Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Pandemia Corona, ndërhyrja e pretenduar nga Rusia në fushatën zgjedhore, Koreja e Veriut, sigurimi shëndetësor, politika e imigracionit ose racizmi dhe ndryshimi i klimës, ishin temat e debatit të dytë dhe të fundit mes kandidatëve për presidentë në SHBA. Por rezultati më i rëndësishëm i duelit ishte, që e dallon nga paraqitja e mëparshme televizive e Donald Trumpit dhe Joe Bidenit, sjellja e civilizuar dhe korrekte e kandidatëve për postin më të lartë në këtë vend. Të dy kandidatët u përpoqën të fitojnë simpatitë e zgjedhësve dhe të mobilizojnë zgjedhësit e tyre. Joe Biden kritikoi Presidentin Donald Trump për trajtimin e pandemisë Corona: "Kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet President i SHBA." Presidenti ende nuk ka "asnjë plan" për të luftuar pandeminë, ndërkohë që po vjen "dimri i errët". Nga ana tjetër, Trump vlerësoi punën e administratës së tij dhe ishte edhe një herë optimist se SHBA së shpejti mund të dalë nga kriza. Trumpi nuk pret një "dimër të errët" si Biden. Koronavirusi do të "zhduket" dhe pandemia do të përfundojë së shpejti. "Nuk është faji im që erdhi këtu, është faji i Kinës", tha Trump, i cili paralajmëroi se "Biden do të mbyllë të gjithë vendin - me pasoja të tmerrshme". "Nëse do të kishte më shumë bllokime për shkak të virusit, shumë njerëz do të humbnin punën e tyre dhe numri i vetëvrasjeve do të rritej." Biden u përgjigj se ai nuk do të dëshironte ta mbyllte vendin, por ai akuzoi Trumpin se shumë amerikanë të sëmurë nga COVID-19 do të ishin akoma gjallë sikur pandemia të menaxhohej më mirë. Kandidatët debatuan ashpër edhe për të ardhmen e kujdesit shëndetësor. Trump akuzoi sfiduesin e tij për përpjekjen për "ilaç socialist". Nga ana tjetër, ai donte të shfuqizonte sistemin e sigurimit shëndetësor dhe kujdesit shëndetësor të prezantuar nga paraardhësi i tij Barack Obama, i njohur si "Obamacare". Trump tha se ai ka krijuar "një sistem të ri të mrekullueshëm të kujdesit shëndetësor". Biden theksoi se "të gjithë duhet të kenë të drejtën e kujdesit shëndetësor të përballueshëm". Trump: Politika ime ndaj Koresë ka shpëtuar miliona jetë Një temë tjetër ishte marrëdhënia e Trumpit me sundimtarin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Trump tha se kishte arritur gjëra të mëdha në konfliktin me Korenë e Veriut. Trumpi pohoi se ai e ka parandaluar një luftë me Korenë e Veriut. Pa politikën e tij të dialogut, "miliona njerëz do të kishin vdekur në një luftë", tha Trump. Trump thotë se "ai trashëgoi një rrëmujë" nga administrata e mëparshme nën Presidentin Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Biden. Tani të dy vendet kanë "një raport shumë të mirë". Biden akuzoi Trumpin se i dha "legjitimim" diktatorit Kim Jong Un. Takimet e tij i dhanë Koresë së Veriut kohë për të zhvilluar programin e saj të armëve edhe më tej. Kim ishte një "gangster", shtoi ai, me të cilin nuk mund të takohej pa kushte të qarta. Një krahasim me Hitlerin bëri bujë. Deri sa Trump po fliste për "marrëdhëniet e tij të mira" me autokratin Kim dhe krerët e qeverive të vendeve të tjera, Biden u përgjigj: "Ne kishim marrëdhënie të mirë edhe me Hitlerin para se ai të pushtonte Evropën". Biden donte të bënte të qartë se ai e konsideron kursin e Trump drejt sundimtarëve autoritarë si shumë të butë dhe për këtë arsye një rrezik për paqen ndërkombëtare. Biden kritikon racizmin e vazhdueshëm sistematik Shtetet e Bashkuara ende nuk janë plotësisht të barabarta, tha Biden, duke iu referuar racizmit strukturor të vazhdueshëm në SHBA. Trump vazhdon të promovojë racizmin. "Ai hedh vaj në çdo zjarr racist," tha Biden. Trump, nga ana e tij, pohon se ai kishte bërë më shumë për afrikano-amerikanët dhe zezakët se çdo president tjetër para tij, me përjashtim të Abraham Lincolnit. "Unë jam personi më pak racist në këtë dhomë", tha Trump. Rastet e dhunës policore ndaj afroamerikanëve janë raste individuale. Pozicionet e aplikantëve për temat e tjera të pyetura nga moderatorja Kristen Welker ishin po aq të diskutueshme. Por Trump dhe Biden e lanë njëri-tjetrin të mbaronte fjalën dhe kryesisht ndoqën pyetjet e moderatores. Këtë herë ata shprehën mospëlqimin me pohimet e tjetrit më shumë me buzëqeshje ironike apo tundje të kokës. Data 23.10.2020 Autor Bahri Cani/ DW
 
Në duelin e parë televiziv mes presidentit Trump e kandidatit demokrat, Joe Biden nuk pati shkëmbim replikash, sepse Trump nuk e linte Biden të fliste. Për një pseudodebat të tillë nuk kemi nevojë, mendon Carla Bleiker. Çfarë dreqin ishte kjo? Këtë pyetje mund t'i bëje vetes si spektator pas debatit të parë televiziv mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij, Joe Biden. Ajo që ishte menduar si shkëmbim faktesh, për t'ua bërë më të lehtë vendimin votuesve të pavendosur, i ngjasoi që në minutat e para sherrit kaotik mes dy xhaxhallarëve të moshuar në një familje, ku njëri nuk respektoi asnjë rregull, dhe tjetri qeshte gjithnjë e më shumë si i detyruar dhe tundte kokën që të mos klithte. SHBA ndodhen në një krizat më të mëdha, pandemia e Coronës, katastrofat natyrore për shkak të ndryshimit të klimës dhe një hendek gjithnjë e më i thellë mes amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë e kanë tronditur vendin. Por në përballjen e parë televizive mes kandidatit të republikanëve dhe atij të demokratëve shikoje një president, që nuk e la kundërshtarin e tij të mbaronte as edhe një fjali, dhe vetë nuk prezantoi gati asnjë plan për përmirësimin e situatës. Kur moderatori Chris Wallace i kujtoi Trumpit, që ekipi i tij i kishte pranuar rregullat e debatit, dhe me këtë presidenti pranoi që Biden t'u përgjigjej pyetjeve dy minuta pa u ndërprerë, nga Biden erdhi përgjigja e thatë: "Ai nuk e mban kurrë fjalën." Por që Trump ta fuste kaq në kaos debatin, dhe moderatori as të mos ia dilte t'i tregonte vendin ishte mjaft dëshpëruese. Një "debat" i tillë më mirë të mos zhvillohet Edhe Biden pati problemet e veta gjatë debatit. Ai e quajti Trumpin "kloun", gjë që shihet si e papërshtatshme në skenën politike. Kurse shpjegimet e Bidenit për temën, kush, ku dhe sa kohë mund të votojë me postë rezultuan në një kompleks fjalish të tipit Biden, ku fundi nuk kishte asnjë lidhje më me fillimin. Por ishte Trump ai, që konceptin e debatit presidencial e ktheu në absurditet. Moderatori Wallace nuk ishte në gjendje ta kontrollonte. Edhe Biden i doli pak ballazi Trumpit. Vetëm një moment u bë kaq i ashpër toni i Bidenit, dhe e ndërpreu pak sekonda lumin e rrëmbyer të Trumpit: kur ai foli për djalin që ka ndërruar jetë, Beau dhe angazhimin e tij në Irak, ndërsa Trump përpiqej ta kthente vëmendjen tek djali tjetër, Hunter dhe akuzat për korrupsion kundër tij. Kur nuk arrihet të krijohet një debat i vërtetë, sepse njëri kandidat 90 minuta rresht nuk e lejon tjetrin të flasë, atëherë ai nuk ka kuptim. Tani në radhën e debateve qëndron ai mes zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe kandidates së zgjedhur nga Biden, Kamala Harrs më 7 tetor. Pas kësaj do të zhvillohen edhe dy debate të tjera televizive mes Bidenit dhe Trumpit. Nuk do të ishte lëvizje e zgjuar shahu, nëse Biden i zhgënjyer do t'i refuzonte këto debate, shpejt atë mund ta quanin frikacak. Por pas këtij "debati" katastrofal një gjë e tillë do ishte e kuptueshme. Burimi: DW Shqip Data 30.09.2020 Autor Carla Bleiker
. Lutfcoka1/Historia do t’na mallkoj heshtjen tonë!? Jetojmë në një kohë të vёshtirë pёr kombin shqiptarë.Janë ulur kembёkryq mbi heroizmin e idealet e heronjëve të luftës,mbi epokën më tё lavdishme të historisë së popullit tonë,”mbretër” pa mbretëri,rapsodë pa ҫifteli,”burra”pa burrëri,”oratorë” pa fjalë,”kalorës” pa kalë,”shtetarë” pa shtet,”besnikë “pa amanet,”kronist”pa kronikë,”Atdhetarë” të mёrzitur dhe kalemxhi të shitur,pёr të bërë historinë. Historinë e shkruajne historianët,që mbështeten në dokumenta dhe fakte, akoma më shumë në arkiologjinë.Mos rrini duar kryq përballë padronëve se,zhgënjimin do e paguajmë shumë shtrejt.Veshja e tyre dhe dora në zemër mbajnë mbrenda njё gjenocid të pashoq…Pas buzëqeshjes së tyre që duket më shumё zgёrdhimje,fshihet një shpirt i zi ,që po na bën xhamёn.Ata rinë kembëkryq në lirinë e popullit,duke pështyrë bukёn e varfanjakëve, dhe duke lëpirë “gjoksin e parasë”!...Ju” kaçakёt”e parapolitikës që po grisni faqet e heroizmit të popullit tim,ju mendje të vdekura që na trembëni me presione e krisma pushkësh,ju të paditur e të pa diplomuar,qё prishni gurët e kështjellave të historisë,do jeni autorë të nënshtrimit dhe pushtimit shpirtëror e fizik të vendit tuaj.Kush jep atdheun me qera,historinë me interes,shtetin me fitim, e gëzon plotsishtë titullin famkeq të tradhërisë. Sipas oligarkisë paraja që kanë e me zullumet e vënjes së tyre,mund të blejnë historinë,kulturën,ekzistencën,lashtësinë,autoktoninë,dhe të shesin e mbulojnë poshtërsitë e tyre si,shesin pushtimin,dramat,tragjeditë,gjenocidin,skllavërinë, e popullitë zënë peng prej tyre. Parapolitikanët që i kemi votuar vetë,po sundojnë shpirtin krijues të popullit,që kanë në dorë paranë,drejtësinë,pushtetin,arsimin,kulturën,dhe gjuhën e folur.,ligjin e bëjnë për interesa të veta, dhe shumë të errta.Pas fjalës ,demagogjisë së tyre dhe buzëqeshjes fshihet një hipokrizi e madhe,dallime politike,dhe dëshprim shoqëror.Keshtu e kanë bër llogarinë .Ato nuk flasin shqip,nuk punojnë shqip,nuk gjykojnë shqip,as nuk blejnë e nuk shesin shqip.Shtetarët tanë falin gjithçka për vendin e të parëve,por do marrin ndëshkim historik që peshon më shumë se thesarët e falura prej tyre.Despotët e politikës shesin interest e vendit për të blerë sundimin e tyre. Duam paqen dhe lirinë,sejcili në vendin e vet.Duam kombet e vllazeritë sejcili me bukën e vet.Duam të shkruajmë historinë sejcili me heronjtë e vet e të vërtetë.Vetëm kështu do jemi bashkë duke qenë sejcili vetëm.Vetëm kështu jemi të lirë e të barabartë.Duam paqe e liri sejcili në vendin e vet.Duam kombet e vllazëritë secili me heronjtë e vet.Të shkruhet historia me heronjtë e vet,kështu jemi bashkë duke qenë sejcili vetëm. Fatkeqësi e madhe për kombin tonë ,kur paguhet nga shteti institucione për të humbur historinë dhe kujtesën e mrekullueshme e heroike të kombit tonë.Mallkuar kjo ditë!Mallkuar kjo parapolitikë sa sunduese dhe aq më tepër armiqsore e kombit të vet.! L.coka
irela Ruko, aktivistja e “Lëvizjes për Universitetit” ka qëlluar me salcë domate Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, sot në Samitin Ndërkombëtar të Studentëve. Pas ngjarjes ajo është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës. Në të njëjtën kohë “Lëvizja për Universitetin” nëpërmjet një deklarate në mediat sociale u shpreh se ligji i arsimit të lartë është klientelist dhe ka shkatërruar arsimin publik duke i çuar fondet publike drejt universiteteve private. [A]ktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. …. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë – postimi në Facebook i “Lëvizjes për Universitet”. Pak kohë më parë, anëtarë të “Lëvizjes për Universitetin” kanë qëlluar me vezë Kryeministrin Edi Rama.
 
Disa të rinj kanë qëlluar sot ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj me domate, vezë e ilaçe. Të rinjtë protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe bllokuan hyrjen e ndërtesës. Ata mban në duar parulla me shprehjen “Suksese në jetë”, shprehje thënë nga ministri Beqaj në bisedën telefonike me drejtorin e pushuar nga detyra të Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë. Të rinjtë e quajtën Zotin Beqaj “hajdut” dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Policia ndërhyri për të larguar të rinjtë nga hyrja e ministrisë.
 
Polakët u janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare, që konservatorët shpresojnë fort se do t’i rikthejnë në pushtet pas 8 viteve të kaluara në opozitë. Sondazhet e opinionit e vendosin partinë “Ligj dhe drejtësi” të Jaroslaw Kaczynskit (Kaçinskit) shumë përpara “Platformës qytetare” të kryeministres Ewa Kopacz (Kopaç). “Ligj dhe drejtësi” arriti të rimerrte edhe Presidencën në muajin maj, kur zgjedhjet atëhere i fitoi Andrzej Duda. Korrespondentët e huaj thonë se, polakët janë të pakënaqur me atë, që e shohin si mungesë të perspektivës e pasiguri për të ardhmen, ndërsa ndiejnë se, të mirat janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë. Pjesën më të madhe të mbështetjes, partia e Kaczynskit e gëzon në zonat rurale dhe prej individëve, që janë shumë pranë kishës së fuqishme katolike të vendit. “Platforma Qytetare”, Nga Ana Tjetër, Eshtë Pllakosur Nga Një Seri Skandalesh Të Njëpasnjëshme, Që Përfshinë Vitin E Kaluar Disa Prej Ministrave Të Qeverisë Së Saj.
Sipas një studimi, të kryer nga Instituti i Ekonomisë Industriale në Pragë, njerëzit e bukur: Gjykohen më pozitivisht, trajtohen më mirë nga të tjerët, kanë një perceptim më të mirë për veten, shfaqin sjellje dhe tipare më pozitive. Por, a është bukuria një kriter i suksesshëm edhe në politikë? Me rritjen e përfaqësimit të grave në politikën ndërkombëtare, duket se në karriget vendimmarrëse është rritur edhe numri i portreteve të bukura, që i kanë dhënë hijeshi sallave parlamentare apo institucioneve qeveritare. Rasti i Julia Timoshenkos ishte padiskutim ndër më të spikaturit. E para grua në krye të qeverisë ukrainase, ajo ishte pa më të voglin dyshim edhe fytyra e bukur e takimeve diplomatike. Ndërkohë, në kontinentin e largët amerikan, një yll i spektakleve të bukurisë tashmë po i ngjitej politikës. Ishte fjala për Sarah Palin, guvernatorja e Alaskës,që u kandidua në vitin 2008 për zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara në radhët e republikanëve. Megjithatë, askush nuk e harroi, që ajo ishte ish-kandidate për konkursin e “Miss Alaskës”. Edhe pse ndoshta nuk janë shembujt më të mirë të shkëlqimit, ato janë padyshim shembujt e përfaqësimit të bukurisë në politikë. Çfarë do të thoshim në këtë rast për ish-ministren italiane të Arsimit, Mara Carfagna, e ardhur drejtpërdrejt nga bota e modës, apo për Presidenten kroate, Kolinda Grabar? Në mos një kriter, duket se e bukura është një bonus edhe në politikë.
 
John Boehner, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, do të dorëhiqet nga kjo detyrë në fund të tetorit. Lajmi publikohet nga mediat amerikane, sipas të cilave, Boehner është dorëzuar përballë kritikave të krahut të ashpër brenda republikanëve për linjën e ndjekur prej tij karshi politikave të presidentit Obama, veçanërisht në lidhje me fondin për Planifikimin Familjar. Publikimi i këtij lajmi mbërrin një ditë pasi Boehner drejtoi seancën e përbashkët të dy dhomave të Kongresit, me rastin e fjalimit të mbajtur nga Papa Françesku. Sipas mediave amerikane, Boehner pritet të njoftojë zyrtarisht vendimin brenda ditës së premte. Të njëjtat burime thonë se Boehner planifikon që prej viti tërheqjen nga detyra e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve.
Denoncimet publike te opozites gjate 2 viteve Arben Ndoka i dënuar me 7 vite e 6 muaj në Itali për trafik prostitucioni në rrethana rënduese. U zgjodh deputet i PS pasi dhanë dorëheqjen edhe dy gra në listën e deputetëve. Ai u tërhoq nga mandati por 4 ditë më pas nisi procedim penal ndaj tij për 1.5 milionë euro pasuri të vendosur në mënyrë të dyshimtë. Armando Prenga ndodhet me arrest me burg dhe nën procedim penal ku kërkohet 15 vite burg. Mark Frroku akuzohet për një vrasje në Belgjikë dhe... Tom Doshi vijon ende betejën e tij por edhe i akuzuar nga ILDKP. Alban Ahmetaj, ka qenë i përjashtuar nga policia e shtetit, por u rikthye në krye të strukturës më delikate të policisë së shtetit. Drejtori i Forcave Operacionale u kap i përfshirë në korrupsion dhe trafik droge. Ardian Serezi, shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm gjatë fushatës, u kap në kamionin me 1 ton drogë. Florian Qafa është një emër i njohur për policinë dhe kronikën e zezë. Ai është ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit, që shpërndante drogë edhe në shkolla. U emërua në krye të task forcës së OSHEE. Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000. “Corriere Della Sera” dhe “La republika”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme. Sipas “La Republicas”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”. Ai është kryetari i qarkut të Vlorës. Gehart Gjashta është dënuar fillimisht nga gjykata e shkallës së parë në Greqi me 16 vite burg, më pas gjykata e Apelit në Greqi, në vitin 2004, ka lënë dënimin me 10 vite burgim, me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. U emëra drejtor i Shërbimeve në prefekturën e Tiranës. Drini Bello ishte konsulli shqiptar në Romë dhe u largua nga Italia në vitin 2003, si “non grata” pasi policia e vendit fqinj e survejonte për trafik droge e armësh. Vëllai i tij u kap dhe u dënua në Itali për trafik droge. Bello u emërua shefi i SHKB për Tiranën. Gjergj Doda është nën procedim penal, dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Edi Rama e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Erjon Bojaxhi u ndalua nga Policia në Rinas pasi po tentonte të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë në vitin 2009. U emërua kontrollor në Rinas. Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit si drejtor. Klodian Durmishi u bë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ai është në proces gjyqësor për vjedhje. Skerdilajd Dalipi i dënuar me 6 muaj burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim për korrupsion. U emërua në krye të Avokatit të Shtetit në Durrës. Alket Qendro, i akuzuar për vjedhjen e spitalit anglez, dhe i dënuar nga Gjykata në vitin 2000. Edi Rama e emëroi Drejtor të Tatimeve të Sarandës. Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. U emërua Drejtori Rajonal i Transportit të Sarandës. Drejtori i Ujësjellësit të Patosit rezulton se ka kryer burg në Greqi për trafik droge. Ai ka ndërruar emër. PD ka kërkuar shpjegime publike nga Edi Rama i cili nuk dha asnjë shpjegim. Roni Shqopa, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavalishenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor. Durim Herri u akuzua për shpërdorim detyre dhe u pezullua për 9 muaj, si masë administrative. Sot ky mjek është bërë drejtor i Spitalit të Krujës. Ky është vizioni i Edi Ramës për shëndetësinë, ky është modeli i tij i ofrimit të këtij shërbimi. Pak vite më parë, emisioni investigativ “Fiks Fare” zbuloi rastin e një mjeku në Krujë, i cili i dërgonte pacientët për të bërë analiza dhe eko në klinikën e tij private që drejtohej nga bashkëshortja. Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë. Në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës. Plator Mehmeti i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij, si kryeinxhinier. Ai është dënuar nga drejtësia, pikërisht për abuzimet që ka kryer si ish-kryeinxhinier i KESH-it në vitet 2003-2006. Sipas raportit të auditit të asaj kohe, Mehmeti në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, kanë shkaktuar një dëm prej 3 milionë eurosh. Sot, KESH-i i Durrësit quhet CEZ-i i Durrësit, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur. Drejtori i Zyrës së punës në Korcë, Florenc Tabaku, rezulton se i plotëson kriteret për të gëzuar besimin e Edi Ramës, në këtë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme. Ai është dënuar me 6 muaj burg, dhe me 250 mijë lekë gjobë nga gjykata e Korçës në vitin 2004, për falsifikim dokumentesh. Agron Beu është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilacesh. Ai u emërua drejtor i Spitalit në Kavajë. Saimir Kurti në verën e vitit 2012, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh. U kallëzua, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria. Ai mori postin e lartë të Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, i propozuar nga Erion Veliaj, në një ceremoni më shumë ngjyra, ku prezantimin ia ka bërë Kryeministri, Edi Rama. Aleksandër Kalemajt i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, Kryeministri ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve. Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre. është emëruar nga Rama në krye të task forcës së CEZ-it në Kryeqytet. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, është lënë në fuqi, dhe ka marrë formë të prerë dy vite më vonë nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Enrik Sulejmani në prill të vitit 2003, u arrestua me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore. Të gjithë mediat kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare, për javë të tëra, i treguan qytetarëve se si Rinasi, aeorporti i vetëm ndërkombëtar në vend, ishte kthyer në portën e trafikut të qenieve njerëzore. u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve. Sulejmani dha dorëheqjen pas denoncimit të opozitës. Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, drogë që përfundonte edhe në shkollat e fëmijëve tanë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme. Genti Alizoti është i dënuar për trafik droge. Ai është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë. Formalisht është i punësuar në Minibashkinë e Kombinatit. Në foto me KM Rama dhe ministrin Tahiri. Përgatiti, Erald Kapri/droni.al
Projektligji i debatueshem per arsimin kaloi me shumice votash nga PS. Ligji sic duket i hap rrugen financimit me leke nga taksapaguesish ndaj Universiteteve Private. Sigurisht ka pika te nevojshme ne kete ligj, rregullime mbi kerkimin shkencor qe duhet te permiresoheshin, por problemi me i kontestuar eshte financimi i universiteteve private. Cfare mendoni per kete ligj qe sapo u aprovua? (Projektligji i aprovuar gjendet i bashkangjitur ne artikull)
Writen: Blendi Salaj (ish Administrator i ketij forumi) Ju lutem shperndajeni sa me shume si artikull (FB/Twitter/G+) pasi ka nje fushate te forte Serbe keto kohe per te penalizuar dhe Shqiperine Among chants of "Kill Albanians", burning NATO flags, and bottles being thrown from the stands the Albanian National Side was able to gain control of the midfield, taking three very dangerous shots on target and unnerving the Serbian side and fans. The game, a qualifier for the Euro 2016 was to be played without any Albanian fans in the stands. As the mach started, the Serbian fans were chanting: "Kill Albanians" Upon entering the stadium the Albanian Delegation found themselves being escorted the way they do with dangerous criminals. The President of the Albanian Federation was hit with a piece of wood while going in. He turned that object in as evidence. Once inside the Stadium Serbian war songs and insults could be heard filling the air. Infamous hooligans whom UEFA has banned for life for previous episodes of violence were seen directing the chants. These folks should not have been in the stadium, yet somehow, they were let in while Albanian supporters were banned. Even the Official Band joined in with war marches that carry racist lyrics. The Serbian Football Federation sold, than canceled tickets to Albanian supporters, citing security concerns for the decision, an unprecedented move, that was nevertheless respected by the Albanian Federation. With no support in the stadium, the Albanian Side heard the National Anthem booed then, as they were coming dangerously close to a goal, bottles started flying, and fireworks smoked on the green. So when the drone flew over the stadium, as the only way to fly national colours in an aggressively hostile environment, the mayhem was more than 40 minutes old. The Albanian flag was considered a provocation, but that is the only flag we've got. I was at the Albania v. Denmark game last Saturday, and there were plenty of Danish flags in the stadium and being sold on the streets. Not offensive in the least bit. Serbia defender Stefan Mitrovic tried to rip down the Albanian flag, over-imposed over a map of the territories where Albanians live in the Balkans, which caused a reaction from Taulant Xhaka of Albania who tried to defend the national symbols from being disgraced. And that is all it took, hooligans entered the pitch and they kicked and punched Albanian players mercilessly, in fact striker Bekim Balaj took a chair to the head on international TV. Violence erupted at "Partizan Stadium" with the police forces seemed unwilling to control the angry mob of Serbian fans. Now the chants of "Kill Albanians" took a sharp turn towards being carried out. There is video footage showing security personnel encouraging angry fans to enter the filed, and Albanian Captain Lorik Cana confirms that they were hit inside the stadium by the security people who were there to assure their well being. With cuts and bruised and bloody traumas to the head, the Albanian Side was understandably emotionally shaken and psychologically distraught, unable to play the beautiful game in such an ugly, ugly situation. Yet, the Serbian media has gone into high gear trying to put the blame on Albanian players, even contorting such ridiculous stories like the one that involves the Prime Minister's brother, as the person controlling the drone. Some Serbian media went as far as to declare that Olsi Rama was arrested, which he certainly wasn't, but negative propaganda thrives on such vile, and potentially destabilizing lies. The game was called off by English official Martin Atkinson, and the Albanian Delegation had to be flown out of Belgrade in the wee hours of the morning, in scenes that appeared out of the 1990s, when there were no drones flying flags over Belgrade, rather, NATO planes were dropping bombs. And they were not perceived as offensive by the international media then. But this time, it seems many have fallen pray to the Serbian Propaganda Machine, trying to spread blame evenly between the violators and the victims of repulsive, archaic, Balkans' style intolerance. We, in Albania remain in disbelief of the events that occurred in Belgrade on the 14th of October. Such thing is unimaginable to us. In fact, there is only one place in the world where this could have happened, and now we know which place that is. It is disheartening to hear recent statements of the Serbian Football Association, that do not muster the courage to take responsibility for their complete failure at organising a safe international sporting event. The Serbian side seems unable to condemn the violence, extremism and racism that was displayed at Belgrade, but rather, they seem too busy weaving political statements that do not serve any purpose but to defend the shameful acts of racist violence and the unsporstmanlike conduct of their players, fans and security staff. In the video, the Albanian Players trying to take the Flag chased by a Serbian player and the first break of the Serbian fans
Top