ÇËSHTJA SHQIPTARE ËSHTË ÇËSHTJE KOLONIALE DHE DUHE

"Dr.Dituria"

Primus registratum
ÇËSHTJA SHQIPTARE ËSHTË ÇËSHTJE KOLONIALE DHE DUHE

ÇËSHTJA SHQIPTARE ËSHTË ÇËSHTJE KOLONIALE DHE DUHET TRAJTUAR DREJTË NË INSTANCAT NDËRKOMBËTARE

Paraqet,Sabri Selmani

~Letër e hapur drejtuar Sekretariatit të Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Pa përfaqësuara~ (OPKP).

Shumë të nderuar dhe të respektuar zonja dhe zotërinj!

Padyshim se organizata juaj jep një kontribut të madh në përfaqësimin e drejtë të popujve dhe kombeve nën shtypje, robëri, diskriminim dhe kolonizim.
Pa dyshim se ju jeni ndër atyre zërave që shprehin dhimbjen, mllefin dhe revoltën e dhjetëra popujve dhe kombeve të cilave iu mohohen të drejtat e tyre për vetëvendosje dhe dekolonizim apo të drejtat minimale të njeriut. Kështu, do ta konsideroja më zë miri prezantimin e OPKP e bërë në faqen juaj zyrtare: "Organizata e Kombeve dhe Popujve të Pa përfaqësuara, është një organizatë ndërkombëtare, jo të dhunshme dhe demokratike. Anëtarët e saj janë popuj indigjenë, minoritete dhe territore jo të përfaqësuara apo të okupuara që u bashkëngjitën së bashku për të mbrojtur dhe paraqitur e fituar të drejtat e tyre njerëzore dhe kulturore, për të ruajtur mjedisin e për të gjetur zgjidhje jo të dhunshme për konfliktet që sot në tërë botën po ndikojnë negativisht në zhvillimin normal të saj..
Edhe pse aspiratat e anëtarëve të OPKP ndryshojnë shumë, ata janë të gjithë të bashkuar rreth një kushti dhe qëllimi: -ata nuk janë të përfaqësuar në mënyrë adekuate në forumet ndërkombëtare.
OPKP, u themelua për të plotësuar këtë mungesë, duke furnizuar një forum nëpërmjet të cilit ata mund të paraqesin kauzën e tyre të drejtë."



Pikërisht për këto arsye, vendosa të drejtohem ty,(juve) për të shprehur revoltën e thellë ndaj faktit se vullneti juaj i mirë për t'u ndihmuar popujve dhe kombeve të pa përfaqësuara, duke përfshirë edhe kombin shqiptar, bijë e të cilit jam; është i keqpërdorur nga ata që vetveten e quajnë si përfaqësues të shqiptarëve, nga Kosova e tanishme e ashtuquajtur nga qarqe brenda kombëtare dhe ndërkombëtare, kinse Protektorat e nga Kosova Jugore -Lugina e Vardarit, e shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike më 1947 nga xhelati Tito.
Pikërisht këto parti politike shqipfolëse (Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike Shqiptare-Partia e Prosperitetit Demokratik për shqiptarët nën IRJM) kanë paraqitur (përgjithësisht dhe në mënyrë të veçantë te OPKP) jo drejtë çështjen kombëtare shqiptare, në mënyrë të ndarë, Kosova të bëhet "shtet" i pavarur e shqiptarët nën Maqedoni të kenë më shumë të drejta, duke anashkaluar karakterin e saj real, si çështje unike koloniale.
Pra, këto parti politike nuk përfaqësojnë popullin shqiptar dhe vullnetin e tij, sepse gjatë kohës vetëm formalisht (në rastin e LDK-së) apo aspak (në Luginë të Vardarit) u kundërshtuan pushtuesve dhe kolonizatorëve, por këto parti përfaqësojnë interesat koloniale sllave.
Serbia, është e interesuar të ketë një Kosovë e "pavarur", me kokën nën Beograd, këmbët në Bruksel e duart e lidhura me vendime e ligje të tyre sa për të ruajtur “paqen” në rajon!
Me ato padrejtësi këto bëjnë që të mos u lëvizet fare drejt zhvillimit dhe përparimit, një Kosovë e cila sot do të ndryshonte duke e realizuar të drejtën e shqiptarëve, duke mbikëqyrur mohimin total të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve që u pushtuan dhe u kolonizuan nga Serbia më 1912, prej të cilave bëjnë pjesë edhe shqiptarët që sot janë nën IRJM dhe nën Serbi (në Kosovën Lindore, për të cilat troje nuk pashë asnjë fjalë në OPKP).
Ndarja e këtyre pjesëve të Shqipërisë Natyrore, është bërë në 1947, përkatësisht 1952, për interesat sunduese sllave, si pasojë e kësaj, prandaj, çdo paraqitje e ndarë e çështjes së tyre bëhet pikërisht për këto interesa djallëzore kundër-shqiptare.
PDSH dhe PPD janë njohura si parti politike që marrin aktivisht pjesë në strukturat shtetërore sllavomaqedonase, si parti satelite të VMRO DPMNE, që dikur ishte pro-bullgare, tash u ndryshua në pro- serbe.
Këto parti pretendojnë se:“shqiptarët janë minoritet brenda IRJM”, kur dihet se kjo është vetëm një dezinformatë e kulluar, sepse shqiptarët atje nuk janë aspak minoritet, por janë banorë të një territori të grabitur nga një "shtet" i huaj artificial dhe kolonial, njohja e së cilit u bë edhe nga partitë në fjalë.
Ju, gjithashtu duhet të dini se projekti "multietnik" në Kosovë, IRJM, Serbi dhe Mali i Zi që nënkupton një variant (formë) të ri të sundimit të shqiptarëve nga sllavët bazohet në konceptin e Titos së, nga parulla demagogjike dhe tepër dinake kinse e bashkim-vëllazërimit.
Duhet gjithashtu të dini se për spastrimet etnike të bëra në një territor sa Kosova aktuale - Toplica (Nishi, Vranja, Kurshumlia etj), ku shqiptarët u dëbuan në Kosovë e Turqi aq shumë sa tani rrallë mund të shihet aty ndonjë shqiptar.
Gjithashtu, nuk mund të fsheh mllefin se një organizatë ekstremiste të pushtuesve ekspansionistë greke-“OMONIA” shtiret sikur shteti shqiptar diskriminon minoritetin grek në Shqipërinë jugore, jo vetëm se përpiqet të shkëpusë pjesën e saj jugore, por edhe për t'ua mbyllur sytë ndërkombëtarëve për gjenocidin e shtetit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
OMONIA paraqet jugun e Shqipërisë si territor grek, ku popullata e këtij minoriteti gjoja është e diskriminuar dhe "vazhdon të vuaj", se gjoja qeveria shqiptare "ka spastruar etnikisht popullatën greke.", kur pikërisht e vërteta historike qëndron ndryshe, sepse: shteti grek ka pushtuar Çamërinë shqiptare më 1912 dhe më pastaj më 1945 përzuri shqiptarët prej pronave të tyre kinse të gjithë ishin "fashistë", duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël, gratë dhe pleqtë.
Të gjithë ata që kanë përjetuar këto tragjedi, pasardhësit e tyre kanë kërkuar rikthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, por, deri tani kjo e drejtë njerëzore dhe kombëtare shqiptare, u është mohuar padrejtësisht dhe arbitrarisht!
Shteti fashist grek me shovinizmin dhe cinizmin e theksuar që e ka ndaj shqiptarëve , deri tani krejt paarsyeshëm mban ligjin e luftës me Shqipërinë, por edhe organizon banda kriminale nën hijen e kësaj organizatë banditeske “ OMONIA” për të vrarë shqiptarë , madje thellë në territorin e Shqipërisë; (kujtoj këtu rastin e Peshkopisë ) në një kazermë ushtarake, aty nga mesi i viteve 90-ta, u vranë nga një sulm kriminal, 7 rekrutë shqiptarë. Kur shteti shqiptar, i nxori në gjyq kriminelët që e kishin organizuar atë krim pasuan presionet brenda dhe jashtë vendin; pastaj qeveria e drejtuar nga Sali Berisha , atëbotë e bëri shkeljen më të rëndë të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare; ndërhyri tek gjykata dhe kriminelët u liruan nga dënimet e merituara....
“ Omonia”, kurdoherë përpiqet për të grabitur trojet shqiptare, për të greqizuar vllahët dhe shqiptarët ortodoksë, duke i paguar me para të pista, , për të´i shtrirë fijet e agjenturës greke në tërë Shqipërinë administrative, veprimtari që , që e koordinon kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, greku uzurpues dhe shovensiti i egër, Anastasios Janullatos.
Shteti shqiptar është dobësuar ekonomikisht, pastaj kjo reflektohet jo rrallë edhe në dobësinë e pushtetarëve politikë, dhe Greqia bashkë me Serbinë synojnë ta dobësojë edhe më shumë, dhe përfundimisht ta zhdukin për t'u përmbushur planet e tyre kolonizuese "Naçertanije" dhe "Megali Idhea".
Padrejtësitë e bëra kombit shqiptar tash po mbulohen nga padrejtësi të reja të Evropës Plakë që i ka ndarë padrejtësisht shqiptarët që nga Konferenca e Berlinit dhe që këtë ndarje pasardhësit e asaj Evrope, synojnë ta bëjnë të përhershme duke mohuar të drejtën e shprehjes së vullnetit të lirë të popullit.
Sot, trojet e okupuara shqiptare, udhëhiqen prej një e një klasë politike të shitur që shpreh vetëm interesat e kolltukut të vet.
Prandaj, ju duhet ta kuptoni me kohë se:çështja shqiptare është çështje koloniale, zgjidhja e së cilës është vetëm respektimi e të drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar, që nënkupton e drejta e referendumit, në të cilin të vendosë vet nëse pajtohet të krijohet një shtet i vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, pra, Shqipëria Natyrale, (dhe jo Shqipëria e Madhe, siç shprehet me tezat sllave Lidhja Demokratike të Kosovës, kjo pasardhëse besnike e Lidhjes Komuniste të Kosovës),; kjo nënkupton bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare të mbetura jashtë saj pas vendimeve autokratike evropiane.
Para thundrës vrasëse sllavo-greke, përballë të gjitha këtyre rreziqeve që sot e kanosin kombin shqiptar, duhet edhe ju të mos mbetni indiferent!
Kërkohet të rishqyrtoni pseudopërfaqësimin e shqiptarëve në organizatën juaj, të përfshini ato lëvizje kombëtare që paraqesin drejtë çështjen kombëtare shqiptare (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Lëvizja VETËVENDOSJE!) dhe në kohën sa më shkurtër të analizoni veprimtarinë kriminale-terroriste të OMONIA-s” greke e ta përjashtoni prej strukturave të organizatës suaj, që aspak nuk i bëjnë nderë, misionit që ju i keni përcaktuar për ardhmërinë tuaj.

ALBANIA TODAY/ SHQIPËRIA SOT
Teuta Gjika - anëtare
Mitrovicë-Shqipëri Veriore (Kosovë), 8 Janar 2008
 
Top