Zhduken 3 nga fëmijët e abuzuar seksualisht

Zhduken 3 nga fëmijët e abuzuar seksualisht

Gjykata e Tiranës është vënë në alarm pasi dy fëmijë dëshmitarë në proces nuk gjenden nga policia

Fëmija i tretë është birësuar në Kaliforni ende pa dhënë dëshminë e tij ndaj dy të akuzuarve për pedofili, Kirstodulu e Arnolds

TIRANË- Zhduken dy nga fëmijët ndaj të cilëve janë kryer veprime abuzive pedofilie nga dy të akuzuarit Robin Arnolds dhe Dino Kristodulu, që po gjykohen në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, një tjetër rezulton të jetë birësuar në SHBA pa mbaruar ende procesi penal ndaj të akuzuarve.

Procesi gjyqësor ndaj dy anglezëve të akuzuar për “pedofili” që po zhvillohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, vazhdon të zvarritet për shkak të zhdukjes së dy fëmijëve, viktima të këtyre abuzimeve, dhe birësimit të një fëmijës së tretë në SHBA, ndërkohë që ai ende nuk ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Tiranës, që po shqyrton dosjen hetimore të dërguar nga organi i akuzës.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Shefkije Demiraj, që shqyrton dosjen penale në fjalë, i detyruar nga mos gjetja e dy fëmijëve nga ana e policisë, të pandehur si viktima të abuzimit seksual nga të akzuuarit Dino Kristodulu dhe Robin Arnolod, ka detyruar gjykatën të lexojë deklarimet dhëna nga ata në prokurori.

Por, edhe pse janë lexuar deklarimet e tyre në këtë proces gjyqësor, togat e zeza i janë drejtuar efektivëve të policisë, duke shprehur shqetësimin e tyre për zhdukjen dhe mos gjetjen e këtyre dy fëmijëve me inicialet L.K. dhe D.M.

Këta të fundit, bashkë me fëmijët e tjerë kanë gjetur strehë për disa muaj në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” në kryeqytet, e drejtuar nga David Braun (Broën) tashmë i dënuar. Në këtë qendër dyshohet se ndaj tyre janë kryer veprime të turpshme dhe abuzive.

Sipas shqetësimit të togave të zeza, këta fëmijë duhet të mbaheshin në një qendër rehabilitimi apo qendër sociale deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve, pasi duhej të jepnin dëshminë e tyre.

Pas përfundimit të gjyqit ata mund të integroheshin në shoqëri. Përveç se nuk janë mbajtur në një qendër sociale apo integrimin e tyre, këta fëmijë janë lënë të lirë duke humbur çdo gjurmë të tyre që policia t’i sjellë para gjykatës për të dëshmuar.

Gjithashtu, edhe fëmija i tretë i këtij procesi penal me inicialet G.B., që bënte pjesë në grupin e fëmijëve denoncues, rezulton se është jashtë territorit shqiptar që nga fillimi i këtij viti, ku është birësuar me procedura të rregullta nga një familje në Kaliforni të SHBA-së.

Ministria e Brendshme, pas shkresës dërguar në Gjykatë për gjetjen e vendndodhjes së fëmijës G.B., togat e zeza i janë drejtuar me një kërkesë familjes birësuese që të sjellin djalin e tyre tashmë për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve që për disa muaj kanë qenë edhe abuzuesit e tyre seksualë.

Në këtë rast birësimi i tij drejt SHBA-së është kryer pa njoftuar organin e akuzës apo gjykatën, që duhej të viheshin në dijeni për birësimin e të miturit me inicialet G.B.

Kjo pasi ai është një nga dëshmitarët kyç në këtë proces penal. Sipas akuzës, fëmija i birësuar, së bashku me dy të miturit e tjerë, cilësoheshin si dëshmitarët kryesorë të këtij procesi penal ndaj dy britanikeve të ekstraduar kohë më parë në Shqipëri.

David Braun, drejtuesi i shoqatës u dënua me 20 vite burg

Ndërkohë, drejtuesi i qendrës bamirëse tashmë të mbyllur “Fëmijët e tij”, Xhon David Braun, është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet për abuzimet me fëmijët, duke u dënuar përfundimisht me 20 vite burg.

Vetë ky i fundit në deklarimet e tija të lira para vendimit përfundimtar ndaj tij, ka akuzuar para togave të zeza për abuzimin me fëmijët dy ish-punonjës të kësaj qendre bamirëse që po gjykohen në këtë proces gjyqësor, të pandehurit Dino Kristodulu dhe Robin Arnold.

Sipas akuzës, të pandehurit Kristodulu dhe Arnold kanë punuar pranë qendrës bamirëse “Fëmijët e tij” që ndodhej në rrugën “Dervish Hekali” në kryeqytet dhe drejtohej nga i dënuari tashmë Braun, i cili kishte strehuar rreth 35 fëmijë. Gjatë periudhës kohore 2003-’05 në këtë qendër është abuzuar me fëmijët endacakë, të cilët gjenin strehë për shkak të kushteve të këqija financiare pranë familjeve të tyre.(Shekulli)

a4aRQhSDTRA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24679. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24679

Top