VW shqyrton dërgimin e Golf R në SHBA

Albforumi

Primus registratum
VW shqyrton dërgimin e Golf R në SHBA

Gjersa në Gjermani, gazetarët nga Autoblog kanë pyetur shefin ekzekutiv për VW Amerika, Stefan Jacoby, nëse vetura do të kalojë matanë oqeanit atlantik dhe me këtë rast ai është shprehur se kjo gjë është duke u studiuar, por nuk është marrë ende ndonjë vendim.

Disa orë më vonë, Autoblog ka diskutuar rreth Golf R me planifikuesin e produkteve të kësaj kompanie për SHBA (për Golf, GTI dhe Bettle), Andres Valbuena. Sipas të gjitha gjasave personi në fjalë, është duke shtyrë eksportin e VW drejt konsumatorëve amerikanë.

Më e rëndësishmja është se ai dëshiron që vetura të ofrohet në variantet me tri dyer dhe pesë dyer edhe me ndërrues manual, dhe me ndërrues DSG.
Gjersa vendimi final sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe një vit larg, evropianët së shpejti do të mund të kënaqen me një motor të ri 2.0 litërsh TSI turbocharged me 270 kuaj fuqi dhe 350 Nm moment rrotullues.

Marre nga Infopress

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=863

Top