Studimi i ri: Kush nuk mban maskë ka simptoma të çrregullimeve antisociale të personalitetit

Untitled collage 2020 10 27T181758.344 1100x620

https://a2news.com/live-news/koronavirus/

Refuzimi i masave anti-Covid, mes të cilave mbajtja e maskës, mund të jetë e lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit. Ky është përfundimi i arritur në një studim të drejtuar nga disa shkencëtarë brazilianë, i bazuar tek 1500 persona nga 18-73 vjeç.


Përmes një pyetësori, ekspertët analizuan impulset e ndjera nga pjesëmarrësit bazuar në ndjenjat e zgjuara nga njerëzit e tjerë. Në mes të pyetjeve ishte edhe ajo e përdorimit të maskës.


Siç raportohet nga Independent, në bazë të përgjigjeve në pyetësor, u identifikuan dy profile: një “antisocial”, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti-Covid, dhe një “empatik”, i lidhur me ata që i respektojnë ato.


Profili “antisocial” është i lidhur me pikët më të larta në pyetjet që kanë të bëjnë “pandjeshmërinë, mashtrim, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë”. Tiparet, vëren studimi janë “tipike të çrregullimit të personalitetit antisocial”. Për subjektet e lidhura me profilin “antisocial”, rezultatet ishin më të ulëta gjithashtu në kontekstin e rezonancës afektive.


Ekipi që drejtoi studimin shpreson që rezultatet e tij mund t’iu vijnë në ndihmë për të bindur autoritetet për të bërë më shumë për të edukuar njerëzit drejt sjelljeve të duhura.



Burimi: A2CNN
 

Poshnjari

Kontribues tek Shqipopedia
Keto jane per te justifikuar parat qe marrin ata qe merren me analizime qe ne shumicen e rasteve nuk bejne gje tjeter vecse nxjerrin dicka per te justifikuar parat qyl qe marrin. Lexoni a na mbron maska nje artikull shume interesant qe nga fillimi i virusit.
 
Top