Politika Zgjedhjet Parlamentare Në Poloni, Konservatorët Presin Të Rikthehen Në Pushtet

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1445771612kopacz-szydlo.jpg

Polakët u janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare, që konservatorët shpresojnë fort se do t’i rikthejnë në pushtet pas 8 viteve të kaluara në opozitë.

Sondazhet e opinionit e vendosin partinë “Ligj dhe drejtësi” të Jaroslaw Kaczynskit (Kaçinskit) shumë përpara “Platformës qytetare” të kryeministres Ewa Kopacz (Kopaç). “Ligj dhe drejtësi” arriti të rimerrte edhe Presidencën në muajin maj, kur zgjedhjet atëhere i fitoi Andrzej Duda.

Korrespondentët e huaj thonë se, polakët janë të pakënaqur me atë, që e shohin si mungesë të perspektivës e pasiguri për të ardhmen, ndërsa ndiejnë se, të mirat janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë.

Pjesën më të madhe të mbështetjes, partia e Kaczynskit e gëzon në zonat rurale dhe prej individëve, që janë shumë pranë kishës së fuqishme katolike të vendit.

“Platforma Qytetare”, Nga Ana Tjetër, Eshtë Pllakosur Nga Një Seri Skandalesh Të Njëpasnjëshme, Që Përfshinë Vitin E Kaluar Disa Prej Ministrave Të Qeverisë Së Saj.
 
Top