Unë, vjeshta e ndoshta ti.
<p class="wp-caption-text">Zyrtarisht vjeshtë</p>
<p style="text-align:justify;">
Letargjia e rradhës nis me dilemën e ekzistencës tënde, e panjohura ime e shtrenjte. Flenë të qeta ëndrrat e brishta, mbuluar me gëzofin e butë të qetësisë, flenë të patrazuara nga demonet gjumëprishes. Prehesh dhe ti.
Më shoqërojnë besnikërisht sytë e kureshtareve kalimtarë. Një i huaj shet perla fallso me cmime të ekzagjeruara, në cepin përballë. Edhe një gotë verë pa ty. Në dantellat e pemëve vjeshta qëndis gjurmët e ngrohtesisë së fundit. Unë kërkoj pa pushim fytyra të njohura mes kalimtarësh të huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh të mekura gjethet nën shkelje. Vdesin të ngrira përpëlitjet e mia vjeshtore për të të gjetur, e panjohura ime fisnike. Kalitur në ëndërrime ngjethëse, ti ekziston gjithkund, përvec se këtu me mua.
Iluzion, fantazi apo thjesht mosekzistence?
Lapidar i një shpirti te bardhë.
Ti fli e paprekur në cerdhet e një ndjenje që stë largon dot, se ëndrrat do të ti ruaj unë.
Sytë e kureshtarëve mbeten të vetmit shoqërues në rrugët e vjeshtës. Një i huaj shet pikturat e kopjuara të nje artisti, dhe mbi të bie borë, nga ana tjetër e rrugës vjen erë gështenjash të pjekura. Por këtë dimër unë nuk do mbes vetëm.</p>
Posted in Letërsi
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2645