Tirana rigjen fitoren ndaj Teutës
Falë dy golave në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes, Tirana ia doli të koleksionojë tri pikë të çmuara në fitoren 2-0 kundër Teutës, në ndeshjen e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, duke bërë autokritikën më të mirë pas humbjes 2-1 në derbi me Dinamon një javë më parë. “Për ne ishte një rezultat shumë i rëndësishëm, pasi na jep garanci për vazhdimësinë. Tani të mendojmë për të ardhmen.” – tha i kënaqur trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, në ndeshjen e tij të dytë sezonale në bankinën e 24-herë kampioneve, një fitore e shijuar në tribunën “Vip” të stadiumit kmbëtar “Qemal Stafa” edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në shenjë respekti në kujtim të Enver Shehut, ish-trajnerit të famshëm të Tiranës, të ndarë nga jeta të enjten e kaluar.

Me kapitenin Devi Muka e mbrojtësin e kombëtares, Andi Lila në lojë, Tirana u shfaq agresive qysh në minutat e para, duke synuar ta zhbllokojë rezultatin shumë shpejt. Pa kaluar ende 100 sekonda lojë, Lila kombinoi me Jetmir Sefën, por gjuajtja e mesfushorit të kombëtares u devijua në goditje këndi nga portieri i Teutës, Bledi Vashaku. Në pjesën e dytë ishte Bici, që ngacmon portën durrsake me një gjuajtje me kokë pas goditjes së këndit, të ekzekutuar nga Muka. Në minutën e 76-të erdhi edhe goli i parë i shumëpritur i Tiranës, me anë të një kryevepre të 25-vjeçarit Gjergji Muzaka. Në minutën e 85-të Teuta mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Akil Jakupit, çka solli edhe protestën e stafit teknik të durrsakëve.
Në minutën e 90-të erdhi edhe goli i dytë i Tiranës, i realizuar me kokë nga mesfushori 31-vjeçar gjirokastrit, Bledar Devolli. Gjergji Muzaka kroson nga këndi dhe Devolli i pambuluar brenda zonës godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, në trekëndëshin e djathtë të portës së Vashakut, duke firmosur edhe fitoren e 3-të sezonale të bardhebluve, duke e ngjitur skuadrën në kuotën e 11 pikëve. Për Teutën kjo ishte humbja e katërt në tetë javët e para, teksa skuadra durrsake ende nuk e njeh barazimin, pasi në katër të tjerat ka dalë fituese. Pas përfundimit të ndeshjes edhe vetë trajneri i Teutës e pranoi këtë humbje.

“Luajtëm mirë, por Tirana këmbënguli më fort se ne deri në fund. Në fillim u ndjemë në vështirësi, sidomos nga Muzaka në krahun e djathtë. Nëse do të kishte shënuar Mile në rastin e pastër që pati, do të flisnim ndryshe. Megjithatë, Tirana këmbënguli më shumë se ne, pra e kërkoi dhe e mori fitoren”. Ndërsa Laçi regjistroi një fitore madhështore 3-1 ndaj një Vllaznie tërësisht në krizë identiteti në javën e 8-të të Kategorisë Superiore, në një takim të ndjekur edhe nga trajnerët e Kombëtares A, Josip Kuzhe dhe ai i Kombëtares U-21, Artan Bushati. Pas një pjese të parë të bardhë, fraksioni i dytë foli plotësisht për ngjyrat “bardhë e zi” të Laçit të Stavri Nicës. Golat për laçianët u shënuan nga Arlind Nora (50′), Emiljano Veliaj (63′) dhe Valdano Nimani (70′). Golin e nderit për Vllazninë e shënoi mesfushori kosovar Fetim Kasapi (82′). Kjo ishte edhe humbja e pestë në transfertë e Vllaznisë në po aq takime, duke dhënë një sinjal të qartë se 9-herë kampionia e Shqipërisë ka shumë probleme brenda saj, të cilat nuk mund të korrigjohen me ndërrimet e trajnerëve. Trajneri i Laçit, Stavri Nica, menjëherë pas fitores së bujshme, tha: “E merituam fitoren.

Pjesa e parë ishte e barabartë. Vllaznia na vuri në vështirësi. Reaguam në pjesën e dytë dhe e kërkuam fort fitoren”. Laçi u ngjit në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë që Vllaznia në atë të 7 pikëve. Gramozi e Kastrioti ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë Ersekë, por me krutanët e kënaqur nga transferua e vështirë kolonjare, për më tepër që në bankinë drejtoheshin në zëvendës trajneri Shaban Dollaku, teksa trajneri i parë, i pezulluari Ramazan Ndreu, e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Edhe pse djemtë e Agim Canajt zhvilluan volum të madh loje, nuk arritën të shënonin në portën e Kastriotit, një skuadër që ashtu si Gramozi ka ardhur këtë sezon nga Kategoria e Parë. Trajneri Agim Canaj, pranoi pas ndeshjes se te lojtarët e tij mbizotëron tensioni e skuadra ende nuk e ka gjetur liderin e saj.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24768. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24768