Talenti i Schalke, Avdijaj: Zgjedhja e Shqiperise vendim i duhur

Al-Punk

Still here
Ndonëse Shkodran Mustafi e shikonte Shqipërinë si një zgjedhje jo të mirë për futbollistët profesionist, talenti shqiptar i Schalke 04, Donis Avdijaj mendon të kundërtën. Gjatë një interviste të dhënë për “Koha Ditore”, Avdijaj është shprehur se zgjedhja e Shqipërisë ishte vendim i tij dhe tërësisht i duhuri. Ai është shprehur i mahnitur me mbështetjen që tifozët kuq e zi i japin kombëtares së tyre, duke e bindur atë për zgjedhjen e bërë.

“Është vendimi im dhe vlerësoj se është i duhuri. Zgjedhja ime është Shqipëria dhe i jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Shqipërisë. Është vendim përfundimtar. Më mirë të kem pas shpinës popullin tim se sa të kem popullin e huaj. U binda edhe me përkrahjen që kanë lojtarët e Shqipërisë nga tifozët kuq e zi. I kam parë se sa motiv i japin lojtarëve”, thënë Avdijaj.

Lojtari është shprehur se ka qenë tranjeri Gianni de Biasi ai që është njoftuar i pari për vendimin e tij, ndërsa më pas vet tranjeri italian ka njoftuar krerët e federatës.

Gjatë muajt shkurt, gjigandi anglez i Liverpool ka shprehur interesin e tij për një transferim të Avdijaj në Angli, por çdo gjë u bllokua për shkak se klubi gjerman vendosi një klauzolë prej 41 milion £ për lojtarin.
 
Top