Votohet ligji për kufizimin e imunitetit të deputetëve

Megg

Carpe Diem
24-votohet5.jpg
Tiranë, 24 shkurt - Pas 10 orë debati, sonte rreth orës 21 Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 73 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në rregullore dhe kufizimin e imunitetit. Kryeministri Sali Berisha garantoi se imuniteti do te hiqet për çdo deputet edhe ne rast se opozita mbrohet pas tij për të zhvilluar korrupsion. Deputete të opozitës u shprehën se kjo seancë është dëshmi e qarte e shkeljes se jetës parlamentare. "Nisma për kufizimin e imunitetit nuk prek ministrat-deputet". Debatet përqendrohen dhe në ngjarjet e 21 janarit.
Diskutimi i këtyre drafteve, të inicuara nga mazhoranca, u shoqërua me debate të ashpra mes palëve deri në fund të seancës. Ndryshimet në rregullore kanë të bëjnë me ndryshimin e procedurës së rendit të ditës, i cili parashikon që 60 minutat e diskutimeve të lira nga fillimi i seancës së zakonshme të kalojë në fund të seancës plenare.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me forcimin e sanksioneve që parashikon rregullorja për një prej masave disiplinore që mund të merren nga Byroja e Kuvendit. Ndërsa, ndryshimi tjetër dhe që do të jetë një aneks i rregullores lidhet me nismën e PD-së “Për kufizimin e imunitetit të deputetit”, nismë që ndjek praktikën e Bundestagut gjerman për lënien vullnetare të imunitetit.
Seanca e sotme ishte përplot akuza e kundër akuza lidhur me ngjarjet e 21 janarit, Kreu i grupi parlamentar të PS-së madje e quajti Brishën Sali Gadafi dhe Ben Aliu i Shqipërisë, kurse kryeministri akuzoi opozitën dhe kryeprokuroren se po pengojnë zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit. Ai foti opozitën që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 8 majit.
 
Top