Re: Shkodranet e Belgjikes
Garuzhda, ke keqkuptuar ate qe ka thene stellina, edhe pse ne fakt ishte mjaft e qarte ajo qe ka dashur te thonte qe ne fillim.
eshte i domosdoshem te ndodhe njefare ndryshimi ne menyren e sjelljes se shqiptareve. nuk po flasim per ndryshime radikale, si ndryshimin e traditave tona, por flitet per ndryshim te pranueshem. te jesh njeri i sjellshem, i qete dhe te perdoresh arsyen ne vend te dhunes, nuk eshte ndryshim negativ, besoj, apo jo??? me shume keqardhje, pranoj qe nje numer i konsiderueshem shqiptaresh sillet ne te kunderten, dhe per kete besoj se jemi te vetdijshem.
pastaj fakti qe dy femijet e kane emrin matteo dhe ambra, ku eshte e keqja??? cdo njeri eshte i lire te beje zgjedhjet e veta, sidomos kur ti nuk po demton njeri ne kete rast. tek e fundit, venien e ketyre emrave mund dhe ta shpjegosh si deshire per tu pershtatur ne shoqerine ku familja tani jeton.