VIDEO: Liverpuli humbet në Firencë

Albforumi

Primus registratum
VIDEO: Liverpuli humbet në Firencë

Malazezi, Stevan Jovetiq ka shënuar dy gola në “Artemio Franki” në Firence, për t’ia sjellë fitoren skuadrës së Fiorentinës fitoren ndaj Liverpulit, me rezultat 2:0, në kuadër të grupit E në Ligën e Kampionëve.…

Skuadra e Çezare Prandellit iu gëzua fitores së parë në “Champions” në këtë edicion, derisa për Liverpulin kjo ishte humbja e parë pas gjashtë fitoreve radhazi në të gjitha aktivitetet. Skuadra e Benitezit u tregua shumë e zbehtë në 45 minutat e parë, gjë të cilën mjaft mirë e shfrytëzoi skuadra vjollcë, e cila në fund me plotë meritë iu gëzua fitores. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Lioni shënoi fitore bindëse si mysafire ndaj skuadrës hungareze, Debrecen, me rezultat 4:0, duke regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura. Skuadra tjetër italiane, Interi nuk arriti të nxjerrë më shumë se një pikë në Rusi, duke barazuar 1:1 me Rubin Kazan, në kuadër të grupit F, derisa Barcelona arriti të mposht Dinamon e Kievit, 2:0. Mjaft bindëse si mysafire u tregua edhe skuadra e Sevilës, e cila gjunjëzoi Renxhersat në Gllazgou, 4:1, kurse sfida tjetër e grupit G, ndërmjet Unireas dhe Shtutgartit u mbyll pa fitues. Arsenali edhe në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve vuajti shumë, por në fund iu gëzua fitores në përballje me grekët e Olimpiakosit, derisa skuadra holandeze, AZ Alkmar nuk arriti të mposhtë belgët e Standart Liezhit, duke e mbyllur ndeshjen në barazim, 1:1.

Grupi E
Debrecen – Lion 0:4
3′ Kallstrom, 13′ Pjaniç, 24′ Govu, 50′ Gomis

Fiorentina – Liverpul 2:0
28′, 37′ Jovetiq

Tabela
1.Lion 2 2 0 0 5:0 6
2.Fiorentina 2 1 0 1 2:1 3
3.Liverpul 2 1 0 1 1:2 3
4.Debrecen 2 0 0 2 0:5 0

Grupi F
Rubin – Inter 1:1
11′ Domingez – 27′ Stankoviq

Barcelona – Dinamo Kiev 2:0
26′ Mesi, 76′ Rodrigez

Tabela
1.Barcelona 2 1 1 0 2:0 4
2.Dinamo K. 2 1 0 1 3:3 3
3.Inter 2 0 2 0 1:1 2
4.Rubin 2 0 1 1 2:4 1

Grupi G
G. Renxhers – Sevila 1:4
88 Novo – 50′ Konko, 64′ Adriano, 72′ Fabiano, 74′ Kanute

Unirea – Shtutgart 1:1
48′ Varga – 5′ Taski

Tabela
1.Sevila 2 2 0 0 6:1 6
2.Shtutgart 2 0 2 0 2:2 2
3.Renxhrs 2 0 1 1 2:5 1
4.Unirea 2 0 1 1 1:3 1

Grupi H
Arsenal – Olimpiakos 2:0
78′ Van Persi, 86 Arshavin

AZ Alkmar – Standart Liezh 1:1
48′ Hamdaoui 90 Traore

Tabela
1.Arsenal 2 2 0 0 5:2 6
2.Olimpiakos 2 1 0 1 1:2 3
3.Standard 2 0 1 1 3:4 1
4.AZ Alkmar 2 0 1 1 1:2 1

Link:

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23288. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23288

Top