Vrasin ne Tirane sekretarin e komunitetit islamik!

romeo

Forumium maestatis
Vrasin ne Tirane sekretarin e komunitetit islamik!

Notizie > Albania: ucciso segretario generale comunita' islamica; In un agguato a Tirana

13 Gennaio 2003 - 10:27
Albania: ucciso segretario generale comunita' islamica; In un agguato a Tirana

(ANSA) - TIRANA, 13 GEN - Il segretario generale della
comunita' islamica albanese e' stato ucciso questa mattina in un agguato. L'uomo, Sali Tivari, 58 anni, e' stato colpito da un killer mentre si trovava all'interno del cortile della sede della comunita', non distante dal centro di Tirana. Le forze di polizia hanno circondato la zona e sono tuttora in corso rilievi sul cadavere.



ky eshte nje lajm qe sapo lexova ne italisht, do mundohem ta gjej ne shqip dhe ta postoj.
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Vrasin ne Tirane sekretarin e komunitetit islamik!

Oret e fundit te Sali Tivarit
Durres - Nje dite me pare ka marre pjese ne nje gezim familjar per t'u ndare nga jeta tragjikisht vetem disa ore me vone. Te aferm te tij tregojne se ndihej i kercenuar prej disa kohesh dhe frika eshte vertetuar mengjesin e djeshem. Arkivoli me trupin e pajete te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman shqiptar Sali Tivari, ka mberritur dje pasdite ne qytetin e tij. Vrasja e 58-vjecarit me funksion drejtues ne komunitetin islam eshte pritur me dhimbje nga shume qytetare durrsake, te cilet e njihnin si nje burre te qete e te respektuar Tivarin. Ne qytetin e Durresit jane shfaqur shpalljet me njoftimin e vdekjes. Ne katin e shtate te pallatit te ri, prane qendres dhe poliambulances se qytetit, ne lagjen 3, rreth ores 16.00, familjaret kane pritur trupin pajete te kryefamiljarit te tyre. Nje i aferm i viktimes nuk ka lejuar pranine e gazetareve dhe kamerave televizive te marrin pjese dhe te percjellin kete hidherim. Deri ne mbremje pritej te vinte prane familjes kryetari i komunitetit islam Hafiz Sabri Koci, i cili kishte konfirmuar ardhjen e tij me ane te nje telefonate. Sot, ne oren 14.00, arkivoli me trupin e Tivarit do te percillet per ne banesen e fundit. Te afermit nuk dine te thone shume per ate qe ndodhi per arsyet e verteta qe fshihen pas nje vrasjeje te tille, nga e cila mendonin se ishin te imunizuar me mantelin mbrojtes te pozicionit dhe miresise njerezore qe kishin krijuar ne shoqeri dhe ne komunitetin me te madh te besimtareve ne vend. Por krimi goditi nga brenda duke thyer cdo rregull, ligjesi fetare qe ndalon kategorikisht perdorimin e dhunes, armes. Jeta nuk i merret tjetrit, pasi nuk ia ke dhene ti. Tundimi ndaj parase, prones, apo dhe konflikte te brendshme mes drejtuesve ne komunitet duket se ka qene ne qender te ketij krimi dhe ka shtyre autorin te terheqe kembezen, te kryeje krimin me te rende kunder personit dhe te harroje misionin e vertete te te qenit ne krye te nje komuniteti fetar.

Nje mengjes i prere ne mes

Saliu ishte nisur si cdo dite per ne pune se bashku me te bijen, Elvanen, e cila gjithashtu punon ne Tirane. Pasi e ka lene vajzen e madhe prane punes se saj te Kontrolli i Larte i Shtetit ka vazhduar rrugen per ne zyren e tij pa menduar kurrsesi se mengjesi i javes se re do te ishte i fundit. Ka qene takimi i fundit me te bijen, por dhe me gruan e dy femijet e tjere, djalin dhe vajzen. Mberritja e fundit ne zyre, takimi i fundit me nenen plake dhe vellezerit e motrat nje dite me pare. Mengjesi i fundit i jetes se tij 58-vjecare. Cdo dite shkonte ne pune bashke me te bijen dhe ktheheshin bashke drejt Durresit, shtepise. Nje dite me pare, te dielen Saliu ka qene i ftuar ne nje ceremoni te madhe familjare ku kane marre pjese vellezer e motra, kusherinj dhe te aferm te tjere. Vellai i vogel i Saliut, Xhati ka shtruar nje dreke te shoqeruar me nje ceremoni fetare myslimane, mevlud, per ndertimin me sukses te shtepise se re prane gjykates se Durresit. Jane mbledhur te gjithe ne kete gezim si rrallehere keto vitet e fundit. Ka qene dhe nena 82-vjecare e Saliut. Gjate drekes i kane kerkuar nese mund te bente ndonje gje per te ngritur nje xhami te re ne zonen e kenetes te populluar nga te ardhurit e rretheve te tjera. Dhe menjehere Saliu eshte treguar i gatshem duke thene se ne rast se bashkia do te miratonte truallin per ndertim, atehere nuk do te ishte problem. Te pakten 500.000 dollare per ndertimin e saj, Sekretari i Pergjithshem i Komunitetit Islam i ka garantuar dhe ka thene ne bisede e siper se ne Tirane dhe ne Fier po ndertohen dy xhami te reja me fonde te konsiderueshme. Gjate drekes familjare, mes te pranishmeve, eshte pritur dhe Hafiz Sabri Koci, i cili ka qene i ftuar ne dreke, por nuk ka marre pjese.

Kush ishte Saliu

I martuar dhe me tre femije, dy vajza dhe nje djale i cili studion jashte. Djali eshte ende me pushime prane familjes, vajza e vogel eshte nxenese gjimnazi. Sali Tivari ka mbaruar shkollen 7-vjecare "10 korriku" ne qytetin e Durresit per te vazhduar me tej studimet ne medresene e Tiranes. Gjimnazin e ka mbaruar ne sistemin pa shkeputje nga puna dhe me pas perfundon studimet e larta ne degen juridik. Me vone vazhdon studimet dhe per ekonomik. Para viteve _90-te ka punuar si jurist prane sigurimeve shoqerore te Durresit dhe ne gjykate. Hapja e vendit dhe mposhtja e diktatures e vune Tivarin mes besimtareve te pare qe po riorganizonin komunitetin fetar musliman ne vend. Qe nga viti 1991 dhe deri diten kur u nda nga jeta ka mbajtur detyren e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit islam shqiptar. Ne Durres jane te shumte ata qe e respektojne per natyren dhe formimin qe kishte, por krimi nuk ka pyetur. Diten e marte ne dreke trupi i tij do te transferohet ne varrezat e qytetit, ku do t'i lene lamtumiren jo vetem familjaret, por dhe besimtaret e shumte qe pritet te vijne dhe nga rrethe te tjera te vendit.

Dy te rinj vrane njeriun e fese
Tirane - Dy te rinj me mjeker qe kane hyre dhe kane dale pas pese minutash mendohet te jene ekzekutoret e Sali Tivarit. Vrasja sipas hetimeve paraprake te policise eshte bere me silenciator dhe nga afer, ndersa nuk dihen ende motivet e verteta. Flitet per shkak te detyres, zgjedhjeve qe zhvilloheshin se afermi, per abuzime, prona, investime e fonde, pa perjashtuar aktin terrorist. Sapo hyn ne zyren e tij qe gjendej ne katin e dyte te Komunitetit Mysliman, ai eshte vrare me tre plumba berete ne zemer. Policia ka bere shoqerimet e rastit.

Vrasja e heshtur

Ështe konsideruar nje vrasje e heshtur per vete rrethanat. Sali Tivari, 59 vjec, me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Komunitetin Mysliman, eshte gjetur nga nje prej punonjesve i pajete ne zyre. Askush nuk i ka degjuar te shtenat, por sipas deshmise se rojes, ai ka pare dy te rinj me mjeker qe jane ngjitur larte dhe qe mendohet te jene autoret e vertete, ndersa jane bere 14 shoqerime. Policia menjehere pas mberritjes ne vendngjarje ka bere shoqerimin e nenkryetarit te komunitetit, sekretares se grave myslimane, njekohesisht e martuar me nenkryetarin, rojet e godines dhe zyrtare te tjere qe ndodheshin ne pune ne periudhen kohore 8.00-8.25, kur dhe eshte gjetur trupi i pajete. Burime te policise thane pas ngjarjes se dyshimet e para mbi motivin jane ato te nje konflikti te brendshem qe pas akumulimit ka shperthyer ne hakmarrje brenda sektit per probleme te abuzimeve e te detyres qe i ndjeri kryente. Por nuk jane perjashtuar edhe pistat e tjera, si fushata e zgjedhjeve qe kishte nisur brenda komunitetit dhe automatikisht Tivari ishte numri dy i perfaqesise pas Haxhi Hafiz Sabri Kocit. Here pas here 59 vjecari Tivari eshte akuzuar e goditur nga personat brenda komunitetit per abuzime, ceshtje te pronave, falsifikime etj, por keto nuk kane qene asnjehere te faktuara dhe kane mbetur ne kuadrin e nje fushate te zakonshme per karrike. Deshmitare dhe persona qe e njihnin viktimen u shprehen se ishte person qe mbante ekuilibret brenda komunitetit dhe i sakte administrativisht ne veprimet qe krynte. Ndersa te tjere qe nuk deshen te identifikoheshin thane se 59 vjecari, qe mbante postin prej 12 vjetesh dhe me pare kishte punuar si jurist e noter, ka patur konflikte te brendshme, por qe nuk mohuan se vepra mund te kete ndodhur edhe per ceshtje lekesh e pronash. Gjithsesi vrasesit nuk kane levizur gje nga zyra, kurse policia ka marre ne cilesine e proves materiale te gjitha dosjet e pronave, fondeve e investimeve qe gjendeshin ne rafte.

-Ngjarja

Ka qene ora 8.25 e mengjesit. Nje nga punonjesit ka hyre ne zyren e sekretarit te pergjithshem, i cili vinte heret cdo mengjes dhe e ka pare te shtrire pertoke. "Te gjithe kujtonin se atij i kishte rene te fiket, por kur e zbriten tek shkallet per ta hipur ne makine, pash se nen xhakete kishte nje njolle te madhe gjaku", tha nje nga deshmitaret. Menjehere eshte njoftuar policia qe ka mberritur ne vendngjarje. Brenda pak minutash kane zbarkuar te gjithe hefat e medhenj te bluve. Ekspertet kane hyre ne zyre dhe kane kryer veprimet e para. "Ne trup ka patur tre plumba, te gjithe ne gjoks, ne krahun e zemres, njeri prej te cileve ka mbetur brenda dhe vdekja ka qene e menjehereshme", thane burime te policise. Pas keqyrjes se kufomes eshte vene re nje gerrvishtje nen mjeker qe mund te jete shkaktuar pas renies pertoke e perplasjes ne tavoline, ose karrike. Ekspertet kane mohuar qe viktima te jete qelluar nga dritarja. Dy prej plumbave te dale kane qelluar dollapin dhe murin e zyres, ndersa 59 vjecari eshte gjetur ngjitur me raftet ku mbante dosjet. Roja i turnit eshte marre si deshmitar dhe eshte shoqeruar. Ka rrefyer se ka pare deri ne momentin qe eshte mesuar ngjarja dy te rinj me mjeker qe kane hyre siper dhe kane dale shpejt, por qe nuk i ka vene re mire. Burime te policise qe hetuan u shprehen se ky ekzekutim nuk mund te kete ndodhur kurrsesi pa nje ndihmese te brendshme. Jane shoqeruar edhe 12 zyrtare si deshmitare e per verifikime, nderkohe qe jane mbajtur si te ndaluar paraprake e te dyshuar nenkryetari dhe gruaja e tij. Policet kane kerkuar edhe ne hyrjen sekrete nga pas godines nese mund te gjenin gjurme, ose armen e hedhur. Kerkimin e fundit rreth ores 15.00, pas demonstrimeve ne shesh me rastin e festes, e ka bere makina antimine dhe qente ne catine e nderteses kater kateshe. Nuk eshte gjetur asnje shenje. Blute kane rrethuar vendngjarjen dhe nuk kane lejuar askend te hyje ne ambiente per shkak hetimesh. Rrethimi ka zgjatur deri rreth ores 16.00 kur zyrat jane mbyllur me heret nga ditet e tjera.

-Autoret

Agjentet jane mbeshtetur ne rrefimin e rojes, por nuk kane neglizhuar konfliktet qe Tivari ka patur me persona te ndryshem. Kane nisur gjurmimin nga nenkryetari, tek sekretari i viktimes qe nuk ka qene ne zyre ne ato momente dhe ka ardhur me vonese, tek gruaja e nenkryetarit, njekohesisht sekretare e gruas myslimane dhe zyrtaret e tjere. As Haxhi Hafiz Sabri Koci nuk ka qene ne ato momente ne zyre, madje nuk eshte paraqitur fare. Sipas hetimeve te kryera vrasja ka qene e menduar mire dhe e planifikuar qe te dukej si akt terrorist, duke shfrytezuar festen e policise kete fillim jave. I pranishem ne zyre ka qene nenkryetari. Ketu policet jane mbeshtetur ne hetime. Burime te policise thane se vrasja eshte kryer me ndihme nga brenda institucionit, pasi vrasesit nuk mund te ishin te sigurte nese kishte njeri, apo jo ne katin e dyte. Deshmia e dhene eshte e besueshme. Dy te rinj me mjeker mund te hynin me kollaj se nje i zakonshem. Por jo pa ndihme nga brenda. Levizjet e 59-vjecarit jane studiuar. Ne momentin qe ai eshte futur ne zyre, i vetem, kur dhe zyrtare te tjere nuk kishin mberritur ende, personat jane futur qete-qete, ndoshta te ndihmuar nga brenda. Pa iu dridhur dora kane qelluar tre here ne zemer 59-vjecarin Tivari dhe jane larguar po ne qetesi. Askush nuk ka degjuar gje, nuk ka pare gje, derisa kane kaluar 25 minuta dhe nje person qe s'ka ditur gje rreth asaj qe ka ndodhur ka hyre ne zyre. Per te humbur gjurmet autoret kane mbyllur deren para se te largoheshin. Pas keqyrjes se vendngjarjes jane gjetur tre gezhoja qe i korrespondonin nje pistolete "bereta", te ciles i eshte vendosur edhe silenciator per te mos u degjuar zhurma.

Artur Qorraj

-Pistat e vrasjes sipas policise

1- Per shkak te detyres qe mbante prej 12 vjetesh dhe zgjedhjeve te reja ne Komunitetin Mysliman

2- Per shkaqe te ndarjes se pronave, fondeve e investimeve dhe akuzave per abuzime qe i ishin bere here pas here

3- Konflikte te brendshme per shkak te konceptit te drejtimit, pasi njihej si njeri i moderuar ne drejtim dhe ekuilibrues

4- Per shkak te pazareve te bera, pasi eshte akuzuar nga disa te rinj nga Elbasani




© Koha Jone 2001 All Rights reserved
 

une_une

Primus registratum
Re: Vrasin ne Tirane sekretarin e komunitetit islamik!

shto dhe nje te peste: vrasje nga agjentura te huaja per te bere nje amulli si ajo e 1997 e Sali Gomar Berishes
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Vrasin ne Tirane sekretarin e komunitetit islamik!

POLICIA MERR NE RUAJTJE HAFIZ SABRI KOCIN

Tirane - Policia e Tiranes merr ne ruajtje Haxhi Hafiz Sabri Kocin. Kryetarit te Komunitetit Mysliman qe prej dites se hene i jane vene ne sherbim disa uniforma blu qe pergjigjen per sigurine e tij. Burime te policise thane se kjo eshte ne kuadrin e masave te marra pas ngjarjes se ndodhur dhe nje formalitet i rastit qe ne te tilla ngjarje eshte i nevojshem. Gjithsesi, kreut te myslimaneve police per sigurine i jane vendosur edhe tek selia. Uniformat kontrollojne cdo levizje te kryetarit te Komunitetit Mysliman, duke krijuar nje gardh sigurie. Frika per ndonje akt tjeter te pashembullt pas ngjarjes te se henes ka detyruar drejtuesit e policise qe te marrin nen mbrojtje Haxhi Hafiz Sabri Kocin, pse jo dhe si deshmitar per ceshtjen. Numri nje i komunitetit nuk ka dhene deklarate te drejtperdrejte per ngjarjen e rende. Drejtues te tjere e justifikuan kete me semundjen e tij dhe moshen e thyer. Koci vjen perdite ne seli dhe pervec orarit zyrtar i duhet te perballoje aktivitete te tjera. Por duket se ngjarja e fundit e ka tronditur mjaft dhe kreret e uniformave blu i kane vene police per sigurine e shtepise ne rrugen "Ali Demi", prane postes se policise.

Hetime e shoqerime

Policia e Tiranes vazhdon te hetoje per motivet vetem ne dy pistat e mbetura, dy dite me pare. Konflikte fetare dhe ato per detyren qe kryente e qe lidheshin direkt me ceshtjet e pronave, abuzimet, fondet, investimet e qarkullimin e parave. Provat dytesore jane "inferiore" per te zbardhur ngjarjen e plote, ndersa mungojne ato paresoret, te ADN-se, gjurmet e gishtave, shenjat, arma e krimit, karakteristikat e autoreve etj. Vendngjarja edhe dje ka qene e rrethuar me police, ashtu si selia. Askush nuk eshte lejuar te ngjitet siper. Tek dera e zyres se Tivarit qendrojne tre police qe nderrohen me turne e nuk lejojne askend te hyje brenda. Gjithe ceshtja eshte, nese Tivari nuk u ekzekutua nga brenda, sic pretendojne perfaqesuesit e komunitetit, kujt i interesonte vdekja e tij? Ai qendronte prej 12 vjetesh ne postin e sekretarit, e nese abuzoi me detyre kjo do te kishte ndodhur me pare. Autoritete te policise thane diten e trete te hetimeve te tyre se ishin te shoqeruar ne ambientet e drejtorise se policise dhe komisariat rreth 40 persona te marre ne cilesine e deshmitareve, te dyshuareve, e per verifikime te rastit. Personat qe merren ne pyetje jane pothuajse te gjithe zyrtare te fese myslimane ne Tirane edhe Durres, qe kane apo kane patur lidhje me te ndjerin. Po keshtu ne polici kane perfunduar te gjithe personat qe kane patur konflikte e debate me Tivarin, deri tek perfaqesuesit e huaj te nje shoqate humanitare me rezidence ne katin e trete te selise. Po keshtu burime te policise thane se Tivari nuk eshte ankuar per kercenime e presione. Te njejten gje deklaruan drejtuesit e komunitetit.

Deklarata per shtyp e komunitetit, "akuza te pabaza ndaj nesh"

"Kryesia e komunitetit mysliman prej dy ditesh perjeton me dhimbje traumen e rende te humbjes se njerit prej drejtuesve me te larte te komunitetit. Me ekzekutimin e sofistikuar te Salih Tivarit brenda ne zyren e tij, perballe parlamentit shqiptar, jane sfiduar edhe nje here rendi e siguria e qytetareve, eshte sfiduar shteti", keshtu e ka nisur deklaraten per shtyp kryesia e Komunitetit Mysliman dje pasdite ne hotel "Rogner". Kreret e kryesise e kane quajtur cenim te imazhit te komunitetit qe kerkohet te ndryshohet me gjithfare menyrash, duke shprehur pakenaqesi edhe per menyren e trajtimit ne shtyp. "Nuk ka rryma te kunderta ne komunitetin tone. Akuzat jane te pabaza e tendecioze, ndersa vrasja po shfrytezohet per destabilizim e sulm ndaj perfaqesise tone. Salih Tivari nuk eshte vrare nga brenda dhe ne i kerkojme shtetit te gjeje autoret, po keshtu edhe qeverise shqiptare", theksoi Kreshin Osmani, anetari i kryesise se komunitetit. "Me kete goditje nuk u rrezua vetem nje kolone e komunitetit, por u synua te kriminalizohej kushdo brenda ketij institucioni, Ne jemi per paqe e siguri", perfundonte deklarata e lexuar. Neser nga ora 9.30 deri ne oren 12.30 ne Komunitetin Mysliman behen pritje per ngushellim ku jane te ftuar te gjithe.

-Gjinishi: "I afermi i Tivarit erdhi pasi ishte mesuar ngjarja"

I pranishem ne konferencen e djeshme, Ermir Gjinishi, nenkryetari i Komunitetit Mysliman shpjegoi edhe situaten qe lidhej me deshmine e dhene nga njeri prej te afermeve te Salih Tivarit. "Po eshte e vertete qe nje i aferm i Tivarit eshte ngjitur lart dhe ka kerkuar te hyje ne zyre, por ne ato momente ngjarja ishte mesuar nga te gjithe. Ai ka ardhur me vonese, pasi ishte bere i njohur akti dhe per te mos shkaktuar panik tek ai si i aferm nuk eshte lejuar", shpjegoi Gjinishi. Ai ka komentuar edhe marrjen e avokatit. "Une jam mbajtur me teper se 12 ore ne qeli dhe isha i detyruar te merrja avokat sepse ishin shkelur aktet ligjore", tha nenkryetari i komunitetit.

Roja i turnit, "nuk pashe te hynin persona te jashtem"

Nje nga personat e shoqeruar ne polici per ngjarjen dhe njekohesisht i shqetesuar ka qene dhe roja i turnit B.H. Ai ka qene ne sherbim ne momentin e ngjarjes dhe per disa ore me teper zevendesonte kolegun qe kishte marre leje. "Kam qene ne godine ne kohen per te cilen flitet se ka ndodhur ngjarja. Ne kafe isha para ores 08.00", thote ai per gazeten "KJ". Nuk i pelqen te flase rreth ngjarjes dhe eshte i prere. "Nuk kam pare persona te jashtem qe kane hyre lart per tek sekretari. Kane qene gjashte apo shtate zyrtare te institucionit", tregon ai. Mban mend se e para ne pune ka ardhur pastruesja, te ciles i ka hapur deren per te hyre dhe pas saj sekretari Salih Tivari. "Ka qene ora 08.00, ndersa ngjarja eshte mesuar rreth ores 08.20. Pervec zyrtareve nuk mbaj mend te kete hyre tjeter njeri. Ne protokoll nuk i shenova sepse ishin punonjes", shton roja i turnit te nates. Ai ka pare vetem disa persona qe nxirrnin trupin e sekretarit per ta derguar ne spital, ndersa personi i pare qe e ka gjetur ne zyre te shtrire ka qene B. Mullai, nje nga zyrtaret e komunitetit.

Misteri i valixhes

Nje valixhe misterioze mund te jete celesi per te zbardhur vrasjen e Salih Tivarit. Ne cilesine e proves materiale, pervec thenieve te deshmitareve okulare, ka mberritur edhe nje valixhe enigmatike. Veprimi i pare i prokuroreve te ceshtjes ka qene keqyrja e kesaj valixheje. Por ajo nuk eshte hapur deri sa te krijohet nje komision. As strukturat e policise kriminale qe kane kryer veprimet e para proceduriale dhe as prokuroret e ceshtjes nuk jane autorizuar ta hapin ate. Mbetet ende mister nese brenda saj ndodhen dokumentacione te rendesishme apo sende te tjera personale te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetetit Musliman Shqiptar, Salih Tivari. Gjithsesi, ajo ne ditet ne vazhdim do te hapet nga vete prokuroret e ceshtjes me shpresen se mund te hidhet drite rreth ekzekutimit te 58-vjecarit Tivari. Nga te dhenat paraprake mendohet se aty te jene dokumentacione te rendesishme qe kane te bejne me fondet e akoordura per ndertimin e xhamive ne rrethe te ndryshme te vendit. Por sipas burimeve, nuk perjashtohet mundesia qe te gjenden edhe dokumentacione te pronave. Shpeshhere ndermjet drejtuesve te larte te selise qendrore te myslimanizmit ne vendin tone, ka patur debateve te shumta te pronesise dhe fondet qe administrohen prej tyre. Po dje, ne Prokurorine e Tiranes ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar rreth 10 dosje qe jane gjetur ne zyren e Tivarit. Bashke me dokumentacionet e shumta te deshmive kryesisht te nepunesve te Komunitetetit Mysliman Shqiptar, ka mberritur ekspertiza mjeko-ligjore. Ajo ka percaktuar se trupi i Tivarit eshte pershkuar nga dy predha plumbi, nje ka depertuar zemren, ndersa tjetri ne afersi te qafes. Pritet qe dosjet t'i bashkangjitet edhe ekspertiza e balistike nga specialiste te Laboratorit Qendror Kriminalistik. Kater gezhojat e gjetura ne vendngjarje, do te behen objekt i punes se tyre per te percaktuar llojin e armes se krimit te perdorur per vrasjen e Tivarit. Ngjarja ka ndodhur te henen ne mengjes kur 58-vjecari po punonte ne zyren e tij. Persona ende te paidentifikuar jane futur ne seline e komunitetit dhe kane qelluar me dy plumba, duke e lene te vdekur ne vend. Shkaqet dhe menyra e ekzekutimit ende nuk jane bere te qarta. Per zbardhjen dhe kapjen e autoreve jane vene ne levizje strukturat e rendit ne Tiranes dhe Durres. Por duket se per prokuroret e ceshtjes nje prove ende mister mendohet te jete valixhja e gjetur ne zyren e tij pas ekzekutimit.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Vrasin ne Tirane sekretarin e komunitetit islamik!

Tivari, vrasja e urdheruar nga jashte Shqiperise?!
Shoqerime te krereve dhe anetareve te Komunitetit Musliman nga disa rrethe te vendit, ekzekutimi i sofistikuar dhe momenti kur u krye, kane vene ne mendime strukturat e hetimit. Implikimi i shoqatave te huaja ne Elbasan dhe Durres, dhe perzierja e tyre ne konflikte interesash, kane bere te besohet per nje vrasje te urdheruar apo edhe me asistencen e ekstremisteve islamike jashte vendit. Ridel ne skene sholla El Hagri, qe pak vite me pare drejtohej nga terroriste islamike

Ferdinand DERVISHI

I fundmi i shoqeruar per vrasjen e Salih Tivarit, Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman, ishte nga Elbasani. Dje ai eshte shoqeruar per ne Komisariatin e ketij qyteti dhe eshte marre ne pyetje ne prani te Drejtorit te Policise se Tiranes, Ilirjan Zylyftari. Por edhe pas rreth 40 personave te shoqeruar, -5 apo 6 prej tyre jane ende ne qeli, - hetimi deklarohet larg identifikimit te vrasesit. Nje vrasje e kryer ne nje kohe kur raportet e influences ne Komunitetin Musliman shqiptar dukeshin krejt te pabalancuara dhe jokoresponduese sipas perqindjes se perkrahesve. Sipas burimeve nga anetare te Komunitetit Musliman, rreth 80% e frekuentuesve aktive te ketij komuniteti ishin mbeshtetes se linjes se forte, kryesisht djem te rinj, por te paperfaqesuar, apo te perfaqesuar shume pak, ne eliten drejtuese te Komunitetit. Ne nje pabarazi te tille Salih Tivari, perfaqesues i nje linje te bute, por shume i fuqishem nga pozitat (thuhet se kontrollonte gjithcka, pasi Kreu i Komunitetit, Hafez Sabri Koci eshte i semure) nuk kishte mbeshtetjen e duhur "numerike" ne Komunitet. Ne keto kushte, te nje mosperputhjeje te pozitave, perfaqesues te mbeshtetesve te linjave te forta, kane qene te predispozuar te zhvendosnin Tivarin nga pozicioni i tij.

Nderkohe qe ne mes mendohet te kete qene edhe konflikti i interesave. Nje konflikt ku sipas burimeve me te fundit te "Korrieri" jane perfshire disa shoqata te huaja islamike me qender ne Durres dhe Elbasan. Madje pohohet nje iplikim i shkolles se famshme El Hagri ne Elbasan, e cila pak vite me pare drejtohej nga terroriste islamike, te goditur nga CIA amerikane dhe SHIK. Por doren e te huajve ne vrasje e ploteson me shume edhe fakti i nje ekzekutimi teper te sofistikuar. Nje ekzekutimi qe nuk coi ne banken e drejtesise asnje te dyshuar te vetem edhe pse ndodhi ne seline e Komunitetit, ndersa kishte filluar orari zyrtar i punes.


Antiterrori, heton dosjet e Komunitetit Musliman

Hetimet paraprake pretendojne te gjejne celesin e vrasjes ne dokumentat e sekuestruara te Salih Tivarit. Dosjet e financimeve me emrat e donatoreve te gjetura ne kasaforten e tij, jane duke u shqyrtuar imtesisht nga ekspertet e antiterrorit, pasi dyshohet se ato ishin garancia e postit te tij dhe e ambicies per te kontrolluar zgjedhjet e aferme

Gerti XHAJA

Antiterrori heton me ankth dosjet e sekuestruara ne kasaforten e zyres se Salih Tivarit, Sekretarit te Pergjithem te Komunitetit Musliman, si rrugen e zbulimit te krimit. Edhe pse krere te larte te institucionit delarojne qe nuk ekzistojne probleme thelbesore me brezat apo rryma te ndryshme brenda kesaj feje, sipas burimeve policore keto probleme ekzistojne dhe mbeten nje prej pistave kryesore te hetimit. Po sipas policise celesi i perplasjeve brenda komunitetit ka qene shmangia dhe largimi i Tivarit nga posti dhe funksionet qe mbante. Si shkak ishin dyshimet ndaj figures se Tivarit dhe perfoljes se tij ne disa media. Nderkohe, kembengulja e viktimes per te mos u larguar nga funksionet qe mbante prej 12 vitesh dhe paprekshmeria e tij e krijuar gjate ketyre viteve, ka cuar inspektoret ne gjurmet e disa dokumentave misterioze, te cilat ndodheshin ne zyren e te ndjerit. Per shkak te klasifikimit te krimit, keto verifikime, kane angazhuar ne grupin e hetimit te ngritur ne Drejtorine e Policise se Tiranes, me specialistet me te mire te antiterrorit dhe te krimeve te kesaj drejtorie. Te gjitha keto veprime mbikqyren direkt nga Drejtori i Policise Kriminale ne Policine e Shetit, Kolonel Sokol Bizhga.

Pse ishte i fuqishem Tivari

Per 12 vitet qe Tivari ishte Sekretar i Pergjithshem i Komunitetit Musliman, ne doren e tij kaluan te investimet e financimet e kryera nga donatore kryesisht te huaj. Sipas burimeve policore, ne kasaforten e viktimes gjenden dokumentat e tyre qe tregojne se Tivari kishte dijeni per te gjithe donatoret. Dyshimet per perfshirjen apo jo te ketyre donatoreve ne listat e shpallura nga Departamenti Amerikan si te implikuar per finacime te dyshimta, dhe perdorja e tyre si presion qe Tivari i bente pjeses tjeter te komunitetit, eshte nje nder enigmat me te medha te ketyre hetimeve, te cilat kane angazhuar strukturat me te specializuara te policise dhe te shtetit.

Perplasja e brezave

Ne fakt potenca e Sali Tivarit, perfaqesues i brezit te vjeter, por te moderuar binte ndesh me realitetin, pasi sipas drejtuesve te ketij institucioni, 80 perqind e komunitetit perfaqesohet nga te rinjte islame. Keta te fundit te arsimuar kryesisht ne Arabi, Libi, Siri dhe vende te tjera te lindjes, sjellen me vete ate kulture islame qe kane marre ne keto vende. Sipas burimeve, futja e te rinjve ne instancat me te larta drejtuese te komunitetiut hapi edhe ambiciet e tyre per te patur pushtetin dhe vendin qe mendoinin se u takonte. Pasoje e ketyre ishin perplasjet me brezin e vjeter dhe disi me moderator te kryesuar nga Tivari, i cili perfaqeson jo me shume se 30 perqind te komunitetit dhe kishte trasheguar kontrollin e finacave, kuadrit, pronave duke u lene te rinjve fusha te tilla si Drejtorine e Jashtme dhe edukimin fetare.
 
Top