Respekti i Harruar

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga Universal, 17 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Per te gjithe prinderit, shume shkrim i dobishem!
    Shkrimi ne fakt trajtohet dhe nga ana fetare, ama juve mos u merzisni :p, merrni ate qe eshte universale per te gjithe njerezit pavarsisht besimit! Mund ti hiqja ca pjese por doja ta sillja sic ishte origjinal

    Dr. Velid Fetihi

    Shpesh herë dëgjojmë të flitet për respektin e prindërve dhe për keqtrajtimin që disa fëmijë u bëjnë prindërve të tyre. Por, para se fëmijët tanë të arrijnë atë moshë ku u kërkohet ti respektojnë prindërit, pra të na respektojnë neve, duhet të dimë se ekziston dhe një respekt tjetër, respekt i cili harrohet dhe injorohet... po, bëhet fjalë për respektin tonë si prindër për fëmijët tanë.

    Dikush mund dhe të pyesë: Çfarë? Paska edhe respekt të prindërve për fëmijët? Paska keqtrajtim të prindërve për fëmijët?

    Një burrë vajti tek kalifi Omer ibnul Hatab, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe iu ankua për të birin, i cili e keqtrajtonte dhe nuk i bindej. Omeri, i dha rastin edhe të birit që të flasë dhe pasi e dëgjoi, i tha babait të tij:”Ke ardhur të ankohesh për djalin tënd, ndërkohë që je ti ai që e ke keqtrajtuar i pari, je ti ai që i ke hyrë në hak i pari.”

    Por, si mund ta respektojë prindi fëmijën e tij?
    Po, e respekton fizikisht, shpirtërisht dhe mendërisht.

    Ja si mund ta bëjë këtë:

    Lidhur me respektin fizik, përfshin sigurimin e një banese, veshjes, ushqimit, pijes, mbrojtjes fizike nga gjithçka që e dëmton... Të gjitha këto janë detyrimet tona si prindër, karshi fëmijëve tanë. Nëse prindërit neglizhojnë secilën prej tyre, kjo konsiderohet si një formë “keqtrajtimi” ndaj fëmijëve.
    Një formë tjetër keqtrajtimi fizik, është dhuna fizike ndaj fëmijës, goditjet, shuplakat etj... Ka shumë prindër të cilët mburren se i qëllojnë në fytyrë fëmijët e tyre, gjë të cilën e ka ndaluar i dërguari i Zotit a.s, edhe në raste luftërash. Profeti a.s thotë:”Nëse dikush prej jush është i detyruar të godasë, le të shmangë fytyrën!” Kjo, pasi fytyra është pjesa më e fisme e njeriut dhe goditja e s aj, është poshtërim dhe shkelje e dinjitetit njerëzor.

    Mjekësia moderne ka zbuluar se goditja në fytyrë lë pasoja të rënda për trurin, sistemin nervor dhe sidomos atë në fytyrë. Pikërisht për këtë, janë sanksionuar ligje ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve që nga viti 1979, ku ndalohet kategorikisht qëllimi i fëmijëve, sidomos në fytyrë.

    Kush prej nesh ka lexuar në biografinë e profetit Muhamed a.s, se ai ka qëlluar ndokënd si formë ndëshkimi?

    Enes ibnu Malik, ishte një fëmijë të cilin e ëma e dërgoi tek profeti Muhameda a.s, me qëllim që të mësohet dhe edukohet prej tij, por edhe ti shërbejë. Tregon vetë Enesi:” I kam shërbyer të dërguarit të Zotit për dhjetë vite, e megjithatë, asnjëherë nuk kam dëgjuar prej tij qoftë dhe një kritikë, qoftë dhe një “uff”. Ai asnjëherë nuk më ka thënë për diçka që e kisha bërë “përse e bëre?” dhe as për diçka që nuk e kisha bërë “përse nuk e ke bërë?”. I dërguari i Zotit a.s, ishte njeriu me virtytet më të larta.”
    Por si e ka edukuar profeti Muhamed a.s një fëmijë të tillë?

    Jam ndalur gjatë para këtij hadithi dhe mbërrita në rezultatin se ai e ka edukuar me dashuri të sinqertë dh e të pakushtëzuar, e cila kishte si fryte të saj, dashurinë e vetë Enes ibnu Malik për Profetin a.s. Falë dashurisë që Enes ibnu Malik kishte për Profetin a.s, ai mësoi prej tij nëpërmjet modelit.

    Sa prindër i qëllojnë në fytyrë fëmijët e tyre, me pretekstin e edukimit? Ta dinë se kjo bie ndesh me mësimet e islamit.


    Lidhur me respektin shpirtëror ose psikologjik, kjo bëhet duke u siguruar një ambient dhe atmosferë të qetë, në të cilën ruhet dinjiteti i fëmijës, në të cilën fëmija ndihet i sigurt nga gjithçka që mund ta dëmtojë. Në këtë atmosferë, fëmija trajtohet si njeri i nderuar dhe i graduar nga vetë Zoti i lartësuar, si një krijesë të cilës i është dhënë shpirti nga fryma e Zotit. Ai nuk është pronë e askujt. Roli i prindërve është vetëm edukimi i mirë dhe sigurimi i atmosferës që i ndihmon të zbulojnë talentet që u ka dhënë Zoti, me qëllim që ta zgjedhin ata vetë linjën e tyre të jetës.

    Një ndër format e dhunës psikologjike, është dhuna verbale, fjalët lënduese, ofenduese, ironizuese, tallëse dhe fyese, kërcënimi, fjalët banale etj...

    Transmeton vetë Enes ibnu Malik, i cili i shërbeu profetit Muhamed a.s për dhjetë vite, se:”I dërguari i Zotit a.s nuk ishte ofendues, as banal dhe as mallkues.”
    Dikush i kërkoi Profetit a.s që ti mallkojë idhujtarët, por ai iu përgjigj:”Unë nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë.”

    Nëse Profeti a.s refuzoi të mallkojë idhujtarët të cilët e kishin keqtrajtuar, si është e mundur që dikush prej nesh të mallkojë fëmijët e tij? Si mundet që njeriu të shajë dhe ofendojë fëmijët e vet?

    Kurani na mëson se tek i dërguari i Zotit a.s, ne kemi modelin dhe shembullin më të mirë, për këdo që beson tek Zoti dhe tek bota tjetër.

    Një formë e dhunës psikologjike, janë kritikat e herë pas hershme, krahasimi i fëmijës me fëmijët e tjerë, fjalët lënduese dhe gjithçka tjetër që e cenon zhvillimin dhe shëndetin emocional të fëmijës. Tek dhuna psikologjike dhe emocionale, hyn edhe ndjesia që prindi i lë të kuptojë fëmijës se është barë e rëndë për të, se është i padobishëm, gjë e cila ia përçudnon fëmijës imazhin që ka për veten dhe ia humbet vetëvlerësimin gjatë gjithë jetës.

    Shkenca moderne i ka vërtetuar dëmet dhe pasojat negative të dhunës verbale dhe psikologjike, e cila dëmton zhvillimin fizik, mendor, psikologjik, social, emocional dhe akademik të fëmijës. Dhuna rrit shanset për depresion në të ardhmen e fëmijës, izolim, frikë dhe sëmundje të tjera të shumta. Në një bashkëpunim mes tre qendrave dhe universiteteve në Gjermani, u arritën rezultate surprizuese, pasi u pa se tek të rriturit që kanë vuajtur gjatë fëmijërisë së tyre nga dhuna dhe agresiviteti fizik, emocional dhe psikologjik, truri i tyre nuk ishte zhvilluar sa duhej në pjesën e përparme të tij. Ndër funksionet e lobit frontal të trurit, është planifikimi, marrja e vendimeve, shprehja e personalitetit dhe sjelljes sociale. Ajo është një vatër që ndikohet më së shumti nga presionet psikologjike. Këto rezultate u publikuan në revistën e psikologjisë biologjike.

    Kurse, format e respektit të prindërve për fëmijët e tyre, janë të shumta.
    Ndër to, mund të përmendim: Mësimi dhe edukata e mirë, përzgjedhja e shkollës dhe e mësuesve të tyre, respektimi i tyre dhe i mendimeve të tyre, dhënia e shansit dhe lirisë në të menduar larg injorimit dhe imponimit të mendimit të prindit në gjëra që pranojnë më shumë se një mendim. Faza e fëmijërisë, është faza kur tek fëmija zhvillohet truri dhe nëse nuk i krijohen hapësira në të menduar, privohet nga liria për të pyetur, debatuar dhe biseduar, ai e kalon gjithë jetën të privuar pasi rritet me këtë mendësi. Ai nuk do të mundet të mendojë në mënyrë të pavarur, nuk do të dijë të diskutojë, të pyesë... gjatë gjithë jetës.

    Fëmijët tanë, kanë lindur me natyrë të pastër, ashtu siç ka dashur Zoti ti krijojë të gjithë njerëzit. Ata vijnë si një faqe e bardhë në këtë jetë, një faqe që e mbushin prindërit. Ata janë një tokë pjellore të cilën do e mbjellin prindërit. Dashuria e pakushtëzuar, do të japë fryte të ëmbël dashurie. Vlerësimi, respekti, durimi, zemërgjerësia, altruizmi etj... do të bëhen pjesë e pandarë e botës së fëmijës. Janë pikërisht prindërit ata që do i shijojnë frytet e edukimit të fëmijëve të tyre.
    Aq sa ti respektojmë fëmijët tanë në vegjëli, aq do të na respektojnë kur të rriten. Bërthama e dashurisë e cila mbillet në zemrën e një fëmije të lindur me natyrë të pastër, të vaditur me dhembshuri, zemërgjerësi, durim dhe altruizëm, një ditë do të bëhet një pemë prodhuese dhe duart e para që do të zgjaten për të përfituar nga këto kokrra, janë duart që e mbollën dhe u kujdesën për të.

    Keqtrajtimi që fëmijët u bëjnë prindërve, në përgjithësi, është produkt i asaj që kanë mbjellë vetë këta prindër. Prandaj, le ti frikësohemi Zotit në produktin që mbjellim. Profeti Muhamed a.s thotë:”I ndihmoni fëmijët tuaj që tu respektojnë. Kush dëshiron, mund të korrë dhe keqtrajtim nga fëmija.”

    Duke i respektuar dhe duke u falur dashuri në vegjëli, ne i ndihmojmë fëmijët tanë që kur të rriten të na respektojnë. Nuk ka përse të radhitemi tek ai të cilit hazreti Omeri i tha:”E ke keqtrajtuar, para se të të keqtrajtojë, e ke lënduar para se të të lëndojë.”
    Le të radhitemi tek ajo shtresë njerëzish për të cilët Profeti a.s ka thënë:”Zoti e mëshiroftë një prind i cili e ndihmon fëmijën që ta respektojë.”
    Ditën e Kiametit, do të pyetemi për respektin që u kemi bërë fëmijëve, para se fëmijët të pyeten për respektin që na kanë bërë.

    Perktheu: Elmaz Fida
     
    brenatohyseni and Lisa like this.
  2. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Teper e sakte.
     
    joetisti_ likes this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    cfare i paske bere vetes, pse i ke dhembet aq te medhenj? [pergjigjen sipas perralles se ujkut :)]
    si jeni ju vajzat, lum natyra qe ju ka...
     
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    per prinderit respekti as mbillet as korret, eshte brenda vetes aq i madh saqe te ben te ulesh ne gjunje !
     
  5. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Patjeter e bene kete gje nese prinderit e kane bere e njejten gje me ty qe I vogel.Cdo gje na mesohet qe te vegjel.
     
    joetisti_ likes this.
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Prindi edhe "qen/e" te kete qene, prape mbetet prind dhe femija merr nga prindi dhe e reflekton te te tjeret por ndaj prindit gjithmone edhe femija qe u pergjerohet.

    E drejte. Prindi prapeseprape vetem ne raste kur ka deficit psikologjik mund ta trajtoje femijen keq, ne pjesen qe mbetet te rasteve, behet cope.
     
    Thamina likes this.
  7. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    SHUME E SAKTE. DHE E VESHTIRE...
    NJE BURRE KA NJE DJALE PESE VJECAR NATEN BURRI VJEN NE SHTEPI NGA PUNA SAPO FUTET BRENDA NGA DERA, FEMJA VRAPON PER TE DERA I THOTE:BABI, TE LUTEM TE DALIM TE DERA TE LOZIM. BURRI EDHE NUK DO QE TE T'IA PRISHE QEFIN DJALIT, POR KA EDHE SHUME PUNE NE SHTEPI,DUKE MENDUAR SESI MUND TE SHPETOJ NGA KJO PUNE PA E MERZITUR FEMINE, SHKON MBI TRYEZEN E PUNES E KA NJE HARTE TE MADHE TE BOTES, I KTHEHET DJALIT TE TIJ I THOTE:BIRI, TE JAP FJALEN SE DO TE DALIM TE LUAJME BASHKE ME TY.POR ME NJE KUSHT E MERRE HARTEN, IA TREGON FEMISE DHI I THOTE:SHIKO. KJO ESHTE HARTA E BOTES. FILLON TA GRISE HARTEN DHE BEN COPE-COPE E SHENDERRON NE NJE TUFE FLETASH PASTAJ I KTHEHET DJALIT E I THOTE: BIRI IM, MERRE KETE HARTEN E BOTES, KTHEJE BOTEN NE GJENDJEN E VJETER, RREGULLOJE BOTEN, PASTAJ TE JAP FJALEN: DO TE DALIM E LOZIM SE BASHKU, EDHE FEMJA PASI ESHTE NAIV E I VOGEL GEZOHET, I THOTE: DAKORT BABI I MERRE LETRAT E IKEN NE DHOMEN E TIJ. BURRI THOT ME VETE: AI TANI DO MUNDOHET NJA DY ORE, SIDOQOFT DO TA ZERE GJUMI, EDHE UNE SHPETOJ NGA DALJA JASHTE,BURRI NDERRON RROBAT I VESH PIZHAMAT, BIE NE SHTRAT, PA KALUAR PES MINUTA, FEMIJU VIEN SE VRAPUARI: BABA E RREGULLOVA BOTEN, BURRI NGRIHET E SHEH, E MERR HARTEN E BOTES NE DORE, THOTE: BIRI IM, SI E BERE KETE? AS UNE NUK DO MUNDJA TE RREGULLOJ KAQ SHPEJT, TI SI E ARRITE KETE? FEMIJA THOTE: BABI PAS HARTES SE BOTES KISHTE NJE FOTOGRAFI NJERIU, E PASH SE NESE E RREGULLOJ NJERIUN, RREGULLOHET EDHE BOTA... IU DREJTOHEM GJITHE NENAVE E BABALLAREVE NGA KETU: NESE DONI TA RREGULLONI BOTEN KESAJ FILLOJANI SE PARI NGA BOTA JUAJ.PASTAJ NGA FEMIJET TUAJ. JU FALENDEROJ TE GJITHE.
     
    Johana likes this.

Shpërndajeni këtë faqe