Tafaj: Arsimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm
Minsitri i Arsimit, Tafaj theksoi se brenda këtij mandati arsimi i mesëm do të bëhte i detyruehëm. Bashkëpunim me vendorët

Ndjekja e arsimit të mesëm do të jetë e detyrueshme me ligj. Ndërsa arsimi parauniversitar do të decentralizohet dhe do të rritet bashkëpunimi me pushtetin vendor. Ky është projekti i ministrit së Arsimit, Myqerem Tafaj, sipas së cilit me këtë projekt synon të rrisë nivelin e të arsimuareve në vend. Këtë e bëri të ditur në një takim që pati me drejtues të arsimit parauniversitar në Vlorë.

Arsimi

Brenda katër vjetësh arsimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm dhe ky është një prioritet i Ministrisë së Arsimit. Sipas kreut të këtij dikasteri, Tafaj, vendimi do të merret nga qeveria, e cila edhe këtë mandat ka prioritet arsimin. Por, nga ana tjetër nuk dihet se sa i realizueshëm do të jetë ky ligj.

“Në bashkëpunim me pushtetin lokal ne do të arrijmë objektivin e braktisjes së arsimit bazë në masën 0%, dhe ndihma duhet të jetë edhe për thithjen e nxënësve, jo vetëm në arsimin 9 – vjeçar, por edhe në arsimin e mesëm, duke e kthyer atë në një arsim të detyrueshëm”, – theksoi Tafaj. Aktualisht, kur arsimi i detyruar është bërë 9 vjet, brakstisja është e lartë, ndërsa ligji për t’i kthyer në shkolla është i pazbatueshëm.

Gjatë takimit me arsimtarët e Vlorës, Tafaj u kërkoi atyre angazhim dhe cilësi të mësimdhënies në shkolla. Kundrejt kësaj kërkese ministri premtoi rritje të pagave të mësuesve deri në standardet e arsimtarëve evropianë.

Dencentralizimi

“Decentralizimi dhe dekoncentrimi është një nga objektivat e kësaj qeverie, dhe kjo do të shtrihet në të gjithë sektorët. Modeli aktual është modern dhe po ecën në rrugën e arritjes së standardeve të vendeve homologe.

Por, ky model ka në filozofinë e tij bashkëpunimin e ngushtë dhe rritjen e rolit të pushtetit vendor,” – theksoi Z. Tafaj. Duke folur mbi bashkëpunimin e ngushtë të dy aktorëve, Ministri i Arsimit, cilësoi se zhvillimi i arsimit duhet të ecë njëherazi me zhvillimin rajonal.

“Arsimi profesional dhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit vendor është i domosdoshëm për të thithur interesin e nxënësve dhe prindërve të të gjithë komunitetit për këtë arsim” – theksoi Tafaj. Ndërkohë, ai theksoi “Arsimi profesional dhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit vendor është i domosdoshëm për të thithur interesin e nxënësve dhe prindërve të të gjithë komunitetit për këtë arsim”.

Në fund të analizës vjetore të Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Vlorës, Ministri i Arsimit siguroi mësuesit dhe drejtuesit se reforma arsimore do të vijojë më tej, duke vazhduar revolucionin e nisur të teknologjisë dhe informacionit në sistemin arsimor, statusin e mësuesit dhe rritjen e vazhdueshme të pagave, si dhe reformë në përmbajtje në ndryshimin e kurrikulave.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24876. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24876