Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

atman

Forumium maestatis
Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Me mire i famshem, apo hero?
Pyetja mund te ngrihet edhe keshtu dhe na çon para nje dileme, apo nje labirinthi nga i cili jo gjithmone eshte e lehte te dalesh.
-Cili nga keta dy arketipe influencojne me shume ne jeten tone? Mendoj se nje diskutim i hapur, ndihmon per te ndare shapin nga sheqeri, siç thote populli, apo per te kuptuar thelbin, esencen e vertete te jetes dhe ndare nga fallsiteti qe e permbyt çdo dite.
Bota e sotme ka me shume nevoje per heronj apo te famshem?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Gjeja me e pakuptimte qe ka kjo bote eshte te hahet luftetari me mediokrin apo hileqarin, i sinqerti me genjeshtarin, optimisti me te lodhurin dhe triumfi me humbjen.Kaq di une!

Kur te zgjidhet ky asburd ndoshta do doja te isha ne heshtje se piedestali te ftoh te ndenjurat e stendat jane per perkujtimoret e shpirtrave qe s'diten se c'bene.

Famesia eshte ushqim per megallomanet, nje njeri i bukur jeton dot edhe pa madheshtine qe shemton.

Ke do ndjek une, asnjerin!
 

lir

Primus registratum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

fjala "hero" ka nje kuptim te vecante, por nuk jam i sigurte se cili eshte perkufizimi juaj per fjalen " i famshem"...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

MeGanN - Me duket si shume familiare kjo menyre te shkruajturi.
-Nuk eshte absurditet, eshte realitet. Jetojme ne nje bote ku mungojne heronjte dhe ku njerzit e "famshem" te njohurit, apo VIP-et, qe jane faqja fallco e shoqerise, na terheq me shume dhe me shpejt drejt gremines nga sa e mendojme ne. A e ke menduar ndonjehere qe jane fryt i atij mediokriteti qe permend dhe parafabrikate te reklames, te ngritur ne piedestal me qellime te caktuara per te varferuar shpirtin e njeriut ne ate mase sa te humbase jo vetem bukurine shpirterore, por te varferohet edhe ne fjale?
Ndersa heronjte, jo e dashur, - heronjte jane ata qe ngrene mite dhe mitet jane ato qe ngrene njeriun ne piedestal. Sa per faktin nese te ftohen ndenjurat apo jo, nuk e di sepse nuk i kam vene ndonjehere mbi piedestal, nga eksperienca di qe te ndenjurat e femrave jane te ftohta edhe pa u ulur mbi piedestal.
Sidoqofte, une zgjedh heroin.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

atman i nderuar, ka kapitulluar epoka e heronjve qe ndertonin idealin per sipari, eshte koha e atyre qe kane suflere ne prapaskene dhe ja ku vijme serish ne nje tjeter show te stisur qe s'ka kurrfare ndryshimi nga hipokrizia e reklamave qe varferojne (sic thoni ju) shpirtin.

S'mbaj mend ku kam lexuar qe te jesh trim do te thote qe je i bindur per friken e tjetrit, keta showman-e qe pambarimisht dhe madje patetikisht mbushin Ekranet apo stendat ngjasojne qamet me buratine dhe shpesh behen edhe qesharake me streotipet e sjelljeve te studiuara qe s'kane shume dallim brenda llojit.Eshte e gjitha nje strategji e studiuar, per te cilen edhe eshte investuar mire dhe eshte angazhuar nje ekip i tere, qe con ne nje situate te lavdishme per efekt te pashmangshem sepse karakteristikat psikologjike qe show do preke dhe do ndikoje diheshin qe ne fillim.E keshtu vijme ne nje "gjelle" te gatuar me nje menu te caktuar qe e njohin dhe e ushtrojne si profesion "gatimi" shume guzhiniere dhe qe e servirin te tjeret.Komplimentat i vene shefit qe kullon djerse aty pas deres dhe "gjellet" mbushin barkun e te uriturve qe paguajne gjithcka mundin per ate shije te enderruar.

Per mua heroi eshte dicka e rastesishme, dicka fare e pamenduar, spontane, te tille kane vdekur me epokat vec piedestalet kane mbetur.

Natyrshmeria mbetet dicka ne zhdukje!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Heroi eshte nje i famshen i vdekur. Une per vete frymzohen nga keto figura si pjesa me e madhe e njerezeve dhe po ashtu si ajo udhehiqem nga vetevetja.

Sido qe te jete te gjithe do biem nje dite, te biesh nje dite me pare a nje dite me vone nuk eshte gje e madhe, rendsi ka qe koha e humbur ne tashmen te oshetij pak ne te ardhmen.

A nuk kemi te gjithe nje deshire te strukur thell ne skutat e vetevetes per te pasur nje jete pas jetes?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Heronjte e gjalle jane te famshimit ata qe luajne pa u lodhur show-n e dites per te kenaqur turmat qe kane nevoje per idhuj te gjalle.

Eshte thjeshte koherente te jesh fans.

Se nese dua te jetoj nje jete pas kesaj jete nuk dua te ringjall heronjtge e perrallave te mia, besoj! Jeta jetohet vetem nje here dhe une mbetem edhe protagonistaja dhe heroina deri sa s'jam bere per ndonje trsanplant renal apo gjymtyresh apo ku di une se c'.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

as njerin, as tjetrin, do me conin ne rruge te gabuar...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Mendoj se heronjt/heroinat kan nje gje te perbashket, nuk njofin friken. Idealet jan me te larta se llogjika tyre.

Nuk po flas per heronjt televiziv...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Kane vdekur heronjte e vertete, frika shoqeron njeriun deri ne vdekje.

Heronjte tani mbushin librat, mediat e mbeshtetesit e tyre e per me se shumti peraallat.

Ka vdekur Legjenda, te rejat jane vecse sofistikimi i subjekteve te vjetra.

Vetem budallai s'ka frike thone.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Ma mire syu se nami thone bota, dhe heronjve u ka dale nami se s'kane frike /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

p.s. LR :kiss:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Nuk duhet harruar se heronjt jan ndryshe nga njerezit e tjere, nga turma.
 

mostro

Putraku
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

APAPAPA L-r duket qe ka qon shoku i YLLI ZAIMIT dhe I SHKURTE PAL VATES /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Qofte "Heroin" dhe te "famshmin" emrin dhe famen e marrin dhe njerezit.
Sot shoqeria eshte ne nje gjendje te cilit te saj ku eshte konsumi dhe materializmi jane ne sundimin e tyre te plote. Kush i pergjigjet me mire kerkesave!!??? Patjeter idealizmi i nje "heroi" eshte komplet jashte loje..........

Po sic eshte treguar ne te kaluaren, shoqeria leviz ne formen e cikleve dhe s'do jete e larget dita e nje "mbingopjeje" me falsitet dhe do kerkohen vlera te ndryshme nga te sotmet...

ps. megi je shenja e luanit ti dhe shumica e te "famshmeve" dhe heronjve" kam degjuar se i perkasin asaj shenje... /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb] APAPAPA L-r duket qe ka qon shoku i YLLI ZAIMIT dhe I SHKURTE PAL VATES /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Jo re ti se kom pas qen shoku i Adem Rekes qe i kapte gjonat, shtyllat me i llaf, nga komet dhe jo nga koka /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps :kiss: 'Noso /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Faslitet dhe idealizem, ushqim per peshqit ne akuarium si njeri si tjetri lloj.

Habitem me deshiren per te gjetur veten ne ideale te shpelara, nuk del vetja, virtutet qe beson qe te atribuohen me se mire, nuk del jeta e marre sic vjen, nuk del plotesimi, nuk dalin hallet e andrallat ditore per t'u zgjidhur tani u dashkan dhe idealizimit farse apo reale sidoqofshin??!!

Habitem me gojet tuaja!
 

mostro

Putraku
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb]
Jo re ti se kom pas qen shoku i Adem Rekes qe i kapte gjonat, shtyllat me i llaf, nga komet dhe jo nga koka /pf/images/graemlins/laugh.gif [/QB]
SHE SHE!!si bo ky!!do me na tregu qy dhe ky na paska qon trim mi trimat..po meqenese je kaq trim pse si nejte nga mbrapa MIC SOKOLIT kur i vuni gjoksin topit...apo SELAM MUSAIT kur hodhi gunen mbi telin mbi gjemba /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

se si ka shku ala gjaku n'tru atij pranej /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni

po meqenese je kaq trim pse si nejte nga mbrapa MIC SOKOLIT kur i vuni gjoksin topit...apo SELAM MUSAIT kur hodhi gunen mbi telin mbi gjemba

Epo duhet te ishte njoni aty mrapa qe te shkrunte historin qe ta lexoje ti ma vone /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top