagandën kombëtare të rrethuar nga rreziqe të panumërta.
17) Kjo propagandë ishte shumë herë më e zbehtë se sa propaganda greke e mbrojtur dhe e veshur me të gjitha imunitetet, e pajisur me fonde të pashtershme dhe me një përvojë shekullore. Kështu nuk ka asgjë të habitshme dhe të jashtëzakonshme që numri i veprimeve të kryera nga përpjekjet e shqiptarëve, është shumë më i vogël se ai i propagandës zyrtare e jozyrtare greke. Besoj se kjo është tepër e kuptueshme.
Ndërkaq, kur tirania turke u dobësua, kur njerëzit një ditë besuan se Kushtetuta e vitit 1908 i jepte liritë dhe garancitë çdo kombi të Perandorisë, atëherë u shfaq një ripërtëritje e fuqishme e shqiptarëve. Në pak kohë dhe si me magji lindën një numër i pafund klubesh, gazetash, shkollash e shtypshkronjash.
Për fat të keq kjo liri zgjati sa hap e mbyll sytë. Dy vjet më vonë, në fillim të vitit 1910, xhon turqit treguan se ishin tiranë më të këqij se paraardhësit e tyre. Por këto dy vjet mjaftuan për t’i dhënë një drejtim zhvillimit të çështjes shqiptare dhe çdokush që dëshiron ta studiojë problemin shqiptar duhet të ketë patur parasysh përpjekjet e mëdha të kryera gjatë asaj kohe të shkurtër.
Ndërmjet klubeve të shumtë të hapur në Shqipëri, (rreth 50-të), një numër i madh prej tyre u themeluan në Epir: në Janinë, në Korçë, në Gjirokastër, Delvinë, Përmet, Frashër, Leskovik, Prevezë, Loros, Filat, Mazarek, Konispol, Pogon etj.
Këto ishin klube që frekuentoheshin si nga myslimanët ashtu edhe nga të krishterët, nga ata të krishterë që sot mundohen t’i quajnë grekë.
Ndërmjet gazetave shqiptare ka patur dy në Korçë dhe një në Janinë, të shtypura që të tria në shtypshkronjat e tyre: me dhjetëra mijëra kopje gazetash u shpërndanë nëpër Shqipëri të shtypura në Manastir, Selanik, Kostandinopojë, Shkup, Shkodër, Elbasan, SHBA. Nuk vonuan të hapen edhe shkollat: çdo klub kishte edhe një shkollë nate, ndërsa shkolla të tjera të rregullta u çelën në kryeqendrat dhe fshatrat e trevave të Korçës dhe të Gjirokastrës deri në Negovan (Follorinë).
Nisën të shfaqen shoqatat letrare në Korçë dhe një në Janinë (18) si dhe një shoqatë muzikore në Korçë me një orkestër frymore të mirë. Kolonitë shqiptare në SHBA (kolonë që jetuan vetëm disa vjet atje dhe pastaj u rikthyen në shtëpitë dhe vatrat e tyre), u organizuan shumë mirë duke themeluar shoqatën federative “Vatra”, shoqatë që grumbullon sot rreth vetes 40-degë duke çelur në të njëjtën kohë edhe një gazetë të përjavshme shumë të mirë, (sot e përditshme).
Përpjekjet e bëra në qendër, në veri dhe në lindje të Shqipërisë nuk ishin të vogla: gazetat përpiqeshin të përhapnin mendimin intelektual, shtypshkronjat prodhonin një ushqim me vlerë dhe mjaft të bollshëm me libra të dobishëm, klubet dhe shoqatat letrare e shkollore përgatisnin me durim një të ardhme më të mirë. Një shkollë e mirë normale e themeluar e themeluar në Elbasan më 1909 ishte shpresa e jonë për organizimin e mëtejshëm të shkollave fillore. Por, rëndësi patën për vëllazërimin e patriotëve dhe intelektualëve edhe dy kongreset e mbledhura përkatësisht në Manastir dhe Elbasan.
Përfitimi nga liria e dhënë prej autoriteteve turke, nuk kishte veçse një gjysmë-lirie. Duhej çliruar gjithashtu edhe nga thonjtë e klerit grek, duhej dalë nga ai qerthull poshtërues i Fanarit, agjenti më i fuqishëm i helenizmit.
Kështu qysh në ditët e para të Kushtetutës së famshme xhonturke, u krijua në Korçë një Lidhje Ortodokse me një organ të përjavshëm me të njëjtin emër. Lidhja kërkonte emancipimin e kishës shqiptare ose të paktën të drejtën zyrtare për të predikuar në gjuhën shqipe një pjesë të liturgjisë. Tashmë, kjo lëvizje kishte filluar në Amerikë ku shqiptarët epirotë kishin dy kisha të tyre dhe dy priftërinj që përkthyen librat e parë të meshës.
E gjithë kjo lëvizje: klube, shkolla, shoqata letrare dhe muzikore, lidhje fetare po shkonte si jo më mirë. Por zhvillimi dhe përparimi i tyre i madh, do të shkaktonte turbullirë tek të tjerët. Xhonturqit u treguan njëqind herë më reaksionarë dhe tiranë sesa padroni i tyre Sulltan Hamiti. Ata e panë me sy të keq përparimin paqësor të shqiptarëve. Ndërkohë qëndresa energjike dhe burrëria e shqiptarëve, u dha atyre një pretekst për një kryqëzatë të vërtetë turke kundër racës shqiptare.
Ekspedita të dërguara njëra pas tjetrës kishin marrë urdhër që të mbysnin çdo shenjë të rilindjes dhe të rizgjimit shqiptar. Çarmatosja nuk ishte veçse një pretekst, në të vërtetë duheshin ndëshkuar nacionalistët bashkimas (sipas emrit të klubit të tyre “Bashkimi”), duheshin mbyllur shkollat, të ndaloheshin gazetat dhe t’i dorëzoheshin inkuizicionit mysliman veprat e nacionalizmit. Shkishërime, gjyqe kadilerësh kundër alfabetit latin, djegie në turrën e druve, asgjë nuk lanë mangët turko mëdhenjtë e rinj që udhëhiqeshin më shumë nga një mëri e verbër vetjake se sa nga arsyet e shtetit. Por ata që ngazëlloheshin gjatë kësaj kohe qenë agjentët e helenizmit dhe pothuaj të gjithë priftërinjtë e patriarkët, që duke harruar divergjencat e mëdha me turqit, u kthyen menjëherë në spiunë të autoriteteve turke.
Në këtë luftë me xhon turqit, kanë qenë pikërisht shqiptarët e jugut të Shqipërisë, epirotët, ata që luajtën rolin më të madh e më të rëndësishëm duke zhvilluar mitingje proteste, qëndresë me armë në dorë ose propagandë dhe luftë paqësore. Ishin gjithashtu epirotët ata që shpallën me një zë të lartë vullnetin dhe dëshirat e tyre, ishin ata që ranë viktima të idealit kombëtar gjë që dëshmohet nga gjashtë djem të rinj të vrarë në një përpjekje në Korçë, 5 prej tyre ishin të krishterë ortodoksë, epirotë dhe njëri prej tyre ishte i biri i atij që katër vjet më parë ishte vrarë nga plumbi i një vrasësi politik grek në Selanik.
Dhe janë, padyshim këta shqiptarë të jugut që janë quajtur grekë nga politikanët dhe publicistët e Pireut dhe të Athinës.
MË PAS, ÇËSHTJA E EPIRIT, MARTIRIZIMI i NJË POPULLI