Takim me Heinrich, DJ i parë në botë
Qyteti gjerman i Ahenit në Gjermani, me të drejtë mund të pretendojë se është vendi ku 50 vjet më parë lindi diskoteka e parë në botë. DJ i parë i planetit, Heinrich, rrëfen se si u bë pjesë e një historie unike, në të cilën hyri krejt në mënyrë aksidenta</p>
Qyteti i qetë perëndimor i Ahenit, i cili njihet vetëm për faktin se 1200 vjet më parë aty jetoi Karli i Madh, ka dalë së fundmi me një pretendim të ligjshëm në lidhje me faktin se ai është “djepi” i diskotekës së parë në botë dhe dixhei i parë i saj ishte DJ Heinrich. Deri në fund të viteve 50 do të kërcenin vetëm nën tingujt e grupeve që luanin live. Muzika e regjistruar nuk preferohej dhe konsiderohej si “e vdekur”. Por në vitin 1959, biznesmeni austriak, Franzkarl Schwendinger, solli një risi. Ai çeli një restorant shumë ekskluziv, “Klubi i Skoçit” në Ahen, dhe punësoi dikë që të kujdesej për disqet, të cilat do të luheshin në këtë lokal si sfond muzikor. Biznesmeni e mori këtë ide nga një radio luksemburgase, që kishte marrë një famë të jashtëzakonshme atë vit, pasi kishte nisur të transmetonte muzikë pop. Një gjë e tillë ishte e padëgjuar dhe e pakonceptueshme nga bota konservatore gjermane e transmetimeve radiofonike në atë kohë. Heinrich, emri i vërtetë i së cilit ishte Klaus Quirini, ishte një reporter 19-vjeçar për gazetën lokale dhe ishte dërguar nga shefi i tij që të shkruante një artikull në lidhje me fenomenin e ri të çuditshëm të dëgjimit të muzikës së disqeve nëpër lokale. Djaloshi shkoi në lokalin ku aplikohej një risi e tillë dhe pa se në një qoshe të tij ndodhej një këngëtar opere, që i ndërronte disqet në mënyrë shumë të zhurmshme dhe shumë të pakëndshme për veshin e klientëve, të cilët shpesh mbeteshin të pakënaqur nga këto ndryshime. “Salla ishte plot me njerëz, por zbavitja e tyre përmes muzikës nuk po shkonte ashtu siç duhej dhe shumë prej tyre nisën që të ankoheshin. Unë kisha porositur një uiski, ishte hera e parë që po fusja në gojë një pije alkoolike dhe me sa duket më kishte rënë pak në kohë, sepse nisa të ankohem me zë të lartë për kakofoninë që krijohej nga ndërrimi i çrregullt i muzikës. Atëherë pashë menaxherin që mu afrua e më tha: Mjaft u ankove. Përse nuk provon vetë të vesh rregull?”, rrëfen DJ i parë në botë. Më pas ai zëvendësoi këngëtarin e operës dhe i furnizuar me kurajo për shkak të alkoolit, doli para njerëzve dhe u tha: “Zonja dhe zotërinj, bëhuni gati që të kërceni, sepse do të dëgjoni një muzikë që nuk e keni dëgjuar kurrë në jetën tuaj”. Disku i parë që djaloshi vuri ishte hiti i famshëm i momentit, “Një anije po vjen”, i këngëtares gjermane, Lale Andersen. Njerëzit nisën të duartrokasin, kryesisht nga mënyra me të cilën Heinrich arriti që të prezantohej dhe kënaqësia erdhi duke u rritur. Pikërisht ajo natë shënoi edhe lindjen e një tendence të re, që nga Aheni i vogël do të përhapej në të gjithë botën mbarë. Kështu do ti hapej rruga fenomenit të diskove të vitit 70 dhe teknoklubeve moderne me drita laser dhe kërcimtare që hidhen e përdridhen nga kafazet e tyre thuajse të zhveshura. Moda e diskotekave “pushtoi” Europën në vitet 60 dhe mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuajse një dhjetëvjeçar më pas, pra në vitet 70. Sipas DJ të parë, Europa ishte 15 vjet para Amerikës për sa i përket kulturës dhe modës së diskove. “Fillimisht patëm shumë kundërshtarë dhe rivalë në biznes, që na bënin qesharakë dhe na përqeshnin vazhdimisht, por më pas u pa që ne ishim pionierët e një tendence të re, që po përqafohej gjithnjë e më shumë në të gjithë Europën nga të rinjtë dhe ata më pak të rinj”, thotë Heinrich, që tani është një 68-vjeçar simpatik. Për sa i përket pronarit të klubit, ai e pa që djaloshi 19-vjeçar, veç guximit, ishte i pajisur edhe me një talent të jashtëzakonshëm për të kombinuar disqet e ndryshme muzikore, dhe i ofroi atij një vend pune të përhershëm në lokal për 800 marka në muaj, një rrogë e majme për atë kohë. Por i ati i Heinrich, një njeri me influencë, nuk ishte dakord, ndaj i biri, para se ta pranonte punën, vendosi që të ndryshonte edhe emrin. “Fillimisht doja ta quaja veten Egon, sepse në atë kohë kishte një këngë dashurie që i kushtohej një djali me një emër të tillë, por më pas ndërrova mendje dhe zgjodha emrin që kam aktualisht. Që nga ajo kohë, të gjithë më njohin thjesht Heinrich”.
DJ Heinrich punoi për klubin 8 vjet rresht, duke shtuar pak nga pak edhe rryma të reja në repertorin e tij, si pak rock and roll, pak Frank Sinatra apo Dean Martin. Më pas ai u zhvendos në Zvicër dhe ngriti në vendin alpin diskotekën e parë në këtë vend në vitin 1968. Ndërkohë punonte edhe në një radio pirate në Portin e Hamburgut.
Fjala diskotekë është shpikur disa vjet pas daljes së Heinrich në skenë. Diku nga viti i katërt i punës, pronari i klubit vendosi që ta quante atë “Jockey Dance bar”. Prej andej doli fjala discjockey, ose DJ. Po cilat janë cilësitë e një DJ të mirë? “Duhet të jesh pak psikolog dhe të kesh me njerëzit që ndodhen në një sallë një marrëdhënie shpirtërore. Jo me secilin veç e veç, por me tërësinë e tyre, sepse ata në një diskotekë kanë të njëjtat përjetime dhe janë thuajse në një valë shpirtërore që kushtëzohet nga ritmi. Është diçka e lindur, që zor se mund ta kultivosh kur nuk e ke brenda vetes”. Ai kujton se në kohën kur ishte vetë DJ, përdorte shumë fraza personale që i lëshonte herë pas here për të entuziazmuar apo nxitur turmën e njerëzve. Si punoi për disa vjet në këtë profesion, Heinrich u shkëput prej tij disa dhjetëvjeçarë më parë, por vazhdoi që të ndiqte dhe të mësonte tendencat e reja. Kështu ai e di shumë mirë se si klubet u shndërruan në vitet 90 në tempuj gjigandë të muzikës techno dhe se si tendenca e momentit është rikthimi tek ambientet më të vogla e më intime. Në vitet 60, shumë të rinj donin që të bëheshin DJ, sepse ishte një punë që u dukej e lehtë, me të cilën mund të fitonin dhe bënin për vete vajzat. Heinrich luftoi që ky profesion të njihej si i tillë dhe për këtë themeloi edhe Organizatën Gjermane të DJ në vitin 1963. Për sa i përket fjalës “disko”, ajo ka dalë tashmë plotësisht nga moda dhe është një fjalë që karakterizon vitet 70-80. Megjithatë ka ende lokale nëpër Europë, ku vazhdon të gjallojë fryma e diskove dhe e DJ-ve, megjithëse për hir të së vërtetës piku i tyre ka kohë që ka përfunduar.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24794. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24794