www.AlbPortal.COM

VIMAR

Forumium praecox
Re: www.AlbPortal.COM

Nuk kam asgje kunder faqes tende por per mendimin tim i duhet dhene fund ndertimit te portaleve te poergjithshme shqiptare. Eshte shume e veshtire te afirmohen dhe po behen me qindra dhe me te njejten strukture ndertimi.
Per mendimin tim duhet synuar te ndertohen faqe me nje tematike qe nuk eshte kapur nga te tjeret apo qe faqe te tjera ne lidhje me kete tematike nuk jane te plota. Ndersa portal per Shqiperine ekzistojne disa dhe madje shume serioze per te mos folur per sa shume njerez kane bere portale te pergjithsme me php nuk.

Une personalisht jam per t'i thene MJAFT! ndertimit te portaleve shqiptare te pergjithshme!

Ndoshta ne te ardhmen do te krijohen kompani te verteta pra nje MEDIA elektronike e ndryshme nga ato te deritanishmet. Pra portale shqiptare me 50 veta ne staf me gazetaret e vete qe punojne ne fusha te ndryshme etj. Sigurisht qe kjo do financim sepse eshte si te ndertosh nje radio apo televizion te ri. Ama do te hiqet dore nga vjedhja a lajmeve nga gazetat, radiot apo televizionet.

Per mendimin tim ne me mundesite tona duhet te perpiqemi qe te krijojme faqe te vecanta qe te jene me te vertete te dobishme.

P.Sh http://www.alb-midi.ch.tf/ eshte nje faqe me grafike shume te thjeshte por ama ofron kenge MIDI dhe karaoke shqip gje qe se kam pare ta kete ndonje faqe tjeter deri me sot; apo www.albakiss.com qe menjehere fitoi vizitoret e saj sepse ishte nje gje e re ne internetin shqiptar.

U zgjata pak po ky ishte opinioni im ne lidhje me shtimin e portaleve shqiptare te PERGJITHSHME.
 

engjelli

Forumium praecox
Re: www.AlbPortal.COM

VIMAR... te jape shume te drejte.. shume portale te njejta jane hapur... dhe.. dhe une jam per ti thene nje MJAFT...
 

enton

Primus registratum
Re: www.AlbPortal.COM

Albakiss eshte vertet dicka e re ne internetin shqiptar dhe u perkrah nga rinia gjithashtu dhe bashkepunimi me faqet e tjera jo vetem ne kete rast por ne pergjithesi i jep hov pasi reklama eshte parimi baze ne ;biznes;
 
Top