Blog Indritmaraku.al: The man on the bed

Diskutime tek 'Blogosfera Shqiptare' filluar nga Al-Punk, 17 Mar 2017.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    [​IMG]
    Joseph Eid—AFP/Getty Images


    Një 70-vjeçar qëndron i ulur në krevatin e tij të thyer, ndërsa thith llullën dhe dëgjon muzikë në dhomën e gjumit të shkatërruar, të shtëpisë së bombarduar, në një qytet të gjunjëzuar. Aleppo.

    Eshtë një foto që e shikon, e shikon, e shikon, e shikon… ka aq shumë për të treguar, sa është e pamundur t’ia heqësh sytë.

    “The man on the bed” është shkrepur më 9 mars. Ai quhet Mohammed Mohiedin Anis, i njohur edhe si Abu Omar. Para konfliktit disavjeçar ishte koleksionist makinash, ndoshta edhe për këtë e ka të pamundur të shkëputet nga e shkuara, tregon për Time autori i shkrepjes Joseph Eid (AFP/Getty Images).

    Edhe shpjegimi i tij përse foto ka bërë kaq shumë jehonë është interesant. Njerëzit janë lodhur nga pamjet e luftës, thotë. Mua më duket se ka edhe një fije qetësie e optimizmi në atë foto, që nuk shihet, por imagjinohet. Muzika në sfond.

    Artikulli i plote...
     
    gurax and TinkerBell like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ka nje ndjenje shume te forte refuzimi te realitetit ne kete foto, ne formen e nje kembengulje per te mos-pranuar se shtepia ku ke jetuar tere jeten, krevati ku ke fjetur (i mbushur me aq kujtime intime), dollapet me sendet e tua.. cdo gje, tashme eshte e shkaterruar, ka humbur. Nje pjese e padukshme e vetvetes eshte shkaterruar bashke me te dhe eshte shume e paket mundesia qe te mund te rindertohet perseri. Per te tjeret ndoshta po... dikur. Por 70 vjecari nuk ka iluzione per veten. Dhe muzika qe degjon, per te tjeret mund te jete nje shkendije optimizmi, por per te eshte membrana e flluckes ekzistenciale brenda se ciles atij here pas here i pelqen te futet dhe te perhumbet, brenda se ciles shtepia eshte si dikur, e pacenuar, e plote.

    Nje foto trishtueshem e bukur!
     
    Artin and TinkerBell like this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Sjellja e kesaj fotografie eshte e qellimshme nga hapesi i temes.

    Po aq e qellimshme eshte edhe pergjigja e Gurax-it.

    Perkundrazi gurax. Eshte thjesht submission. Nenshtrim. Eshte momenti i pranimit te se vertetes se realitetit nuk i shpeton dot. Ose e pranon ashtu si eshte ose e ndryshon. Kur realitetin e pranon ashtu sic eshte, ai te pranon ashtu si je. Lufta mbaron. Paqja zoteron. Vec ne kete konflikt ka nje fitues. Ai me i forti. Realiteti. Ti nuk ke zgjidhje tjeter. Realiteti ashtu si Al-Punk, fatkeqesia e njerezve te mire, eshte i shpifur. Ai realitet nuk ka zgjuarsi te te luftoje hapur dhe me argumenta vecse do te te hyje nen lekure dhe do te te shkaterroje.

    Deri sa te vdes nuk do harroj momentin e nje komunikimi privat me Universal. Me shkruajti vec dy rreshta. I kerkova nje nder. Mendova se ishte i Zoti i shtepise ketu. I kerkova te me vinte nje titull "pteris aquilina" qe eshte emri latin i bimes se fierit qe mban emrin e qytetit tim. Pergjigja e tij ishte se nuk mund te me ndihmonte dot dhe se duhet t'i drejtohesha Al-Punk-ut. Nuk ishte rastesi qe une pashe para nje pergjigjeje te tille nderhyrjen qe Al-Punk dhe H30 benin ne profilin privat te Universal-it. Ata kerkonin te krijonin pershtypjen se ishte i njejti person. Ndaj mbylla gojen dhe ne nje moment te caktuar shpreha se Al-Punk me pelqente ne menyre qe ai te me linte te qete POR sidomos te linte te qete Universal. Ne heshtjen qe mbuloi mesazhi prej dy fjalish te shkurtra te Universal degjova fjalen :NDIHME.

    Nuk eshte e veshtire te kuptohen agjentet. Une kam qene e rrethuar me ta. "E torturuar", e pergjuar, e shantazhuar dhe e vjedhur.

    Kur njeriu humbet rezistencen ai fiton nje lloj paqeje qe nuk vjen nga besimi por nga pranimi i ketij realiteti te hidhur. Paqja e vertete vjen nga besimi ne ZOT dhe une nuk isha ne paqe deri sa e ngrita tim ZOT.

    Al-Punk dhe pleshtat e tjere shqiptare nuk jane ne gjendje te depertojne ne lekuren time te trashe POR bashkepunimi i tij me kanadezo-izraelitet ben ate qe hasmit nuk i mohoet : Ndihma e pare per dhembje dhe buka e gojes.



    Adea
     

Shpërndajeni këtë faqe