Tregu i mbytur me bono, kërkesa minimale

Tregu i mbytur me bono, kërkesa minimale

Disa ditë pasi Parlamenti miratoi përdorimin e bonove të thesarit për të paguar një pjesë të çmimit të tokës për objektet e legalizuara, në tregun valutor të Tiranës vihet re vetëm shtim i numrit të njerëzve të gatshëm për ti shitur bonot, por asnjë shtim i kërkesës për to.

Gjatë javës së shkuar, bonot u blenë nga tregtarët me një çmim që varionte në 15-17,5 për qind të vlerës dhe janë shitur prej tyre me rreth nga 17-20 për qind. Tregtarët thonë se ka ofertë nga njerëzit për të shitur bono, por janë të pakët ata që kërkojnë të blejnë.

Përdorimi

Ligji i miratuar në Kuvend javën e kaluar ishte një premtim elektoral i Kryeministrit Sali Berisha. Ligji i jep të drejtë të gjitha familjeve që janë në proces legalizimi, të paguajnë 50 për qind të vlerës së tokës sipas tarifave të miratuara nga qeveria, ndërkohë që sanksionoi që edhe familjet që i kanë paguar tashmë paratë e tokës, të mund të tërheqin gjysmën e tyre në këmbim të bonove të thesarit. Sipas ligjit të legalizimeve, familjet duhet të paguajnë 100 deri në 400 mijë lekë për sipërfaqe toke jo më të mëdha se 500 metra. I gjithë procesi në fakt nuk ka ecur fort mirë. Zyrat e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, shpesh nuk kanë pasur mundësi të shlyejnë pagat e punonjësve të vet si pasojë e pagesave të pakta nga familjet në proces legalizimi.

Tregu i përmbytur nga bonot

Në Shqipëri janë emetuar gjithsej 75 miliardë lekë bono privatizimi, (në vlerë nominale 550 milionë euro) dhe nga këto vlerësohet se janë ende në duart e qytetarëve rreth 40 miliardë lekë. Çdo familje shqiptare mund të zotërojë disa qindra mijëra lekë bono privatizimi, ndërkohë që familjeve në proces legalizimi i nevojiten 100 apo 200 mijë lekë secilës. Ish të burgosurve politikë u kanë mbetur në dorë vite dhe dekada punë e papaguar nëpër miniera në formën e bonove. Në këto kushte, ligji i ri për legalizimet, që lejoi përdorimin e bonove për të paguar 50 për qind të vlerës së tokës, që qeveria thotë se do tia transferojë përkundrejt çmimeve simbolike pronarëve të ndërtimeve të paligjshme, nuk mund të krijojë ndonjë treg të fuqishëm për përdorimin e bonove.

Bonot e privatizimit iu shpërndanë shqiptarëve në vitin 1996 si shpërblim për punën e tyre në kohën e komunizmit, viteve të gjata të burgimeve të padrejta apo në disa raste, si kompensim për pronat e humbura. Teorikisht, ndërmarrjet shtetërore që në atë kohë u kthyen në shoqëri aksionere, do të shiteshin në bursë. Shqiptarët do të mund të blinin aksione në këto ndërmarrje, duke përdorur bonot e privatizimit. Por qe e qartë që në fillim se punët nuk mund të ecnin si në ëndërr. Sapo u hodhën në treg, bonot e privatizimit filluan të këmbeheshin me para të vërteta në masën 70 për qind. Brenda pak muajsh, vlera e tyre ra në 40 për qind. Brenda një viti, ra në më pak se 10 për qind. Pas kësaj, për më shumë se një dekadë, nuk u këmbyen më. Një pjesë jo e vogël e bonove të grumbulluara nga biznesmenë të ndryshëm u përdorën për të paguar një pjesë të ndërmarrjeve shtetërore të mesme që u privatizuan në ato kohë. Pothuajse asnjë prej këtyre ndërmarrjeve nuk u kthye në histori suksesi.(Shqip)

Yo685ackfmc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24841

Top