- Florian Mumajesi -

Mea

Primus registratum
- Florian Mumajesi -

Nga Norvegjia ne Prishtine per "Nje here ne jete"

Prapaskenat e klipit te kenges se Florit me Getoarin

florign4.jpg


-Bashkepunimi me Getoarin ishte pasoje e miqesise qe ka lindur midis tij dhe kengetareve te Energy Records. Flori e vlereson Getoarin si kengetarin me te mire ne Shqiperi per rrymen qe ndjek. Pasi e kishte realizuar si kenge, Flori i kerkoi Getoarit ta degjonte dhe t'i jepte nje mendim, por atij i pelqeu dhe i kerkoi qe ta kendonin bashke. Pjesen e repit e ka shkruar vete Getoari, ndersa tekstin dhe muziken e te gjithe kenges e ka shkruar Flori. Kjo kenge eshte rregjistruar ne Norvegji, ne studion e producentit Xhenson, te cilit i eshte mirenjohes, pasi puna me te ka qene si nje minishkolle per Florin. Kenga eshte realizuar muaj me pare, ne shkurt te ketij viti. Flori kishte shkuar ne Norvegji per t'u clodhur, pas punes qe i ishte dashur te bente per nxjerrjen e albumit "Dedikuar ty". Me sa duket, shpirti artistit nuk njeh pushim, pasi atje ai u frymezua per te bere kengen "Nje here ne jete".


Pas regjistrimit te kenges, Flori kontaktoi me miqte e tij te produksionit Pixel ne Kosove, te cileve u tregoi idene per klipin. Kenga dhe videoklipi, bazohen ne ngjarje reale. Frymezimet e Florit, kryesisht e kane burimin nga histori te perjetuara prej tij ose prej te tjereve. Fabula e kenges ka te beje me dashurine me te madhe ne jete, ate qe vjen vetem nje here. Ne kete rast, flitet per nje dashuri te humbur dhe e vetmja lutje eshte edhe pse ajo mund te dashuroje here te tjera ne jete, kurre te mos thote "te dua". Titulli lindi spontanisht vetem nje jave para se te dilte klipi.
Pas kthimit nga Norvegjia, ai shkoi ne Kosove, kete here qe Getoari te rregjistronte pjesen e tij ne kenge dhe per te folur me gjere me produksionin Pixel per realizimin e klipit. Ata i treguan idene e tyre per realizimin e tij. Xhirimet jane bere ne vere. Gjate punes kishte vonesa sepse ne Kosove, Flori merrej edhe me pune te tjera. Per te xhiruar iu desh te shkonte dy here ne Kosove.
Flori donte qe klipi te dilte ne vere, por per shkak te vonesave, kjo nuk u be e mundur. Vonesat e bene te mendonte se do te ishte me mire qe kenga te dilte ne dimer, aq me teper qe ishte nje balade. Zakonisht, ne vere degjohet me teper muzike regaton, house dhe dance. Flori thote me bindje se vitin e ardhshem ne muziken shqiptare nuk do te kete me regaton te rendomte, por regaton te mire...
Montimi i videoklipit eshte realizuar ne Energy Production.
Xhirimet jane bere ne nje rruge dhe ne nje shtepi ne Prishtine dhe kane zgjatur rreth nje jave, me dy ore pune ne dite. Shtepia qe shihet ne videoklip supozohet te jete shtepia ku jetonte personazhi dhe ne ate shtepi, atij i kujtohen sekuenca te lidhjes se dashurise.
Skena kur Flori eshte i shtrire ne rruge eshte xhiruar rreth ores 12 te paradites, kur ne rruge kishte shume kalimtare. Shumica e tyre ndalonin dhe pyesnin me kureshtje se cfare kishte ndodhur. Skenen e ka xhiruar me syze, ne menyre qe njerezit te mos e shikonin. Per ate plan aq te vogel qe ju shikoni ne klip, iu deshen shume dubla.
Skena qe ka shkaktuar me shume te qeshura ka qene ajo me doktoret. Ne fakt, ata jane vertet doktore, megjithese jane sjelle ai aktore. Regjizori u kerkonte ta benin situaten me dramatike dhe ata e mberthyen Florin si te ishte vertet i semure.
Ambulanca, e cila duket sikur leviz, ne fakt qendron ne vend, por e levizin me duar. Florit i pelqeu ajo pjese e xhirimeve, pasi i dukej vetja si nje femije qe po e lekundin ne krevat. Doktoret i bene serum, por shishja e serumit ishte bosh. Gjate xhirimeve te ketyre skenave, Flori ishte pa grim dhe i parruar, per te krijuar pershtypjen e nje njeriu ne depresion.
Vajza qe shfaqet ne klip, u gjend aty fare rastesisht. Ne momentin kur xhirohej skena e puthjes, stfai e shikonte ate ne monitor nga dhoma tjeter. Ne dhomen e xhirimit ishte vetem kamera. Kur mbaroi skena, Flori pyeti se si kishte dale, por nuk po degjonte pergjigje. Te gjithe ishin hutuar duke pare ne ekran.
Puthja nuk ishte shume artistike, pavaresisht se ka dale bukur. Pergjithesisht per te marre komplimente dhe nuk ka bere askend xheloz, pasi per te, raportet e punes ndahen nga ato personale.
Pas xhirimeve pjesa me e madhe e stafit shkonte te argetohej deri ne oret e para te mengjesit dhe diten tjeter shkonin me vonese ne sheshxhirim.
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

Te gjitha duan Florin


Afro dy vjet te shkuara, ne mbremjen kur do promovohej albumi i pare i Julkes, do te leshohej dhe alarmi SOS qe do njoftonte se shume shpejt do te mberrinte ne Tirane uragani "Group Energy", pjese e te cilit ishte dhe Flori Mumajesi.



Tani gati dy vjet me pas duket qarte se ky uragan eshte bere edhe me i rrezikshem. Grupi energjik ka pushtuar tregun fuqishem dhe jo vetem me Julken. Lista e kengetareve qe do te nisnin te hynin ne studion e Florit, per te dale qe aty me nje kenge qe padiskutim do te ishte nje hit do te shtohej me nje shpejtesi marramendese. Te gjitha duan Florin.
Keshtu, pas Orinda Hutes dhe Elvana Gjates, ne deren e Florit do te mberrinte edhe Eranda Libohova. Pastaj Vesa Luma, Zanfina Ismajli, Ciljeta Xhilaga etj, etj. Lista vazhdon duke kapercyer dhe pertej kufijve te Shqiperise, me emra qe ende nuk e kane shpallur bashkepunimin me Florin.
Flori tregohet disi i ngurte per te zbuluar bashkepunetoret e reja, pastaj dorezohet duke shqiptuar vetem emrin e Adelia Islmajlit, Leonora Jakupit, Big Mama dhe Eneda Tarifaj. Por sigurisht qe lista e re nuk mbaron ketu. Gjithesesi na mjafton kaq sa na thote per te kuptuar se se shpejtido te kemi ne terg te tjera boom-e, qe edhe pse do vijne me emrat e kengetareve te njohura, do te kene nga pas te njejtin emerues: FLORIN
Nuk do te jete aspak cudi nese boom-i i madh do te leshohet me 14 Shkurt. Nese i referohemi 14 Shkurtit qe shkoi mund te kuptojme lehte se c'mund te ndodhe edhe kete here. Atehere zhurma do te behej prej nje disku te ri, titulluar "Dedikuar ty", kenget e se cilit do te pushtonin tregun qe ne diten e pare te daljes ne treg. "Vetem nuk jam" e Erenda Libohoves vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite po aq e kerkuar. Ashtu sic eshte dhe "Jemi dhe s'jemi" e Vesa Lumes. Apo ashtu sic do te behej vetem pak kohe me pas dhe kenga e Elvana Gjates dhe Tingulli 3 apo kenga e Zanfina Ismaljit "As i fundi, as i pari. Ndersa tani zhurma pritet te behet nga te tjere kengetare, por qe kane ne Cd e tyre kengen e kompozuar nga Florian Mumajesi.

***

Punen per realizimin e nje albumi te ri ku do te permbledhe kenget e reja qe po krijon per kengetare te ndryshem, Flori ka kohe qe e ka nisur. E nderpreu per pak kohe, qe te mund te merrej pakez me veten. Nese nuk do te kishte vepruar ndoshta kenga dhe klipi i tij i ri "Nje here ne jete", qe ka realizuar ne bashkepunim me Getoarin e Tingullit 3, nuk do te kishte dale ende ne ekranet televizive. Por e kuptoi se nuk mund te mungonte me gjate se kaq. Megjithate e nisi punen qete-qete qe ta sillte kengen ne fundin e ketij viti. Sepse nese fillimin e vitit e rezervon gjithnje per krijimet qe ua jep te tjereve, fundin e vitit e ruan per veten. Nje rregull ky qe Flori ia ka vene vetes me qellim per ta respektuar cdo vit. Dhe beson se mund ta respektoje, aq me shume tani qe ka ngritur nje strukture te forte per te miremenaxhuar gjithcka del jashte mureve te studios se tij. Basjkepunimi me Getoarin nuk eshte thjesht ne lojen qe behet brenda nje klipi te ri. Eshte shume me shume se kaq. Eshte nje lidhje e ngushte mes studios muzikore "Baba Records" ne Prishtine (qe njihet ndryshe edhe si studio e Getoarit) dhe studios "NRG Records". Ky eshte nje tjeter alarm SOS qe na sinjalizon se nje uragan edhe me i fuqishem do te shpertheje ne tregun e muzikes. Jane bere bashke dy pikat me te forta, ajo e Prishtines dhe ajo e Tiranes, per te realizuar se bashku cudira te medha. Nje arsye me shume kjo qe te gjitha kengetaret te rendin drejt dyerve te Florit, pa u trembur aspak nga cmimet disi te kripura te nje kenge. Sepse tashme e dine, se e bukura dhe e vecanta kushton shtrenjte.
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

FLORI DHE BIZNESI I TIJ MISTERIOZ.....

Ka ditë që është ngatërruar me një punë që nuk e ka bërë asnjëherë më parë. Me një biznes që nuk dihet ende se çfarë është në të vërtetë. Ajo që kemi arritur të zbulojmë
Perms paparacit tonë, është vendi ku Flor Mumajesi falet
çdo ditë: një godinë e vogël diku andej nga unaza e re e
Tiranës. Ku mendohet se do të ngrejë diçka me emrin e tij.
Çfarë do të jetë? Do ta zbulojmë së shpejti....

Flori Mumajesi po merret me ngritjen e një biznesi të tij. Ky tashmë nuk është një lajm i ri. Kemi kohë që e dëgjojmë, por pa mundur dot të shkojmë më përtej tij. Që prej ditës kur do të mësohej për këtë angazhim të ri të djaloshit që ishim mësuar ta shikonim vetëm duke kënduar në skenë apo duke krijuar muzikë në studion e tij, nuk është thënë asnjë detaj për llojin e biznesit që ai pretendon të hapë. Ç’të jetë vallë? Askush nuk është në gjendje të japë një shpjegim të saktë ndërsa dhe Flori vetë nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë. Ajo çfarë kemi mundur të zbulojmë, përmes syrit të vëmendshëm të paparacit tonë është vendi ku Flori do ta hapë këtë
biznes. Bëhet fjalë për zonën diku nga unaza e re e Tiranës, pak para se të dalësh në autostradë.
Bëhet fjalë për një godinë as të vogël e as shumë të madhe që s’dihet se për çfarë do ta përdorë. Ajo që të bie në sy, që nga rruga janë ca postera të mëdhenj këngëtarësh. Dominion ajo e Getoarit, djaloshit nga Prishtina me të cilin Flori realizoi vetëm pak kohë më parë një klip shumë interesant. Një element ky që të shtyn të mendosh se binzesi i Florit mund të ketë lidhje me muzikën. Por s’mund të jemi të sigurt për këtë gjithsesi. Ajo për të cilën jemi tashmë të sigurt është se Flori pasi kryen punët e tij në studion e Radio Energy, vjen në këtë dyqan. Një rrugëtim i përditshëm ky që u ka rënë në sy dhe miqve të tij. Të cilëve sigurisht që u ka treguar diçka nga ky sekret i tij. E vështirë për ta kuptuar këtë këmbënguljen e tij për të mos zbuluar asgjë deri në çastin kur gjithçka të jetë gati. Mesa duket, Flori këtë herë ka vendosur të na çudisë. Jo më me muzikën e tij -gjë që ka kohë që e bën- por me aftësinë e tij prej menaxheri e prej biznesmeni. E
sigurisht që nuk do ta ketë shumë të vështirë ta bëjë të funksionojë mirë biznesin e tij, çfarëdo qoftë ai. Një emër i suksesshëm ia garanton suksesin dhe biznesin që vjen përmes tij. Kështu
ka ndodhur gjithmonë. Nuk ka pse të mos ndodhë dhe më Florin.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: - Florian Mumajesi -

/pf/images/graemlins/laugh.gif

noj foto pak te cveshur nuk ka mi ???? ose pa gjo fare je qe je ... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

sa me ka pas pelqy ky kur isha ne klas te 6 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: - Florian Mumajesi -

pse tani jo eee ??? /pf/images/graemlins/laugh.gif gjoja ky... /pf/images/graemlins/laugh.gif ty kush e di sa here te ka zene gjumi duke pare tavanin, edhe duke mendu/or else per ket /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

o mizerje ku e di ti qe shof tavanin mi, e shof tavanin mi po e shoh se kam ven dy ydha fosforeshente dhe me vjen akoma per te qare kur kujtoj se c'kam hequr per t'i vene atje

me kane kushtuar lesht e kokes tek terapistja se keputa mish /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

Lymi, kete gje e kemi diskutu edhe diku tjeter /pf/images/graemlins/wink.gif
Nese e ke merak kete gje, ec njehere se ta prezantoj /pf/images/graemlins/wink.gif hiq merakun meqe te paska mbet ne mendje...
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
:D

noj foto pak te cveshur nuk ka mi ???? ose pa gjo fare je qe je ... /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Rri mi urte ti se na trembet Lymi pastaj /pf/images/graemlins/lol.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

mea lere baben se s'ka mosh per pislliqe /pf/images/graemlins/laugh.gif

po te duash te nderohesh hudhe florin ktej nga une /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

Angelo, pikerisht se nuk ka moshe per keto gjera prandaj po i them ..... /pf/images/graemlins/wink.gif

Lymo, nuk besoj zemer /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

Një verë me Flori
Mumajesin


I veshur sportiv, pak përgjumësh nga ndenjia deri vonë pa gjumë. Duke kaluar orë dhe orë të tëra në studion e tij, prej nga ku burojnë tingujt verorë të shumë prej këngëtarëve, që kohë e pa kohë trokasin aty. Arsyeja? Duan një këngë nga Flori. Florian Mumajezi, kantautori i kërkuar këto ditë të nxehta vere po e kalon duke krijuar ritme të nxehta. Emra të njohur e jo shumë të njohur presin punët e tij, me shpresën që të kenë një hit këtë verë. Që nga Eranda Libohova, motrat Zanfina e Adelina Ismaili e deri tek këngëtarët e rinj. Duke mos i lënë aspak kohë për të pushuar, apo për të krijuar diçka plotësisht të tijën. Megjithatë ai di ta menaxhojë mirë kohën. Do të na surprizojë të gjithëve pikërisht në momentin e duhur, me një këngë të tijën, ndoshta shumë shpejt edhe me një album… "Bluetooth" ju tregon për më tepër të rejat, që do të kemi nga Flori këtë verë…


Përveç emisionit në ENG Radio, janë të shumtë këngëtarët, që trokasin në studion tuaj. Me kë po bashkëpunoni aktualisht?
Në fakt nuk është një bashkëpunim i vetëm, që të mund të them vetëm një emër. Në këto kohë kam bërë disa këngë, ku midis tyre mund të përmend një këngë për Zanfinën, e cila do ta nxjerë shumë shpejt këtë këngë të re. Gjithashtu në proces janë këngë të këngëtarëve, si; Adelina Ismaili, Eranda Libohova, Kaltrina Selimi, Sinan Hoxha, Johana, Gili, e shumë të tjerë.

Shumë artistë kanë nisur të shfaqen në koncertet, që organizohen në qytetet bregdetare, si çdo verë. Ju do të jeni të pranishëm në ndonjë prej tyre?
Po sigurisht, kam pasur mjaft oferta për të kënduar. Dhe do të kemi edhe ne turnetë verorë. Kështu që do të jemi në koncert në disa qytete si; Durrës, Vlorë, Sarandë, Ulqin (Mali i Zi), etj.

Keni bashkëpunuar me shumë artistë. Kë vlerësoni si më të frytshmin?
Është e vërtetë, kjo që thoni ju, por për mua si Flori, Elvana qëndron në krye. Kjo, spese edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio.

A keni ndonjë surprisë për fansat tuaj këtë verë?
Siç ju thashë punët e mia këtë verë konsistojnë në krijimin e muzikës për shumë këngëtarë. Dhe kjo më pengon në një farë mënyre për t’ju dedikuar më shumë muzikës për veten time. Megjithatë jam duke punuar për një material, që do të jetë në treg në fund të verës, pasi ka akoma punë për të bërë me të. Është një singëll, që dua ta hedh në treg në momentin e duhur.

Po ndonjë projekt afat gjatë, si ndonjë album?
Jam duke menduar dhe për të realizuar edhe një album timin, por më duhet ta menaxhoj më mirë kohën. Gjithsesi nuk do të jetë larg koha, kur të gjithë dashamirësit e mi të kenë në duar albumin tim.

Po me Sonin, a keni menduar të bëni ndonjë duet? Apo po realizoni ndonjë këngë për të?
Sonit do t’i realizoj këngë ashtu siç ka ndodhur edhe me albumin e parë.


Po pushime a do të ketë për Florin këtë verë?

Në të vërtetë këtë verë kam vetëm pak kohë të lirë. Maksimumi një javë. Jemi një grup miqsh që kemi menduar të shkojmë në Kroaci. Dhe kjo do të jetë e vetmja kohë, që do të jem larg muzikës.
 

abs

nuk e di...
Re: - Florian Mumajesi -

Sa shume paragjykime keni mor rob, per mos me than sa shume komplekse, vec anen negative te robit rregjistroni, cudi!

tjetri zhvillohet ne drejtime pozitive edhe pse nuk i ka pelqy shkolla.

per nder kur ju lexoj ne keto feedback (aq me teper per vendalinjte) me duket sikur flisni per vehten tuaj!

ate cunin nuk e njoh, njaty n'foto si drite u dukeka.

ndjes per kommunikimin direkt.
 

Mea

Primus registratum
Re: - Florian Mumajesi -

Në studion e çudirave


Jo shumë larg aparaturave moderne, gjenden dhe dy copa të mëdha sfungjeri. Që përdoren për të fjetur pas orëve të gjata të punës. Diku më tej, syri të sheh dhe një copë batanije të mbledhur shuk dhe një si jastëk të improvizuar. Pranë një televizori, që duket se nuk përdoret dhe aq, gjendet
dhe një kitarë... e plot e plot cingërima të tjera. Jemi në studion e Flor Mumajesit. Ndaj, nuk keni pse të çuditeni me asgjë çfarë do të lexoni



Ftesë në studio
Kur shkeli për herë të parë pragun e asaj studio, që do të bëhej e tija, më shumë se tre vjet të shkuara, Flor Mumajesi as që e vrau mendjen t’i ndryshonte qoftë edhe gjënë më të vogël. Nuk mendoi as ta modernizonte e as t’i mbushte cepat e saj me copëza kujtimesh nga jeta e tij personale. Jo, jo, gjithçka e la ashtu siç ishte. E vetmja gjë që bëri me të shkelur aty ishte paralajmërimi që shkroi në derë: “Adi Kujdes! Disha trokit!”. Ishte një lloj “urdhri” që ia drejtonte kolegut të tij, por në fakt edhe një lutje për të gjithë ata që do t’i drejtoheshin asaj studio, e cila që prej asaj kohe identifikohet me emrin e Florit. Ai donte qetësi. Në çdo orë e çdo ditë të javës. Sepse ajo nuk do të ishte vetëm studio, ku Flori do të prodhonte muzikë të mirë. Ajo ishte edhe një lloj strehe, një shtëpi e vogël ku Florin mund ta gjesh në çdo kohë. Dhe jo vetëm duke kompozuar. Sado e çmendur të duket, ajo është shtëpia nr.1 e tij. Dhoma e tij e preferuar, ku kompozon mbi tastierë, ha, fle dhe pret të gjithë artistët që i kërkojnë një këngë të bukur. Prandaj nuk është e çuditshme që edhe pse kemi lënë më parë takim me të, Florin e gjejmë të zbathur nga këpucët, vetëm me çorape, në dhomën e vogël të incizimit. Që atëherë kur është e lirë kthehet në dhomën e tij të gjumit...


Duket i përgjumur, edhe pse jo për shumë kohë. Mjafton një çast që t’i rikthehet gjallëriadhe humori. “Isha i lodhurdhe sapo ishte shtruar të merrjanjë sy gjumë”, sqaron që në fillim.Asgjë e jashtëzakonshme.
Po flasim për Florjan Mumajesin. Ata që e njohin e dinë se studion ai e ka si shtëpi. Dikur në dhomën e vogël, e cila ndahet vetëm nga një xham i trashë nga tastiera dhe kompjuterët, kishte vendosur një krevat portativ, të cilin, që kur Flori i ishte bashkuar “Group Energy”, ia kishte dhuruar Andy DJ. Sepse Andy e kishte hapur lojën i pari. Deri kur Flori iu bashkua grupit të djemve që bënë revolucion në muzikën shqiptare, ai ishte i pari që njihej si kompozitori që orët në studio i kishte pa limit. Por, me arritjen e Florit gjërat ndryshuan. Krevati kaloi në studion e tij. Ish-krevati. Tani mund të quhet pa frikë i tillë. Sepse nuk është më. “U prish”, thotë Flori duke qeshur. E ka zëvendësuar me diçka më praktike: dy copa të mëdha sfungjeri, nga ato që mbulojnë anë e kënd muret e studios. Ato dy copa janë krevati i tij i ri. Në cep një batanije e mbledhur shuk, pak më tej një jastëk i improvizuar. Ndërsa në fund të tij, është vendosur një televizor, i cili nuk duket se përdoret edhe aq shpesh, e fare pranë tij një kitarë. Është kitara që Flori e ka sjellë nga shtëpia e që përdoret nga instrumentistë sa herë është e nevojshme për të regjistruar një këngë të re. “Është kështu sepse sot nuk ka regjistrim”, nxiton të sqarojë Flori. “Sepse kur kemi punë, studio merr formën që duhet”. Çka gjithsesi nuk e ndryshon rezultatin: Djaloshi i zhurmshëm që nuk kënaqet kurrë me pak, pa tabu e pa kufij, që e duan të gjithë, kompozitori me emrin Flori, është vërtet një djalë i rrëmujshëm. Dëshmitare është pjesa tjetër e studios, të cilës nuk i ka ndryshuar asgjë.


Tastiera dhe kompjuterët janë aty ku kanë qenë që në fillim. “I vetmi ndryshim janëdy monitorët, të cilët i kemiblerë së bashku me Andin”,thotë Flori. Ah po! Është shtuaredhe moketi i studios. Në fillimai nuk ishte. Dhe kjo ështëpjesa më e rregullt e studios sëtij. Sepse më tej syri të zë njëgrumbull të madh me CD, trofefestivalesh të mbledhura në njëcep tjetër, dhurata të bëra ngaartistë që kanë bashkëpunuarme të, një ventilator që zbutnxehtësinë që del nga aparaturat,tre karrige dhe një frigoriferi vogël. Pjesa e shtëpisë ka zënëvend edhe këtu. Aty Flori mbanbirra dhe ujë. Ndërsa në murejanë varur vetëm dy kalendarëtë vegjël, dhuratë nga nipi. Madje,të dy janë me fotografinë e tij,sepse Sebastiani (djali i vëllaittë Florit), është i adhuruari ikompozitorit. Më tej nuk ka assuvenire e as ndonjë gjë tjetërtë dashur, transportuar nga shtëpia. Nga ajo shtëpia tjetër, e madhja, ku Flori jeton pasi i vë çelësin studios. Gjë e cila ndodh vërtet shumë rrallë. Ai nuk bën pjesë ndër ata tipat që lënë mendjen pas suvenireve. Nuk ia ndjen as për muret e bardhë e rregullsisë strikte. As që e vret mendjen për të gjetur një muzë frymëzimi e për ta varur në mur. Nga ky vesh nuk dëgjon hiç. Janë thjesht çikërrima pa vlerë. E vetmja gjë duket vërtetë e shtrenjtë, përderisa e ka vënë fare pranë monitorit të kompjuterit është një fotografi së bashku me nipin. E në një cep të saj, më e vogël, një fotografi e Florit dhe Soni Malajt, mikes së tij të zemrës. Të tjerat janë dhurata. Nga ato që madje as që e mban mend se kush ia ka dhuruar. Një elefant fati, dhuratë e një shoqeje nga Franca, me të cilën ka punuar për një tekst kënge, ka sipër një vezë pashke. “As që e mbaj mend se kush ma ka sjellë”, thotë duke qeshur. “Për më tepër, unë jam edhe mysliman”. Pak më sipër është një çmim i marrë në festivalin “Kënga Magjike”, gjithsesi i mbuluar përgjysmë nga një grumbull i çrregullt kartëvizitash. Është edhe çelësi i solit, një tjetër çmim i ardhur nga festivalet e këngës në Prishtinë, “të cilit I janë thyer ca pjesë”. Një shishe verë.... Ndërsa në anën tjetër, fare pranë cd-ve një lepurush i vogël playboy, dhuratë nga Rozana Radi. Diku më të fshehur, në një cep të largët të tavolinës, ka edhe një pastë e furçë dhëmbësh. Këto janë për tualetin e mëngjesit, i cili pothuaj gjithmonë e zë në studio, përderisa pjesën më të madhe të 24-shit e kalon aty. Madje, orët e natës janë më të preferuarat e tij për të punuar. “Preferoj të punoj në errësirë, kryesisht natën. Ditën ose fle ose dal”.
Suvenire? As edhe një. “Nuk jam tipi që mbaj suvenire. Studion e dua praktike dhe funksionale, pa luks. Sepse vetë fluksi i punës nuk ma lejon një gjë të tillë”, shton. Dhe në fakt, po të rrish vetëm disa minuta brenda asaj studio, nuk e ke të vështirë të kuptosh se Flori ka të drejtë. Për të është e mjaftueshme të mbyllet brenda saj, të shtrohet ngeshëm mbi tastierë dhe të zhytet për orë të tëra në botën e muzikës. Për të prodhuar në fund tingujt që i duan të gjithë. Kështu ka ndodhur që në fillim. Që ditën e parë kur shkeli në atë dhomëz të vogël, Flori ka menduar vetëm për muzikën. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Këngët e para mban mend të ketë qenë këngët e albumit të Julkës. Më pas erdhi një tjetër e realizuar së bashku me Andy DJ, një këngë e rrymës dance-house, e cila nuk është lançuar as sot e kësaj ditë. Pjesa tjetër dihet: Këto kohë hitet e momentit mbajnë pikërisht firmën e tij. Në studion e Florit, radha është bërë e gjatë dhe ndryshe nga sa mund të besojë shumëkush, muzika komerciale aty vërtet nuk ka vend. Provat? Mjafton të dëgjoni këngën e Eranda Libohovës, Vesa Lumës, Julkës, Elvana Gjatës, Zanfina Ismajlit, Soni Malajt, grupeve të ndryshëm muzikorë dhe do të bindeni. Dhe nuk mbaron këtu. Sepse ka edhe emra të tjerë të njohur, që presin këngët e tij. Thënë ndryshe një epokë vërtet e mbarë. Zanafilla e së cilës është pikërisht aty: në atë studio të vogël, ku mbretëron një rrëmujë e rregullt e ku gjërat janë hedhur siç i ka ardhur për mbarë. Aty është mbledhur e gjithë bota artistike e Florit, krijimet dhe bashkëpunimet që prej kohësh e kanë kthyer në kompozitorin e preferuar të artistëve. Por edhe në një ndër më të paguarit ama. “Kam fituar mjaftueshëm nga kjo studio, por jo më shumë se puna që bëj”, thotë ai. E megjithatë e vërteta mbetet po ajo: Flori Mumajesi është një ndër më të kërkuarit. Një nga ata kompozitorë që garanton sukses dhe këngë hit. Që krijon muzikë të bukur pikërisht brenda asaj studio të vogël, ku gjithçka në pamje të parë të lë përshtypjen e rrëmujës, por që në fakt është edhe studio, edhe shtëpi, edhe muzë frymëzimi. Është bota e vogël e një kompozitori, që gjasat i ka të bëhet i madh.
 
Top